ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tensionet e tashme greko-turke, Shqipėria jashtė vėmendjes, apo ka kaluar nė plan tė dytė pėr Athinėn zyrtare? – Ndėrkallje e 360 Gradė

Shko poshtė

18022020

Mesazh 

Tensionet e tashme greko-turke, Shqipėria jashtė vėmendjes, apo ka kaluar nė plan tė dytė pėr Athinėn zyrtare? – Ndėrkallje e 360 Gradė Empty Tensionet e tashme greko-turke, Shqipėria jashtė vėmendjes, apo ka kaluar nė plan tė dytė pėr Athinėn zyrtare? – Ndėrkallje e 360 Gradė




Tensionet e tashme greko-turke, Shqipėria jashtė vėmendjes, apo ka kaluar nė plan tė dytė pėr Athinėn zyrtare? – Ndėrkallje e 360 Gradė Greqi-turqiSituata mes Greqisė dhe Turqisė ėshtė shfaqur me tensione dhe fėrkime tė vazhdueshme. Janė gjithnjė e mė tė shpeshta rastet e konfrontimit nė distancė tė forcave turke dhe atyre greke nė det e nė ajėr.
Kjo, pasi grekėt e turqit nuk kanė ndarė ende llogaritė mes tyre pėr disa ishuj nė Egje. Kėtė fillim viti, tensionet mes Athinės dhe Ankarasė jane rindezur serish.
Grindja pėr gazin natyror para brigjeve tė Qipros dhe veprimi i pavarur i Ankarasė me Libinė, e pėrkeqėsojnė edhe mė shumė atmosferėn e kėtyre marrėdhėnieve, shkruan Dojēe Vele. Athina u kap nė befasi kur Turqia njoftoi se kishte nėnshkruar njė marrėveshje me Libinė, duke i ēuar kufirin detar afėr Kretės.
Qeveria Greke e konsideron kapjen e detit, njė lojė pėr tė shtėnė nė dorė burimet e naftės nė Detin Mesdhe. Marrėveshjen e nėnshkruar midis Turqisė dhe Libisė, kryeministri grek Micotaqis e konsideroi cėnim tė tė drejtave sovrane tė Greqisė.
Ndaj muajin e kaluar gjatė vizitės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ai i kėrkoi mbėshtetje Presidentit Donald Trump qė kjo marrėveshje tė mos zbatohet. Por kjo nuk ndodhi. Njė zyrtar i lartė i administratės amerikane dėrgoi njė sinjal se Presidenti amerikan nuk do tė ndėrhynte nė pėrplasjet mes Turqisė dhe Greqisė, duke thėnė se tė gjitha palėt duhet tė punojnė sė bashku pėr tė zgjidhur dallimet mes tyre.
Frika e pėrgjithshme e Greqisė ndaj Turqisė, ka bėrė qė Athina tė rrisė shpenzimet ushtarake nga viti nė vit. Greqia dhe Turqia ndahen nga njė kufij tokėsor nė veri, por konfliktet kufitare vijnė pėr shkak tė qindra ishujve nė detin Egje, qė ndodhen mė pak se 72 km nga territori turk.
Si Greqia, ashtu edhe Turqia kanė investuar nė shuma tė mėdha parash pėr fuqizimin e ushtrisė dhe flotės detare. Buxheti i mbrojtjes sė Turqisė arriti nė 19 miliard dollarė nė vitin 2019, njė rritje prej 24 pėr qind nė krahasim me njė vit mė parė.
Ankaraja gjithashtu shpreson tė ndėrtojė njė bazė detare nė Qipron Veriore, e njė rėndėsie tė veēantė, pasi do t’i lejonte tė zgjeronte logjistikėn e saj detare nė Mesdhe. Nga ana e saj  Athina po forcon praninė ushtarake nė kufirin e lumit Evro.
Pavarėsisht se janė aleatė nė NATO, Greqia dhe Turqia kanė pasur njė histori tė gjatė konfliktesh, tė cilat disa herė kanė qenė duke shkuar drejt perplasjes. E nė kėto kushte duket se pas ardhjes sė Micotaqisit nė krye tė qeverisė greke, Greqia po tenton ti zgjidhe mosmarreveshjet me Shqiperine, kryesisht pėr kufijtė detarė me marreveshje.
Kryeministri Micotaqis dhe partia e tij Demokracia e Re kėrkojnė vėnien nė zbatim tė plotė tė marrėveshjes detare tė nėshkruar nė vitin 2009 nga e njėjta parti, qė nė atė kohė drejtohej nga Karamanlis, ndėrsa u nėnshkrua nga ministrat e kohės Dora Bakojani dhe Lulzim Basha.
Kjo marrėveshje u dėrgua nė Gjykaten Kushtetuese, e cila vendosi nje kornizė tė qartė mbi mėnyrėn se si duhet tė negociohet kufiri detar me shtetin fqinj. Bisedimet pėr kėtė rifilluan 4 vjet mė parė, por deri tani ato kanė mbetur pezull.
Duket se Greqisė nuk i leverdis edhe njė konflikt i hapur me Shqipėrinė pėr kufirin detar, ndaj nuk heq dorė nga presioni i vazhdueshėm mbi qeverinė shqiptare duke pėrdorur minoritetin si kartė e duke i rikujtuar nė ēdo rast  hapjen e negociatave me BE, ku jo nė pak raste ka luajtur me fjalėt duke nėnkuptuar mes rreshatave nje veto te Greqisė.

360grade.al
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi