ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VENDIM Nr. 915, datė 4.11.2020 PĖR PĖRCAKTIMIN E RREGULLAVE PĖR NJOFTIMIN E DETYRIMIT PĖR VETĖDEKLARIM TĖ ADRESĖS NGA SHTETASIT SHQIPTARĖ, QĖ JETOJNĖ JASHTĖ TERRITORIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ,

Shko poshtė

30112020

Mesazh 

VENDIM Nr. 915, datė 4.11.2020 PĖR PĖRCAKTIMIN E RREGULLAVE PĖR NJOFTIMIN E DETYRIMIT PĖR VETĖDEKLARIM TĖ ADRESĖS NGA SHTETASIT SHQIPTARĖ, QĖ JETOJNĖ JASHTĖ TERRITORIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ, Empty VENDIM Nr. 915, datė 4.11.2020 PĖR PĖRCAKTIMIN E RREGULLAVE PĖR NJOFTIMIN E DETYRIMIT PĖR VETĖDEKLARIM TĖ ADRESĖS NGA SHTETASIT SHQIPTARĖ, QĖ JETOJNĖ JASHTĖ TERRITORIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ,




Me poshte do te gjeni te plote vendimin si dhe ligjin qe i referohet ky vendim.

VENDIM
Nr. 915, datė 4.11.2020
PĖR PĖRCAKTIMIN E RREGULLAVE PĖR NJOFTIMIN E DETYRIMIT PĖR
VETĖDEKLARIM TĖ ADRESĖS NGA SHTETASIT SHQIPTARĖ, QĖ JETOJNĖ
JASHTĖ TERRITORIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ, TĖ PROCEDURĖS SĖ
PLOTĖSIMIT E TĖ DORĖZIMIT TĖ FORMULARIT TĖ VETĖDEKLARIMIT
DHE TĖ DOKUMENTEVE SHOQĖRUESE TĖ TIJ, ADMINISTRIMIN E TYRE
NGA AUTORITETET PĖRGJEGJĖSE, SI DHE TĖ SHĖRBIMEVE TĖ TJERA QĖ
OFROJNĖ KĖTO AUTORITETE NDAJ SHTETASVE
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 6, pika 4, e 10, pika 2, tė ligjit nr.
14/2016, “Pėr identifikimin dhe regjistrimin e adresės sė shtetasve shqiptarė qė jetojnė jashtė
territorit tė Republikės sė Shqipėrisė”, me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i
Ministrave
VENDOSI:
1. Pėrcaktimin e rregullave pėr njoftimin e detyrimit pėr vetėdeklarim tė adresės nga shtetasit
shqiptarė, qė jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, tė procedurės sė plotėsimit e tė
dorėzimit tė formularit tė vetėdeklarimit dhe dokumenteve shoqėruese tė tij, administrimin e tyre
nga autoritetet pėrgjegjėse, si dhe tė shėrbimeve tė tjera qė ofrojnė kėto autoritete ndaj kėtyre
shtetasve.
2. Nė kuptim tė kėtij vendimi, “deklarues” konsiderohet ēdo shtetas shqiptar me vendbanim
tė pėrhershėm jashtė vendit, qė aplikon pėr deklarimin e vendbanimit tė tij dhe marrjen e
shėrbimeve tė ofruara.
3. Shtetasit shqiptarė me banim jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė aplikojnė pėr
plotėsimin e formularit tip tė vetėdeklarimit nėpėrmjet shėrbimit elektronik nė portalin e-Albania,
sipas procedurės sė pėrcaktuar nė manualin qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.
Forma dhe pėrmbajtja e formularit tip tė vetėdeklarimit tė adresės sė shtetasve shqiptarė, tė
cilėt jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, miratohet me urdhėr tė pėrbashkėt tė
ministrit tė Brendshėm e tė ministrit pėr Evropėn dhe Punėt e Jashtme.
4. Shtetasit shqiptarė mbajnė pėrgjegjėsi administrative pėr mospėrmbushje tė detyrimit ligjor
tė vetėdeklarimit tė adresės sė tyre dhe autoritetet pėrgjegjėse, nė rast konstatimi tė
mospėrmbushjes sė kėtij detyrimi, pezullojnė kryerjen e shėrbimit tė kėrkuar, derisa shtetasi tė
pėrmbushė detyrimin ligjor tė vetėdeklarimit tė adresės.
5. Deklaruesi identifikohet nė mėnyrė tė sigurt nė portalin e-Albania, duke pėrdorur numrin
personal nė pasaportė ose nė letėrnjoftimin elektronik, tė lėshuara nga Republika e Shqipėrisė.
6. Deklaruesi plotėson formularin e deklarimit tė adresės me tė dhėnat e adresės sė saktė nė
shtetin ku ka vendbanimin e pėrhershėm, pėr veten e tij dhe/ose edhe pėr anėtarėt e sė njėjtės
certifikatė familjare, nė rastin kur ata jetojnė me deklaruesin.
7. Deklaruesi, bashkė me formularin, paraqet ēdo dokument zyrtar, i cili provon gjenealitetet e
shtetasit dhe adresėn e plotėsuar nė formular, tė njohur nga autoritetet e vendit ku jeton.
8. Tė dhėnat e formularėve tė dėrguar verifikohen nga punonjėsit e zyrės sė gjendjes civile,
nėse janė nė pėrputhje me tė dhėnat e deklaruara nė Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile.
9. Autoritetet pėrgjegjėse i ofrojnė shtetasit shqiptar, nė adresėn e vetėdeklaruar e tė
konfirmuar, kėto shėrbime:
a) shėrbime tė gjendjes civile;
b) ushtrim tė sė drejtės sė votės, nė zbatim tė Kodit Zgjedhor tė Republikės sė Shqipėrisė.



LIGJ
Nr. 14/2016
PĖR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E ADRESĖS SĖ SHTETASVE
SHQIPTARĖ QĖ JETOJNĖ JASHTĖ TERRITORIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83, pika 1, tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME
Neni 1
Qėllimi
Qėllimi i kėtij ligji ėshtė identifikimi dhe regjistrimi i adresės sė shtetasve shqiptarė, qė jetojnė
jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė.
Neni 2
Fusha e veprimit
1. Ky ligj zbatohet pėr shtetasit shqiptarė, tė cilėt jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė
Shqipėrisė pėr njė periudhė mė tė gjatė se tre muaj pa ndėrprerje ose pėr njė periudhė mė tė gjatė se
gjashtė muaj, nė njė vit kalendarik.
2. Nuk janė subjekte tė kėtij ligji personeli i ngarkuar me detyra shtetėrore dhe familjarėt e tyre.
Neni 3
Pėrkufizime
Nė kėtė ligj termat e mėposhtėm kanė kėto kuptime:
1. “Programi i regjistrimit tė adresės” ėshtė pjesė pėrbėrėse e Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes
Civile, i cili pėrmban tė dhėna pėr shtetasit shqiptarė, qė jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė
Shqipėrisė pėr njė periudhė mė tė gjatė se tre muaj pa ndėrprerje ose pėr njė periudhė mė tė gjatė se
gjashtė muaj, nė njė vit kalendarik.
2. “Regjistri Kombėtar i Gjendjes Civile” ėshtė dokumenti sipas pėrkufizimit tė bėrė nė pikėn 1,
tė nenit 2, tė ligjit nr. 10 129, datė 11.5.2009, “Pėr gjendjen civile”, tė ndryshuar.
3. “Regjistrimi i adresės” ėshtė regjistrimi i adresės sė banimit tė shtetasve shqiptarė, qė jetojnė
jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, sipas pėrcaktimeve tė bėra nė kėtė ligj.
Neni 4
Autoritetet pėrgjegjėse
1. Autoriteti pėrgjegjės pėr krijimin dhe administrimin e programit tė regjistrimit tė adresės nė
Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile pėr shtetasit shqiptarė qė jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė
Shqipėrisė ėshtė ministria qė mbulon shėrbimin e gjendjes civile.
2. Autoritetet pėrgjegjėse pėr plotėsimin e tė dhėnave nė kėtė program janė ministria qė mbulon
shėrbimin e gjendjes civile, nėpėrmjet nėpunėsit tė zyrės sė gjendjes civile nė bashki, dhe ministria qė
mbulon shėrbimin konsullor, nėpėrmjet nėpunėsit tė autorizuar tė pėrfaqėsisė diplomatike dhe
konsullore.
KREU II
IDENTIFIKIMI DHE REGJISTRIMI
Neni 5
Identifikimi i adresės sė shtetasve
1. Identifikimi i adresės sė shtetasve shqiptarė, tė cilėt jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė
Shqipėrisė, bėhet nėpėrmjet vetėdeklarimit on-line dhe nga autoritetet pėrgjegjėse, tė pėrcaktuara nė nenin
4 tė kėtij ligji.
2. Procesi i pėrpunimit tė tė dhėnave personale i shtetasve shqiptarė, qė jetojnė jashtė territorit tė
Republikės sė Shqipėrisė, duke pėrfshirė iden-tifikimin, vetėdeklarimin dhe regjistrimin e tė dhėnave nė
programin e regjistrimit tė adresės, kryhet nė pėrputhje me legjislacionin pėr mbrojtjen e tė dhėnave
personale.
3. Forma dhe pėrmbajtja e formularit tip tė vetėdeklarimit tė adresės sė shtetasve shqiptarė, tė
cilėt jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, miratohet me urdhėr tė pėrbashkėt tė ministrit qė
mbulon shėrbimin e gjendjes civile dhe ministrit qė mbulon shėrbimin konsullor.


Neni 6

Identifikimi i adresės sė shtetasve nėpėrmjet vetėdeklarimit
1. Pas njoftimit tė detyrimit ligjor tė vetė-deklarimit tė adresės, sipas mėnyrės sė pėrcaktuar nė
kėtė ligj, shtetasi plotėson formularin tip tė vetėdeklarimit tė publikuar nė faqen zyrtare tė autoriteteve
pėrgjegjėse ose pranė zyrave pėrkatėse.
2. Shtetasi informohet, nėpėrmjet faqes zyrtare tė autoriteteve pėrgjegjėse dhe formularit tip tė
vetėdeklarimit, pėr qėllimin e mbledhjes dhe pėrpunimit tė tė dhėnave personale.
3. Nė rast vetėdeklarimi tė adresės nga shtetasi nė mėnyrė elektronike, autoriteti pėrgjegjės
konfirmon adresėn e deklaruar nga shtetasi, nėpėrmjet shėrbimit postar. Autoritetet pėrgjegjėse nuk
kryejnė asnjė veprim pėr regjistrimin e adresės sė vetėdeklaruar, deri nė konfirmimin e saj, nga shėrbimi
postar.
4. Rregullat pėr njoftimin e detyrimit pėr vetėdeklarim tė adresės, procedura e plotėsimit dhe e
dorėzimit tė formularit tė vetėdeklarimit, dokumentet shoqėruese tė tij, si dhe administrimi i tyre nga
autoritetet pėrgjegjėse miratohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
Neni 7
Identifikimi i adresės sė shtetasve nga autoritetet pėrgjegjėse
Kur shtetasi paraqitet pranė zyrės sė gjendjes civile nė bashki ose nė pėrfaqėsinė diplomatike dhe
konsullore pėr tė pėrfituar shėrbimet qė ofrojnė kėto zyra, nėpunėsi pėrgjegjės ka detyrimin tė verifikojė
nėse ėshtė regjistruar adresa e kėtij shtetasi nė programin e regjistrimit tė adresės.
Neni 8
Identifikimi dhe regjistrimi i adresės
1. Nėpunėsi i zyrės sė gjendjes civile nė bashki ose nėpunėsi i autorizuar i pėrfaqėsisė diplomatike
dhe konsullore, tė cilit i ėshtė dorėzuar, nė njėrėn prej dy mėnyrave, formulari i vetėdeklarimit, i plotėsuar
dhe dokumentet shoqėruese, verifikon identitetin e shtetasit nė Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile,
sipas procedurės sė pėrcaktuar pėr kėtė qėllim nė legjislacionin pėr gjendjen civile.
2. Kur tė dhėnat e verifikuara pėrputhen me tė dhėnat e Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile,
nėpunėsi kryen menjėherė regjistrimin e adresės sė shtetasit qė jeton jashtė territorit tė Republikės sė
Shqipėrisė, nė programin e regjistrimit tė adresės.
3. Nė rast se konstatohen mospėrputhje tė tė dhėnave tė vetėdeklaruara nga shtetasi, me
pėrbėrėsit e gjendjes civile tė Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile, nėpunėsi konstatues, sipas rastit,
njofton shtetasin pėr saktėsimin e tė dhėnave tė kėrkuara.
4. Veprimet pėr identifikimin dhe regjistrimin e adresės nga nėpunėsit pėrgjegjės kryhen sipas
manualit tė miratuar pėr kėtė qėllim nga ministri qė mbulon shėrbimin e gjendjes civile.
Neni 9
Njoftimi dhe afatet
1. Autoritetet pėrgjegjėse, brenda 90 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, njoftojnė shtetasit
shqiptarė qė jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr detyrimin e vetėdeklarimit tė adresės
pranė autoriteteve pėrgjegjėse.
2 .Shtetasit shqiptarė, qė jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, kanė detyrimin e
deklarimit fillestar tė adresės pranė autoriteteve pėrgjegjėse, brenda 180 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėtij
ligji.
3. Nė rast ndryshimi tė adresės, shtetasi deklaron adresėn e re brenda 60 ditėve nga data e lidhjes
sė kontratės sė qirasė apo shitblerjes sė objektit tė banimit, si dhe ēdo dokument tjetėr qė provon
ndryshimin e adresės.
KREU III
SHĖRBIMET E AUTORITETEVE

Neni 10

Shėrbimet e ofruara nga autoritetet pėrgjegjėse
1. Autoritetet pėrgjegjėse i ofrojnė shtetasit shqiptar, nė adresėn e vetėdeklaruar dhe tė
konfirmuar, kėto shėrbime:
a) shėrbime tė gjendjes civile;
b) shėrbime tė gjendjes civile nė pėrfaqėsitė diplomatike dhe konsullore.

2. Kėshilli i Ministrave miraton shėrbime tė tjera qė i ofrohen shtetasit shqiptar, qė jeton jashtė
territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, nė adresėn e vetėdeklaruar dhe tė konfirmuar.

KREU IV
SANKSIONET ADMINISTRATIVE
Neni 11
Sanksionet administrative
1. Autoritetet pėrgjegjėse, brenda dhe jashtė territorit tė Republikės Shqipėrisė, nė rast konstatimi
tė mospėrmbushjes sė detyrimit pėr deklarimin e adresės sė shtetasit dhe tė regjistrimit tė saj, pezullojnė
kryerjen e shėrbimit tė kėrkuar, derisa shtetasi tė pėrmbushė detyrimin ligjor tė vetėdeklarimit tė adresės,
sipas procedurės sė pėrcaktuar nė nenin 6 tė kėtij ligji.
2. Bėjnė pėrjashtim nga pika 1, e kėtij neni, shėrbimet me karakter humanitar qė pėrfaqėsitė
diplomatike dhe konsullore u ofrojnė shtetasve shqiptarė qė jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė
Shqipėrisė.
KREU V
DISPOZITA TĖ FUNDIT
Neni 12
Miratimi i akteve nėnligjore
1. Ngarkohet Kėshilli i Ministrave tė nxjerrė vendim, nė zbatim tė pikės 4, tė nenit 6, brenda 30
ditėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, dhe tė pikės 2, tė nenit 10, tė kėtij ligji.
2. Ngarkohen ministri qė mbulon shėrbimin e gjendjes civile dhe ministri qė mbulon shėrbimin
konsullor qė, brenda 30 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, tė nxjerrin urdhėr, nė zbatim tė pikės 3, tė
nenit 5, tė kėtij ligji.
3. Ngarkohet ministri qė mbulon shėrbimin e gjendjes civile, qė, brenda 30 ditėve nga hyrja nė fuqi e
kėtij ligji, tė nxjerrė udhėzim nė zbatim tė pikės 4, tė nenit 8, tė kėtij ligji.
4. Efektet financiare pėr zbatimin e kėtij ligji pėrballohen nga Buxheti i Shtetit.
Neni 13
Hyrja nė fuqi
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
Miratuar nė datėn 18.2.2016
Shpallur me dekretin nr. 9457, datė 8.3.2016 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bujar
Nishan
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi