ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Motėr e vėlla vriten nė pritė pėr gjakmarrje

Shko poshtė

05012008

Mesazh 

Motėr e vėlla vriten nė pritė pėr gjakmarrje Empty Motėr e vėlla vriten nė pritė pėr gjakmarrje




Hajdar Puci, vret Bilbil e Mimoza Ferhatin, hakmerret pėr dy djemtė
Motėr e vėlla, vriten
nė pritė pėr gjakmarrje.
Autori lėshon nė
vend armėn e krimit
dhe largohet i qetė
pėr nė postėn e policisė
sė Institutit
Bujqėsor nė Kamzė.
Autori i krimit, Hajdar
Puci, 65 vjeē, ėshtė kapur
nga postblloqet e policisė qė
ishin ngritur pas ngjarjes.
Bilbil Ferhati, 35 vjeē emigrant
nė Angli, dhe e motra
e tij, Mimoza Ferhati 24
vjeēe, banorė tė lagjes nr.6
nė Bathore, kanė mbetur tė
vrarė me armė zjarri dje
pasdite rreth orės 16:30, pas
njė prite tė gjakėsit tė tyre
Hajdar Puci. Motėr e vėlla
kanė mbetur tė vdekur nė
vend, ndėrsa po udhėtonin
me njė automjet tė markės
"Audi", nė lagjen nr.1 tė
Bathores pėr tė shkuar tek
halla e tyre, e ta uronin pėr
dasmėn e vajzės sė saj qė
martohej tė dielėn. Vrasėsi
ka marrė hak pėr humbjen
e dy djemve tė tij, Ferit e
Sefedin Puci, tė vrarė me 16
prill tė vitit 2004, nė afėrsi
tė banesės sė tyre nė lagjen
nr.6 nė Bathore. Si autorė tė
krimit, policia kishte arrestuar
vėllezėrit, Kujtim e
Petrit Gjeta, si dhe ishte
shpallur nė kėrkim kushėriri
i tyre, Bashkim Ferhati.
Ky i fundit ėshtė vėllai i viktimave
tė vrarė pasditen e
djeshme nga Ferhat Puci.
Mė tepėr se 6 herė mėsohet
se ka qėlluar ndaj Bilbil Ferhatit
dhe motrės sė tij, Hajdar
Puci, ndėrsa sipas policisė,
Bilbili ėshtė munduar
tė reagojė pėr t'u mbrojtur.
Ai ka nxjerrė armėn e tij tė
markės "TT", por nuk ka
mundur tė qėllojė, ndėrsa i
ka rėnė nga dora nė rrugėn
me baltė. Pasi kreu vrasjen
ai ka lėnė pas viktimat nė
automjetin e tyre qė udhėtonin
bashkė me prindėrit e
tyre. Pas vetė dorėzimit tė
tij nė njė nga postblloqet e
ngritura nga policia, blutė i
kanė gjetur gjatė kontrollit
njė pistoletė tė markės "TT",
e cila dyshohet tė jetė arma
me tė cilėn ėshtė kryer vrasja
e dyfishtė. Dėshmitarė tė
ndryshėm nė vendin e ngjarjes,
thanė dje pėr "Panoramėn"
se kishin dėgjuar
katėr tė shtėna rresht, pranė
njė autoveture qė ishte nė
kryqėzimin e njė prej
rrugėve tė lagjes. Njė burrė
rreth tė 50-ve tha se kishte
parė njė motor me dy persona
qė ecnin nė rrugė
pranė vendit tė ngjarjes.
"Njė prej tyre u kthye pas nė
kėmbė ndėrsa motorin nuk
e pamė mė", thotė burri.
Policia ka arrestuar nė flagrancė,
Hajdar Pucin, me
akuzėn e vrasjes nė rrethana
cilėsuese pėr motive
gjakmarrjeje dhe armėmbajtje
pa leje.
VRASJA
Viktimat sipas banorėve
tė lagjes, ktheheshin nga njė
vizitė dhe po shkonin tek
njė i afėrm i tyre, pėr urim
nė familjen e Ymer Billės,
(burri i hallės sė tyre), pasi
javėn e ardhshme martohej
e bija. Paralelisht nė kėtė
kohė, ėshtė afruar nė kryqėzim
edhe Hajdar Puci, qė i
ka ndėrprerė rrugėn automjetit
tė markės "Audi". Autori
65-vjeēar, ka drejtuar
menjėherė armėn nga drejtuesi
i mjetit duke qėlluar
nė drejtim tė tij sė paku tri
herė, ndėrsa mė pas ka
kthyer armėn nga e motra e
tij, Mimoza qė ndodhej nė
sediljen e parė pėrkrah tė
vėllait. Me gjithė plagėt e
marra, Bilbil Ferhati, ėshtė
munduar tė reagojė. Ai ka
nxjerrė armėn nga sedilja e
automjetit, por nuk ka mundur
tė qėllojė pėr shkak tė
plagėve tė rėnda, ē'ka nuk i
kanė dhėnė mundėsinė tė
mbijetojė. Po kėshtu edhe
motra e viktimės, e cila ka
mbetur e vdekur vetėm pak
minuta pasi ishte qėlluar
nga Hajdar Puci. Policia ka
mbėrritur nė vendin e ngjarjes,
vetėm pak minuta
pasi ėshtė informuar pėr
krimin dhe ka nisur kryerjen
e veprimeve hetimore
dhe kėqyrjen e vendit tė ngjarjes.
Nė pak minuta, policia
ka identifikuar si autor
tė vrasjes sė motėr e vėlla,
Hajdar Pucin. Ai ėshtė
ndaluar dhe mė pas ėshtė
arrestuar disa minuta pas
krimit, nė rrugėn kombėtare
Kamzė-Tiranė,
pranė njė karburanti. Policia
ka administruar nė vendin
e ngjarjes gėzhojat e
nxjerra nga pistoleta e autorit.
Po kėshtu janė shoqėruar
nė komisariatin e
policisė sė Kamzės dhe nė
Drejtorinė e Tiranės pėr tė
sqaruar rrethanat dhe detajet
e ngjarjes.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Motėr e vėlla vriten nė pritė pėr gjakmarrje :: Komentet

anonymus

Mesazh Sat Jan 05, 2008 11:31 am nga anonymus

Ngjarje shume e rend. Me beri pershtypje mbrem tek lajmet komenti qe nje femij i bente kesaj ngjarje.Ai tha; "Po vrave do vritesh. Gjakun nuk ta fal kush."
E pra duke u rritur me kete ndjenj ai djale dhe te tjere si ai neser do te jene kontigjenti i ti i vrasesve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi