ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbroni vetė #Fėmijėt tuaj nga mungesa e Shtetit!!!

Shko poshtė

02062020

Mesazh 

Mbroni vetė  #Fėmijėt  tuaj nga mungesa e Shtetit!!! Empty Mbroni vetė #Fėmijėt tuaj nga mungesa e Shtetit!!!




Mbroni vetė  #Fėmijėt  tuaj nga mungesa e Shtetit!!! 18671049_10155437664794429_6946495966751257738_n.jpg?_nc_cat=101&_nc_sid=dbb9e7&_nc_ohc=7H5y0CM8gwUAX_-nOJB&_nc_ht=scontent.fbru1-1Albana Vokshi
Sot ėshtė 1 qershori. Njė ditė qė duhet tė ishte e mbushur me zėrat gazmorė tė fėmijėve dhe gėzimin e tyre tė ciltėr. Por sot, 1 qershori nuk ishte i tillė, ishte njė ditė e trishtė.
U mendova shumė pėr tė shkruar njė mesazh standart urimi pėr tė gjithė fėmijėt. Por si t’i uroja ato qindra mijėra nėna qė sot nuk kanė me c’ti gėzojnė fėmijėt e tyre? Cfarė urimi tė bėja pėr nėnat me sytė e trishtuar e me lotė pėr fėmijėt qė janė larguar pėr njė jetė mė tė mirė?? Cfarė urimi mund t’i bėja mijėra fėmijėve qė nuk marrin dot kura e ilace sepse shėndetėsia falas ishte njė mashtrim i madh? Po pėr ata dhjetėra mijė fėmijė qė nuk kanė asnjė mundėsi arsimimi sepse nuk shkojnė dot nė shkollė dhe Qeveria nuk ju mundėson as internetin falas pėr mėsimin on line??
Ndaj vendosa qė sot tė solidarizohem me lotin dhe dhimbjen e cdo nėnė qė nuk ka mundėsi tė ushqejė fėmijėn e saj 3 vakte nė ditė; me prindėrit qė detyrohen t’i nxjerrin fėmijėt pėr tė mbledhur qymyr pėr disa qindarka mė shumė; me nėnat qė sot vuajnė dhunėn e pėrditshme insitucionale tė shtetit qė i ka braktisur.
Nė mėngjes lexova njė status drithėrues tė gazetares Anila Hoxha, e cila kishte shpjeguar me detaje, qė shumė prej nesh nuk i dinin, njė ngjarje tronditėse tė bėrė publike ditėt e fundit. Ishte njė histori tronditėse e abuzimit me njė vajzė tė mitur vetėm 15 vjec nga roja I shkollės dhe disa tė rinj. Jo vetėm ngjarja ishte shumė e rėndė, por mė ulėritės ishte fakti qė as drejtori i shkollės, as psikologu, as mėsuesit, as policia, as punonjėsi i sigurisė, as fqinjėt….askush nuk kishte folur, askush nuk kishte reaguar aq mė pak dėnuar...
Ky ėshtė rasti tipik kur propaganda e Ramės me projektin “Oficerėt e Sigurisė nė Shkolla” nuk e mbrojti dot vajzėn e mitur, viktimė e rojes maniak, qė merret nė mbrojtje nga drejtuesi I shkollės, qė me shumė gjasa urdhėhiqet vetėm nga urdhėri partiak e jo nga ndėrgjegja e pėrmbushjes sė pėrgjegjėsive pėr kujdesin ndaj fėmijėve.
Ky ėshtė rasti tipik kur policia e shtetit nuk mbron fėmijėt, por kriminelin, pėrdhunuesin e trafikantin.
Ky ėshtė rasti tipik i asaj ndjenje paniku qė ndjen cdo nėnė qė i con fėmijėt nė shkollė e rrin me frikėn qė atje mund t’ja dhunojnė sepse shteti nuk i mbron, policia nuk reagon, organi akuzės nuk heton.
E si nė cdo rast tė ngjashėm, Ministrja 

[ltr]#Shahini[/ltr]

 shkėlqeu me heshtjen e saj. . .
Po si nuk pamė njė reagim tė grave Ministre? Apo grave deputete? Apo zėvendėsministre? Apo drejtuese tė tjera? Apo mirėqenia e nje vajze nga njė familje e thjeshtė nė Kamėz, nuk hyn nė axhendat e tyre tė ngjeshura me mbledhje e takime ku shpalosin raportet pėr arritjet propagandistike e plot statistika shumengjyrėshe nė luftėn kundėr dhunės ndaj fėmijėve qė nuk harrojne t’i dėrgojnė tė paketuara bukur nė cdo ambasade apo organizėm ndėrkombėtar.

Nuk arrij tė kuptoj si ėshtė e mundur qė njė Ministre e Arsimit nuk reagon pėr njė ngjarje kaq tė rėndė??? Po pėr cfarė dreqin duhet njė ministre qė nuk reagon pėr asgjė e hesht pėr cdo gjė?
A ka ndonjė ndjenjė faji kjo grua pėr derexhenė ku e ka katandisur arsimin? Kur nė oborret e shkollave shitet drogė dhe brenda shkollave nxėnėset ngacmohen, dhunohen e pėrdhunohen edhe nga mėsues e roje??
Albana Vokshi
A e bėn gjumin rehat Besa Shahini, apo nuk ka asnjė ndjesi meqenėse asgjė s’e lidh me realitetin qė ne jetojmė nė Shqipėri?? E meqenėse nuk ėshtė pėr asgjė, le tė ikė sa mė parė!!!
Albana Vokshi
Ku janė shoqatat nė mbrojtje tė fėmijėve qė nuk flasin?? Kaq pak vlerė ka njė jetė e mirėqenė dhe e dinjitoze pėr njė vajzė tė mitur sa nuk merr dot as vėmėndjen e shoqėrisė civile, organizatave ndėrkombėtare pėr reagim??
Qė nesėr kjo ngjarje tė mos na ndodhė ne, duhet qė sot tė reagojmė tė gjithė ndaj sistemit shkollor tė kalbur, thellėsisht tė politizuar, tė paaftė qė ka ngritur Rama – Nikolla – Shahini.
Nė vetėm njė vit sa raste ngacmimi, dhunimi e pėrdhunimi tė vajzave tė mitura brenda shkollave. A ju kujtohet rasti i Kavajės ku njė vajzė e mitur u dhunua nga disa djem? Apo rasti i Arapajt ku njė vajzė u dhunua brenda ambjenteve tė shkollės nga djali i kryeplakut? Po rasti Fierit ku nxėnėsja u ngacmua nga mėsuesi /it? A ka vepruar drejtėsia pėr kėto raste? Nė dijeninė time, nė asnjėrin prej kėtyre rasteve organet e drejtėsisė nuk kanė bėrė drejtėsi, sepse dhunuesit kanė lidhje me partinė shtet.
E nė kėtė 1 qershor nė vend tė njė urimi, unė kam vetėm njė mezash pėr cdo nėnė:

Mbroni vetė 


[ltr]#Fėmijėt[/ltr]


 tuaj nga mungesa e Shtetit!!!



[ltr]#MbroniFėmijėtTuaj[/ltr]






[ltr]#ShtetiMungon[/ltr]





avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi