ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizat me Maqedonine, negociata mes paleve per marreveshjen

Shko poshtė

08012008

Mesazh 

Vizat me Maqedonine, negociata mes paleve per marreveshjen Empty Vizat me Maqedonine, negociata mes paleve per marreveshjen




Maqedonia vendos vizat per shqiptaret
Shtimi i procedurave nga pala maqedonase per te marr nje vize nga qytetaret shqiptare kane intensifikuar bisedimet mes Tiranes zyrtare dhe pales maqedonase, ne lidhje me kete ceshtje. Keshtu, sipas nje njoftimi te dhene pasditen e djeshme nga Ministria e Jashtme, theksohet se ceshtja e regjimit te levizjes se shtetasve te dy vendeve eshte objekt i negociatave qe po zhvillohen mes dy paleve. Ne lidhje me kete ceshtje qe mund te behet shkas per prishjen e miqesise mes dy vendeve, kryetari i Komisionit te Jashtem, Prec Zogaj, theksoi se pala jone eshte ne bisedime me palen maqedonase per te ruajtur regjimin aktual te vizave. “Ne jemi te interesuar qe te ruhet regjimi aktual, pasi ka levizje te medha. Ne jemi ne nje vale per sa i perket Maqedonise per integrimin ne NATO dhe ne BE dhe do te ishte e cuditshme qe pala maqedonase te merrte nje vendim te njenashem”, theksoi Zogaj, duke shtuar se qytetaret shqiptare duhet te vazhdojne te marrin vizat maqedonase ne kufi
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vizat me Maqedonine, negociata mes paleve per marreveshjen :: Komentet

Anonymous

Mesazh Wed Jan 09, 2008 1:10 am nga Vizitor

Une besoj se veprimi maqedonas eshte nje lloj frike nga shqiptaret tani qe kosova po fiton pavarsin por edhe nje lloj provokimi ndaj shqiptareve te maqedonise. Maqedonia nuk duhej te ishte njohur nga shteti yne perderisa tu plotesonte dhe tu garantonte te gjitha te drejtat shqiptareve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jan 09, 2008 2:40 pm nga loki

Shqiptaret e Maqedonise nuk duhet te bien pre e nje provokimi te tille tani ne prag te pavarsimit te Kosoves nga ana tjeter Shqiperia duhet qe perveē veprimeve diplomatike te mbaje edhe nje qendrim te ashper ndaj ketij akti te shtetit Maqedonas.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Thu Jan 10, 2008 3:05 pm nga anonymus

Vizat, Maqedonia shtyn afatin pėr 1 mars


BLEDAR HOTI

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme tė Maqedonisė, Tasho Kukallanov, nė njė prononcim pėr median vendase ka bėrė tė ditur se qeveria ka marrė vendimin qė kjo masė e marrjes sė vizave tė shtyhet pėr nė muajin mars.
Pra, qė nga data 1 mars, ēdo qytetar qė kėrkon tė kalojė nė territorin e Maqedonisė duhet tė aplikojė pėr vizė nė ambasadėn maqedonase nė Tiranė dhe nė kufi. Presionet e shumta tė ardhura nga brenda Maqedonisė, nga faktori shqiptar, duket se kanė bėrė qė tė reflektojnė qeverinė maqedonase. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme, Kullakanov, bėn tė ditur gjithashtu se pala shqiptare ėshtė njoftuar pėr njė vendim tė tillė prej kohėsh. Por pritet qė nė muajin mars tė ketė edhe kontakte nė nivele tė larta mes Maqedonisė dhe Shqipėrisė, qė do tė synojnė zhbllokimin e kėsaj situate. Autoritetet maqedonase shtetėrore nė Shkup deklaruan se vendosja e vizave pėr 140 shtete, bėhet pėr shkak se Maqedonia si vend kandidat pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, ka filluar tė zbatojė praktikat e reja tė regjimit tė vizave. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė lidhet me ndryshimin e regjimit tė dhėnies sė vizave. Drejtori pėr ēėshtje konsullore nė Ministrinė e Jashtme tė Maqedonisė, Savo Sibinovski, duke folur pėr agjencinė e lajmeve INA, theksoi se tė gjithė tė huajt qė dėshirojnė tė hyjnė nė Maqedoni duhet tė plotėsojnė tė gjithė kushtet e kėrkuara, sikur nė rastet e zbatimit tė Shengen vizave pėr BE. “Ne kėrkojmė njėlloj tė gjitha kushtet qė BE-ja kėrkon nga vendet e treta”, theksoi Sibinovski. Ndėrkohė qė vizat nuk do tė aplikohen pėr shtetasit e ish-republikave jugosllave, pėr shkak se njė pjesė e tyre tani mė janė vende kandidate, ndėrsa pjesa tjetėr kanė nėnshkruar marrėveshjet pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave. Nga 1 shkurti Maqedonia do tė ndėrpresė praktikėn e dhėnies sė vizave nė kufi pėr shtetasit e Shqipėrisė, por ajo mundėsohet vetėm nė ambasadėn nė Tiranė. Sipas Ministrisė sė Jashtme, Maqedonia i ofron Shqipėrisė lehtėsime vizash njėlloj sikur kushtet qė ofron BE pėr kategori tė caktuara tė qytetarėve tė Maqedonisė. Sipas kėtyre kushteve, shtetasit shqiptarė duhet tė ofrojnė dokumente, dėshmi dhe garanci pėr udhėtimet e tyre nė Maqedoni.
Reagimi i shqiptarėve
Por vendimi i marrė ka sjellė reagimin e ashpėr tė partive shqiptare nė Maqedoni, si dhe tė kryetarėve tė bashkive si Dibėr, Ohėr. Reagimi i tyre lidhet me faktin se si zona turistike mjaft shqiptarė hyjnė nė dalin nė kėto vende. Gjithashtu ata kėrkojnė qė tė mos merret njė masė e tillė, pasi do tė shkaktohet njė dėm i madh nė shkėmbimin e mallrave mes dy vendeve. Kryetari i komunės sė Ohrit, Aleksandėr Petrevksi, e cilėsoi kėtė vendim si tė pamatur dhe tė nxituar, pasi dėmtohet rėndė ekonomia dhe turizmi nė Ohėr dhe nė Strugė. Ai theksoi se do t’i kėrkojė kryeministrit Gru-evski anulimin e vendimit. Ndėrsa kryetari i bashkisė sė Dibrės, Argėtim Fida, i ka drejtuar njė letėr tė hapur kryeministrit Gruevksi, duke paralajmėruar dhe me protesta dhe reagime tė ashpra nė rast se zbatohet njė vendim tė tillė. Ai e ka cilėsuar kėtė vendim si diskriminues, nė njė kohė qė nga Shqipėria kanė mbėrritur nė Maqedoni gjatė vitit 2007 rreth 220 mijė shqiptarė, tė cilėt kanė shpenzuar nė njė vlerė rreth 15 milionė euro.

procedura

Me regjimin e vjetėr tė vizave
Viza nė ambasadėn maqedonase nė Tiranė kushtonte 5 euro
Viza maqedonase nė kufi kushtonte 10 euro (kalimi)
Nuk paraqitej asnjė kėrkesė, pasi kėto viza ishin me njė kalim

Regjimi i ri i vizave
Parashikon shtim tė procedurave pėr marrjen e vizave, pasi do tė cilėsohet tip Shengen
Kėrkohet garanci pėr vizitėn, arsyet e vizitės
Kėrkohet siguracioni i jetės
Nuk dihet ēmimi qė do tė aplikohet pėr vizat e reja

Turizmi dhe ekonomia
Nė bazė tė tė dhėnave gjatė 2007 drejt Maqedonisė kanė lėvizur 220 mijė shqiptarė Shumė prej tyre kanė qenė turistė dhe biznesmenė Vlera e shpenzuar llogaritet nė rreth 15 milionė euro


BDK, Shaqiri: Vendimi, antishqiptar
Kreu i Bashkimit Demokratik Kombėtar, Hysni Shaqiri, vlerėson se ky vendim e vėshtirėson komunikimin ndėrshqiptar, meqė siē thuhet se njė e treta e popullsisė nė Maqedoni janė me pėrkatėsi shqiptare. Ky vendim pėr tė ėshtė antishqiptar, sepse regjimi i ri nuk do tė pėrdoret pėr Serbinė, si dhe bie ndesh edhe me pėrcaktimet e vendeve tė Kartės sė Adriatikut, ku bėjnė pjesė Shqipėria dhe Maqedonia.

Ohėr, Petrevski: Vendimi, i pamatur
“Ėshtė vendim i pėrshpejtuar dhe i pamatur, sepse nėse i referohemi tė dhėnave tė hotelierėve, shqiptarėt janė nė numėr tė madh dhe shpenzues tė mėdhenj, dhe kjo masė do tė reflektohet dukshėm nė Ohėr. Si kryetar i Bordit tė bashkėpunimit ndėrkufitar do tė kėrkoj nga Qeveria dhe Ministria e Jashtme tė pezullojė kėtė vendim, sepse kur Maqedonia tė bėhet anėtare e BE-sė dhe NATO-s, atėherė nuk do tė ketė nevojė pėr viza”, tha Petrevksi.

Dibėr, Fida: Vendimi, racist
“Rreth 380.000 njerėz jetojnė nė zonėn kufitare mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė. Ata shkojnė me pushime nė Dibėr. Regjimi i vizave ėshtė racist dhe i patolerueshėm, sepse qytetarėve shqiptarė u kėrkohen viza, ndėrsa maqedonasve nė Shqipėri jo. Njė sjellje e tillė ėshtė diskriminuese. Maqedonia deklaron se ėshtė plotėsisht e vendosur pėr marrėdhėnie tė mira nė politikėn fqinjėsore, por duhet ta zbatojė kėtė politikė”, tha kreu i komunės sė Dibrės.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sun Jan 13, 2008 4:56 pm nga ILIRI

Vizat, terhiqet Maqedonia

E Diele, 13 Janar 2008


Qeveria maqedonase deklaron zyrtarisht se eshte duke rishikuar vendimin qe detyron shtetasit shqiptare te pajisen me viza ne ambasaden e saj ne Tirane, duke nisur nga 1 shkurti. Ivica Bocesku, zedhenes i kabinetit qeveritar te shtetit, qe njihet me se shumti si FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonise), tha dje se po synohet kapercimi i situates se krijuar me Shqiperine. Duke folur per mediat, Bocesku nenvizoi se “brenda kornizes ligjore te krijuar me ligjin e ri per te huajt dhe qendrimin e tyre ne Maqedoni, ka shume zgjidhje te mundshme per te zgjidhur problemin. Grupet e punes jane duke ripare ligjin dhe rregullime te tjera qe kane lidhje me kete ceshtje”. Zedhenesi siguroi se ne diten e dyte te javes qe vjen do te shpallet nje mase konkrete e qeverise se Shkupit. Sakaq, ekzekutivi maqedonas shpreson se nje marreveshje perfundimtare mbi kete ceshtje, te arrihet ne shkurt, kur kryeministri Gruevski te takoje homologun Berisha. Pala maqedonase, dje shprehu sigurine se “po punohet per nje zgjidhje te qendrueshme”.

Vendimi i Shkupit percakton se Shqiperia perfshihet ne listen e 140 shteteve ndaj te cilave, prej 1 shkurtit te ketij viti, do te zbatohet regjimi i vizave

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi