ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipni tavolinash

Shko poshtė

10062008

Mesazh 

Shqipni tavolinash Empty Shqipni tavolinash





Shqipni tavolinash
Lenini krijoi revolucionin dhe i dha atij shėrbyesin: Revolucionarin profesionist. Nė kėtė profesion, Lenini bashkoi nevojėn e revolucionit pėr idealistė dhe nevojėn e idealistit pėr rrogė. Shekulli i ri pa shembjen e kėsaj skeme dhe zėvendėsimin e revolucionarit profesionist me atė tė politikanit profesionist. Politikani profesionist do tė duhej tė zgjidhte nevojėn e politikės pėr idealizėm dhe tė idealistit pėr rrogė.
Koha jonė, qė e sheh idealizmin si anakronizėm, po e zėvendėson politikanin idealist me politikanin e suksesshėm.
POLITIKANI I SUKSESSHEM

Politikani i suksesshėm ėshtė liberal, ai nuk i beson kurrė ato qė thotė. Tė thuash marrėzira dhe t‘i besosh ato, pėrfundon nė diktaturė. Tė thuash marrėzira nga halli i shefit, ėshtė thjesht liberalizėm.

Politikani i suksesshėm e urren shtetin. Shteti ėshtė njė mekanizėm i madh i komplikuar, i cili pėrpiqet tė funksionojė jashtė politikės dhe pėr kėtė pėrbetohen tė gjithė. Por po tė ndodhte kjo, politikani i suksesshėm do tė mbetej pa punė, ndaj ai bėn tė pamundurėn qė ta prishė a t‘i heqė ndonjė vidė.

Politikani i suksesshėm nuk ka ide, ai ka vetėm mendime. Politikani i suksesshėm nuk mbron ide, ai mbron vetėm mendime.

Politikani i suksesshėm e braktis mendimin nė sekondėn qė sheh se mendimi i shfaqur nuk ėshtė mė popullor. Pėr tė nuk ėshtė e rėndėsishme nėse mendimi ėshtė i drejtė apo jo, por nėse ėshtė popullor apo jo.

Politikani i suksesshėm nuk ka specialitet, ai mund tė bėjė ēfarėdo lloj pune. Sot pranon gjithė energji tė bėjė ministrin e Financave, nesėr atė tė Mbrojtjes, siē mund tė bėjė sot atė tė Shėndetėsisė e nesėr atė tė Kulturės.

Politikani i suksesshėm nuk specializohet nė asnjė degė. Kjo, pėrveēse humbje kohe, do ta linte atė mė kėmbė nė momentin qė pėr ndonjė arsye do tė rezultonte e zėnė karrigia nė ministrinė pėr tė cilėn ai ishte specializuar.

Politikani i suksesshėm nuk ka asnjėherė kohė tė lirė. Dita e tij e punės fillon nė kafen e Kuvendit, vazhdon nė kafen e ministrisė, pastaj nė kafen e "Rognerit", tė "Tiranės", tė "Sheratonit", pastaj nė kafen e Bllokut, pastaj nė kafen e kėsaj, pastaj nė tė asaj.

Politikani i suksesshėm ėshtė ai qė ka kuptuar se politika ėshtė si tavlla, nuk i hyn nė punė askujt veē atyre qė po luajnė, shėrben pėr tė shkuar kohėn dhe po fitove, tė bėn edhe me parĆ”.

Politikani i suksesshėm nuk lexon libra pėr disa arsye. E para, po tė lexonte libra, do t‘i neveritej politika e suksesshme dhe e dyta, siē thamė, ai nuk ka kurrė kohė tė lirė. Po tė lexonte libra, nuk do kishte kohė pėr kafe dhe kjo do ta linte tė paazhornuar. Nė politikėn e suksesshme, tė azhornohesh nėpėrmjet kafes ėshtė shumė mė e dobishme sesa tė azhornohesh nėpėrmjet librave. Librat tė tregojnė se ē‘duhet tė bėsh vitin e ardhshėm, por duhet tė zgjidhėsh vetė se ē‘duhet tė bėsh nesėr, ndėrsa nė kafe mėson se ē‘duhet tė bėsh nesėr, pa u bėrė merak pėr vitin qė vjen. Dhe e treta, nėse do tė lexonte libra, nuk do kishte kohė pėr tė krijuar probleme dhe pėr tė zgjidhur halle.

Politikani i suksesshėm nuk zgjidh probleme, ai zgjidh halle. Halli ėshtė njė gjė qė i intereson dikujt nė njė moment tė caktuar, ndėrsa problemi ėshtė njė gjė qė u intereson shumė njerėzve nė kohė tė ndryshme. Tė zgjidhėsh njė problem do tė thotė tė ngresh njė mekanizėm qė funksionon automatikisht edhe nė mungesė tė zgjidhėsit, ndėrsa tė zgjidhėsh njė hall do tė thotė tė kesh aty prezencėn e zgjidhėsit qė e ka nė dorė. Pėr kėtė arsye, politikani i suksesshėm nuk zgjidh asnjėherė probleme, pasi kėshtu do tė mbetej pa punė.

Mėnyra mė fitimprurėse pėr tė zgjidhur njė hall ėshtė duke krijuar njė problem. Populli (nė kohėt kur nuk kishte shoqata pėr mbrojtjen e kafshėve) e ka pėrkufizuar kėtė metodė me shprehjen: "Me njė gur vret dy zogj". Pėr shembull, nėse tre veta me njė sy, kėrkojnė tė punėsohen nė administratė, logjika e thjeshtė tė thotė qė tė bėsh njė ndryshim nė ligj, sipas tė cilit tė gjithė njerėzit me njė sy punėsohen nė administratė. Kjo ėshtė tė zgjidhėsh problemin, por ka njė tė keqe brenda. Nga ky moment, njerėzit me njė sy nuk do tė kenė mė nevojė pėr politikanin. Atėherė politikani i suksesshėm zgjidh vetėm hallin. Ai thotė: "Tre njerėzit me njė sy qė erdhėn tė mė takojnė, tė punėsohen nė administratė". Kjo do tė bėjė qė ata tė tre t‘ia dinė pėr nder politikanit tė suksesshėm dhe, veē kėsaj, tė gjithė tė tjerėt me njė sy do tė kenė nevojėn e tij pėr t‘u punėsuar edhe ata.

Politikani i suksesshėm e trajton mė seriozisht futbollin sesa politikėn. Futbolli ėshtė njė gjė me interes, pasi tė bėn popullor, ndėrsa politika jo, pasi njerėzit e kanė mė tė lehtė tė kuptojnė futbollin sesa politikėn.

Politikani i suksesshėm nuk ka turp nga vartėsit. Nėse do tė kishte turp, nuk do tė bėnte tė paktėn gjysmėn e maskarallėqeve qė bėn, gjė qė do t‘ia ulte me 50% normėn e fitimit.

Politikani i suksesshėm e urren korrupsionin. Aq shumė e urren, saqė nuk shpall asnjėherė se nuk ka tė korruptuar. Ai thotė se tė gjithė janė tė korruptuar. Kjo ka dy tė mira. E para, digjet i njomi me tė thatin dhe e dyta, meqė tė gjithė janė tė korruptuar nuk mund tė dėnohet asnjėri, se pėrndryshe do kishim diskriminim.

Politikani i suksesshėm ka njė mėnyrė tė vetėn pėr tė shkarkuar stresin qė i krijon tė thėnėt gėnjeshtra pa ndėrprerje. Ai tallet me atė qė ka thėnė para kamerės dhe mikrofonit, nė momentin qė fiket kamera dhe mikrofoni.

Politikani i suksesshėm nuk harxhon kurrė kohė duke mbrojtur njė ēėshtje publike, po nuk qe aty pranė njė kamera qė tė pėrjetėsojė dhe bėjė publik debatin e tij.

Politikani i suksesshėm nuk harxhon kurrė kohė me ēėshtje, efekti pozitiv i tė cilės do tė duket nė legjislaturėn tjetėr.

Politikani i suksesshėm nuk merret kurrė me vizione. Vizionet kanė njė tė keqe tė madhe: pėrgjithėsisht duan mė shumė se njė legjislaturė pėr t‘u realizuar.

Politikani i suksesshėm nuk i fsheh kurrė veset e shoqėrisė, pėrkundrazi i denoncon me zjarr ato. Ai qė pėrpiqej t‘i fshihte veset, ka qenė tipi i politikanit tė suksesshėm tė shekullit qė shkoi. Politikani i suksesshėm i shekullit tė ri e ka kuptuar se njerėzit nuk kanė kohė tė presin rezultatet, ata mjaftohen me denoncimin.

Politikani i suksesshėm midis 10 jetimėve dhe njė gazetari zgjedh tė shpėtojė nga mbytja gazetarin. Tė shpėtosh 10 jetimė, tė bėn tė dalėsh nė tė gjitha gazetat pėr njė ditė, ndėrsa tė shpėtosh njė gazetar, do tė thotė tė dalėsh nė atė gazetė pėr tėrė jetėn.

Politikani i suksesshėm nuk lufton, por vetėm luan luftash, nuk bėn beteja politike, por vetėm manovra politike. Ndaj, pasi ka mbaruar denoncimin e armikut, shkon tė pijė kafe me tė, apo pasi e ka sharė me nėnė e babė nė studion televizive, shkon tė hajė darkė me tė.

Politikani i suksesshėm ėshtė si uji, ai merr formėn e problemit qė e pėrmban. Nė mėngjes merr formėn e problemit tė mėngjesit, ndėrsa pasdite merr formėn e problemit tė pasdites, i cili zakonisht ėshtė i kundėrt me atė tė mėngjesit.

Politikani i suksesshėm ia del tė mbledhė vota nga tė varfrit dhe parĆ” nga tė pasurit. Nė kėmbim ju premton tė dyja palėve se do t‘i mbrojė nga njėri-tjetri.

Politikani i suksesshėm i zgjidh problemet gjithmonė nė mėnyrė tė gabuar. Po t‘i zgjidhte drejt, ato nuk do tė paraqiteshin mė dhe kėshtu qė ai do tė mbetej pa punė.

Politikani i suksesshėm nuk tregon kurrė rrugėn qė duhet ndjekur. Aftėsia e tij ėshtė tė nuhasė nga do vejė turma dhe kėshtu tė kthehet andej njė sekondė mė parė. Kėshtu ėshtė gjithmonė nė krye "Unė bėj atė qė doni ju, pėr kėtė jam lideri juaj".

Politikani i suksesshėm nuk ėshtė nacionalist, pasi ai e ka fshirė atė nė emėr tė integrimit. Kjo nuk bėn qė t‘i kujtohet parimi stalinist i "flijimit tė nacionalizmit nė altarin e internacionalizmit", pasi nuk e la mendja qė tė nxjerrė mėsime nga historia.
Artan Lame

Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi