ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shteti apo kanuni?

Shko poshtė

05012008

Mesazh 

Shteti apo kanuni? Empty Shteti apo kanuni?




"Shteti apo kanun"-i kjo ishte pyetja qe dje ngrinte ne nje reportazh te saj gazetarja e TVSH gjate dhenies se kronikes mbi vrasjen e ndodhur ne Bathore.
anonymus
anonymus

Numri i postimeve : 123
Reputation : 1
Points : 29854
Registration date : 29/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shteti apo kanuni? :: Komentet

shqiptari

Mesazh Sat Jan 05, 2008 1:32 pm nga shqiptari

njerezit i drejtohen kanunit sepse nu vepron shteti. E keqja esht se as ligjet e kanunit nuk njihen ose jan ndryshuar simbas krahinave.
p.sh sipas kanunit gjaku nuk merret duke vrare nje grua.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Sat Jan 05, 2008 1:36 pm nga shqiptari

LEK DUKAGJINI
Prijesi i Dukagjinasve, ose i thirruri "Princ" i Dukagjinasve sipas gjuhve Europiane.
Pikture e punuar nga Piktori, Poeti dhe Publicisti, LLesh Delia.
Shkurtimisht dicka rreth figures se Lek Dukagjinit
Lek Dukagjini, Prijes, luftetar, mendimtar, ideatori dhe bashkues i zakoneve dhe traditave me te vjetra shqiptare. I cili me nje diskutim te gjere midis pleqesise se Dukagjinasve, zgjodhi dhe i bashkoj normat zakonore Shqipetare ne nje kod ligjor, zakonor Shqiptar ku u quajt "Kanuni".
Vete kryepleqesite dhe populli Shqiptar ne fundin e shekullit te 14-te dhe fillimin e shekullit te 15-te e quajten ate Kanun si "Kanuni i Lek Dukagjinit".
Nepermjet atije "Kanuni" populli shqiptar, jo vetem qe mori guximin dhe frymzimin per nje rezistence me te fuqishme kunder barbarive Osmane, por i tregoj asaje perandorie dhe botes se asaje kohe se Shqiptaret jane nje popull qe kane zakonet e tyre, kulturen e tyre, ligjet e tyre te shkruara dhe te rrespektuara ne shekuj, ashtu qe do ta dallonte perjetsisht me pushtuesit dhe nuk do te guxonte kush qe ta cilsonte si nje vend e popull pa ligje, pa zakone, pa dicka te veten, pra si nje vend pa zot...
Ate Kanun e ka miratuar vete Gjergj Kastrioti Skenderbeu i cili e ka patur Lek Dukagjinin si krah te djathte ne organizimin politik e ushtarak te shtetit shqiptar ne kohet e Kastriotit te madh.
Me kthimin e Gjergj Kastriotit ne Shqiperi, Lek Dukagjini ka qene i pari Princ shqipetar qe i ka dhene ushtar, djem Dukagjinas per te formuar ushtrine mbare kombetare te Gjergj Kastriotit.
Mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit ne Lezhe, Lek Dukagjini i ka mbajtur edhe 12 vjet te tjera principatat Shqipetare te bashkuara ne lufte kunder Turqve.
Ne moshen e tij te thyer ai nuk ka mundur me qe te beje balle barbarive Osmane si dhe disa kompremiseve qe filluan te bejne Princat shqiptar me Osmanet prapa krahve te Lekes, ashtu qe ai largohet pergjithmone nga atdheu, ku sipas gojdhanave mendohet te kete zene vend tek Arbereshet e Italise, vend ku mendohet dhe te kete vdekur. Per fatin e keq te tije dhe te familjes se tij e te Kombit Shqiptar, ai nuk pati djal si trashigimtar te tij.
Populli shqiptar e ka nderuar dhe rrespektuar kete figur te madhe te Kombit shqipetar duke i ruajtur e trashiguar theniet e tije te medha per kombin, per zakonet, per traditat, per rregullin e jetes e disiplinen ne marrdheniet me njeri tjetrin.
Edhe pse Kanuni eshte luftuar nga Turqit, nga Sllavet, nga Grekrit, nga cdo pushtues i Shqiperise, edhe nga diktatura komuniste, Kanuni ka jetuar si nje nder thesaret me te cmuara te popullit Shqipetar, pasi ka qene arma me e forte ideollogjike, shpirtrore per te mbijetuar neper shekujt e luftrave barbare.
Ai Kanun i mbrojti shqiptaret, sidomos ne veri, qe te mos asimilohen, te mos islamizohen, te mos turqizohen, por te mbesin thellsisht shqiptar me shpirt, kulture dhe zakone e besimin te Krishti.
Mbi ate Kanun ka vene doren e betimit vete Gjergj Kastrioti kur ka nisur luftrat e medha kunder Osmanve.
Ai ka qene nje liber i shenjte ku i ka dhene vlerat e dinjitetin njeriut shqiptar dhe mbare Kombit.
Ata qe spekullojne mbi Kanunin duke thene se Kanuni i ka shtypur Grate, kane si qellim qe te hedhin balte mbi vlerat e tije. Sepse gruaja Shqiptare ka qene e mbrojtur thellesisht me Kanunin. Gruan nuk ka guxuar askush as ta dhunoje, as ta rrembeje, as ta vrase e as ta izoloje. Ne cdo rast edhe kur jane bere gjaqe masive, grate kane qene te lira te levizin ashtu dhe femijet me to... Ne se dikush ka vra gabimisht nje grua, eshte detyruar qe te kete dy gjaqe borxh, njerin prinderve dhe femijeve te gruas, tjetrin burrit te saj...
Kjo do te thote vlersim per gruan, per ta mbrojtur nga cdo kush. Ne se nje grua detyrohet te vrase nje burre ne rrethana te ndryshme, burri ka shkuar gjak hupes, pra nuk kerkon askush gjak per te... Kjo do te thote se kur nena, ajo qe lind e rrit njerzimin e ka gjykuar ta vrase nje burre per te kqiat qe ai ben, vendimi i saj konsiderohet si me i larti dhe i merret i drejte... Dhe ne kete rast eshte vlere per gruan...
Femrat nuk kane guxuar te martohen vete, njekohesisht as meshkujt ne ato kohra, ky kufizim eshte bere me qellim per te mos u dhene mundesi te huajve qe te futen ne thellesi te familjeve shqiptare me martesa per ti perdorur ato me qellime politike pushtuese, ku pak nga pak do te na asimilonin gjithe vendin, pra ta turqizonin apo sllavizonin me ane te atyre lidhjeve... Ashtu sic ndodh sot rendomte kur martesat behen pa nje diskutim apo bashkvendim me prindrit ato jo vetem deshtojne por krijojne katastrofa familiare ne dy drejtimet si per vajzen dhe per djalin... Shembuj kemi sot qindra raste te martesave te vajzave shqipetare jashte shtetit me te huaj, pa dijenine apo miratimin e prinderve, dhe shume prej tyre kane perfunduar keq, duke mbetur rrugve...
Ne thellesi Kanuni dhe figura e Lek Dukagjinit jane sinonim i shpetimit te Kombit shqipetar ne shekujt e mesjetes.
LLesh Delia

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Jan 05, 2008 6:31 pm nga Iliriada Portal

Njerezit i drejtohen vetgjygjesise sepse organet e drejtesise nuk funksionojne. Ne raste te tilla eshte shteti ai qe me mosveprimet e veta ka krjuar kushtet qe te ndodhin krime te tilla. Pra sot kriminaliteti ne Shqiperi perveē te tjerash eshte edhe produkt i vete shtetit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Sat Jan 05, 2008 10:57 pm nga lola

Me duket se shqiptaret vuajn nga sindroma e deshires per tu hakmarre sado shtrenjte qe ta paguajn.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Peshkopiasi

Mesazh Sat Jan 05, 2008 11:11 pm nga Peshkopiasi

Sot ne shqiperi nuk po funksionon as ligj e as kanun ,jemi bere si njerez parahistorik dhe ēdonjeri ben sipas kokes se vet...sa turp!!!!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sun Jan 06, 2008 11:08 am nga ILIRI

E drejte Peshkopias. Sot shoqeria shqiptare eshte zhytur ne nje krize qe une dota quaja "kriza e identitetit".
Sot me shume se tre mentalitetet, ai qe na la rregjimi komunist, mentaliteti i trasheguar nga e kaluara e larget para luftes (turkoman) dhe mentaliteti i ri qe gjithsesi ka mundur te gjej vend aty ketu, jane ne nje kontradite te ashper me njera tjetren, kontradite e cila pasqyrohet ne krijimin e fenomeneve te tilla e te tjera fenomene si divorcet e shumta, rikthimi i ferexheve,futja e bashkejeteses etj.
Padyshim qe shteti ka pergjegjesine e vet ne lidhje me kete tejzgjatje te tranzicionit , le ta quajm kulturor, qe po kalon shoqeria shqiptare sot.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jan 16, 2008 11:23 am nga ILIRI

Kanuni vepron, kur drejtėsia mungon
PROF. ASOC. DR. AGO NEZHA
15/01/2008 Kriminaliteti ėshtė njė sėmundje e trajtuar, por e pa kuruar dhe e pa shėruar. Kjo situate kritike na bėn tė kėrkojmė qė tė transformojmė peisazhin politik dhe tė riformohet drejtėsia e nėpėrkėmbur nė vitet e pluralizmit. Jemi dėshmimtarė tė njė strukture tė pazakontė konfliktuale, institucionale ndėrmjet gjykatave, prokurorisė dhe policisė. Qytetari shqiptar, nuk ka besim te gjykatat, te drejtėsia. Kopetenca, autonomia dhe pavarėsia qė kanė organet gjyqėsore nga ekzekutivi, i kanė bėrė ata mė abuzivė dhe mė pak tė pėrgjegjshėm. Autonomia ekstreme e gjyqėsorit nga legjislativi dhe ekzekutivi ėshtė tipar i demokracive tė maturuara dhe konsoliduara. Tė mos keqkuptohemi, unė nuk jam i prirur pėr tutelė institucionale, por pėr njė pėrgjegjėsi gjithėpėrfshirėse tė mirėkuptuar dhe miratuar nė tė gjitha nivelet e pushtetit. Sovraniteti i gjykatave i ka bėrė ato qė tė shprehin njė liri tė pa kufizuar dhe njė mungesė pėrgjegjėsie legjitime. Duke qėnė tė pavarura, justifikojnė shkeljet dhe padrejtėsitė si atribute tė njė shoqėrie tė lire demokratike. Nė kėtė sfond ato korrupsionin e paraqesin si njė plagė tė shoqėrisė nė reformim qė do kapėrxehet me njė axhendė mė rigoroze tė gjithėpushteteve qė veprojnė nė terrenin e njė shoqėrie pluraliste. Politika ka influencat e saj indirekte pa dashur tė ushtrojė presion, sepse ēdo ndėrhyrje nuk ka efekte legjitime. Format e korrupsionit qė i zenė frymėmarrjen gjykatave janė nė variante tė ndryshme. Ato i gjen tė shprehura nė heshtje, nė pasuritė natyrore dhe financiare tė personelit qė punojnė nė institucionet e drejtėsisė. Shėmbujt janė tė shumtė. Gjykata e Vlorės, gjykon dhe dėnon njė tė ri nga fshati Dukat, se gjoja ai ka grabitur njė sasi lekėsh njė bashkėfshatarit tė tij,sipas deponimit tė familjarėve dhe dėshmisė sė njė fėmije tė manipuluar. Gjykatėsit dhe avokati edhe pse s’kanė asnjė fakt konkret, bien nė grackėn e denoncuesit, tė joshur nga akuzatori me rishvete tė pista. Tė dėnosh pa fakte do tė thotė tė manipulosh drejtėsinė. Njė padrejtėsi e tillė, nė mėnyrė tė heshtur e pjell krimin, si mamia e tė gjithė tė kėqiave. Krimin e sjellin konfliktet midis individėve, por atė e rrisin potencialisht dhe shumfishojnė numerikisht gjykatat me veprimet e tyre kompromentuese dhe korruptive. Rritja e pėrqėndrimit tė tėdrejtave nė mėnyrė tė pakufizuar, rrit shkallėn e pa drejtėsisė dhe tė deformit tė faktit. Ka shumė komente publike mbi vendimet e gjykatave qė i detyrojnė njerėzit tė bien nė vetgjyqėsi. Rastet ndjekin njėri tjetrin. Mjafton tė citojmė thėniet e plakut 65 vjeēar Hajdar Pucit, qė deponoi se “Vrava se isha i pakėnaqur me vendimin e drejtėsisė. Unė bėra atė qė nuk e bėri dot shteti pėr tre vjet me radhė. Kam pritur me ankth se do vihej drejtėsi…” Njė tragjedi e vėrtet. Ivrasin dy djemtė nė prezencėn e nuseve. Sikur ti thėrrisnin ndėrgjegjies prokurori, gjykatėsi, drejtėsia dhe tė aludonin se kjo dramė do tu ndodhte nė familjen e tyre, si do e pėrjetonin, qetėsisht apo tragjikisht ?!. Gjykata hesht. Policia megjithėse ka denoncime kur janė tė kompromentuar, nuk i ndjek. Prokuroria neglizhon. Nė kėtė situate kaotike, vetėgjyqėsia ėshtė e imponuar. Denoncon gruaja nė organet e policisė, se burri e terrorizon atė dhe fėmijėt dhe policia hesht. I dėrgohet informacion prokurorisė se krimineli shėtit i lire rrugėve dhe prokuroria fle gjumė. Krimineli del para gjyqit dhe gjykata e dėnon sikur tė ketė vjedhur njė parcelė me bostan. Nė kėtė rast fajtorė nuk janė autorėt e krimit, por mbrojtėsit e tyre. Tė gjykosh prokurorin apo gjykatėsin qė e mbulojnė krimin dhe janė bashkėfajtor nė krim, nuk do tė thotė se cenon institucionin, pėrkundrazi njė veprim i tillė e shėndoshė drejtėsinė dhe e pastron shoqėrinė nga njerėz tė korruptuar. Krimet kanė kolor tė ndryshėm dhe hapėsirė tė gjėrė. Por ėshtė tepėr tronditės fakti qė here pas here, pėr vjet me radhė dalin nė ekranet e televizioneve qindra fėmijė tė ngujuar qė kanė humbur lirinė, si rrjedhojė e hakmarrjes. Ėshtė shokuese pamja dhe pėrgjigja e fėmijėve qė rrinė tė izoluar nė shtėpi, pa shkollė, pa argėtim, e tė traumatizuar. Kur i pyet pse rrinė tė mbyllur, jemi nė gjak, tė pėrgjigjen ata tė trishtuar. Tė mendojmė pėr njė ēast sesi do e pėrjetojnė kėta fėmijė kur tė rriten kėtė dramė familjare qė j’ua ka vrarė fėmijėrinė, shpresėn, tė ardhmen dhe u janė burgosur ėndrrat qysh nė djep. Kush pėrgjigjet pėr kėtė krim.?!... Kur traumatizohet fėmija ėshtė traumatizuar e gjithė shoqėria. Por lind njė pyetje sygjestive. Si ėshtė e mundur qė njė shoqėri e lire demokratike, kur fėmijėt, e ardhmja e vėndit, kanė humbur lirinė, ajo ka guximin ta quaj veten demokratike dhe kėrkon tė futet nė Bashkimin Evropjan?!. Institucionet demokratike, si presidenca, legjislativi, ekzekutivi, gjyqėsori, media dhe shoqėria civile do bashkėrendonin forcat nė njė front tė pėrbashkėt, tė mernin pėrgjegjėsinė pėr ta shėruar kėtė plagė, jam i mendimit se do kapėrxehej edhe kjo dramė e shėmtuar. Ashtu siē ėshtė vepruar deri mėsot, ku liderė tė vacantė bėjnė thirrje mediatike, ėshtė njė formalitet, sa pėr tė larė gojėn. Pėrshtypja fillestare pėr njė mbrojtje tė qėnėsishme dhe efektive tė kėtyre fėmijėve, duke e future nėpėr labirinthe qė e fshehin realitetin deri nė limitet qė humbet e vėrteta dhe fakti venitet, ka bėrė qė kjo situate tė pėrcillet nė vite me tė njėjtin mesazh. Kushtet e mjedisit shoqėror, e bėjnė tė vėshtirė qė secili tė mendojė i pavarur, tė ushtrojė pėrgjegjėsinė e vet, tė afirmojė dhe pasurojė personalitetin e vet. Profili shpirtėror, moral dhe tradicional , kėrkon tė shoqėrohet dhe me atė institucional. Duhet tė bashkojmė aspektin konceptual,doktrinal dhe proēedurial, edhe nė praktikėn e interpetimit dhe zbatimit tė ligjit, me praktikėn e gjykimit. Standartet e larta profesionale nuk pretendohet tė arrihen me njė here, pėr vetė maturinė qė kanė gjykatat tona. Ka ardhur koha qė gjykatat tona, qė gjykojnė krime nė rrugė korruptive tė vetgjykohen pėr bėmat e tyre tė mbrapshta. Prezantimi i papajtushmėrisė me realitetin si njė koncept kryesor veprues ėshtė i pranuar gjėrėsisht. Njė mundėsi autoritariste dhe profesionale e pa kontestushme, ka bėrė qė tė mos pėrfillė realitetin dhe individin e pa pėrkrahur tė shtresave tė varfėra tė shoqėrisė, pėr mė tepėr ato tė zonave rurale. Shoqėria jonė nė tranzicion ka pėsuar deformime nė karakterin e njeriut. Tė jeshė i mire e i sjellshėm, ėshtė mė e lehtė se tė jesh i drejtė. Drejtėsia shpesh here nuk ndėshkon tė keqen, por e mbron atė padrejtėsisht. Drejtėsia ėshtė mė e rendėsishme se liria qė kemi fituar nė demokraci. Drejtėsia do triumfojė tek neve, kur akuzėn e padrejt ndaj tjetrit, ta identifikoj me veten. Drejtėsia lulėzon kur nuk dėmton njeri dhe i sjell dobi shoqėrisė. Drejtėsia ėshtė prone e njerėzve me virtyte tė larta, qė si ka kushdo. Ligji nuk duhet tė ketė njgjyrė.

Njerėzit janė tė drejtė, kur zbatohen drejt ligjet. Edhe akuzuesit, edhe tė akuzuarit duhet tė vlerėsohen me tė njėjtin meter. Ligji nuk ėshtė prone e gjykatėsit por e drejtėsisė.

Qė tė pėrparojė vėndi, duhet tė ekzistojė e drejta.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi