ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edi Rama ne Harvard

Shko poshtė

11022010

Mesazh 

Edi Rama ne Harvard Empty Edi Rama ne Harvard




Nga SHBA, Sami Milloshi
Eshte pa dyshim interesante te ndjekesh konferenca te zyrtareve shqiptare ne Amerike. Po sigurisht eshte edhe me interesante, t'i veshtrosh keta kur paraqiten ne Harvard, ne tempullin e dijes se botes. Prandaj edhe ia vlen qe te ndalemi pak tek prezantimi qe beri Edi Rama, ne shkollen "Kenedi" te Universitetit te Harvardit bashke me kryetarin e bashkise se Bogotas ne Kolumbi. Tema te bisedes se tyre ishin ndryshimet qe kane ndodhur perkatesisht ne Tirane dhe Bogota, ne periudhen kur ne krye te bashkive kane qene perkatesisht dy njerez, me "background" prej artistesh. Une nuk kam ndermend te merrem me kryetarin e bashkise se Bogotas. Me mjafton te perqendrohem tek ajo, se si e prezantoi Tiranen Edi Rama.

Le ta them qe ne fillim se m'u krijua pershtypja , ose me mire te them m'u kujtua nje reviste qe ka pas dale ne botim dikur ne kohen e diktatures: "Shqiperia e re", e cila e nuk kishte asgje tjeter ne faqet e saj pervec "shkelqimit" qe kishte Shqiperia, ose sic e tha edhe Edi Rama, duke shkaktuar ilaritet ne salle se " Shqiperia ishte bashke me Kinen, dy 'Luanet e Botes'". Ne ate reviste gjithe "shkelqimi" i Shqiperise fillonte me hyrjen e Enverit ne Tirane pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Edhe "shkelqimi" i Tiranes se sotme, nga prezantimi qe beri Edi Rama, lihej te kuptohej se fillonte me diten kur u be kryetar bashkie po ai. Ne fillim zoti Rama prezantoi ne nje ekran, nje histori te shkurter filmike me pamje nga Shqiperia. E filloi qe me perandorine otomane dhe e mbaroi me trotuaret e Lanes pa kioskat. Ata qe i kishin pergatitur filmin, ishin kujdesur mjeshterisht qe historia e Tiranes te fillonte dhe te mbaronte me lavdine dhe suksesin e Edi Rames. Keshtu pasi na dha nje harte te Tiranes urbane, ne kohen e princ Vidit, pasi na tregoi edhe krevatin ku kishte fjetur Vidi, pasi na dha nje fotografi te Ahmet Zogut te cilin e komentoi tre sekonda, na shfaqi nje foto te bulevardit te madh te Tiranes dhe tha se "ky eshte bulevardi, pa qytet". Me pas na shfaqi Universitetin e Tiranes dhe i percaktoi edhe daten e hapjes, por nuk tha se kur eshte ndertuar vete godina. Tregoi hotelin e 15 kateshit, dhe shkaktoi perseri ilaritet kur tha se "kjo ishte e vetmja ndertese e larte ne Tirane " dhe se "ata (kupto, regjimi i Enverit) e bene ate per te treguar se ne jemi ne gjendje te bejme edhe te tilla, por nuk duam". Dhe ne fund fare, dha pa hesap pallatet e bojatisura prej tij ne vitet kur eshte ne krye te bashkise.

Nuk eshte nevoja te zgjatem, por mjafton t'i kujtojme zotnise Rama, se t'i mund te jesh i afte me kuratoret e tu, te fshehesh qendren e Tiranes, madje edhe ndertesen e bashkise ku ke zyren, por shqiptaret e dine shume mire se historia arkitekturale e Tiranes nuk fillon ne vitin 2000. Se Tirana ka ate bulevard aq te bukur dhe ate qender aq te bukur pikerisht pse ka kompleksin e ndertesave te ministrive, te gjitha te ndertuara nga italianet ne kohen e Mbretit Zog. Edhe ndertesa e Universitetit i perket asaj kohe. Kete e dine edhe ata qe e ftojne Ramen te shpjegohet ne Harvard se "Cfare mesimi ka nxjerre nga humbja e zgjedhjeve, ku ti pretendove te jesh kryeminister?" Nuk mund te mbulohet e verteta me "shoshe" dhe kete nuk duhet ta harroje edhe zoti Rama. Keshtu, edhe ato pak merita qe mund te kesh si kryebashkiak, jo vetem qe nuk shtohen por ka rrezik te shuhen dhe fshihen fare.

Askush nuk mund ta ndertoje te ardhmen duke mohuar ate qe eshte e vertete. Perfshi edhe Edi Ramen. Te pretendosh te besh te kunderten, domethene ta fillosh historine nga vetja, sic u perpoq ta identifikonte zoti Rama historine urbanistike me historine e karrieres se tij, nuk eshte vetem miopi, eshte dicka me shume. Tregon se ai me dashje apo pa dashje, pavaresisht fasades se artikulimit te fjales qe duket sikur ka nje ngjyre moderne, ne thelb shfaqet me nje mentalitet dogmatik. E pare ne korelacion me gjithe cfare ka ndodhur me te pas zgjedhjeve te 28 qershorit, kur zoti Rama kembengul ne egon e tij, pa marre parasysh cfare i thone jo vetem autoritete nderkombetare, por edhe kolege te tij te Partise Socialiste, e gjitha kjo pra, e ben edhe me evident mentalitetin e tij prej dogmatiku. A ka ndonje dobi prej kesaj? Kurrfare dobie. Ne Harvard e dine se dogmatiket dhe dogmatizmi, mund te fshihet edhe nen maskat e modernizmit dhe te fasadave, madje nuk eshte cudi qe kjo te kete qene edhe arsyeja pse e kane ftuar ta demonstroje drejtpersedrejti. Shqiperia ka nevoje te behet e njohur jashte, por nuk ka nevoje te prezantohet ne menyre delirante sepse kjo e ben edhe me te izoluar se ne kohen kur ne menyre absurde, diktatori Hoxha e kishte izoluar nga Bota. Nje menyre prezantimi e Shqiperise si ajo qe beri zoti Rama, jo vetem nuk e zhben ate absurd qe formalisht nuk ekziston me perkundrazi, e mban te gjalle sepse i prezanton botes nga afer, produktet njerezore te atij absurdi si mentalitet dhe si formim. Dhe per ta mbyllur do te deshiroja ta perseris ate qe tha zoti Rama kur u pyet nga moderatorja e bisedes, se cila do te ishte e ardhmja e tij, cilat ishin ambiciet e tij. Tha shprehimisht se "Une nuk jam politikan dhe bile as nuk kam deshire qe ne te ardhmen te jem i tille". Te kunderten deklaroi kryetari i bashkise se Bogotes qe deklaroi se synon te behet edhe President i vendit. Ky pohim absurd vjen nga nje njeri qe eshte ne krye te nje partie politike, madje te nje partie qe ka qene ne pushtet per tete vjet. Ky pohim vjen nga nje njeri qe eshte kryetar i nje bashkie te nje qyteti me rreth 700 mije banore. Ky pohim vjen nga nje njeri, te cilit pese dite me pare Keshilli i Evropes i ka kerkuar te ulet ne dialog me kryeministrin aktual shqiptar, zotin Berisha. Cfare kujton ky zoteri, mos valle kujton se po impresionon ata qe e degjojne me "zbulimet " e tij etimologjike, sipas te cilave, per absurd, nje njeri i cili i ka ato funksione qe i permenda, nuk eshte politikan? Por cfare eshte atehere? Druvar, karrocier, apo cfare tjeter? Une vetem desha te them bindjen time, se autoritetet nderkombetare qe do te vijne ne Tirane per ta monitoruar dhe ndihmuar ne dialogun qe i kane kerkuar te beje zotit Rama me zotin Berisha, nuk jane te interesuar te takohen as me druvare dhe as me bojaxhinj. Sepse ata e dine fare mire se cfare eshte Tirana, pavaresisht bojerave qe iu ka vene fasadave, kryetari aktual i bashkise se Tiranes. Keshtu qe do te bente mire qe ta prezantonte vetem sic duhet ta prezantoje nje politikan. Pavaresisht nese del i humbur apo i fituar nga biseda.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38520
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi