ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Analiza/ Shkatėrrimi i gjyqėsorit, shkaku kryesor i krizės shqiptare

Shko poshtė

11022020

Mesazh 

Analiza/ Shkatėrrimi i gjyqėsorit, shkaku kryesor i krizės shqiptare Empty Analiza/ Shkatėrrimi i gjyqėsorit, shkaku kryesor i krizės shqiptare




Analiza/ Shkatėrrimi i gjyqėsorit, shkaku kryesor i krizės shqiptare Opozita-molotv
Nga Ledi Bianku



“Qenia njerėzore, individi… ėshtė burimi i fundit i tė gjitha tė drejtave” – Hersch Lauterpacht

Mė 18 tetor, Kėshilli Evropian vendosi tė mos ndjek rekomandimin e Komisionit Evropian pėr hapjen e negociatave pėr pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Shqipėria ėshtė pėrsėri nė njė krizė politike, sė cilės i shtohet edhe hezitimi i disa vendeve anėtare, pėrfshirė Francėn, pėr hapjen e kėtyre negociatave.
Nė zgjedhjet lokale tė 30 qershorit, Partia Socialiste nė pushtet ishte forca e vetme politike e vėrtetė qė mori pjesė. Rezultati ishte i njohur qė nė fillim. 60 nga 61 kryetarėt e zgjedhur ishin kandidatėt socialistė. Presidenti i Republikės dhe partitė opozitare nuk i njohin kėto zgjedhje. Ishte akti i fundit i njė krize qė kishte filluar muaj mė parė.
Nė shkurt 2019 opozita mė nė fund la parlamentin duke akuzuar pėr vjedhje masive votash gjatė zgjedhjeve 2017 dhe pėr korrupsion qeveritar. Pėrveē lėmshit politik, shoqėror dhe tė sigurisė, ekziston edhe ai ligjor dhe institucional. Si arritėm nė kėtė pikė?
Kriza aktuale shqiptare nuk ėshtė vetėm njė krizė politike, ligjore, sociale dhe e sigurisė. Ėshtė para sė gjithash njė krizė e thellė institucionale, e cila nė vetvete pėrmban pamundėsinė e zgjidhjes sė krizave tė tjera. Kjo ėshtė origjina dhe arsyeja e ēdo krize nė Shqipėri.
Si arritėm nė kėtė pikė?
«Dhuna» kundėr institucioneve dhe individėve
Qė nga viti 2014 Qeveria ka planifikuar njė reformė tė gjerė tė gjyqėsorit nė Shqipėri. Kjo reformė ėshtė mbėshtetur nga Komisioni Evropian dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi, duke besuar nė qėllimet e mira tė shumicės sė re tė qeverisė sė vitit 2013.
Nėse nevoja pėr reformė nė drejtėsi ishte dhe ėshtė ende thelbėsore, pyetje legjitime mund tė ngrihen mbi orientimin dhe efektet e kėsaj reforme, pėrfshirė efektet e pėrkohshme dhe tė ndėrmjetme, nė krizėn institucionale shqiptare, dhe rrjedhimisht nė krizėn politike, sociale dhe ligjore tė vendit.
Pas kėsaj reforme, institucione tė kontrollit sistematik dhe individual tė tė gjithė gjyqtarėve shqiptarė u krijuan nga Parlamenti. Disa gjyqtarė ose kanė dhėnė dorėheqjen para procesit tė shqyrtimit ose u liruan nga detyra nė pamundėsi pėr tė justifikuar pasurinė e tyre tė grumbulluar gjatė karrierės profesionale, gjyqėsore apo tjetėr.
Qė prej fillimit tė kėsaj reforme, Kryeministri shqiptar ka deklaruar se gjyqėsori nė tėrėsi ėshtė i korruptuar dhe drejtėsia e re do ta zėvendėsonte. Siē kishte vepruar nė tė kaluarėn, ai nuk ka ngurruar tė sulmojė individualisht gjyqtarėt qė ndėrkohė jepnin vendime qė atij nuk i pėlqyenin.
Qė nga fillimit tė kėsaj reforme, filluan tė lindnin probleme. Brenda disa muajsh, disa gjyqtarė, pėrfshirė gjyqtarėt e Gjykatės sė Lartė, dhanė dorėheqjen nga postet e tyre.
Shumė shpejt Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Lartė u bėnė joekzistente pėr mungesė kuorumi. Akumulimi i dosjeve tė prapambetura pranė kėtyre gjykatave ėshtė i pafund. Shqiptarėt presin, pa sukses, qė tė bėhet drejtėsi. Kryeministri do t’i pėrgjigjej kėsaj situate me frazėn e famshme “mė mirė djep bosh sesa djalli brenda”. Nuk do tė mungonin as deklaratat e diplomatėve tė huaj qė deklaronin se kjo situatė ishte ēmimi qė duhej paguar pėr reformimin e sistemit tė drejtėsisė dhe pėr tė pasur njė gjyqėsor profesional dhe tė pavarur.
Ndėrkohė, u miratuan ligje tė cilat nuk mund t’i nėnshtroheshin kontrollit kushtetues, u zgjodh nga Parlamenti njė prokuror i pėrgjithshėm i pėrkohshėm nė njė situatė shumė tė tensionuar, dhe nė fund ndjekja penale e akuzave pėr pjesėmarrje nė organizatat kriminale tė trafikut tė drogės ndaj anėtarėve tė qeverisė, po vonohej.
Gjatė kėtyre konflikteve, tė cilat hedhin shumė dritė mbi krizėn e tanishme, qeveria deshi tė shkatėrrojė, brenda natės, njė lagje tė tėrė nė periferi tė Tiranės, pėr ndėrtimin e veprave publike, pėr tė cilat mediat zbuluan se ishin fituar mbi dokumente tė falsifikuara. Askush nuk mund tė ankohej para gjykatės pėr prishjen e shtėpisė sė tyre – Kryeministri u kishte thėnė qė as tė mos e bėnin provėn. Nė ēdo rast, qeveria nuk do tė paguante.
Mė 11 nėntor, skena dhune, me disa tė plagosur, shoqėruan aksionin e qeverisė pėr prishjen e njė pjese tė shtėpive. Gjykatėsit dhe prokurorėt qė i janė nėnshtruar, nė bllok, kontrollit tė pasurisė dhe tė kaluarės sė tyre profesionale dhe mundėsia e tyre pėr tė filluar hetime mbi veprimet e policisė, edhe kur ka tė plagosur, ėshtė thjesht teorike. Vėrejtjet e fundit tė njė zyrtari tė lartė tė mazhorancės qė i kujtoi gjykatėsve “se ata ende nuk e kishin kaluar vetingun” janė shprehje shumė e qartė e asaj qė Gjykata e Strasburgut e konsideron “efekt demoralizues”. Karriera e tyre gjyqėsore ėshtė nėn kontrollin e komisioneve tė emėruara nga partitė politike.
Reforma tė tilla, sipas GJEDNJ, ka tė ngjarė qė «tė shkaktojnė dyshime tė arsyeshme/legjitime, veēanėrisht nė mendjen e palėve, pėr sa i pėrket pandikueshmėrisė sė gjyqtarėve nė fjalė nga faktorėt e jashtėm dhe paanshmėrinė e tyre pėrballė interesave tė ndryshme qė mund tė pėrplasen. Askush nuk mund ta ndalojė kėtė dhunė ndaj individėve dhe prishjen e shtėpive tė tyre. Shprehja e fundit e kėtij mentaliteti “reformist” ėshtė ekstradimi i njė qytetari turk nė Turqi, pa iu dhėnė as mundėsia teorike kėtij tė fundit pėr tė patur njė proces para njė gjykate shqiptare.
Dhunė kundėr «kėrpudhės»
Qė prej shkurtit 2019 opozita parlamentare braktisi parlamentin e zgjedhur nė 2017, duke hequr dorė pėrfundimisht nga mandati parlamentar. Mbi tė gjitha, ajo ngriti akuza pėr manipulim masiv tė votave nė zgjedhjet e 2017, korrupsion tė shfrenuar tė qeverisė, pretendime tė bėra gjerėsisht publike, dhe madje edhe tė zbardhura nga shtypi shqiptar. Opozita deklaroi gjithashtu se nė kėto kushte nuk do tė merrte pjesė nė zgjedhjet lokale tė qershorit 2019.
Qė nga muaji shkurt opozita organizoi disa demonstrata kombėtare, disa me skena dhune nga tė dyja krahėt, si prej mbėshtetėsve tė opozitės dhe forcave tė policisė. Gjatė ditės sė parė tė kėtyre protestave, mė 16 shkurt, bomba molotov u hodhėn nė oborrin e zyrės sė Kryeministrit. Njė kėrpudhė e ngritur nė kopshtin ngjitur ndėrtesės u shkatėrrua nga demonstruesit. E megjithatė ajo ishte e bukur, tė paktėn sipas shijeve tė kufizuara artistike tė autorit tė kėtyre rreshtave. Vendosur pikėrisht nė atė vend me vullnetin e vetė Kryeministrit, siē duket kosiderohej si njė simbol i fuqisė sė tij nga demonstruesit.
Pas kėtyre skenave tė dhunės, reagimet nga Kryeministri dhe anėtarėt e tjerė tė qeverisė ishin tė menjėhershme, duke akuzuar demonstruesit dhe partitė e opozitės pėr dhunė tė paprecedent. Veēanėrisht i konsideruan protestuesit si njerez tė egėr qė kishin shkatėrruar edhe kėrpudhėn. Kėto akte dhune u kritikuan menjėherė nga pėrfaqėsuesit diplomatikė tė akredituar nė Tiranė.
Akte tė ngjashme, tė karakterizuara nga dhuna e demonstruesve dhe policia, do tė pėrsėriteshin sėrish mė pas. Nė mesin e demonstruesve ishin qytetarė, tė cilėve qeveria u kishte prishur shtėpitė njė ditė apo njė tjetėr, pa dhėnė mundėsi, as teorike, qė t’i drejtoheshin njė gjykatėsi. Kishte studentė tė zhgėnjyer nga reforma nė arsim, kishte kaq shumė qytetarė qė kishin dėgjuar pėrgjimet mbi manipulimin e votave nė zgjedhjet e 2016 dhe 2017 dhe po t’i shihje, as nuk prisnin njė reagim nga drejtėsia jo-ekzistente shqiptare.
Reagimet e qeverisė dhe trupit diplomatik kundėr kėtyre akteve tė dhunės pėrsėriteshin ēdo herė. Nėse kėto reagime ishin, me tė drejtė, tė menjėhershme qysh prej ditės se demonstratave, dhe madje edhe paraprakisht, nė rastin e dhunės kundėr “kėrpudhas”, nuk kishte asnjė reagim kur ligjet e aprovuara nga Parlamenti nuk mund t’i nėnshtroheshin kontrollit mbi kushtetutshmėrinė; kur prokurorėt shqiptarė, pėr arsye qė janė tė vėshtira pėr tu kuptuar nga pikėpamja juridike, nuk kishin ndėrmarrė asnjė veprim pėr gati tre vjet mbi indicie qė ngrinin dyshime tė forta mbi manipulim masiv tė votave nė zgjedhje, apo kundėr pretendimeve pėr tolerim tė trafikut tė drogės. Nuk kishte reagime as pėr shtėpitė e qytetarėve qė shkatėrroheshin pa pasur mundėsinė e njė procesi gjyqėsor, as pėr skenat e dhunės, tė cilat shtrojnė pyetje legjitime nė lidhje me tė drejtėn e jetės, tė drejtėn e integritetit fizik, e jetes private !!!
Vazhdojmė tė shohim suksesin e reformės nė drejtėsi nė largimin e gjyqtarėve dhe prokurorėve tė presupozuar tė korruptuar dhe jo nė nevojėn pėr tė siguruar, me zėvendėsimin e tyre, vazhdimėsinė e funksionit gjyqėsor. Dhe tani po nxitojmė nė zgjedhjen e gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese vetėm sepse na e kėrkohen Bundestagu.
Nėse qėllimi i lavdėrueshėm i zėvendėsimit tė gjyqtarėve tė korruptuar dhe tė paaftė u deklarua, dhe duhet tė pėrkrahej nga tė gjithė, efekti i prodhuar ėshtė qė nuk ka gjykata qė tė vendosin as pėr ēėshtje drejtėsie, as pėr ēėshtjeve kushtetueshmėrie.
Sot, e drejta pėr tė gjykuar, njė e drejtė e garantuar nga neni 42 i Kushtetutės shqiptare, nga neni 47 i Kartės sė tė Drejtave Themelore tė Bashkimit Evropian dhe nga Nenet 6 dhe 13 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, ratifikuar nga Shqipėria, nuk janė tė mbrojtura nė vend. Ėshtė njė lloj dhune ndaj gjyqėsorit dhe rendit kushtetues tė vendit. Nuk po flas pėr gjyqtarėt e pushuar, po flas pėr gjyqėsorin. Fakti qė reforma u miratua me ndryshime kushtetuese, tė mbėshtetur nga tė gjitha partitė politike dhe tė miratuara nga partnerėt ndėrkombėtarė, nuk e ndryshon kėtė.
Historia e largėt dhe e afėrt e Evropės ka treguar se me ligj shpesh mund tė bėjmė goditje shumė mė tė forta ndaj demokracisė dhe sundimit tė ligjit sesa nga demonstratat, kur kėto ligje nuk i nėnshtrohen kontrollit gjyqėsor nga gjykatat e pavarura, kushtetuese ose tė zakonshme. Gjykata e Strasburgut thotė qė, ndonėse shtetet janė tė lira tė organizojnė dhe tė reformojnė pushtetin gjyqėsor, ato duhet ta bėjnė nė njė mėnyrė qė garanton qasje efektive nė gjykim si dhe nė pavarėsinė dhe paanshmėrinė e gjyqėsorit.
Prandaj, efekti i reformės gjyqėsore nė Shqipėri ėshtė i qartė si dita dhe pėrbėn shkakun kryesor tė krizės komplekse me tė cilėn pėrballet vendi. Gjyqėsori nė Shqipėri ėshtė shkatėrruar dhe nuk ka gjyqėsor mė tė korruptuar se ai qė nuk ekziston.
Pėr gati dy vjet, Shqipėria nuk ka njė rregull kushtetues. Kriza ka qėnė e pranishme prej disa vitesh tashmė, ndėrkohė qė institucionet gjyqėsore filluan tė mos ishin nė gjendje tė ushtronin funksionet e tyre pėr t’i shėrbyer ligjit dhe qytetarėve. Tė kthjellohesh tani qė ke nevojė pėr njė Gjykatė Kushtetuese ėshtė tė mos e kesh kuptuar qėllimin pėrfundimtar tė ndonjė institucioni publik dhe veēanėrisht gjyqėsor.
Kriza nuk u shfaq nė maj tė vitit 2019 kur gjyqtarėt nuk ishin mė nė detyrė pėr t’iu pėrgjigjur enigmės sė grindjeve politike, institucionale, elektorale dhe grindjeve individuale midis zyrtarėve tė lartė politikė, as nė dhjetor 2019 pėr tė marr vesh si do tė zgjidheshin gjyqtarėt kushtetues, sepse Bundestagu vendosi kėtė kusht, ndėr tė tjera, pėr hapjen e negociatave tė pranimit nė BE.
Ajo ishte atje qyshkur gjyqėsori, duke pasur mungesė tė kuorumit, nuk mund tė vendoste mė pėr ēeshtje ligjshmėrie dhe tė kontrollonte abuzimet dhe shkeljen e Kushtetutės e ligjit. Duhet mbajtur mend se neni 16 i Deklaratės sė tė Drejtave tė Njeriut dhe Qytetarit tė 1789, “Nė ato shoqėri, nė tė cilat nuk sigurohet as garancia e tė drejtave, as ndarja e pushteteve, Kushtetuta nuk ka vlerė.”
Nėse vėzhguesit e situatės shqiptare duan qė qytetarėt tė jetojnė nė paqe dhe harmoni, ata gjithashtu duhet tė mbajnė mend paragrafin 3 tė Parathėnies sė Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut qė thotė se “Duke marrė parasysh se ėshtė thelbėsore qė tė drejtat e njeriut tė mbrohen nga njė sistem juridik, nė mėnyrė qė njeriu tė mos detyrohet, si njė mundėsi e fundit, tė revoltohet kundėr tiranisė dhe shtypjes”.
Pa njė gjyqėsor tė pavarur, siē ndodh aktualisht nė Shqipėri, tė drejtat nuk garantohen dhe ndarja e pushteteve nuk ėshtė e pėrcaktuar. Kjo ėshtė kriza qė shumė vėzhgues kanė dėshtuar ose vonuar pėr tė kuptuar rėndėsinė dhe seriozitetin e pasojave, pėr mė shumė se dy vjet tashmė.
Pėrgjigjja ndaj dhunės gjatė demonstratave ėshtė e nevojshme, por pėr tė ndihmuar nė parandalimin e saj ėshtė thelbėsore tė kuptohen shkaqet. Rrėnjėt e krizės duhet tė gjenden nė kėtė dikotomi midis reagimeve ndaj prishjes sė “kėrpudhave” dhe reagimeve qė mungojnė ose janė tė vonuara pėr prishjen e institucioneve dhe gjyqėsorit nė Shqipėri.
Nė momentet qė flasim, nė Shqipėri nuk ka as njė sistem funksionues gjyqėsor dhe as kushtetues. Rindėrtimi i sistemit kushtetues ėshtė fillimi dhe e vetmja mundėsi pėr zgjidhjen e krizės, por duhet njė sistem i cili, para sė gjithash, ėshtė i pavarur nga ekzekutivi dhe jo njė instrument nė duart apo interesin pėrfundimtar tė kėtij tė fundit.


Lapsi.al
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi