ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

72 vjet mė parė – Si u krijua miniera e Bulqizės

Shko poshtė

18022020

Mesazh 

72 vjet mė parė – Si u krijua miniera e Bulqizės Empty 72 vjet mė parė – Si u krijua miniera e Bulqizės




72 vjet mė parė – Si u krijua miniera e Bulqizės 0_1_980x550Nė Bulqizė 18 shkurtin e quajnė festėn e minierės. Nė fakt, kjo ditė konsiderohet si data zyrtare e krijimit tė Minierės sė Kromit “Todo Manēo”, por zanafilla e saj ėshtė shumė mė e hershme
Halil RAMA
Shtatėdhjetėedy vjet mė parė, nė “Ahishtėn e madhe” tė Malit tė Duriēit, shpėrthimi i parė i minave qė thėrrmonin shkėmbin e gurit me xixa sinjalizoi fillimin e punės pėr nxjerrjen e mineralit tė ēmuar tė kromit nė Bulqizė. 18 shkurti i vitit 1948 shėnon kėshtu krijimin zyrtarisht tė minierės mė tė madhe tė kromit nė vend. Pikėrisht mbi luginėn e Vajkalit, e cila nė analet e historisė tonė kombėtare ka hyrė si njė nga sheshbetejat kryesore kundėr pushtuesve turq, tė udhėhequra nga Heroi ynė Kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu, miniera e sapokrijuar do ta bėnte edhe mė tė njohur kėtė luginė ku do tė hidhte shtat qyteti minator nė prehėr tė maleve, nga thellėsia e tė cilave do tė nxirreshin mbi 15 milionė tonė krom. (Nė vitin e parė tė punės nė minierėn e Bulqizės u prodhuan 10482ton mineral kromi). Ėshtė kjo sasi tepėr e konsiderueshme e mineralit tė ēmuar, qė jo vetėm ka mbajtur peshėn kryesore tė ekonomisė tonė kombėtare, sidomos nė katėr dekada tė sistemit monist, por edhe minerali me tė cilin Shqipėria ka “pushtuar” tregjet e botės…
Shtatėdhjetėedy vjet mė parė, nė lartėsinė 1000m mbi nivelin e detit, ishin tetė punėtorė nga Rubiku dhe trembėdhjetė punėtorė nga zona e Bulqizės qė i dhanė emrin minierės sė kromit Bulqizė. Nė kronikat e kohės, por edhe nė librat studimorė e historikė tė autorėve tė njohur, si Hamza Gurra, Ymer Keta, Jorgo Kola e Bashkim Lami janė skalitur emrat e minatorėve e specialistėve tė parė: Osman Losha, Tosum Spahiu, Myrteza Duriēi, Gjergj Prenga, Sulejman Ruta, Hamit Duriēi, Liman Zogu, Adem Hasa, Gjin Kola, Pal Deda, Riza Duriēi, Din Hoxha, Mexhit Voci, Hysni Duriēi, Mustafa Duriēi, Liman Kola, Baftjar Fida, Ferit Lala, Haxhi Xhari, Abdulla Mehmeti, Ramadan Voci, Isuf Sula, Isuf Hoxha, Mehmet Keta, Dhimitėr Kalami, Hamit Beta, Mehmet Kola, Hasan Jashari, Beqir Xhemali, Nazmi Pėrkola, Bajram Xheka, Tahir Nasuf Spahiu, Faredin Shehu, Mendu Qatja, Kamberr Duriēi, Uke Murrja, Ndue Tusha, Ndue Murrja, Muharrem Stafa, Dodė Preng Gjeta, Llesh Luli e Pjetėr Shurbi, si dhe i Drejtori tė parė tė Ndėrmarrjes Miniera e Kromit Bulqizė, Jorgji Traja.
Janė pikėrisht kėta heronjtė e parė qė do tė shtronin trasenė nga ku do tė ecnin qindra mijėra tė tjerė, tė cilėt nė 72 vite do tė me prodhimin kryenin mbi 100 mijė km punime minerare.

PAK HISTORI
Nė Bulqizė 18 shkurtin e quajnė festėn e minierės. Nė fakt, kjo ditė konsiderohet si data zyrtare e krijimit tė Minierės sė Kromit “Todo Manēo”, por zanafilla e saj ėshtė shumė mė e hershme. Gati njė shekull mė parė, burri i menēur i Vajkalit Baba Fejza, do t’i porosiste bashkėfshatarėt e tij qė ta ruajnė tė mos ua grabisin gurin e zi me xixa qė ėshtė mė i rėndė se tė tjerėt dhe qė do tė vlerėsohet shumė vjet mė vonė… Dhe profecia e tij doli. Megjithėse kromi hyri nė pėrdorim industrial relativisht vonė interesimi pėr tė ėshtė i hershėm. Vendasit thonė qė Italia me Serbinė janė konfliktuar ashpėr pėr vendosjen e kufirit, tė cilin Serbia e kėrkonte nė Qafė tė Buallit kurse Italia e kėrkonte nė Fushė-Bulqizė. Pra, secili shtet kėrkonte ta pėrfshinte nė territorin e pushtuar prej tij. Kjo ka ndodhur nė vitin 1918.
“Qė nė vitin 1918 ka njoftime se nė Bulqizė kishin ardhur specialistė italianė qė kėrkonin krom. Nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore italianėt filluan prodhimin e kromit sigurisht nė sasi shumė tė vogla, qė i transportonin me mushka. Ndoshta kjo e bėri tė detyrueshme ndėrtimin e rrugės automobilistike nga Klosi nė Bulqizė, e cila u lidh me rrugėn automobilistike tė Zerqanit, qė ishte ndėrtuar nė vitin 1932. Nė kėtė kohė italianėt kishin instaluar njė repart ushtarak nė mbrojtje tė minierės”, shkruan ing.Hamza Gurra nė librin e tij “Bulqiza, njė minierė me histori”. Nė vitin 1943 ēeta partizane e Dibrės e sulmoi me armė dhe i pėrzuri italianėt dhe qė nga ajo kohė punimet pėr nxjerrjen e kromit u pezulluan, pėr tė rifilluar mė 18 shkurt 1948 kur zyrtarisht u krijua miniera e Bulqizės. Pėr 72 vite qė nga ajo datė historike Bulqiza mbajti nė kurriz njė pjesė tė madhe tė buxhetit tė shtetit. Por shumė pak u bė pėr vetė Bulqizėn. Miniera ėshtė vėrtet njė vepėr gjigande qė e bėnė mijėra burra dhe ajo u dha emėr shumė prej tyre. Askush nuk e ka llogaritur saktė fuqinė krijuese tė njerėzve e cila, e vėnė nė pėrdorim herė veē e veē e herė sė bashku krijoi qytetėrime tė mahnitshme nė botė, kėshtu pak nga pak u krijua edhe miniera e Bulqizės.
Me moton “kromi ēan bllokadėn”, pothuajse nomenklatura e kuqe e vuri Bulqizėn nė epiqendrėn e platformės sė saj pėr shfrytėzimin barbar tė kėsaj pasurie tė ēmuar nėntokėsore. Bllokmenėt dirigjonin qė nga Tirana, por herė-herė detyroheshin tė zbrisnin edhe vetė nė qytetin e ftohtė nė zemėr tė maleve pėr tė mbajtur nėn presion administratėn dhe minatorėt, qė me ēdo kusht tė realizonin planin e parashikuar prej tyre. Mė e dukshme kjo strategji nė vitet 1980-1990 kur vetėm nė zonėn veriore janė hapur 8 puse vertikalė dhe 8 dishenteri. Pėrveē kėtyre janė hapur 4 puse ndihmės si A’2 i pa pėrfunduar, 9/5;8/5;10/12;11/14, i cili pėrdoret pėr rrugėdalje. Gjithsesi, ai qė ėshtė vonuar shumė ėshtė thellimi i pusit Nr. 7 sipas projektit. Nė zonėn D janė hapur 3 puse qė lidhin punimet nga traverbanku C (1440) deri nė Galerinė 1050.
Konkretisht: Pusi Nr. 4 qė lidh Galerinė A, Galerinė 16(1160) dhe Galerinė 1050; Pusi Nr. 5 qė lidh Galerinė C (1440); Galerinė 12(1360); Galerinė B (1280) dhe Galerinė A (1200). Ėshtė edhe Pusi Nr.5A qė lidh Galerinė 1280(B) me Galerinė 1200(A). Veē kėtyre janė hapur shumė fornele ndihmės qė kanė shėrbyer pėr transport minerali dhe pėr rrugė dalje e ajrim.

DISA NGA DREJTORITĖ E SHĖRBIMET NDIHMĖSE
Duke ecur nė gjurmėt e historisė sė minierės, njė stacion i rėndėsishėm ėshtė padyshim shėrbimi gjeologo-markshejderik i saj, i cili merr jetė nė harkun kohor tė viteve 1954-1955. Nė krye tė kėtij shėrbimi ishte ing. Skėnder Dede dhe gradualisht filloi tė plotėsohej me teknikė markshejdera si Elmaz Sulika, Ismail Kurcani e Veli Lala. Teknikė gjeologė ishin Neim Ēevani, Xhevdet Kuēi, Alqi Premti. Nė janar 1955 zgjodhėn Ferit Allėn Kryetar Ekspedite, detyrė tė cilėn e plotėsoi me sukses dhe po nė kėtė vit e emėruan Drejtor i Ndėrmarrjes Gjeologjike Bulqizė.
Njė minierė ėshtė pa perspektivė, nėse nuk i paraprihet mė zbulimin e rezervave minerare. Kėtė mision historik kėtu do ta kryente mė sė miri Ndėrmarrja Gjeologjike e Bulqizės, e krijuar qė nė vitin 1957, duke kryer punime pėr zbulimet gjeologjike pėr gjetjen e vendburimeve tė mineraleve tė dobishme dhe punime shkencore nė fushėn e gjeologjisė.
Nga studimi tejet shkencor, por edhe skurpuloz i z.Bashkim Lami (BULQIZA NDĖR VITE) mėsojmė se Drejtori parė i Ndėrmarrjes Gjeologjike e Bulqizės ishte Ferit Alla, i cili siguroi mbėshtetjen e fortė tė personelit inxhiniero-teknik qė e quante themelin e sukseseve qė synonte gjeologjia me inxhinierėt: Virgjil Buda, Rexhep Shehu, Xhelil Karkana dhe teknikėt e rinj: Enver Vorfi, Nexhat Lami, Gani Gurra , personel organizativ: Ali Hida, Ismail Losha, Hasan Losha, Rakip Karaj, Ibrahim Balla, Pal Bilaēi, Rushit Toēi, Sulė Kica, etj. Pas njė viti ndėrmarrja kishte 82 veta personel inxhiniero-teknik dhe katėrqind sondistė e punėtorė. Sukses i veēantė nė kėtė fillim ishte kualifikimi i disa mjeshtrave tė shpimit qė mė pas u bėnė themeli i realizimit tė projekteve tė kėrkimit. Me njė organizim tė arrirė u pėrballuan vėshtirėsi tė mėdha tė punės nė terrene tepėr tė vėshtira kur transportoheshin sondat, motorėt e pompat me pesha shumė tė mėdha, nė krahė, nė terrenet e maleve tė thepisura dhe pa rrugė.
Nė vitet 1968-1971 u ndėrtua Fabrika e pasurimit e cila u konsolidua pas vitit 1975 kur prodhimi i koncentratit u rrit nė mbi 8000 ton/muaj. Minerali i varfėr i galerive perėndimore tė minierės sė Bulqizės, Almarinės, minierės Batrės, Krastės, Klosit dhe tė Qaf-Lamės dėrgohej nė fabrikė. Kėshtu fabrika merrte lėndė tė parė mineral tė varfėr rreth 850 ton/ditė dhe prodhonte rreth 350 ton koncentrat nė ditė. Minerali i varfėr merrej zakonisht me pėrmbajtje mbi 27% dhe koncentrati dilte me mbi 48%. Fabrika ėshtė provuar me sukses nė pasurimin e mbetjeve teknologjike tė fabrikės sė ferrokromit tė Burrelit dhe nė riciklimin e mbetjeve teknologjike tė dambės qė kanė mbi 12% Cr 0 .
Deri nė vitet 1990 funksionoi ndėrmarrja e furnizimit tė punėtorėve qė administronte tregtinė, mensat e punėtorėve dhe fjetoret e punėtorėve beqarė, duhet thėnė drejt: bėheshin pėrpjekje por shėrbimi ishte shumė i dobėt. Nė radhė tė parė kishte mungesa tė mėdha nė furnizim, mungonte qumėshti, mishi, zarzavatet, frutat, veshjet dhe pajisjet elektroshtėpiake. Si ndėrmarrje nė mbėshtetje tė minierės ndėrmarrja e furnizimit nuk i pėrballonte detyrat. Nė fillim tė viteve ’90, nė mbėshtetje tė minierės u krijua edhe parku automobilistik i Bulqizės qė kryesisht ishte nė shėrbim tė transportit tė punėtorėve tė minierės, por edhe tė transportit tė kromit transit brėnda minierės e pėr nė fabrikėn e pasurimit dhe tė transportit tė mineralit pėr nė Durrės.

BULQIZA:QYTET-BURG
Pa mohuar aspak kontributin e qindra mijė minatorėve, inxhinierėve e teknikėve tė minierės, pėr vetė pėrqendrimin e tė burgosurve nė kampet e kėtushme gjatė viteve tė diktaturės, Bulqiza mund tė konsiderohet edhe si qytet-burg. Pėr kėtė flasin statistikat e kohės. Kėshtu, nėse mė 1954 nė Bulqizė u ngrit burgu i tė dėnuarve ordinerė, fillimisht me 600 tė dėnuar, ky kamp funksionoi pėr rreth 30 vjet dhe pėrfshinte zonat nga dishenteria e galerisė 41 e deri ndėr zonėn “D”. Katėrmbėdhjetė vjet mė vonė, mė 1968, Bulqizės do t’i shtohej edhe burgu tek vendi ku do tė ndėrtohej fabrika e pasurimit tė kromit. Tė burgosurit ndėrtuan tė gjitha objektet sipas projektit deri sa filloi montimi i makinerive. Saga e tė dėnuarve vazhdon edhe mė tej kur nė vitin 1976 Kampi i burgut mori edhe zonėn “D”. Madje, pas vitit 1976 kampi ka patur maksimumin e tė dėnuarve.
Njė tjetėr burg u ngrit mė 1985 me tė burgosurit qė do tė ndėrtonin Qytetin e Ri nė Bulqizė. Njė nga mėsuesit e shquar tė Bulqizės, z.Bashkim Lami, qė ka drejtuar me kompetencė e pėrkushtim institucione kryesore nė Bulqizėn e pas ’90-tės, nė shėnimet e tij shkruan se “Ndėrtimet vazhduan me ritme tė shpejta dhe nė vitin 1988 u strehuan banorėt e parė nė kėtė lagje”. Madje sipas tij, “burgu u pėrdor edhe nė objekte tė tjera tė rėndėsishme tė zonės sė kromeve. Miniera e Batrės dhe e Tėrnovės kanė pasur kampe tė dėnuarish, po kėshtu ndėrtimi i fabrikės sė pasurimit dhe ndėrtimi i lagjes “Qyteti i ri” ėshtė bėrė me kampe tė dėnuarish qė janė pėrdorur vetėm nė ndėrtimin e kėtyre objekteve. Nė 28 vite kontributi i tė burgosurve ka qenė shumė i rėndėsishėm”.

KA MINIERĖ, KA QYTET. S’KA MINIERĖ, S’KA QYTET!
Miniera dhe qyteti janė lidhur nė mėnyrė tė pazgjidhshme: Ka minierė, ka qytet. S’ka minierė, s’ka qytet. Kėtė apostulat, tė bazuar mbi historinė e qyteteve minerare nė botė e ka zbėrthyer mė sė miri Hamza Gurra, njė nga inxhinierėt dhe drejtuesit e njohur tė minierės sė kromit dhe tė Bashkisė Bulqizė. Sipas tij, Bulqiza e barakave me dėrrasa e viteve ’49-’50 u rrit gradualisht bashkė me minierėn e saj. Nė vitet 50-60 u ndėrtuan disa ndėrtesa njėkatėshe. Pas vitit 1960 filloi ndėrtimi i ndėrtesave dykatėshe dhe vetėm pas vitit 1972 nisėn tė ndėrtohen godina banimi tre e deri pesė katėshe. Shumė njerėz kėtė e lidhin me nėnvleftėsimin qė i bėnte shteti kėtij qyteti dhe ish-inxhinieri e drejtuesi Gurra nuk me merr pėrsipėr tė vėrtetoj tė kundėrtėn por njė gjė ėshtė e qartė: Nė vitet e para perspektiva e Bulqizės ishte krejt e pa sigurtė, kėrkim -zbulimi i kėtij vendburimi ėshtė bėrė krahas shfrytėzimit dhe kėrkimi nuk ka pėrfunduar edhe sot as nė thellėsi dhe as nga krahėt. Prandaj dhe qyteti u rrit me zor krahas rritjes sė zbulimit tė rezervave. Qyteti i Bulqizės me rreth 2000 banorė deri nė vitin 1955 u rrit deri nė 18000 banorė nė vitet 1995-2000. Krahas rritjes sė qytetit u formuan edhe ndėrmarrjet e institucionet e qytetit. Nė vitet e para qyteti nuk kishte ndėrmarrje komunale kėshtu qė tė gjitha punėt komunale i bėnte ndėrtimi i minierės ose bėheshin me punė vullnetare.
Nė vitet 1985-87 u ndėrtua lagja e re e quajtur “Qyteti i ri” ku u strehuan rreth 1000 familje. Pas viteve 90 kur filloi pluralizmi qyteti u pėrshtat shumė shpejt me mėnyrėn kapitaliste tė jetesės. Me ndarjen e Bulqizės rreth mė vete (deri atėherė nė juridiskionin e rrethit Dibėr) dhe aktualisht si njė nga 61 bashkitė e vendit, u strukturua mjaft shpejt administrata lokale dhe jo vetėm qė nuk pati probleme por pėrkundrazi jetesa u pėrmirėsua mjaft. Nė mėnyrė tė veēantė e pėrmirėsoi jetesėn tregu privat.
Megjithatė, aktualisht qyteti i Bulqizės vuan plagėn e papunėsisė dhe tė mungesės sė infrastrukturės bashkėkohore.

INFRASTRUKTURA SOCIALKULTURORE
Ndėr vite u ngrit gradualisht edhe infrastruktura socialkulturore. Mė 1954 u ndėrtua nė qytet kinemaja me njė skenė tė vogėl dhe me 200 vende, u montuan dy aparate projeksioni pėr tė shfaqur filmat, njė sallė lojėrash bilardo e njė bibliotekė. Tre vjet mė vonė (1957) u ndėrtua nė qytet shkollė e re me 7 klasa, ku u hap shkolla 7-vjeēare e ditė ku vijonin mėsimin, fėmijėt e Vajkalit e tė qytetit tė Bulqizės dhe pas 8 vitesh, mė 1965 u ndėrtua nė Bulqizė shkollė e re me 10 dhoma mėsimi, poshtė rrugės sė qytetit qė plotėsonte nevojat pėr vijueshmėrinė e mėsimit pasi klasat u bėnė me nga dy paralele. U ngritėn nga mėsuesit dhe nxėnėsit disa terrene sportive, volejbolli, basketbolli e gjimnastike, tė cilat shfrytėzoheshin edhe nga rinia e qytetit tė Bulqizės. Nė shtator 1967 u shkolla e mesme e pėrgjithshme pa shkėputje nga puna dhe mė 1972 edhe shkolla e mesme profesionale e ditės me degėn pėr teknikė miniere, qė mė pas u shtuan degėt, gjeologji e shpim pusesh.
Mė 1975 u vu nė funksionim kinoklubi i ri me dy kate, qė u financua nga ndėrmarrja minierės me sallė kinemaje dhe koncertesh me 350 vende, me bibliotekė e sallė leximi, bar-kafe dhe dhoma e anekse tė tjera pune, duke u krijuar kėshtu mundėsia qė nė kėto ambiente tė gjallėroheshin aktivitetet kulturore e artistike, sesionet shkencore, recensionet, bisedat etj.. Ky pallat ėshtė rikonstruktuar dhe vazhdon tė jetė si qendėr kulturore e vetme e kėtij qyteti.
Nė vitin 1989 u ndėrtua shkolla 8-vjeēare me 4 kate nė “Lagjen e Re”, me 24 klasa, 4 kabinete e palestėr sportive.
FRAGMENTARIZIMI I MINIERĖS NĖ KOMPANI KONCESIONARE
Bulqiza ėshtė njė trevė, e cila shtrihet nė pjesėn verilindore tė vendit dhe pėrfshihet nė prefekturėn e Dibrės. Jeta nė kėtė zonė zhvillohet nė dy dimensione. Nė tė vėrtetė janė dy Bulqiza, Bulqiza qė shtrihet gjeografikisht dhe Bulqiza e nėntokės..
Miniera e dikurshme e centralizuar ėshtė fragmentarizuar nė qindra kompani koncesionare. Sipas Ministrisė sė Energjetikės, deri nė fund tė 2015 kanė qenė aktive gjithsej 264 leje minerare shfrytėzimi pėr mineral kromi, nga tė cilat tre leje janė koncesionare. Kėto leje janė tė shpėrndara nė 12 rrethe tė vendit dhe nė dy brezat e shkėmbinjve ultrabazikė.
Numri mė i madh i lejeve tė shfrytėzimit, 117 leje ose 47% e tė gjitha lejeve tė shfrytėzimit, ndodhet nė rrethin e Bulqizės.
Nė vitin 2008, ishin 68 leje shfrytėzimi, ndėrsa nė vitin 2013 ky numėr kishte arritur nė 118. Nė vitin 2000 u firmos nga qeveria dhėnia me koncesion e puseve tė thellėsisė tė Bulqizės dhe tė Fabrikės sė Pasurimit tė Kromit nė Bulqizė dhe nė Klos si dhe Uzinat e Ferrokromit nė Burrel e Elbasan, pėr 30 vjet . Me kėto ndėrmarrje “Darfo” themeloi kompaninė “DARFO ALBANIA” mė 14 prill 2000. Pas nėntė vitesh, nė korrik tė vitit 2009, “DARFO” i shet 100 % tė kuotave tė kapitalit themeltar tė shoqėrisė koncesionare “DARFO ALBANIA”, shoqėrisė “ACR Holding” dhe pas kėsaj, emri i shoqėrisė ndryshohet nė “Albanian Chrome” me tė njėjtin NIPT.
Mė 17 janar 2013 “Balfin Group”, me Samir Mane si drejtues i bleu aksionet e kompanisė “Albanian Chrome” (ACR), shoqėrisė “DCM DECO-metal GmbH-DCM Beteilinungs GmbH . (BIRN) dhe kjo kompani menaxhon edhe aktualisht kėtė minierė. Sipas z. Mane a kjo kompani ka mbi 1 mijė punėtorė, ndėrkohė qė disa elementė tė rėndėsishėm janė siguria dhe investimi qė zgjat jetėn e minierės deri nė 30 vjet. Kjo ishte kėrkesa e parė. Nė 2013 ne filluam tė mendonim pėr pusin dhe aktualisht jemi
“Balfin Group”, ėshtė nė pėrfundim tė projektit me vlerė 22 mln euro pėr Pusin. Sot rroga mė e lartė pėr minatorėt ėshtė 87 mijė lekė tė reja, pastaj ka edhe kontribute pėr ushqimin dhe gjėra tė tjera. Gati 1 milion dollarė nė muaj ėshtė fondi i pagave.
Ndėrsa vlera totale e investimit ėshtė 34 milionė dollarė. Deri nė 2021 mund tė shkojė nė 55 milionė. Po bėhet njė investim tjetėr prej 14 milionė dollarė pėr ajrimin e minierės”, ka thėnė Mane para pak ditėsh gjatė njė debati televiziv.

NĖ 72-VJETORIN E MINIERĖS, MINATORĖT NĖ PROTESTĖ PĖR STATUSIN E MINATORIT
Shtatėdhjetėedy vjet pas krijimit miniera e kromit Bulqizė nuk ėshtė mė njė ndėrmarrje gjigande, por njė sistem i tėrė shfrytėzimi qė ndahet nė rreth 130 ndėrmarrje private, gjeneruese tė punėsimit pėr shumicėn e familjeve tė zonės. Pėr kėtė arsye ajo ka njė rėndėsi strategjike dhe duhet sjellė nė vėmendje tė qeverisė dhe tė opinionit publik, pasi pėrbėn njė kantier tė rėndėsishėm tė ekonomisė shqiptare. Nė sektorin e nxjerrjes sė kromit, zhvillojnė aktivitetin nė zonėn e Bulqizės afėrsisht 130 ndėrmarrje private, duke qenė gjeneruesit e punėsimit pėr shumicėn e familjeve tė zonės. Zoti Edmond Isaku, themelues dhe administrator i Tv Bulqiza, njėherėsh dhe administrator i njė kompanie koncesionare thotė se nga shteti ka nevojė pėr ndėrhyrje lehtėsuese pasi industria e nxjerrjes sė kromit, pas mė shumė se shtatė dekadash me trend tė pandalshėm rritės nė volumin e mineralit tė nxjerrė si edhe nė vėllimin e lėndės sė eksportuar, janė vėshtirėsuar mjaft punimet…Dhe si tė mos mjaftonin kėto, minatorėt e Bulqizės ankohen se marrin pensione minimale nė njė kohė qė gjithė jetėn kanė punuar nėntokė, nė kushte tepėr tė vėshtira shėndetėsore dhe ekonomike. Ata i bėjnė apel qeverisė pėr tė miratuar statusin e minatorit, nė mėnyra qė jeta e tyre tė jetė mė pak e vėshtirė, ndėrkohė protesta e tyre pėr “Statusin” vazhdon pa ndėrprerje qė prej disa muajsh.
Ing.Kurt Skarra qė ka pasur fatin tė ishte kryeinxhinier i minierės nė vitet me prodhimin mė tė lartė tė kromit mbėshtet protestėn e minatorėve dhe me tė drejtė e konsideron nėntokėn e Bulqizės si pėrfaqėsuese, si pjesė tė jetės dhe dinamizmit tė punės ku mesatarisht pėr ēdo vite kanė ushtruar profesionalizmin e tyre mbi 5000 punonjės tė cilėt kanė ushqyer mbi 15 000 jetė njerėzish, duke i dhėnė Bulqizės, emėr dhe zhgėnjim.
“I ka dhėnė emėr, sepse minerali kromit i nxjerrė nga nėntoka ka pushtuar tregjet e botės dhe ka krijuar tek tė huajt, imazhin e njė qyteti dhe treve shumė tė zhvilluar, -thotė ing.Skarra. Ndėrsa, zhgėnjimi, sipas tij, qėndron nė faktin se minerali i kromit ėshtė pėrdorur pėr tė investuar nė zonat e tjera tė vendit dhe jo nė vetė minierėn dhe Bulqizėn.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi