ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buuum!...Gėzuar!

Shko poshtė

05012008

Mesazh 

Buuum!...Gėzuar! Empty Buuum!...Gėzuar!




Martin Leka



Po e bėj dhe unė kėtė herė ritin e Vitit tė Ri: Gėzuar tė gjithėve, njė vit tė mbarė! Tė gjithė e keni bėrė padyshim kėtė rit, sipas dėshirave dhe emocioneve qė sjell kjo festė e pėrbotshme, pavarėsisht numrave qė ēdo vit shtohen dhe qė shumė pak e ndjejnė se koha kalon dhe duhet tė jemi pak mė tė mirė, shumė mė tė dashur, mė pak hakmarrės, mė njerėz… Nė fakt, mua mė pėlqejnė kartolinat, madje nuk bezdisem nga fakti se tė tjerėt mė quajnė "nostalgjik" pėr kėtė gjė, pra pėr kartolinat, tė cilat mė pėlqejnė me pamjet e vendit, me natyrėn e bukur, peizazhet e mrekullueshme, kostumet e vjetra popullore nga treva tė ndryshme, etj, etj. Por kėto rrallė i gjen nėse kėrkon shumė, ose edhe kur i gjen, nuk ke besim se shkojnė aty ku duhet, sepse pėr paradoks dhe pėr absurd, edhe nė kryeqytet, ne nuk kemi njė sistem tė saktė adresash. Hahaha, mė vjen tė qesh (pėr turpin e tė tjerėve), por po e tregoj se si mu pėrgjigj dikush qė i kėrkova adresėn: "Lagjja e qytetit studenti, kalon policin e parė (postbllokun), ecėn nja njėqindepesėdhjetė-dyqind metra, ėshtė njė dyqan ushqimor, diku pėrballė ėshtė njė pallat i bardhė gjashtė katėsh pas njė ndėrtese private, nė katin e dytė banoj…"?! Humor origjinal, ė?! I pasforcuar me fjalė tė papėrshtatshme, banale, si shumė aktorė e autorė nėpėr disa televizione gjatė natės sė Vitit tė Ri, ė?! Nejse. E kishim fjalėn tek urimet. Shqiptarėt i harruan kartolinat pra, ashtu siē harruan edhe shumė gjėra tė tjera tė bukura, pėr t'iu kthyer "modernitetit", pa e kuptuar se do tė ishte shumė mė bukur qė fėmijėt tanė duhet tė njohin pėrpara peizazheve tė Podgoricės, bukuritė unikale tė Valbonės; pėrpara tokave me det nga ikėn nizamėt, bukuritė e bregdetit tė Jonit; e me radhė mund tė pėrmendnim njė radhė tė gjatė nga Veriu nė Jug tė vendit me bukuri e histori tė pashoqe. Moderne, e thjeshtė, edhe pse pa kurrfarė ndjenje dhe emocioni, njė "ēokė" pėr t'u bėrė, ėshtė edhe kjo moda e urimeve me SMS nė celular. Por edhe kjo nuk funksionon dot mirė tek ne, pasi kėto lloj urimesh ose duhet t'i dėrgosh njė ditė pėrpara "paradhėnie", ose tė presėsh qė tė tjerėt t'i marrin ose tė tė vijnė njė apo dy ditė pas ndėrrimit tė viteve… Ka ngarkesė aparatura e kompanisė celulare?!...
Por ajo qė "ta shpif", ėshtė zhurma e pakuptimtė qė bėhet me ato qė thuhet se janė fishekzjarrė, por qė nė fakt shumica janė "armė" vrasėse, sėmundjeje dhe ndotjeje… Tė shpėrndara e tė shitura nė mėnyrė tė pakontrolluar, ato janė njė mjet i dėmshėm nė duart e fėmijėve dhe njė mjet i sigurt fitimi pėr tregtarėt e tyre. Janė njė mjet qė shton stresin tek tė gjithė dhe qė ndotin festėn kur kalojnė masėn. Thjesht, janė shumė shqetėsuese. E dini sa pak i kontrollon shteti kėto biznese? Diku afėr stadiumit "Dinamo", nė njė prej dyqaneve tė bulmetit buzė rrugės "Komuna e Parisit", nė krah tė gjalpit janė disa murtaja, nė krah tė djathit disa granata, nė krah tė kaēkavallit disa tuba tė gjatė fishekzjarrėsh e kapsolla?! Hajde e merre vesh kėtė punė?!...
Bukur. Po i "kapėrdijmė" edhe kėto, siē bėjmė zakonisht ne shqiptarėt, i fusim njė "mendje tė lehtė" si i themi nė zhargon, por si t'ia bėjmė me vrasjet e vėrteta, tė cilat na e "nxjerrin" nga barku, megjithė pupla, gjelin e Vitit tė Ri?! Njė gocė e re vdiq dhe dy tė tjerė u plagosėn rėndė nė rrethrrotullimin e Laprakės, diku afėr doganės sė Tiranės. Shkak, siē u tha, ishte shpejtėsia e madhe. Nė fakt, sikur tė gjithė shoferėt tė zbatonin rregullat e qarkullimit dhe sikur tė gjitha rrugėt tė ishin brenda standardeve, nuk do tė kishte aksidente. Por a ėshtė vetėm faji i drejtuesve tė automjeteve nė gjithė kėtė nam me aksidente e tė vdekur? Le tė ndalemi tek ky rrethrrotullimi i famshėm, tek i cili, nuk ka natė qė tė mos pėrplaset njė makinė. Tani diēka ėshtė rregulluar, por dy vjet mė parė, edhe unė u nisa pėr nė Washington dhe pėrfundova me gjithė makinė nė kėtė rrethrrotullimin e famshėm. Pėr fat, shpėtova paq. Nuk kishte asnjė sinjalistikė nate, asnjė llambė, asnjė dritė, nuk kishte asnjė shenjė tokėsore paralajmėruese, siē janė disa hekura mbi rrugė nė ēdo rrethrrotullim tė botės, tė cilat tė lajmėrojnė pėr tė shmangur aksidentet. Dikush atėherė, mė pat thėnė tė hidhja nė gjyq bashkinė apo struktura tė tjera qė kanė pėr detyrė mirėmbajtjen dhe rregullimin e rrugėve (ishte nė ndėrtim rrethrrotullimi atė kohė), por edhe unė, si gjithė tė tjerėt, nuk pata besim. Harrova dhe gabova se do ta bėj prapė kėtė rrugė dhe harrova se dikush duhet ta bėjė kėtė gjė. Tani unė nuk e kam ndėrmend t'i bie mė rrethrrotullimit me makinė, por dikush duhet tė kujtohet tė hedhė nė gjyq dikė qė e ka pėr detyrė tė mbrojė qytetarėt e vet. E thjeshtė fare: tė zbatohen standardet rrugore ndėrkombėtare, kaq duan qytetarėt. Mė pas, gjithė faji ėshtė i tyre! Tė tjerė tė vrarė janė regjistruar nė akset rrugore tė vendit. Nė orėn 20.30, tė pasdites, njė aksident nė rrugėn Lezhė-Shkodėr, i merr jetėn njėrit prej udhėtarėve, plagoset tjetri. Tė aksidentuarit ishin burrė e grua. Po nė Lezhė, digjet njė makinė bashkė me shoferin brenda, dyshohet se ėshtė pėrplasur me njė automjet tė rėndė ndėrtimi. Autostrada Fushė-Krujė-Lezhė po merr pėrditė e mė shumė emrin fatkeq "autostrada e vdekjes"! A e ka konsumuar shteti mekanizmin e parandalimit tė kėtyre vdekjeve nė aksidente? Aspak.
…Mė tej, si pėr tė na e "nxjerrė" nga gryka gjithė gėzimin e festės e pėr tė na paralajmėruar pėr vazhdimin e histerisė sė fenomenit mė tė egėr, atė tė gjakmarrjes, njė djalė dhe njė vajzė, motėr e vėlla, u vranė dje nė njė rrethinė tė Tiranės… pėr gjakmarrje!
Ēfarė tė shkruajmė tjetėr?!... S'kemi! Vetėm "Gėzuar" nuk themi dot mė!
Shyqyr qė ikėn dritat, justifikohemi tė paktėn…!
avatar
trimi

Numri i postimeve : 72
Reputation : 3
Points : 29853
Registration date : 28/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi