ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zėri i Amerikės: Nė Shqipėri, pėrpjekjet pėr kultivimin e marijuanės kanė pėrfshirė dhe territoret e ushtrisė

Shko poshtė

06082023

Mesazh 

Zėri i Amerikės: Nė Shqipėri, pėrpjekjet pėr kultivimin e marijuanės kanė pėrfshirė dhe territoret e ushtrisė Empty Zėri i Amerikės: Nė Shqipėri, pėrpjekjet pėr kultivimin e marijuanės kanė pėrfshirė dhe territoret e ushtrisė




Nė Shqipėri, pėrpjekjet pėr kultivimin e marijuanės kanė pėrfshirė dhe territoret e ushtrisė. Policia njoftoi sot sekuestrimin e 125 bimėve kanabis nė njė repart ushtarak nė Zall Herr tė Tiranės.
Nė flagrancė, u arrestuan, pėr shpėrdorim tė detyrės, Shefi i seksionit tė sigursisė dhe dy specialistė, ndėrsa janė proceduar penalisht dhe katėr tė tjerė, mes tė cilėve dhe komandanti i repartit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi reagoi pėr ngjarjen duke e dėnuar atė, ndėrsa saktėsoi se zbulimi i bimėve tė kanabisit ishte bėrė i mundur falė bashkėpunimit dhe tė policisė ushtarake. Ai njoftoi pezullimin nga detyra tė tė gjithė personave pėrgjegjės.
Policia ka ndėrmarrė prej kohėsh njė aksion tė shtrirė nė tė gjithė vendin kundėr kultivimit tė bimėve narkotike. Vetėm gjatė kėsaj jave, sipas tė dhėnave tė saj, afro 6 mijė forca u angazhuan nė aksione antikanabis, duke asgjesuar rreth 17 mijė bimė kanabis. Nė total janė 12 persona tė arrestuar dhe 10 tė tjerė tė proceduar penalisht. Vetėm nė zonat malore nė veri tė Shqipėrisė, si rezultat i operacionit “Alpet e pastra”, janė asgjėsuar deri mė tani, mbi 46 mijė fidanė dhe bimė narkotike.

Ministri i Brendshėm Taulant Balla u shpreh sot pėrmes njė postimi nė Facebook se “lufta kundėr kultivimit, trafikimit dhe shpėrndarjes sė lėndėve narkotike do tė jetė sistematike. Kultivimi i paligjshėm i kanabisit ka qenė njė burim financash pėr organizatat kriminale. Ky burim duhet shuar pėrfundimisht. Goditje tė tjera mė tė forta po vijnė”, nėnvizoi ai.

Syri Net
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi