Ina Rama me keq se Edi Rama
Faqja 1 e 1
25112008
Ina Rama me keq se Edi Rama
Ina Rama ka deshmuar se eshte e kapur politikisht dhe se po perdoret ne sherbim te klaneve politike kunder Sali Berishes. Prej kohesh eshte denoncuar skema e akuzes se ceshtjes se rruges Durres-Kukes, si nje ceshtje e mirefillte politike dhe se kundershtaret e kryeministrit kane vendosur te perdorin prokurorine, per t'i zgjatur hetimet deri ne prag te fushates elektorale 2009. Ajo dje ka firmosur thirrjen ne prokurori te Ministrit Basha ne nje kohe kur Gjykata e Tiranes nje jave me pare rrezoi kerkesen e prokurorise per zgjatjen e afatit te hetimit te kesaj ceshtjeje. Pra, prej dites se ketij vendimi, prokuroria nuk mund te vazhdoje hetimet per kete akuze, deri ne nje vendim tjeter te nje gjykate te nje shkalle me te larte, sic eshte Gjykata e Apelit. Edhe vete zonja Rama, ne nje deklarim per mediat tha se "nuk pajtohem me vendimin e Gjykates se Tiranes, por do te nderpresim hetimet dhe do ta apelojme vendimin e gjykates". Por vetem dy dite pas kesaj deklarate, zonja Rama ne kundershtim me vendimit e gjykates dhe ne kundershtim me deklarimin e saj, firmosi thirrjen ne prokurori per ta pyetur Ministrin Basha. Ky ndryshim i qendrimit te saj ne kundershtim me ligjin, kuptohet qarte se eshte marre pas nderhyrjesh politike per ta vene Ministrin ne nje pozite te veshtire publike dhe per ta kthyer ne zhurmen e radhes. Nese Basha paraqitet ne prokurori, ne kundershtim me vendimin e gjykates, do te thote te shkele vendimin e gjykates dhe kerkesat e te akuzuarve te tjere te kesaj ceshtjeje, ish-punonjes te tij. Nese Basha nuk paraqitet ne prokurori, ne respekt te procedures ligjore dhe vendimit te gjykates, prokuroria do ta ktheje ne nje zhurme publike dhe politike me argumentin e pritshem qe Ministri Basha i shmanget hetimeve. Dhe ketu qendron edhe qellimi i kesaj thirrjeje politike te Bashes ne prokurori, ne kundershtim flagrant me vendimin e gjykates. Ciles Ina Rama duhet t'i besojme, asaj qe deklaroi qe do te respektojme vendimin e Gjykates, apo kesaj qe ne kundershtim me deklarimin e saj e shkel dhe nuk e respekton vendimin e gjykates? Historia e Rruges se Kosoves, nisi pas akuzave te opozites dhe vullnetit politik te ish-prokurorit Theodhori Sollaku i cili e nisi kete ceshtje, pas kerkeses se Berishes per shkarkimin e tij. Ne dhjetor te vitit 2007, Prokuroria e Pergjithshme kerkoi heqjen e imunitetit te Bashes, dhe me 25 dhjetor te po ketij viti Parlamenti hoqi imunitetin e deputetit. Por kaluan 11 muaj dhe Ministri nuk u thirr ne Prokurori, ceshtja nuk u hetua me qellim qe te shtyhej afati sa me shume per t'u afruar ne fushaten elektorale te qershorit. Qellimi i keqperdoruesve te Ina Rames eshte qe Berisha te hyje ne fushate me dy ministra ne bangon e te akuzuarit ne gjykate. Keshtu shpjegohet edhe zvarritja e hetimeve per ceshtjen e Gerdecit, ku per nje shtyrje tre ditore te heqjes se imunitetit te ish-ministrit Fatmir Mediu, prokuroria dha alarmin publik duke u ankuar edhe neper ambasada. Por edhe pse Parlamenti e hoqi imunitetin e Mediut, ai nuk u thirr per muaj te tere per t'u pyetur duke konfirmuar qellimin e keqperdoruesve te Ina Rames per ta mbyllur kete ceshtje vetem pak kohe para zgjedhjeve, qe gjykata te mos kete kohe te marre vendim para zgjedhjeve. Ministri Basha eshte i pari i akuzuar ne historine e akuzes shqiptare, perfshi edhe prokurorine e epokes se diktatures, qe duhet te pergjigjet per nje vendim kolektiv. Vendimi per ndertimin e Rruges se Kosoves dhe kontrata me kompanine fituese eshte marre nga Keshilli i Ministrave. Ne baze te ligjit te shtetit shqiptar por edhe atij nderkombetar, nuk ndodh qe per nje vendim kolektiv te pergjigjet njeri prej vendimmarresve. Por prokuroria duke qene koshiente per fundin e kesaj akuze, qellimisht e zgjat ate, thjeshte per ta mbajtur hapur dhe perdorur akuzen e kundershtareve te kryeministrit. Por akuzat politike deri me tani, te gjitha kane perfunduar me nje vrime ne uje, duke lene pas, vetem zhurmen dhe shijen e keqe te moralit te akuzuesve dhe perdoruesve te tyre. Me kete keqperdorim te Ina Rames, Prokuroria e Pergjithshme po perjeton nje prej periudhave me te erreta te saj. Ina Rama, si prokurore e shtetit, po vepron me keq se sikur te ishte sekretare e kryetarit te opozites, Edi Rama, i cili edhe pse eshte njeriu me i interesuar per kete akuze, nuk eshte shprehur dhe nuk besoj se shprehet kunder moszbatimit te vendimit te Gjykates. Nese prokuroria e shtetit nuk zbaton vendimet e gjykates, pse duhet te zbatohen ato, nga institucionet e tjera apo nga qytetaret? Ky eshte shembulli me i keq qe Ina Rama dhe perdoruesit e saj po japin ne zbatim te ligjit ne Shqiperi.
Koha Jone
Ina Rama me keq se Edi Rama :: Komentet
Kjo bukuroshja mduket se ēdo nate ben prova para pasqyres se si do dale ne tv.
Mua mu be qefi kur u emrua ne kete post nje grua. Sa e degjova te fliste me krijoji pershtypjen e nje kokete. Ndoshta ajo ka natyren te tille po une mendoj qe kjo pozite kerkon dike qe veē te tjerash te rrezatoje pak force seriozitet, karakter te hekurt. Nese do ti justifikonte me pune te gjitha ato qe them une nuk do te kishin vlere mirpo me duket se deri tani ska gje ne vije.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi