ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alo... Edi Rama???

Shko poshtė

11072008

Mesazh 

Alo... Edi Rama??? Empty Alo... Edi Rama???




Alo... Edi Rama???
Besjan Pesha

Alo... Alo... Edi Rama?? Zoti Kryetar, jam njė qytetar i Tiranės, njė nga ata qė tė kanė dhėnė votėn nė tė gjitha llojet e zgjedhjeve qė janė bėrė e ku figuronte emri jot. Aloo.. po, po, tė kam dhėnė votėn e kam folur pėr ty kudo qė kam mundur. Edhe fis e farefisi im ty ta kanė dhėnė votėn, sepse kishim besim tek ty. Aloo... o Kryetar, po si i bėhet pėr njė pikė ujė o burrė i dheut. Shtėpinė?? Unė e kam tek "Komuna e Parisit", prindėrit e mi e kanė nė Kombinat... Po ē'rėndėsi ka o burrė, njėsoj ėshtė gjithė Tirana, pa pikėn e ujit. Si?? Po bėn dialog nė Fushė-Arrėz?? Po ē'mė duhet mua mo zotėri dialogu jot me Fushė-Arrėzin, unė nuk kam ujė nė shtėpi. Ti ndoshta nuk e ke provuar ndonjėherė se ēfarė tmerri ėshtė kur punon gjithė ditėn nėn diellin pėrvėlues, kur tė shkojnė djersėt ēurg dhe e vetmja gjė qė dėshiron ėshtė njė dush nė shtėpinė tėnde mbas pune. Ti ndoshta nuk ia ke idenė se ēfarė mizorie ėshtė qė mbas gjithė asaj lodhjeje e zhuritjeje tė tė duhet tė shkosh nja 5 km mė tej pėr tė gjetur njė tub tė ēarė a nė ndonjė nga lavazhot e shumta mes lagjeve qė tė mbushėsh pak ujė, pak ujė o Kryetar. E pastaj tė lahesh me kanaēe si nė kohėn e qoftėlargut dhe tė gatuash sa mė pak gjellė me lėng pėr tė kursyer ujin. Si?? Konsensus me PD?? Po ti e ke mirė me Berishėn, o Kryetar. Unė e di kėtė gjė, sepse e kam parė e dėgjuar me sytė e mi. Ti o Kryetar i fėrkove shpatullat atij kur ndodhi Gėrdeci dhe kur unė si gjithė qytetarėt e tjerė me sens qytetarie menduam se ai do tė jepte dorėheqjen, ti i dole nė mbrojtje. Ti o Kryetar ua preve hovin atyre mijėra studentėve qė dolėn tė inatosur e tė vendosur pėr ta hedhur nė shesh edhe kėtė palo diktator tė fundit qė ka Evropa. Ishe ti o Kryetar qė na i thave bėrtitjet dhe mllefin nė grykė, siē po na than sot gojėn pėr ujė, kur dolėm nė shesh qė t'i kėrkonim kafshės tė zbythej. A nuk ishe ti o Kryetar qė menjėherė mbas saj u ule nė tavolinė dhe firmose brenda natės ndryshimet e famshme nė Kushtetutė. Si?? Ku marr vesh unė nga Kushtetuta?? O kryetar, po unė e kam votuar atė Kushtetutėn nė vitin '98. E kam shfletuar, lexuar dhe mėsuar disa nene qė mė janė dashur bile, sepse falė saj Berisha nuk u bė dot mbret e nuk e shkatėrroi kėtė vend pėrfundimisht. Falė asaj kushtetute o kryetar u bėre dhe zotėrote kryetar bashkie, po falė saj arritėm nėnshkruam MSA. E shikon, o Kryetar, qė i di dhe unė ca gjėra, i ke bėrė gabim hesapet kur ke menduar se jemi popull budalla. Jo o Kryetar jo, ne mbase nuk flasim shumė dhe kemi shumė halle, por pėr tė menduar mendojmė e sidomos kur s'kemi pikė uji nė shtėpi, o kryetar. Ti zotėrote mė thua tani qė me Berishėn nuk bie dot dakord pėr ujėsjellėsin, qė nuk bėn dot njė marrėveshje qė ne tė na vijė uji nė shtėpi. Nuk ėshtė normale fare o zoti Rama qė ti bie dakord brenda natės tė na ndryshosh Kushtetutėn qė e votuam ne (se zotėrote ishte duke u rehabilituar nė Francė) dhe nuk ulesh dot qė tė firmosėsh marrėveshjen pėr ujin tonė. Po ti o kryetar e mbaj mend si tė ishte sot, ulėrije e bėrtisje si i marrė nga podiumi i Bashkisė, sepse Berisha nuk ta jepte ujėsjellėsin. Ti na premtove tė gjithėve se po ta menaxhonte bashkia atė ujėsjellės, ne do tė kishim brenda njė viti 24 orė ujė nė ditė. Unė e di se nė tė gjitha qytetet ujėsjellėsi ka kaluar nė kompetencat e bashkive dhe janė ato qė po e menaxhojnė, vetėm Tirana jote... mė fal, Tirana ime, ka mbetur jetime. Aloo.. po Kryetar... ehe... si, si, kjo ėshtė politikė e vjetėr?? Tė mos flas si veteran i pjerdhur?? Tė mos sillem si anėtar i Partisė sė Punės?? Pėrtej tė majtės dhe tė djathtės?? Pėr tė gjithė shqiptaret, ah dhe shqiptarėt... po mė fal o Kryetar po unė jam vetėm 27 vjeē. Babai im s'ka qenė anėtar i Partisė sė Punės dhe as nėna ime. Tė mitė nuk mė kanė folur fare pėr komunizmin e as pėr heroizmin e PPSH. Jo, mo zotėri, unė gjyshin e kam patur veteran lufte, por ai nuk ishte aspak siē thua ti. Ishte babaxhan e i rrahur fort nga jeta. Po mė fal o kryetar po ē'rėndėsi kanė tė gjitha kėto, unė po tė qaj hallin e ujit. Ujit qė tė pi, ujit qė tė lahem, ujit qė tė gatuaj, ujit qė tė laj rrobat, o zotėri. Po pse nėse unė shkoj e kaloj Ylberin pėrtej tė majtės e tutje tė djathtės a thua do mė vijė ujė 24 orė, ose tė paktėn 10 orė, hajde dhe 2 orė o kryetar?? Tė pashė rishtas dje nė televizor, m'u duke pėrsėri i inatosur me Berishėn. Seē po dėrdėllisje zotėrote mbi situatėn e vėshtirė ekonomike dhe po pėrpiqeshe tė na mbushje mendjen se politika jote e re do tė bjerė parajsėn mbi tokėn tonė. Mė fal qė ta them, o kryetar, po tė ka dalė boja tashmė, nuk tė beson mė njeri asnjė lloj fjale. Sepse kėtu tek lagja ime o kryetar ke dėshtuar me elementin kryesor tė jetės, me ujin. Kur ka shumė ujė ngaqė bie shi ne mbytemi e s'dalim dot nga shtėpia, sepse kanalizimet qė ke bėrė zotėrote nuk mbajnė dot as dy pika shi. Tani qė ėshtė vapė e madhe ne nuk kemi pikė uji e po shohim iluzione me oaze nga thatėsira e madhe dhe etja e pashueshme. Nėse kjo ėshtė politika jote e re, o Kryetar, nuk e duam, mbaje pėr vete. Nėse kjo ėshtė pika mbasylberiste pėrtej tė majtės dhe tė djathtės, qėndro i vetėm aty se asnjė nga ne nuk do tė tė ndjekė. Nga sa di unė nga politika kryetaro, qoftė kjo e re apo e vjetėr, ėshtė njė vėrė nė ujė bile-bile njė vėrė nė hava kur nuk ka ujė. Sepse pa ujė o kryetar nuk ka jetė. E kur nuk ka jetė s'ka as politikė tė vjetėr e as tė re.
Si?? Jam njė komunist i pandreqshėm?? Tė shkoj nė...?? Alooo, o Kryetar??? Kryetar???
PS: Disa nga fragmentet e kėtij bashkėbisedimi janė pjellė e imagjinatės time.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Alo... Edi Rama??? :: Komentet

bledikorcari

Mesazh Fri Jul 11, 2008 3:02 pm nga bledikorcari

ahahahahah e forte kjo,me humor tregon gjendjen e mjerueshme te banoreve ne shqiperi dhe moscarjen e kokes nga plotikanet..

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jul 11, 2008 7:03 pm nga Iliriada Portal

Alo o qytetar te thashe zotrote mos e voto "politiken e re" po me the ik moj Berishjane, ja siē te "thote" ty kryetari yt -komunist i pandreqshem- ashtu me ulurije dhe ti mua kur te thoshja mos u mashtro. Nuk me vjen keq per ty qe te eshte ēare gurmazi me gjithe farefis bashke per krietarin tend cool, me vjen keq per ata qe nuk e pranuan asnjehere krietarin tend. Si.. alo... nuk me kuptove, nuk punon linja .. Jam kelyshe e Berishes? Po jo o qytetar se une jam nga ata qe therriten -E dua Shqiperine si gjithe Europa, po anetare e PD nuk kam qene. Jam nga ata qe sa munda kontribuova per vendin tim dhe demokracine por pa qene militantiste jo per gje po mu dha rasti te shoh se si u poll PD, PS, PSD, PAD e kelyshet e tjere te partise se qoftlargut. Alo... nuk te vjen zeri, nuk punon linja? Je ne rradhe per nje kanoēe uje? Ke te drejte mos te te vije zeri se keshtu si je thare ti per pike te ujit dhe per nje ēike oksigjen shume shpejt do perfundosh ti dhe bashkeqytetaret e tu ne koma kolektive. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Fri Jul 11, 2008 9:11 pm nga bulqizaku

Or boja u ka dal tgjithve. Secili ma i keq se shoqi. Sdim ka tja majm. Shko majtas, derq, shko djathtas, shejtan rri nven i ke si dreqin si shejtanin mkurrizt. Sdim ka tja majm allaj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Fri Jul 11, 2008 9:55 pm nga lola

Tironcit nuk duhet te bejne zhuurme per kryetarin e tyre qe eshte i pari ne bote. Ai nuk e merr ndermarjen e ujit se do ti duhet te harxhoje fonde per permiresimin e gjendjes, dhe me keto lloj punimesh nuk i del qyli.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Fri Jul 11, 2008 10:00 pm nga bulqizaku

U thash atine katunarve tmi si kan shku ntiran e kan ble ka nji cop shpi. Mos votoni or per antimalokun, po sem ngjun. Prap se prap bon nkok tvet. Teshtej qahen se skan uj, sun dalin nrrug prej llomit. Qahen se Rama u shko per sabafi me eskavator e kur ta shofin veten pa ēati. Ska faj Rama. Me verte o tu bo politik tre. Politikn e kamorres.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Fri Jul 11, 2008 10:18 pm nga toni

Po nuk e votoj kush Romen. Ai qe i thot alo... e paska votu po tironcit e vertete nuk e votun. Se si u votu Roma e pam. Thuj ti si nuk po del nji njeri i hajrit tjet tamom. Ky ja ka qenis bukur po ku i bo pershtypje Romes. Tani kto e kan ēu punen me i pik ku nuk bo mo pun fjala, as grevat as demostratat.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jul 11, 2008 10:52 pm nga neni 55

E drejte Ramen nuk e votoj kush. Ai erdhi perseri ne krye tebashkise si rrezultat i mareveshjes se fshehte me Berishen. E keni pa qe pas zgjedhjeve lokale e ka qep. Eshte bere opozitar i but. Bo sikur po krtikon po ma teper flet me veten. Ne u qame per dyshen Nano-Berisha mirepo dyshja Berisha -Rama po na del me e rrezikshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jul 11, 2008 10:56 pm nga neni 55

I ka dal fundi.Mire e ke Tironc nuk ben pune fjala.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Sat Jul 12, 2008 7:30 pm nga Drini

Jeni ju o Besjan pa eshte Rama.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi