Tv Klan, bashkepunim historik me RAI-n
Faqja 1 e 1
20102008
Tv Klan, bashkepunim historik me RAI-n
Televizioni Kombetar Klan ka arritur nje moment historik ne bashkepunimin me kanalet me prestigjioze te Evropes. Emisioni "E diela Shqiptare" eshte pare drejtperdrejte nga miliona shikues te emisionit "Domenica In" ne Itali dhe nga qindra mijera bashkekombes qe jetojne ne vendin fqinj. Dy emisionet e drejtuara respektivisht nga Gjebrea dhe gjiganti i ekranit italian, Pippo Baudo kane nderhyre ne programet e njeri - tjetrit ne nje lidhje te drejtperdrejte, cka shenon nje moment kulminant dhe historik per televizionet shqiptare.
Ne kete menyre, Televizioni Kombetar Klan nis bashkepunimin me nje prej kanaleve me te medha ne Evrope, sic eshte Rai Uno. Lidhja e te Dieles Italiane me te Dielen Shqiptare shenon hapin e pare te ketij bashkepunimi, i cili u theksua edhe nga vete Pippo Baudo ne lidhjen e drejtperdrejte. Komunikimi mes dy drejtuesve eshte pritur me ovacione ne te dyja studiot, nderkohe qe prezantuesi italian nuk e ka fshehur kersherine per te njohur permes kesaj lidhjeje direkte edhe studion ne te cilen po zhvillohet programi "E diela shqiptare".
Te dy prezantuesit, kane shkembyer edhe batuta te kendshme me njeri-tjetrin, gje qe eshte shoqeruar edhe me reagimet e publikut ne te dyja ekranet. Nga ana tjeter, prezantuesi i njohur i spektakleve italiane ka shprehur propozimin per te pasur edhe bashkepunime te tjera te metejshme me ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Madje, edhe pas shkeputjes se lidhjes me Tiranen, Baudo ka vazhduar te komentoje kete transmetim, duke e cilesuar madje kolegun e tij shqiptar "si djalin e tij", nisur edhe nga ditelindja e tyre ne data te njejta, por ne vite te ndryshme.
Natyrisht shume emocionuese dhe jo e rastesishme ka qene performanca e tenorit shqiptar Armaldo Kllogjeri ne studiot e RAI-t. Pikerisht kjo performance ka ardhur e gjalle ne ekranin e televizionit Klan, permes lidhjes direkte me "Domenica in". Se bashku me dy tenore te njohur te muzikes italiane, Armaldo Kllogjeri ka percjelle permes ekranit nje dedikim per te madhin Luciano Pavarotti.
Ne kete menyre Tv Klan ka arritur te shkrije me se miri audiencen shqiptare me ate italiane, duke mbajtur madje edhe premtimin e produksioneve gjigante, sic ishte cilesuar me te drejte "E diela shqiptare" qe ne kohen e konceptimit te ketij programi.
Dhe ndersa Baudo ka vijuar me te dielen italiane edhe shqiptaret jane rikthyer tek pjesa tjeter e te dieles se tyre, qe ashtu si ne javet e shkuara, por ne nivele me te larta ka arritur te surprizoje publikun me elementet e rinj, qe ofron per ta. Rubrika "Por dhe kunder", te ftuarit interesante, si Sonila Meco e Zana Cela, por edhe meshkujt Baton Haxhiu e Kujtim Cashku i kane dhene jete nje bisede, qe ka perfshire edhe teleshikuesit, te cilet kane votuar qendrimin e tyre. Pjekuria artistike dhe jetesore e nje emri te njohur si Robert Radoja e vecanerisht notat e pianos se tij, kane bere gjithashtu qe Gjebrea te tregoje edhe nje here shkelqimin e vet si kengetar, duke mbajtur te ndezur atmosferen ne salle.
Elvira Dones dhe historia e shkrimtares rebele
Nje shkrimtare rebele, nje gazetare e pasionuar dhe nje femer e guximshme. E veshtire, qe natyren e saj ta pershkruash me tre fjale, megjithate qe ne imazhin e pare Elvira Dones e tregon qarte te vecanten qe e karakterizon. E tille ajo ka qene edhe dje, si nje prej te ftuarave speciale te programit "E diela shqiptare". Ata qe dinin historine e saj arriten ta njihnin ca me shume, ndersa ata qe ndoshta e njihnin pak emrin e Elvira Dones, arriten te mesojne jo vetem per shkrimtaren bestseller ne Evrope, Amerike dhe Australi, por edhe per gazetaren investigative, qe arriti te hynte deri tek trafiku i mishit te bardhe, duke identifikuar ne dokumentaret e saj edhe klientet e prostitutave. Por ndoshta te tjere, pasditen e djeshme ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan, njohen me mire Elviren, qe dikur ne vitin 1989, ndersa udhetoi si gazetare jashte Shqiperise, mori vendimin e guximshem per te mos u kthyer me kurre ne vendin komunist dhe duke lene pas me dhimbje djalin e saj, atehere vetem 7 vjec...
Maturante edhe ne moshen 60-vjecare
Kush kerkon gjen. Eshte kjo nje shprehje e vjeter, qe ne e perdorim shpesh. Por ne kete rast, "E diela shqiptare" nuk kerkoi. Sepse tashme teleshikuesit u mesuan me te dhe gjeten ne kete format, jo vetem programin ku mund te argetohen, ku mund te fitojne cmime dhe te degjojne muzike, por edhe shtepine e perbashket, ku mund te japin dhe te marrin surpriza. E tille ka qene surpriza e matures se pare te gjimnazit "Sami Frasheri", per mesuesen e tyre Nafije Fani. Ka qene pikerisht njeri prej maturanteve te vitit 1963, ai qe zgjodhi programin "E diela shqiptare" per te ribashkuar edhe nje here shoqerine e dikurshme dhe per t'i dhuruar nje buqete te madhe trendafilash mesueses 70-vjecare, ashtu si atehere, kur ajo ishte vetem 25 vjece. "E diela shqiptare" i ka mundesuar ketyre maturanteve tashme gjysher, jo vetem surprizen e trendafilave, por edhe mbremjen e dyte te matures shoqeruar nga emocionet e rinise se mbetur pas.
Koha Jone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi