ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku fshihet hilja e 1.15 miliardė eurove

Shko poshtė

21022020

Mesazh 

Ku fshihet hilja e 1.15 miliardė eurove Empty Ku fshihet hilja e 1.15 miliardė eurove




Ku fshihet hilja e 1.15 miliardė eurove BushatiQė kur ka pėrfunduar Konferenca e Donatorėve nė Bruksel, qė e joshi Shqipėrinė me mirazhin e 1.15 miliardė eurove, njė taborr mbėshtetėsish tė Edi Ramės po i bien mė fort se kurrė daulleve tė propagandės. Ashtu sikurse ndodh nė regjimet mė totalitare nė histori, ku thuhet se luftėn e fitoi Stalini, pallatet i ndėrtoi Ēaushesku, digat e hidrocentraleve i ngriti Enveri, e gjitha po tenton tė shitet si njė meritė personale e njeriut tė vetėm qė simbolizon mbarė kombin.
Natyrisht, nė raste tė tilla edhe politikanė tė tjerė, qė i lėnė njė vend shumė mė tė vogėl nė aktivitetin e vet propagandės, rreken t’i pėrdorin nė favor tė tyre ngjarje si kjo.
Por nė Shqipėri, ajo qė ndodhi nė Bruksel, po shndėrrohet nė karikaturė duke mbytur ēdo lloj debati tjetėr.
Sot, ne nuk dimė ende se sa nga ato para tė premtuara janė donacione dhe sa kredi, madje edhe antarėt e kabinetit qeveritar japin shifra tė ndryshme. Sot, ne nuk dimė se sa aftėsi ka Shqipėria pėr t’i thithur ato para, nė mėnyrė qė borxhi tė mos shkojė kacafiu. Sot ne nuk dimė se sa e zonja ėshtė administrata jonė pėr t’i pėrvetėsuar ato grante. Sot quhet herezi tė pėrmendėsh se eksperienca botėrore tregon se vetėm gjysma e parave tė premtuara mbėrrijnė nė destinacion.
Debatit racional dhe tė ftohtė i janė mbivendosur klithmat me hosana pėr liderin global.
Nė vend qė tė diskutohet se ēfarė u arrit realisht nė Bruksel, kėtu ēirren se si ishte pėrbetuar Rama se do t’i nxirrte paratė nga fundi i dheut; nė vend qė tė kthjellohen shifrat, kėtu i qahet halli liderit qė ishte zgjuar i vetmuar natėn e 26 nėntorit; nė vend qė tė flitet se sa para ėshtė e mundur tė mbėrijnė nė destinacion, kėtu evokohet kalvari i Ramės, qė duhet t’u gjente budallenjve dhe gratė e humbura pas tėrmetit; nė vend qė tė parashikohet se kur futen njerėzit nė shtėpitė e reja, kėtu glorifikohet roli i aktorit- lypsar pėr t’u marrė para arabėve.
E gjithė kjo pėrpjekje, qė demonstron nė mėnyrė tė neveritshme fytyrėn autokratike tė regjimit tė Rilindjes, i ėshtė mbivendosur si njė tavan i xhamtė pyetjeve tė zakonshme qė do tė ishin shtruar nė njė vend normal: Sa zgjat koha nga premtimet e deri tek disbursimi i parave dhuratė? Deri nė ē’masė duhet pranuar kostoja e kredive tė buta? Pas kėtyre eurove qė janė thithur, ē’duhet bėrė me borxhin e fshehtė tė koncesioneve dhe PPP-ve? A duhet tė ridalė sėrish qeveria nė treg tė hapur pėr eurobondin dhe deri nė ē’masė duhet tė kėrkojė kredi tė reja?
Nė pikun e masturbimit verbal tė dishepujve tė Ramės, tė ngresh pyetje tė zakonshme quhet gati armiqėsore. Duke glorifikuar autokratin nė pushtet, ata po pengojnė njė bilanc real tė asaj qė ndodhi vėrtet nė Bruksel.
Nė kėtė rast ata po sillen njėsoj si dy vite mė parė, kur spėrkateshin me shampanjė pėr hapjen e negociatave qė nuk ndodhi kurrė. Ata janė i njėjti taborr qė na kanė vizatuar Shqipėrinė e pastruar nga hashashi i ērrėnjosur nga policia e Saimir Tahirit, dhe po tė zakonshmit, qė e komentonin si fitore ekselente rezultatin e Rilindjes nė votimet e 30 qershorit.
Pikėrisht fakti se ata janė hedhur sėrish, si me buton, nė skenė ėshtė njė indicie qė duhet tė dyshojmė pėr atė qė ngjau realisht nė fillim tė javės.
Le t’i lėmė njė moment t’u bien daulleve, le tė durojmė edhe ca ditė hosanatė pėr padronin e tyre dhe vetėm pastaj, kur daullexhinjtė tė lodhen, kur ahengu tė pushojė, le tė ulemi tė qetė dhe tė analizojmė fitoren 1.15 miliardshe tė Edi Ramės. Pėr tė kuptuar tė vertetėn reale tė asaj qė morėm dhe nuk morėm nga konferenca e kreditorėve, duke e zhveshur atė nga refleksi atavik pėr tė glorifikuar tiranėt.  
©Lapsi.al
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi