ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipni tavolinash

Shko poshtė

15072008

Mesazh 

Shqipni tavolinash Empty Shqipni tavolinash




Shqipni tavolinash
Artan Lame
Tek njė zonė nga anėt e Medresesė, Bashkia sė fundmi sistemoi, shtroi e asfaltoi rrugicat. Javėn e parė u duk si bekim, ndėrsa javėn e dytė u kthye nė mallkim. Tė gjitha pusetat u vodhėn. Deri atėherė, vėrtet rrugicat kishin qenė tė pashtruara, por pusetat ose ishin mbushur me dhera dhe nuk kishin nevojė pėr kapak, ose ishin mbuluar prej kohėsh dhe nuk i dinte njeri ku ishin. Shtrimi me asfalt, zbuloi gjithė pusetat e vjetra dhe vuri tė reja atje ku mungonin. Por zbulimi i pusetave i bėri ato taktikisht tė sulmueshme dhe brenda njė jave ato u vodhėn tė tėra. Gratė e zunė inatin me Bashkinė qė ju rregulloi rrugėn, se po ju binin kalamajtė brenda. Burrave ju kujtua Albert Vėrria: "Po me urėn ē‘patėn xhanėm". Ndėrsa pleqve, ju kujtua llafi i vjetėr i popullit "m... qė ka zėnė kore, mos e ngacmo se qelb dynjanė". Se vėrtet qė pusetat e vjetra nuk dukeshin, por ato ishin aty prej shekujsh, ndėrsa tani qė i zbuluan dhe i vunė tė reja, ato rrojtėn vetėm njė javė.

Pasi makinat filluan tė thyejnė amortizatorėt dhe pleqtė kėmbėt nėpėr grykat e mprehta, u gjet njė zgjidhje qė, si tė gjitha zgjidhjet shqiptare, vjen nga thellėsia e shekujve. Bėnė disa kapakė me dėrrasa tė trasha tė mbėrthyera dhe i fiksuan mbi gojėt e pusetave. Ēuditėrisht, zgjidhja funksionoi. Shkoni t‘i shihni po s‘besuat. Po tė kishin blerė kapakė tė rinj prej gize do tė ishin zhdukur prapė brenda javės, ndėrsa askush nuk rrezikon tė shkojė e tė shkulė ca dėrrasa tė vjetra.

Nga pikėpamja e zgjidhjes sė hallit, gjetja rezultoi funksionale, ndėrsa nga pikėpamja e zhvillimit historik, duhet tė themi se, nga epoka e hekurit u kthyem nė epokėn e drurit. Prej kėndej, njė hap na ndan pastaj nga epoka e pemėve.

Atyre anėve tė qytetit ka ndodhur edhe njė devolucion tjetėr i ngjashėm. Ishte dikur midis njė copė lulishteje tė vockėl, njė bust bronzi i Misto Mames. Njė ditė busti i heroit u zhduk dhe pak mė vonė ajo copė tokė u rrethua me njė mur guri qė e pėrfshiu brenda njė oborri. Nė kėtė rast, patėm kalim nga epoka e bronzit nė atė tė gurit, ose tė neolitit, siē do thosh arkeologu.

Qeshni, qeshni, por mos harroni se kėto nuk po ndodhin nė zemėr tė Afrikės, apo nė ishujt e Zelandės sė Re, por bash nė mes tė vendit ku rrojmė.

ĒESHTJE SISTEMI

Rrjeta e drejtėsisė zuri njė tjetėr peshk dhe, me tė mėdhenj e tė vegjėl, vrapuan ta shohin sa i madh ishte. Doktor me zanat, profesor me titull, e zunė tek merrte ryshfet dhe ka njė javė qė s‘ka gazetė e televizor, qė s‘e nxjerr tė zinė duke hipur e zbritur shkallėt e gjykatės. Tek e pashė herėn e parė, thashė mirė t‘i bėhet, herėn e dytė mė erdhi keq, tė tretėn thashė sa turp. Ky i shkreti e kish rregull tė merrte gjysmėn e asaj qė kėrkon filani. Filani ėshtė njė tjetėr doktor me titull, ndėrsa ky qė mė jep informacionin ėshtė njė miku im doktor pa titull.

Po atėherė, kėtė tjetrin kur do ta zėnė, po 80% tė mjekėve qė sipas sondazheve marrin ryshfet, kur do t‘i zėnė? Po 50% tė bizneseve qė kanė evazion fiskal, kur do t‘i zėnė? Po 90% tė zyrtarėve qė shesin tenderėt, kur do t‘i zėnė? Po profesorėt qė shesin provimet, zyrtarėt qė shesin pronat, varrmihėsit qė shesin varret, kur do t‘i zėnė? Po funksionarėt qė shesin licencat, doganierėt qė shesin doganat, pyjorėt qė shesin pyjet, gjykatėsit qė shesin gjyqet, mjedisorėt qė shesin mjedisin, gjeneralėt qė shesin fishekėt, gazetat qė shesin kolonat, deputetėt qė shesin votėn, priftėrinjtė qė shesin kocka, hipotekat qė shesin tapitė, ndėrtimorėt qė shesin ndėrtimet dhe komunarėt qė shesin ē‘ka mbetur nėpėr komuna, kur do t‘i zėnė? Dhe nė u bėftė kiameti dhe i zėnė tė gjithė kėta, ku do t‘i fusin? Po edhe nė gjeēin ku t‘i fusin, kush do t‘u japė tė hanė bukė e gjellė gjithė kėtyre, se do bėhen mė shumė brenda se jashtė!

E kam rrahur njė herė kėtė hall, ku arrestuan kryetarėt e Komunės sė Kasharit, atė qė ishte mė parė dhe atė qė u vu mė pas. Jo dy, po dymbėdhjetė kryetarė tė ndėrrohen, njėlloj do vjedhin. Mor po, edhe ju qė mė lexoni, t‘u vėnė kryetarė komune atje, prapė do vidhni. Se ėshtė pazari sheshit, ligjet mė shumė s‘janė se janė dhe do kurajė prej Nėnė Tereze qė ta mbash dorėn. Italianėt, qė ia dinė radhėn muhabetit mė mirė se ne, edhe pėr tė mira edhe pėr tė liga, kanė njė llaf: "rasti e bėn njerinė hajdut" (l‘occasione fa l‘uomo ladro). Dhe nė njė sistem tė shpartalluar si ky i yni, rastin as nuk lipset ta kėrkosh se tė zė kėmbėt gjithandej. Pastaj, kur rrjeta zė ndonjė fakir, atėherė lėshohemi tė gjithė tė betohemi pėr nder, din e iman.

Nė njė botė tė tillė qė qelbet erė si kjo e jona, do ketė rrojtur edhe Krishti, kur u tha tė zemėruarve: "tė gjuajė gurin e parė, kush ėshtė pa mėkat". Me ē‘duket njerėzia aso kohe, do kenė qenė mė tė virtytshėm se ne sot, se askush nuk guxoi tė gjuante gurin. E ka thėnė Edi Rama pėrpara meje, kėshtu qė nuk e marr dot meritėn: "Nuk janė njerėzit qė prishin sistemin, por ėshtė sistemi qė i prish njerėzit". Sot ne, nga qė pėrtojmė t‘i hyjmė e ndėrrojmė sistemin, tė ndreqim ligjet e tė ngremė institucione, tė hapim mendjet e tė ngremė sistemin, i biem shkurt tregojmė me gisht peshkun nė rrjetė dhe shkojmė tej duke pritur rastin tonė.

VITI I VITOVE
As i njihni, e aq mė pak kini pėr t‘i njohur tani qė tė dyja shkuan nga kjo jetė. Njėra Vito, mė saktė Vitori, ka qenė infermiere e Shtabit tė Pėrgjithshėm nė kohė tė Luftės. Hiqte pas nėpėr male, veē tė tjerave, edhe djalin 9 vjeē. Kam dėgjuar historira nga mė tė frikshmet pėr ato endje dimrave e gėrxheve. Djali ėshtė konsideruar Partizani mė i ri i Lėvizjeve Partizane nė Europė. Ėshtė edhe dekoruar nga Jelcini pėr kėtė. Pas Lufte, Vitoja rrojti e rrojti sa tė shihte qė djali u bė ushtarak dhe pastaj rrojti ta shihte edhe tė dėnohej me 15 vjet burg, si armik i Partisė dhe i Popullit. Rrojti edhe pėr tė shikuar djalin tė dilte nga Burgu mė ‘91-shin.

Vitoja tjetėr, ka qenė edhe ajo partizane. Nga Kuēi, fshati i autobusit qė ecėn brinjazi. U plagos dhe mezi i shpėtoi vdekjes me njėmijė halle. Pas Lufte u bė oficere. Ka qenė nė grupin e parė tė oficereve femra. Rrojti tė bėhej edhe oficere nė Armėn e Tankeve, tė atyre tankeve qė sot nuk i kemi mė hiē. Rrojti edhe tė martohej e tė bėnte fėmijė. Pastaj i dėnuan burrin, edhe ai oficer, si armik tė Partisė dhe tė Popullit. Rrojti akoma.

Tė gjithė bėjmė prova tė themi e tė gjejmė nga njė teori pėr absurdin e regjimit qė dėnonte besnikėt e vet, por kjo s‘ėshtė gjė, se ēdo regjim ia del tė krijojė besnikė, ku nga budallallėku, e ku nga interesi. Mė absurd akoma, ishte regjimi kur dėnonte jo vetėm ata qė i qenė besnikė, por edhe ata qė i kishin hyrė malit me idealizmė tė shenjtė. Do vazhdojmė tė bėjmė filozofira, pa e kuptuar dot asnjėherė psenė e kėtij absurdi, qė thyente zemra, ėndrra e jetė. 2008-a i mori tė dyja Vitot. Qenė ndėr tė fundit qė mund tė shpjegonin ėndrrėn e kohės sė tyre, tani, nė njė epokė qė nuk i qas ėndrrat.

Tė lehtė e paēin dhenė sipėr!

SHENIM

Qė ta dini dhe ju, kėto shkrime para se tė shkojnė nė gazetė, i lexon ime shoqe qė bėn edhe redaktoren. Kėsaj radhe, ajo nuk qe dakord, se i dukesh sikur mbroja atė doktorin. Tė paktėn, tė jeni me mua ju tė tjerėt, pasi unė atė e pėrdora thjesht si shembull, se shumė mirė mund tė pėrdorja gjithkėnd tjetėr nga ata qė ka ca kohė qė prokuroria po u bie pas.
Shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi