ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ari Han, pjese e revolucionit historik

Shko poshtė

01032009

Mesazh 

Ari Han, pjese e revolucionit historik Empty Ari Han, pjese e revolucionit historik




Ari Han, pjese e revolucionit historik


Trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare, Ari Han, ėshtė pjesė e sukseseve historike tė futbollit. Sporti mė popullor nė botė ka njohur disa faza gjatė evoluimit tė tij, ku njė ndėr mė tė rėndėsishmet ėshtė padyshim ajo e “futbollit total”, e shpikur dhe e praktikuar nė Holandė nė vitet ‘70. Nė Botėrorin 1974, tekniku kuqezi ėshtė pėrfshirė nė njė episod interesant: dy javė pėrpara turneut, kapiteni Johan Krujf e mori mėnjanė dhe i tha: “Do tė luash ‘libero‘”. Pėrgjigjja e Han, qė tek Ajaksi luante si mesfushor ofensiv, mbartte natyrshėm habi: “‘Libero?‘ Mos u ēmende vallė?”. Deri nė ato ēaste, mesfushori ofensiv i Ajaksit nuk kishte luajtur kurrė si “libero”. Esenca e “futbollit total” vėshtirė se mund tė ilustrohet mė mirė se sa nga ky incident vetėm pak para Kupės sė Botės nė Gjermani. Kėshtu loja e skuadrės holandeze do tė karakterizohej nga ndryshimi i pozicioneve, gjė qė ngjasonte me njė lumė: mbrojtėsit sulmonin dhe sulmuesit mbronin. Atėherė pėrse njė mesfushor ofensiv si Han nuk mundej tė luante nė qendėr tė mbrojtjes? Futbolli total i viteve ‘70 mbart mbi vete tiparet e futbollit modern: Ai shton mė shumė fleksibilitetin e taktikės dhe forcon reagimin taktik. Shumė thonė, ishte i fundit revolucion i vėrtetė nė futboll; tek ccdo “zhvillim” qė erdhi mė pas, bėhet fjalė vetėm pėr modifi kime. Origjina e tij lidhet para sė gjithash me emrin Rinus Michels - dhe lindi si njė domosdoshmėri. Trajneri Michels drejtonte Ajaksin e Amsterdam, pėrjetonte gjithnjė e mė shpesh faktin, se suksesi i skuadrės sė tij tė fortė sulmuese vinte pėr shkak tė mbėshtetjes sė mbrojtėsve. “Futbolli total” ishte pėrgjigjja pėr kėtė: Gjithkush mund tė sulmonte, me kusht, tė gjithė mė pas duhet tė mendonin pėr detyrat mbrojtėse. Nga 1971 deri nė ‘73, Ajaksi krijoi hegjemoni, duke fituar tri herė radhazi Kupėn e Kampionėve. Arsyet substanciale tė suksesit tė holandezėve ishin dy: disiplina taktike e injektuar nga trajneri dhe gjeniu Johan Krujf. Ajaksi luante tė ashtuquajturin “futboll total”, njė koncept i ri taktik, qė anashkalonte ndarjen tradicionale nė fushė mes mbrojtėsve, mesfushorėve dhe sulmuesve. Sipas kėsaj fi lozofi e, tė gjithė lojtarėt duhej tė merrnin nė lojė, nė ēdo aspekt tė saj. “Futbolli total” i Ajaksit rezistoi deri nė momentin qė Krujf zgjodhi tė ndiqte trajnerin Michels te Barcelona, nė fund tė 1973. Me largimin e Krujf dhe atė tė Johan Neeskens, Ajaksi dėshtoi nė fi toren e Kupės sė Kampioneve pėr 20 vite me radhė. Mė pas nė Kampionatin Botėror tė vitit 1974, Holanda shpalosi tė njėjtin futboll, pasi baza e saj ishin lojtarėt e Ajaksit, ndėrsa trajneri ishte emėruar Michels. Fitorja 4-1 e holandezėve kundėr Bullgarisė nė Botėror nė turin eliminator njihet si dita nė tė cilėn lindi “futbolli total”. Finalja e kėtij turneu, e humbur 1-2 ndaj Gjermanisė, do tė duhej tė ishte dita nė tė cilin ai vdiq pėrsėri. Nė kėtė ditė, fi toi reagimi (futbolli i reagimit). Udhėheqėsi i tyre ishte Berti Vogts, i cili nė fund tė ndeshjes do tė ngushėllonte fantazistin Krujf pėr atė mund tė shkuar dėm.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28822
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi