ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politika e fosilizuar dhe ne, gazetarėt…

Shko poshtė

14072008

Mesazh 

Politika e fosilizuar dhe ne, gazetarėt… Empty Politika e fosilizuar dhe ne, gazetarėt…




Politika e fosilizuar dhe ne, gazetarėt…
Martin Leka

Pėr rreth 18 vjet, nė Shqipėri kemi parė, folur, shkruar e dėgjuar pėr lloj-lloj protestash publike qė nga mė tė zakonshmet, gjer tek mė sublimet, ato tė urisė, kujtoj Pjetėr Arbnorin, i cili jam i sigurtė qė do tė vetėflijohej nė njė qeveri tė paarsyeshme, e deri tek protestat masive e tė dhunshme, ngjarjet e ’97, 98, etj.
Gjatė njė proteste tė Unionit tė Gazetarėve lidhur me mospagimin e gazetarėve e punonjėsve tė njė televizioni, u artikuluan edhe emrat e dy kolegeve tanė, mjaft tė njohur e tė pranishėm nė media dhe tė njohur pėr kritika tė spikatura. Ndjeshmėria nė kėtė rast mendoj se ka mbetur gjer tek kufijtė e solidaritetit profesional. Nuk duhet tė jetė vetėm kėshtu. Rasti i miqve dhe kolegėve tė mi Stefani dhe Nano duhet tė jetė njė rast pėr tė gjithė komunitetin e shpėrqendruar tė gazetarėve, nė mėnyrė qė ata tė kuptojnė mė mirė se njė komunitet i bashkuar mbi baza principesh tė qarta demokratike e profesionale, mund t’ia dalė tė mundė jo vetėm autoritarizmin e qeverisjeve apo liderėve, por mund tė vendosė rregulla tė qarta pėr punėn e tyre, shpesh “nė tė zezė e tė zezė”…
Sot duhet tė jesh “zhongler” i madh pėr tė pėrfituar nga tė tėrė krahėt. Disa e kanė praktikuar me mjaft sukses nė praktikė kėtė “profesion” tė vėshtirė, por ekonomikisht mjaft efektiv, ndonėse i ndyrė moralisht. I thonė dhe i rrinė “lepe-peqe” bosit (pronarit), i miratojnė tė gjithė politikat editoriale, madje sa nuk i thonė se “ti ke lindur pėr gazetari o shef”(?!), paēka se shefi mund tė ketė qenė kapter apo magazinier e me 8 klasė tė marra vetė e 4 tė tjera nė “Rrugėn e Kavajės”…
Nė kėtė tollovi tė madhe tė tregut politik e mediatik, nuk mund tė mos evidentohen edhe raste si ai qė pėrmendėm mė lart. Familjarėt e Mustafa Nanos apo Andrea Stefanit padyshim po vuajnė padrejtėsisht, pasojat e opinioneve tė tyre kritike ndaj qeverisė. Kjo qeverisje pa stil, pa kod e pa moral, ky mentalitet bajraktarėsh qė na udhėheq, nuk e ka pėr gjė tė tė heqė “bukėn e gojės”, nėse nuk i shkon pas apo nuk i shėrben sipas “midesė” sė stomakut antidemokratik.
Por problemin dhe tė keqen, familjarėt e Andreas e ata tė Muēit e shumė tė tjerė si ata e kanė tek mentaliteti piramidal qė ushqehet e vetushqehet. Nga njė administratė e paaftė e infantile nuk mund tė presėsh gjė tjetėr pėrveēse besnikėrisė partiake e paranojės sė “rrezikut armiqėsor”. Muēi e Andrea e dinė se administratat e familjarėve tė tyre nuk i ka marrė nė telefon kryeministri pėr t’i pushuar nga puna, por vetė ata (administratorėt e kryeministrit) e dinė se si duhet tė veprojnė, e dinė se si luftohet “armiku”.
Ky mentalitet e kjo lloj piramide kokėposhtė na ka lėnė pėr rreth dy dekada nė njė tranzicion tė stėrgjatė. Sepse nė vend qė tė merremi me punė, merremi me njėri-tjetrin, me biografitė dhe luftėn e kotė e kotėsitė e luftės politike. Pėr rreth dy dekada, tė dehur nga liria, nuk e kemi kuptuar se lirinė po mundohen tė na e japin me “masė”, si ato gotat alumini me bisht tė tekeve tė rakisė qė i mbanin banakierėt e dikurshėm. Kėto “fosile” tė mbetura tė komunizmit duket se do vazhdojmė t’i kemi e tė na ndjekin, pėr sa kohė nuk do mundim tė bindim njė shoqėri qė voton pėr efektet negative qė sjellin e mbjellin tė tilla dukuri “fosile”. Do tė na ndjekin pėr sa kohė ne do tė shohim vetėm punėn e vetvetes e jo punėn e tė gjithėve.
Pra, pėr sa kohė do tė shpėrfillim solidaritetin e shoqėrisė sonė komunitare, siē kemi bėrė deri tani, do tė vazhdojė “gjenocidi” ndaj nesh, nė forma tė ndryshme, siē u veprua sė fundi me motrat e me familjarėt e dy kolegėve tanė, A. Stefani e M. Nano e siē ėshtė vepruar mė parė me mijėra tė tjerė, tė hequr nga puna nė administratė pėr arsye politike gjatė kėtyre 18 vjetėve.
Gjer atėherė, unė do tė vazhdoj tė bėj dialogun e pėrditshėm me mikun tim tė vjetėr Agim Isaku:
Unė: -Nga bėhesh Gimi, ku punon?
Agimi: -Me honorare…!
Unė: -Po Vera?
Agimi: -Pa punė, shkruan libra! Po ti, ku po punon?
Unė: -Me honorare…!
Agimi: -Hajt pra, pimė njė kafe me honorare…
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi