Analistet: Presidenca Topi, deshtim historik
Faqja 1 e 1
01082012
Analistet: Presidenca Topi, deshtim historik
Presidenca Topi nuk mundi te permbushe pritshmerite e saj ne raport me vendosjen e nje klime konsensuale politike, permiresimin e gjyqesorit ne vend dhe aq me pak te cuarjes perpara te nismave rajonale atje ku shqiptaret jane faktor percaktues. Ky eshte perkufizimi qe japin analistet per presidencen Topi ne fund te mandatit pesevjecar. Drejtuesi i emisionit "Opinion", gazetari Blendi Fevziu, dhe analisti Frrok Cupi, sqarojne arsyet qe, sipas tyre, e bene te padobishme te qenurit e z. Topi ne krye te ketij institucioni qe, sic thone ata, u orientua nga nje qasje anarkike dhe aspak parlamentare. "Ne gjykimin tim, presidenca e z. Topi eshte nje presidence e harxhuar kot, nje presidence e humbur, sic thoshte dhe nje komentator disa kohe me pare, eshte nje presidence, e cila per arsyet specifike nuk arriti te realizoje asnje nga pritshmerite e saj. Po i marr nje nga nje, klima politike shqiptare ne kete presidence te z. Topi ka qene tejet e tensionuar, ai nuk ka ditur te ishte nje ndermjetes per te qetesuar dhe per te gjetur nje kompromis midis paleve ne menyre qe politika shqiptare te funksiononte normalisht. Ne kete mandat, gjyqesori ka qene ne piken e tij me te dobet, sic tregojne dhe raportet nderkombetare qe vijne nga Brukseli apo organizmat e specializuar, madje edhe progres raporti, deshmonte qe gjyqesori, problemet e drejtesise, jane ne piken e tyre me te keqe ne keto 20 vite", - u shpreh gazetari Fevziu. Duke vijuar logjiken e tij, ai shprehet se, "Presidenti ka deshtuar ne nismat rajonale te politikes se jashtme, te cilat presidenti Moisiu, paraardhesi i tij kishte arritur t'i ndertonte duke i dhene nje rol Shqiperise, qe i takonte ne nje rajon ku shqiptaret vazhdojne te jene determinues, ose te jene vendimtare ne shume vende te rajonit dhe, nga ana tjeter, presidenti nuk mundi te ndertonte nje raport normal me parlamentin, numri i dekreteve, te cilat i jane rrezuar presidentit Topi eshte me i madh sesa dekretet e rrezuara te dy presidenteve bashke, madje eshte disa here me i madh. Mund t'ju kujtoj se dekreti per kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit eshte votuar vetem me nje vote pro dhe 130 vota kunder, duke perbere nje rast unikal qe nje dekret i presidenti rrezohet kaq shume, por i jane rrezuar edhe dekrete te tjera. Ne kete gjykim mendoj se presidenti nuk ka arritur te krijoje nje raport qofte me mazhorancen, qofte me opoziten qe te ishte i suksesshem", - u shpreh Fevziu, duke shtuar faktin se, "nga ana tjeter edhe vete imazhi i presidences eshte goditur rende, duke e kthyer ate nga nje vend nderimi per personat ne nje vend qokash personale, duke shperndare medalje sikur te ishin kapacka teneqeje dhe jo urdhra dhe tituj, te cilat kane nje lloj vlere, pra e devalorizoi kete vlere". I te njejtit mendim ka qene edhe analisti Frrok Cupi, i cili eshte shprehur se, "presidenca e Topit ka qene shume e kontestuar, shpesh here eshte komentuar si e deshtuar, si konfliktuale, si e njeanshme, si e padobishme. Te jesh i padobishem duke qene ne krye te shtetit, atehere demi eshte shume i madh. Presidenti i ketyre pese viteve doli nga boshti i Republikes. Ai ishte nje President Republike dhe nuk ishte Republikan, sjellja e tij ishte antirepublikan. Shpesh here, u demtua shume drejtesia qe do te thote se u godit Republika. U godit me forca rebele, u godit me forca regresiste, te dhunshme dhe u godit guaca e ligjit, u godit pikerisht Republika qe jane forcat e armatosura. Presidenti i Republikes nuk e pa te arsyeshme me 21 janar kur u godit Republika te nderhynte. Ai u vendos ne mes te Republikes popullore dhe anarkise".
Dy analistet komentojne edhe deklaraten e dites se henen te bere nga z. Topi ne ikje nga detyra e kreut te shteti, ku u shpreh i zhgenjyer nga klasa apolitike lidhur me angazhimin e kesaj te fundit ne permbushje te detyrimeve qe vendi ka ndaj proceseve integruese. Per ta, ky eshte nje mesazh absurd qe vjen ne nje moment kritik per Shqiperine dhe qe i thene nga titullari i vendit demton imazhin e vendit ne syte e Brukselit. "Ky me duket nje absurd politik, z. Topi nuk eshte jashte klases politike, z. Topi eshte pjelle e klases politike ka ardhur president si nenkryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar te kesaj force politike. Presidenti eshte nje post politik dhe jo jashte politikes. Nuk eshte z. Topi, Ismail Kadareja, qe i drejtohet politikes me nje apel mbi palet apo jashte paleve dhe e fundit z. Topi do te jete ne politike. Sot do te jete pjese e nje strukture politike, kjo eshte absurde. Ai ka pergjegjesine e tij si pjese e klases politike. Nese i hyjme debatit sesa pergjegjese eshte klasa politike per situaten ne Shqiperi apo mund te kishte qene situata politike me mire ne Shqiperi, per te cilen z. Topi vlen te akuzohet dhe jo te akuzonte", - u shpreh gazetari Fevziu. Ndersa analisti Cupi thote se, "ky eshte nje absurd, do te thote se ky president dashur pa dashur ka rene ne ato pozita dhe e demton imazhin e vendit, nese lexohet tamam nga kancelarite europiane". Z. Topi u zgjodh ne krye te institucionit te presidentit per nje mandat pesevjecar me 20 korrik te vitit 2007, tashme pritet qe ai t'i rikthehet serish politik, sic e ka paralajmeruar edhe vete gjate muajve te fundit te mandatit presidencial.
Koha Jone

Similar topics
» Nuk ka deshtim me te madh per nje opozite se sa kur ajo urrehet nga populli dhe elektorati i vet.
» Ari Han, pjese e revolucionit historik
» Ari Han, pjese e revolucionit historik
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi