ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita do mbėshtetėsė dhe do i japė zė protestave tė qytetarėve!

Shko poshtė

17052020

Mesazh 

Opozita do mbėshtetėsė dhe do i japė zė protestave tė qytetarėve! Empty Opozita do mbėshtetėsė dhe do i japė zė protestave tė qytetarėve!




Opozita do mbėshtetėsė dhe do i japė zė protestave tė qytetarėve! IMG-20200517-WA0003• Opozita do tė mbeshtesė, do t’u japė zė protestave tė qytetarėve dhe do tė organizojė protesta me efekt tė menjėhershėm.
• Gabimi pėr t’u ulur me Edi Ramėn nuk do tė pėrsėritet mė kurrė! Do tė bėjmė tė gjitha hapat demokratikė pėr largimin e sė keqes sė shqiptarėve, Edi Rama.
• Rruga pėr ta shporrur kėtė bandit dhe kėtė tė keqe ėshtė bashkimi i shqiptarėve me votėn mė masive qė ka njohur vendi nė kėto 30 vite pluralizėm.
DEKLARATA E KRYETARIT TĖ PARTISĖ DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME DREJTUESIT E KOALICIONIT OPOZITAR.
Pyetje: Zoti Basha duket se u tejkalua ajo qė ju e quajtėt vija e kuqe. Ēfarė do tė ndodhė me opozitėn nė kėtė moment? Cilat do tė jenė rrugėt qė do tė ndjekė opozita?
Lulzim Basha: Dita e sotme ėshtė njė tjetėr shembull i keq qė vendi drejtohet nga njė kriminel dhe nga njė hajdut ordiner, i cili ka marrė peng shtetin e shqiptarėve, ka marrė peng institucionet e shqiptarėve, ka marrė peng bukėn e gojės sė shqiptarėve, ka marrė peng kulturėn dhe shpirtin e shqiptarėve. Prej shtatė vitesh Partia Demokratike dhe opozita kanė bėrė betejė me kėtė tė keqe dhe me autorin e kėsaj tė keqe qė ėshtė Edi Rama. Me ndihmėn e qytetarėve dhe tė mediave kemi ekspozuar ditė pas dite korrupsionin, lidhjet me krimin dhe shkatėrrimin e rendit kushtetues tė sundimit tė ligjit dhe tė zgjedhjeve tė vjedhura e tė manipuluara nė Shqipėri.
Nga kjo pikėpamje e sotmja ėshtė njė tjetėr aferė e radhės. Por nuk ėshtė vetėm kaq, ėshtė guri i rėndesės nė shpirtin e ēdo shqiptari qė merakoset pėr tė ardhmen e fėmijėve tė vet, qė vuan sot pėr pamundėsitė ekonomike tė shkaktuara prej hajdutėrisė dhe babėzisė sė Edi Ramės, i cili pėr xhepat e tij dhe pushtetin e tij ka sakrifikuar mirėqenien e ēdo shqiptari edhe nė kėto kohė tė pandemisė dhe tė vuajtjeve tė shtuara pėr njerėzit.
Si sot tre vjet mė parė unė u ula me kėtė njeri, me shpresėn dhe besimin se forcat politike nė vend mund tė arrinin njė marrėveshje nė tė mirė tė popullit, nė tė mirė tė unitetit tė kombit dhe pėr tė garantuar njė proces tė lirė zgjedhor. Koha tregoi shumė shpejt se u gabova.
Dua tė garantoj sot shqiptarėt se ky gabim nuk do tė pėrsėritet mė kurrė! Se opozita ėshtė e vendosur pėr tė ndėrmarrė tė gjitha hapat demokratikė, por tė vendosur pėr largimin njė orė e mė parė tė sė keqes sė shqiptarėve, tė sė keqes sė Shqipėrisė, tė sė keqes sė fėmijėve tuaj qė ėshtė Edi Rama.
Vendimi ynė i parė sot ėshtė mbėshtetja pėr tė gjitha protestat e Aleancės pėr Teatrin, shoqėrisė civile dhe qytetarėve kudo ku ndodhen, dhe nisja e organizimit po kėshtu nga ana e opozitės e protestave qytetare dhe mbarėpopullore.
Pyetje: Zoti Basha ka njė datė?
Lulzim Basha: Duke nisur me efekt tė menjėhershėm. Sepse aty ku sot u dhunua Teatri u pėrgatit flijimi i lirive dhe tė drejtave elementare tė ēdo qytetari; tė varfėr apo tė pasur, tė punėsuar apo tė shpunėsuar, tė djathtė apo tė majtė. Ky ėshtė vendimi ynė i parė. Dua, po kėshtu, tė ritheksoj angazhimin e marrė me shkrim nė emėr tė opozitės sė bashkuar, jo vetėm para Aleancės pėr Mbrojtjen e Teatrit dhe gjithė artistėve e njerėzve tė kulturės dhe artit shqiptar, por pėrpara tė gjithė qytetarėve shqiptarė angazhimin tonė qė nesėr nė pushtet nė qeveri e zgjedhur nga vota e qytetarėve, duke vendosur interesat e bashkimit kombėtar dhe tė mirėqenies sė njerėzve dhe mirėqenies sė shpirtit tė kombit, jo vetėm sipas angazhimit me shkrim qė kemi bėrė verėn e kaluar, do tė restaurojė nė gjendjen e mėparshme Teatrin Kombėtar, por do tė sigurojė me tė gjitha format dhe mėnyrat ndėshkimin shembullor tė autorėve tė kėsaj ngjarje tė tmerrshme, nga Edi Rama deri tek i keqpėrdoruri i fundit nė kėtė batėrdi qė prapė se prapė ka njė emėr, emrin e tė keqes qė ka zėnė vendin prej fyti, emrin e Edi Ramės. Synimi ynė, objektivi ynė dhe stacioni ynė final ėshtė qė kėtė zemėrim qė e ndjejmė tė gjithė sot nė shpirtrat tanė kur kemi parė njerėzit qė kanė mbrojtur me vetėmohim njė pasuri kombėtare, qė mund tė ishin motrat, vėllezėrit, nėnat tona, tė trajtoheshin nė kėtė mėnyrė nga mafia dhe krimineli ordiner, hajduti Edi Rama, se rruga pėr ta shporrur kėtė bandit dhe kėtė tė keqe, ėshtė rruga e bashkimit tė shqiptarėve dhe largimit tė tij me votėn mė masive qė ka njohur vendi nė kėto 30 vite pluralizėm.
Pyetje: Domethėnė do tė prisni zgjedhjet e vitit 2021?
Lulzim Basha: Padyshim njė orė e mė parė. Njė orė e mė parė. Dhe ky nuk ėshtė komunikimi im i fundit me ju, ėshtė komunikimi i parė pas vendimeve tė rėndėsishme qė ka marrė opozita sot. Siē e thashė duke nisur me vendimin pėr tė mbėshtetur tė gjitha protestat qytetare dhe pėr tė organizuar edhe ne, bashkė me ta, njė rezistencė shembullore popullore kundėr kėtij regjimi, kundėr kėtij krimineli dhe hajduti ordiner.
Pyetje: Deri nė datėn 23 qershor ka njė gjendje tė jashtėzakonshme, kėrkesė qė ju e keni artikuluar pėrpara se qeveria ta miratonte. Si do ti mbani kėto protesta nė mbėshtetje tė Shoqėrisė Civile, artistėve por edhe vetė si opozitė e bashkuar?
Lulzim Basha: Duke respektuar kushtet higjenike. Do t’i bėjmė thirrje tė gjithė qytetarėve tė na bashkohen masivisht me efekt tė menjėhershėm pėr tė kundėrshtuar e pėr tė protestuar kundėr kėtij regjimi.
Pyetje: Do tė braktisni tryezėn e reformės zgjedhore nesėr?
Lulzim Basha: Sot pėr sot e gjithė vėmendja jonė ėshtė tė jemi nė krah tė njerėzve, nė krah tė atyre qė u dhunuan atje, nė krah tė ēdo qytetari qė dhunohet ditė pėr ditė me mungesėn e bukės sė gojės, nga diktatura e ēapės sė bukės. Kjo ėshtė diktatura e ēapės sė bukės dhe kjo duhet dhe do tė marrė fund njė orė e mė parė.
Do tė kemi sėbashku komunikime tė tjera, ju faleminderit.



Faktor.al
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi