ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush do ta zbardhė historinė e diktaturės nė Shqipėri?

Shko poshtė

05072008

Mesazh 

Kush do ta zbardhė historinė e diktaturės nė Shqipėri? Empty Kush do ta zbardhė historinė e diktaturės nė Shqipėri?




Kush do ta zbardhė historinė e diktaturės nė Shqipėri?

Nga Vehap Kola*

Historia e minjve qė vendosėn t’i lidhin maces njė zile nė qafė, pėr ta dėgjuar afrimin e saj, mbaroi te pyetja se kush do t’ia lidhte maces atė zile. Nė Shqipėri, lufta pėr dekomunistizimin e vendit nuk mund tė ndodhė, pėr sa kohė qė politikėbėrėsit, opinionbėrėsit dhe krerėt e agjencive tė zbatimit tė ligjit vijnė si pinjollė tė maces e jo tė minjve.
Mirė apo keq, duhet ta pranojmė se demokracinė nė Shqipėri e sollėn komunistėt. Dhe natyrisht ata e sollėn atė ashtu siē dinin: njė demokraturė. E thėnė thjesht, modeli shqiptar i demokracisė erdhi nėn sloganin “Poshtė komunizmi! Rrofshin komunistėt!”
Kjo demokraturė u shfaq sė pari nė ruajtjen e padrejtėsive tė bėra mbi njė shtresė tė pėrmbysur, duke mos i dhėnė asaj shanse tė ri-integrohej nė vendimmarrjen apo nė fatet e vendit. Ajo duhej tė mbetej tejet e zėnė, duke u marrė me problemet e saj.
Kėshtu, ajo u dėnua tė mos rigjenerojė kurrė mė vlerat morale tė dinjitetit, pasi nė njė pėrqindje tė madhe “sjellėsit e demokracisė” kishin prova se ajo ishte pėrfshirė nė mekanizmin e Sigurimit tė Shtetit, pavarėsisht se kjo kishte ndodhur pėrmes dhunės dhe rrezikut tė shfarosjes.
Nė kėtė kornizė kėsaj shtrese nuk do t’i njihej as kontributi historik qė pati nė kundėrshtimin e njė ideologjie ēnjerėzore si komunizmi.
Po ashtu, asaj nuk ju njoh asnjė e drejtė pėr tė rimarrė pronat e saj, duke iu hequr edhe shansi i vetorganizimit politik mbi bazėn e pavarėsisė ekonomike.
Ėshtė gati ironike qė njeriu mė i mėshirshėm me ta mbeti Ramiz Alia, i cili, pasi i vrau pabesisht nė kufi, ra dakord t’i nxjerrė tė mbijetuarit nga burgjet, ndėrsa nxiti ngjarjen e ambasadave pėr t’i pėrzėnė jashtė vendit.
Debati pėr hapjen e dosjeve nė kėtė drejtim, mė shumė se pėr tė mbajtur nėn zap punėtorėt operativė tė Gramoz Ruēit, qė mund tė gjenden nga kafeneja e fundit e qytetit deri nė parlament, ėshtė pėrdorur pėr tė mbajtur nėn shantazh tė pėrndjekurit politikė.
Dėshtimi i bėrjes sė njė hapi serioz drejt lustracionit politik nė vitet 1995-1996 e ka bėrė kėtė aksion politik njė dėshtim, i cili nuk ka shans tė prodhojė efekte reale pėrveēse nė interes tė ndonjė lobi politik, qė gati 20 vjet pas pėrmbysjes sė regjimit, po pėrpiqet tė ndėrtojė me mbeturinat e diktaturės njė profil tė ri publik.
Rihapja pėr herė tė fundit e kėtij debati ėshtė vetėm njė shaka pa kripė qė rrezikon tė fusė nė cikėl depresiv sė pari ata, tė cilėt nė diktaturė e humbėn dyfish lirinė nga dashuria pėr jetėn dhe tani nė liri rrezikojnė tė humbin nderin, pa pasur asnjė shans tė jetojnė njė ditė nė paqe.
Ky vend ka ende njerėz tė degdisur, qė kanė mbetur nė fshatrat, ku u internuan, pa pasur tė ardhura tė rikthehen tė paktėn atje nga ku i pėrzunė. Ky vend ka mijėra pronarė qė pėr shkak tė politikave elektorale populiste nuk kanė shans tė dėmshpėrblehen pėr humbjen kolosale historike tė pėsuar. Ky vend ka njerėz qė kanė vuajtur dėnime mizore qė nuk shpėrblehen dot me parį, sado e madhe tė jetė gatishmėria pėr t’i dėmshpėrblyer.
Raportet e politikės me kėtė shtresė nuk menaxhohen dot mė pėrmes teorisė sė shkopit dhe karotės. As mund tė pėrmirėsohen ato pėrmes politikash thjeshtėsisht sociale.
Politika e faktit tė kryer nė ekonomi e ka bėrė kėtė ēėshtje njė tokė tė djegur.
Rivėnia nė vend me nder e kėtij raporti kalon pėrmes njė analize strategjike ekonomike dhe politike, ku shteti, nėse do, mund t’iu japė kėtyre njerėzve shumė mė tepėr sesa lėmosha perspektive ligjore e financiare. Ndėrtimi i njė ekonomie tė re, gjenerimi i programeve tė financimit tė SME-ve nė pronėsi tė kėsaj shtrese, kalimi i pjesshėm apo plotė i disa kompanive tė mėdha shtetėrore nė pronėsi tė tyre pėrmes sistemit tė bursės, dhėnia e njė statusi specifik nė kreditim (njė fond garancie pėr kreditė tregtare qė mund tė marrė kjo shtresė) etj., mund tė ishin disa nga hapat e mundshėm.
Gjithsesi, i gjithė ky proces kėrkon shumė mė tepėr se retorikė politike. Ai kėrkon ekspertizė, kėrkon vullnet politik pėr rehabilitimin e tyre moral, i cili sigurisht nuk kalon nėpėr dosjet e Sigurimit, tė cilat janė dritaret e fundit nga ku mund tė shihet sesi njė diktaturė shfytyron viktimat e veta.


* Ekspert pranė AIPR
Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kush do ta zbardhė historinė e diktaturės nė Shqipėri? :: Komentet

bledikorcari

Mesazh Sat Jul 05, 2008 10:16 am nga bledikorcari

as qe pres nga asnje i majte apo i djathte,nga asnje "patriot" spres kete gje,kane kaluar 18/19 vjet nga rrezimi i diktatures dhe asnje zbardhje nuk eshte bere per te zbuluar se cu be ato 45 vjet,vetem grimca dalin.pusht-etaret tane jane vetem ti lepijne kembet grekut qe mos rezohen nga kareklla e tyre qeveritare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mira

Mesazh Sun Jul 06, 2008 12:59 pm nga mira

Do ta zbardhe Kurt Kola. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jul 06, 2008 7:13 pm nga neni 55

Pikes i ke rene Mira. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Jul 07, 2008 7:39 pm nga Iliriada Portal

Dosjet nė SHISH, qesharake
Rrėfimi i ish-zyrtarit tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit: Politikanėt e dinė se nė ato arkiva s‘ka asgjė


Siē duket, edhe zhurma pėr hapjen e dosjeve nė Shqipėri do tė degjenerojė nė njė hiē. Ky ėshtė paralajmėrimi i njė prej ish-drejtuesve tė lartė tė Shėrbimit Sekret Shqiptar. Ai ka pranuar tė rrėfejė pėr "Shqip" natyrėn e dosjeve qė priten tė hapen. Pėr shkak tė detyrės qė ka kryer pak vite mė parė, por edhe etikės, ai ka kėrkuar tė flasė i paidentifikuar.

Dosjet

Sipas tij, dosjet qė aktualisht posedon Shėrbimi Informativ Shtetėror (SHISH) janė qesharake. "Vetė politika dhe njerėzit qė e bėjnė atė e kanė tė qartė, madje shumė tė qartė, se nė SHISH ndodhen dosjet mė qesharake", thotė ish-drejtuesi i lartė i Sigurimit tė dikurshėm tė Shtetit. Dhe si pėr ironi, disa nga ish-deputetėt, por dhe deputetėt aktualė e disa zyrtarė tė tjerė e kanė paralajmėruar diēka tė tillė. Sipas tyre, dosjet po pėrdoren thjesht si shantazh, ose pėr pėrfitime elektorale nė prag tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Nuk pėrjashtohet, sikurse nė gjithė kėto vite tė pasdemokracisė, edhe pėrdorimi i tyre pėr "larje hesapesh mes rivalėsh politikė".

Batutat

"Rrimė gjithė kėto orė pėr njė shishe tė qelbur qumėsht"; "Domatet qė blejmė ne janė tė kalbura. Tė mirat i ēojnė jashtė"; "Sa bukė e zezė. Duket se ka shumė pak miell"; "Po na gėnjejnė me pasqyrat nė markete. I vėnė qė tė duket sa mė shumė mall". Kėto e shumė "batuta" tė tjera tė thėna nė radhėt e shumta qė shqiptarėt mbanin ende pa gdhirė, sot ndoshta ngjajnė si barsoleta, por dikur ishin mė se tė vėrteta. Pikėrisht, kėto shprehje ndodhen tė gjitha tė arkivuara nė dosjet "top secret" nė SHISH. "Kurdoherė qė tė hapen ato, sot, nesėr apo edhe nė tė ardhmen e largėt a tė afėrt, ato do tė jenė dosjet mė qesharake. Duke e ditur kėtė, politika shqiptare ėshtė duke kėrkuar me ngulm hapjen e kėtyre dosjeve qė nuk thonė asgjė", thotė ish-zyrtari.

Fondi 14

"Nėse ka dosje, brenda tė cilave ka tė dhėna serioze mbi ish-spiunėt, janė pikėrisht ato qė i pėrkasin sektorit special tė ish-Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė", shprehet njė nga ish-drejtuesit e lartė tė Sigurimit tė Shtetit. Sipas tij, nė to ndodhen "vėrtet gjėra serioze", qė "pa frikė mund tė shkaktojnė tėrmet nė politikėn aktuale shqiptare". Duket se bėhet fjalė pėr "informatorė tė zellshėm politikė" dhe jo pėr "kooperativistė tė rėndomtė. Kategoria e parė ėshtė ajo qė ende po drejton politikėn shqiptare, ndėrsa e dyta ndoshta nuk e di se ka dosje pėr ta. Ky fond njihet si fondi nr. 14 dhe, sipas tė dhėnave jozyrtare, ka njė kohė maturimi prej 150 vjetėsh. Dhe po sipas kėtyre tė dhėnave, do tė jetė shumė e vėshtirė hapja dhe publikimi i tyre, qoftė edhe me ligj nga Kuvendi i Shqipėrisė, pėr shkak tė kufizimeve tė vendosura nga disa konventa ndėrkombėtare, tė firmosura edhe nga autoritetet zyrtare shqiptare.



Deputeti i PD-sė komenton debatin rreth dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit


Leskaj: Sigurimsa nė

qeveri? Tė ikin me turp


"Nėse ka bashkėpunėtorė tė ish-Sigurimit nė qeveri, duhet tė largohen dhe madje me turp". Kjo ishte deklarata e bėrė publike dje nga deputeti i Partisė Demokratike, Bujar Leskaj. Njė prej zėrave mė kritikė brenda partisė kryesore nė pushtet komentoi debatin e fundit pėr ēėshtjet e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit. Sakaq, pritet qė kėtė javė, nė komisionet e Kuvendit tė shqyrtohen projektligjet e paraqitura.

Deklarata

Deputeti Leskaj vlerėson se pasi ky ligj tė kalojė nė Parlament, ėshtė detyrim ligjor, por edhe detyrim moral i kujtdo drejtuesi, qė nėse ka pasur pėr individė tė caktuar dijeni, kuptohet nuk kishte pse t‘i punėsonte. "Nė drejtėsi, institucione tė tjera tė administratės publike tė shtetit, largimi dhe vetėm pastrimi i administratės nga kėta individė e ndihmėn atė, forcon policinė, gjyqėsorin etj.", konstatoi Leskaj. Ndėrsa shtoi se pėr fatin e tyre tė keq, qė nė momentin qė kėta persona kanė bashkėpunuar me Sigurimin e Shtetit nė mėnyrė vullnetare, apo nė mėnyrė tė detyruar ata janė lehtėsisht tė shantazhuar. "Janė persona tė cilėt nė politikė nuk ndreqin punė, janė persona qė nė momente kyēe tė politikės, ose zhvillimeve mes partive, apo brenda partive janė lehtėsisht tė atakueshėm", nėnvizoi Leskaj. Nė vlerėsimin e tij, hapja e dosjeve ėshtė kusht i nevojshėm, por jo kusht i mjaftueshėm pėr dekomunistizimin e shoqėrisė shqiptare. Tė gjithė kėta, sqaron Leskaj, kushdo qofshin, nuk e meritojnė tė jenė nė politikėn shqiptare dhe nė kėtė drejtim ne nuk duhet tė kemi asnjė sentiment. "Kėtu nuk ėshtė problemi as pėr tė marrė ndonjėri flamurin e kėsaj lufte, kėto mė shumė do thosha janė parime qė duhet tė funksionojnė nė shoqėritė e vendeve ish-komuniste", u shpreh Leskaj.

Diskutimi

Kėtė javė pritet qė komisionet pėrkatėse nė Parlament tė marrin pėrsipėr tė diskutojnė rreth projektligjeve tė paraqitura pėr hapjen e dosjeve. Relatorėt nė Komisionin e Ligjeve janė nga Partia Demokratike, deputeti Aldo Bumēi dhe nga Partia Socialiste deputeti Arben Isaraj. Tė dy relatorėt do tė paraqesin pėr diskutim nė Komisionin e Ligjeve propozimin e tyre. Para pak ditėsh, Kryetarja e Kuvendit, Topalli, nėpėrmjet njė shkrese theksonte se prej dy vitesh janė dėrguar pėr shqyrtim nė komision projektligjet pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve tė lartė tė administratės dhe tė tė zgjedhurve tė propozuar nga tre partitė politike, PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja. Topalli ka kėrkuar qė kėto projektligje tė shqyrtohen nga Komisioni i Ligjeve me pėrparėsi, pėr tė bėrė tė mundur kalimin e tyre sa mė shpejtė nė seancė plenare. Por, nisma e Kryetares sė Kuvendit nuk ėshtė vlerėsuar si njė gjetje nga politika dhe nga drejtues tė ndryshėm tė partive politike. Sipas tyre, kjo bėhet pėr njė qėllim tė caktuar, pikėrisht para zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe nė njė kohė kur vendi ėshtė pėrfshirė nė situata mjaft tė pakėndshme dhe skandale tė shumta tė shkaktuara nga vetė qeveritarėt.



Biberaj: Pse duhen hapur dosjet


Veē tri projektligjeve tė paraqitura tashmė nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe ajo Demokristiane mbi hapjen e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit, Komisionit tė Ligjeve i ėshtė dorėzuar zyrtarisht dhe njė i katėrt, njė kombinim i tyre (PD-PS-PDK), por me disa elemente shtesė, bazuar kjo edhe mbi thithjen e informacioneve nga vendet anėtare tė NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Projektligji nė fjalė u paraqit nė mesjavėn e shkuar nė Komisionin e Ligjeve nga deputeti demokrat Aleksandėr Biberaj, njėkohėsisht zv/president i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. "Pasi kam studiuar dhe shqyrtuar me vėmendje tė tria draftet, kam dalė nė njė konkluzion, tė cilin do ta pėrkufizoja me emrin ‘projektligj integral‘", tha Biberaj pėr njė agjenci lajmesh. Ai shpreson qė drafti "i tij" do tė gjejė mbėshtetjen e relatorėve tė propozuar tashmė nga Komisioni i Ligjeve, si dhe frymėn e bashkėpunimit me grupet e tjera tė interesit, pėr tė pėrgatitur njė variant final, qė do tė ishte i pranueshėm nga grupet parlamentare.

Nisur nga fakti se vitet e fundit ėshtė trumbetuar shumė pėr hapjen e kėtyre dosjeve, zoti Biberaj u shpreh se "gjatė kėtyre 18 viteve ėshtė bėrė zhurmė e madhe politike, por pėr hir tė sė vėrtetės PD-ja e ka hapur kėtė proces, i cili u ndėrpre nė vitin 1997, pėr shkak tė ardhjes sė tė majtės nė pushtet". Sipas tij, "shoqėria shqiptare ka nevojė tė njohė tė kaluarėn e saj dhe sidomos tė kaluarėn e politikanėve dhe pėrfaqėsuesve tė niveleve tė larta tė administratės publike, tė sistemit tė drejtėsisė, drejtuesve tė universiteteve. Mendoj, vijoi deputeti Biberaj, se ky ėshtė njė obligim i klasės politike qė drejton Shqipėrinė pas viteve ‘92".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi