ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maqedonia, Belgjika e Ballkanit

Shko poshtė

07062008

Mesazh 

Maqedonia, Belgjika e Ballkanit Empty Maqedonia, Belgjika e Ballkanit




Maqedonia, Belgjika e Ballkanit

Nga The Economist

Mes vėzhguesve tė Ballkanit qarkullon njė ide qė ėshtė nė modė: “Belgjianizimi”. Kjo nuk nėnkupton federalizim tė ndėrlikuar. Ajo synon tė sugjerojė se kombėsitė e ndryshme qė historia i ka lėnė tė ndajnė tė njėjtin shtet po sillen mė nė fund si belgėt, po drejtohen nga kutitė e votimit dhe gjykatat, nė vend tė bombave dhe pushkėve.
Zgjedhjet elektorale maqedonase tė 1 qershorit u kritikuan nga vėzhguesit, se nuk pėrmbushėn standarded ndėrkombėtare. Njė person vdiq nė njė pėrplasje me policinė, disa tė tjerė u plagosėn, dhe shumė parregullsi u raportuan nė disa qendra votimi. Megjithatė, kjo nuk e hedh poshtė teorinė belge.
Njė e katėrta e popullsisė sė Maqedonisė 2-milionėshe janė shqiptarė etnikė. Nė 2001, ata shkuan shumė pranė luftės civile. Tani, megjithėse mes palėve nuk ka ndonjė dashuri tė madhe, mes tyre nuk ka dhunė. Problemet e ditės sė zgjedhjeve dhe raportet pėr frikėsim votuesish ishin tėrėsisht nė zonat shqiptare. Kjo nuk ėshtė gjė e mirė, por mund tė kishte shkuar edhe mė keq.
Zgjedhjet e Maqedonisė u shpallėn pas Samitit tė NATO-s nė prill, nė Bukuresht, kur Greqia bllokoi ftesėn e saj pėr anėtarėsim sė bashku me Shqipėrinė dhe Kroacinė. Qė me pavarėsinė e Maqedonisė nė vitin 1991, Greqia ėshtė pėrpjekur ta ndalojė tė thirret me emrin e saj, duke kėmbėngulur se kjo nėnkupton pretendime territoriale ndaj Maqedonisė greke. Kjo ėshtė arsyeja, pse Maqedonia pėrdor emrin ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė nė shumicėn e veprimtarive ndėrkombėtare.
Kohėt e fundit, ēėshtja e emrit, e cila ishte lėnė nė sirtar, u ngrit pėrsėri. Aeroporti i Shkupit u emėrtua “Aleksandri i Madh”, njė nga arsyet kryesore pse grekėt bllokuan ftesėn e Maqedonisė pėr nė NATO. Grekėt tani thonė se ata do tė ndalojnė gjithashtu ēdo lėvizje drejt anėtarėsimit nė BE. Maqedonia ėshtė kandidat zyrtar i BE, por nuk i ėshtė dhėnė data pėr nisjen e bisedimeve tė anėtarėsimit.
Nėse hyn nė Maqedoni nga Kosova, e kupton qartė pse kjo ēėshtje ka nevojė tė zgjidhet. Nga kufiri deri te lumi Vardar, i cili kalon mes Shkupit, tė gjithė posterat janė nga partitė politike tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe tė gjithė flamujt janė shqiptarė. Kalo lumin dhe mund tė ndodhesh nė tjetėr vend. Tė gjithė posterat janė nga partitė maqedonase dhe flamujt janė maqedonas. Pasi tė zgjidhet ēėshtja e emrit, Maqedonia mundet tė anėtarėsohet nė NATO e pastaj nė BE. Atėherė askush nuk do ta vėrė nė diskutim tė drejtėn e saj shtetėrore.
“Nė qoftė se emri do tė vazhdojė tė helmojė rajonin, - thotė Veton Latifi, politolog nga qyteti kryesor shqiptar, Tetova, - politikanėt do tė planifikojnė “axhenda tė reja” pėr vendin. Me kėtė ai e ka fjalėn pėr axhendat e vjetra: Shqipėrinė e Madhe ose njKosovėn e Madhe dhe kush e di ē’do tė bėhet me pjesėn tjetėr tė vendit. Megjithatė, zgjedhjet lanė vend pėr shpresė. Nikola Gruevski, kryeministėr dhe kryetar i partisė sė qendrės sė djathtė nė pushtet, rrezikoi me zgjedhjet e parakohshme dhe fitoi. Koalicioni i kryesuar nga partia e tij fitoi mazhorancė absolute nė parlament. “Megjithėse ai ka nevojė pėr njė nga partitė shqiptare pėr mbėshtetje, ai “nuk mund tė mbahet peng” siē ka ndodhur nė tė shkuarėn, nga aleatėt e tij shqiptarė apo dikush tjetėr”, - thotė Ana Petruseva, asistentredaktore e “Ballkan Insajt”, njė website.
Tri pyetje ngrihen: Cilėn nga dy partitė shqiptare do tė ftojė Gruevski nė qeveri? A do tė jetė ai aq i fuqishėm, sa tė merret vesh me Greqinė nė lidhje me emrin dhe ta ēojė ēėshtjen nė njė referendum? Dhe mė e madhja e tyre: A ėshtė Greqia e interesuar pėr njė marrėveshje apo ėshtė e kėnaqur qė kompanitė e saj tė investojnė me pėrfitime tė majme nė fqinjin e saj verior, ndėrkohė qė e mban atė tė varur nga vullneti i Greqisė pėr anėtarėsimin nė NATO dhe BE? Tek e fundit, vetėm anėtarėsimi nė BE (dhe nė Eurozonė) e mban sot tė bashkuar Belgjikėn.
Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Maqedonia, Belgjika e Ballkanit :: Komentet

ILIRI

Mesazh Sun Jun 08, 2008 12:18 pm nga ILIRI

Lufta pa krye pėr pushtet e shqiptarėve tė Maqedonisė

Nga Ilda Mara

Shqiptarėt po vriten me njėri-tjetrin se kush do tė hyjė nė qeveri me maqedonasit, situatė kjo e tejet e rėndė. Rezultatet e deritanishme tė zgjedhjeve dhe situata e tendosur politike, e krijuar pas datės 1 qeshor, nuk janė veēse disa tregues tė paaftėsisė sė shqiptarėve pėr tė qenė strategė dhe pjesė e vendimmarrjes politike. Nė thelb, ēėshtjet taktike dhe luftėrat pėr interes tė ngushtė kanė lėnė nė hije sfidėn mė tė rėndėsishme, pėr tė cilėn shqiptarėt nė Maqedoni rrokėn armėt shtatė vjet mė parė: barazinė e plotė tė shqiptarėve nė Maqedoni. Qėllimet e ngushta tė njėrės apo tjetrės parti po nxjerrin jashtė loje Marrėveshjen e arritur me aq mund nė Ohėr nė vitin 2001.


Marrėveshja e Ohrit, nė sirtar


Marrėveshja e Ohrit e parashikon Maqedoninė si njė “shtet multietnik tė qytetarėve”. Disa ndėr pikat kryesore tė Marrėveshjes sė Ohrit janė barazi e plotė e shqiptarėve nė Maqedoni dhe amnisti e pėrgjithshme pėr tė gjithė ushtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Sot, shtatė vjet pas arritjes sė kėsaj marrėveshjeje, kanė mbetur ende disa pika pa u zgjidhur, siē ėshtė ēėshtja e gjuhės shqipe si gjuhė tjetėr zyrtare nė Maqedoni. Sipas Marrėveshjes sė Ohrit dhe Kushtetutės sė Maqedonisė, gjuha, tė cilėn e flasin mbi 20 % e qytetarėve, gjithashtu ėshtė gjuhė zyrtare. Por qeveria maqedonase nėn drejtimin e Gruevskit heziton dhe ende s'ka treguar ndonjė vullnet tė mirė pėr ta vėnė nė jetė kėtė pikė, por sigurisht bemolet e qeverisė sė VMRO vazhdojnė me ēėshtjen e reduktimit tė ligjit pėr pėrdorimin e simboleve kombėtare. Ėshtė pikėrisht pra kjo parti, VMRO, nėn drejtimin e Nikola Gruevskit, e cila ėshtė bėrė molla e sherrit e shqiptarėve, tė cilėt duan me ēdo kusht tė hyjnė nė koalicion me tė dhe tė qeverisin Maqedoninė sė bashku. Por liderėt shqiptarė duhet tė kenė parasysh se Gruevski, ky lider i patjetėrsueshėm i Maqedonisė, ka qenė gjithnjė kundėrshtar i Marrėveshjes sė Ohrit. Qeveria e tij nė vitin 2001 ishte ajo qė ēoi Maqedoninė nė konflikt, sot ėshtė pikėrisht kjo qeveri qė la Maqedoninė jashtė NATO-s, sepse nuk pranoi tė hyjė nė asnjė negociatė pėr ēėshtjen e emrit. Gruevski dhe qeveria qė ai pėrfaqėson ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, shtetit fqinj, ndėrkohė qė nė territorin e tij ka gati 30% tė popullatės autoktone shqiptare.


Gruevski, lėmoshė shqiptarėve


Por, pėr fat tė keq, askush prej liderėve shqiptarė deri tani nuk ka pushtet tė negociojė me Gruevskin pėr qeverinė e re, po ajo qė ata do tė fitojnė, do tė jetė njė lėmoshė nėn formėn e njė apo dy ministrive. Shqiptarėt me sjelljen e tyre pa strategji e nxorėn pėrfundimisht jashtė loje politikėn dhjetėravjeēare, tė stisur me aq mund nga liderėt largpamės si Arbėn Xhaferri e tė tjerė. Stabiliteti politik dhe siguria nė Maqedoni varen nė mėnyrėn sesi i ndėrtojnė raportet komunitetet kryesore etnike, ai maqedonas dhe ai shqiptar. Nėse nuk gjendet njė gjuhė e pėrbashkėt, nėse nuk ka njė besim reciprok mes tyre, Maqedonia nuk mund tė ecė pėrpara, madje as nuk mund tė ekzistojė. Nuk mund tė pretendohet pėr ura komunikimi mes shqiptarėve dhe maqedonasve, kur ato nuk funksionojnė mes vetė shqiptarėve. Kjo politikė joproduktive e politikanėve shqiptarė tė Maqedonisė ka bėrė qė Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare tė distancohen nga kjo situatė pa fund e krye.


Fundi i shtetit multietnik maqedonas


Cilado qoftė partia shqiptare, e cila do tė futet nė qeverinė e Gruevskit, ajo do tė jetė e humbur, s'do tė ketė asnjė impakt dhe do tė pėrdhosė pėrfundimisht pėrpjekjet shtatėvjeēare pėr tė drejtat e shqiptarėve. Ali Ahmeti, nė veēanti, duhet ta ketė tė qartė se hyrja nė koalicion me VMRO do tė ēmontonte pėrfundimisht tezat e tij politike dhe do tė hidhte baltė mbi betejat e tij qė prej vitit 1981 nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare. Ky qorrsokak i pėshtirė ka dy lloj zgjidhjesh: e para konsiston nė njė dialog qė duhet tė nisin dy partitė e mėdha politike shqiptare, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaēit dhe ajo e Bashkimit Demokratik pėr Integrim e Ali Ahmetit, qė tė punojnė sė bashku pėr realizimin e pikave tė parealizuara tė Marrėveshjes sė Ohrit, tė punojnė sė bashku pėr tė ardhmen e komunitetit shqiptar tė Maqedonisė, po dhuna qė i ka kapur tė dy partitė, s'ka pėr tė lėnė shteg pėr realizimin e njė ideje tė tillė. Ndėrsa zgjidhja e dytė konsiston nė hedhjen poshtė tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe kthim nė njė rikonfigurim tė ri Maqedonisė mbi baza etnike, ku secili nga komunitetet tė vetėqeveriset!


Autorja ėshtė studiuese dhe kėshilltare pranė revistės franceze “Politique Internationale”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi