ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk ka deshtim me te madh per nje opozite se sa kur ajo urrehet nga populli dhe elektorati i vet.

Shko poshtė

12052010

Mesazh 

Nuk ka deshtim me te madh per nje opozite se sa kur ajo urrehet nga populli dhe elektorati i vet. Empty Nuk ka deshtim me te madh per nje opozite se sa kur ajo urrehet nga populli dhe elektorati i vet.




6 Kerkesat e paraqitura nga PS tregojne se Edi Rama nuk ka ndermend te leshoje pe,dhe besoj se ne keto kushte nuk do te kete djalog ne mes paleve.
E para; sepse kerkesa e pare tashme nuk sjell asgje te re ne qendrimin e PS. Hapja e kutive eshte nje kerkese e parealizueshme per te gjitha aresyet ligjore qe jane argumentuar nga pozita dhe si e tille e papranueshme nga ana e saj. Nje hetim te tille te "pakushtezuar" mund ta beje vetem prokuroria, madje edhe ajo mund ti nise hetimet neqoftese pala ankuese paraqet prova qe do te jepnin shkas per fillimin e nje hetimi te tille. Hetimet parlamentare jane gjithmone te kushtezuara sepse eshte ligji qe i kushtezon ato. Nje komision parlamentar nuk e ka tagrin te dale mbi gjykaten. Ti japesh nje komisioni parlamentar te drejta te pakushtezuara ne hetimin e nje ēeshtjeje siē eshte rasti ne fjale eshte si te besh nje grusht ndaj pushtetit gjygjsor. Eshte nje nderhyrje e paster e politikes ne pushtetin gjyqesor duke nderhyre ne menyre arbitrare ne pavarsine e tij. Kjo kerkese perben nder te tjera shkelje te kushtetutes. Ne nenin 77 pike 3 shprehet qarte se; Komisionet e hetimit veprojnė sipas procedurės sė parashikuar me ligj.- dhe nuk kemi ndonje ligj qe parashikon se nje komision hetimor parlamentar mund te dale mbi gjyqsorin. Pra e thene me dy fjale kjo kerkese eshte pjeserisht e pranueshme dhe eshte e pranueshme vetem pjesa ku behet fjale per hetim parlamentar te zgjedhjeve pa pjesen "Transparenca e pakushtezuar, permes hetimit te plote parlamentar" dhe "duke nisur nga kutite"
Kerkesa e dyte me duket sa absurde aq edhe e pakuptueshme. Nuk e kam te qarte se ēfare nenkupton ose kerkon opozita ne kete paragraf; "perfaqesimin e ekuilibruar te shumices dhe te opozites, ne drejtimin e komisioneve te perhershme parlamentare dhe delegacionet parlamentare" ndoshta gabohem por me duket sikur opozita kerkon te kete rrolin e pozites. Me duket sikur opozita kerkon te beje "kualicion parlamentar" me poziten. Mbi te gjitha kjo kerkese bie ndesh me nenin 22 te rregullores se kuvendit i miratuar me konsenus nga te gjitha palet ku thuhet; Kryesia e komisionit tė pėrhershėm pėrbėhet nga kryetari, zėvendėskryetari dhe sekretari i komisionit, ndėrsa ajo e nėnkomisionit nga kryetari dhe zėvendėskryetari. Pėrcaktimi i pėrbėrjes sė kryesive tė komisioneve tė pėrhershme dhe tė nėnkomisioneve bėhet duke mbajtur parasysh pėrfaqėsimin nė to tė grupeve parlamentare, sipas pėrpjesėtimit qė zėnė nė Kuvend. Gjithashtu kjo kerkese bie ndesh edhe me kushtetuten dhe pikerisht me nenin 76 pika 2 ku thuhet; Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores sė miratuar nga shumica e tė gjithė anėtarėve.
Kerkesa e trete eshte nje kerkese e cila se paku nuk perben shkak per te hyre ne greve urie. Shqiperia sot ka me dhjetra organe qe mund ta bejne kete transparence duke filluar nga INSTAT e deri tek organizatat dhe duke perfunduar tek media te cilat kane ne dore edhe ti denoncojne te dhenat fiktive madje deri edhe ne gjykate. Pra Shqiperia sot ka mjaftueshem organizma demokratike qe mund te ndermarin veprime ne dobi te transparences duke ju kundervene ēdo perpjekje te konstatuar per manipulim. As kerkesa e katert nuk perben ndonje shkak per greve urie. Aq me teper qe kjo kerkese nuk mund te gjeje diskutim nga ēadrate bulevardit, perveēse ne kuvend. Persa i perket kerkeses se peste; mendoj se gjithashtu eshte nje kerkese e adresuar gabim per aresyen e thjeshte se opozita duke mos mos marre pjese ne parlament e ka perjashtuar veten nga te drejtat qe ka. Pra opozita kete kerkese duhet tja beje vetes. Aq me teper qe opozita nuk ka ende shkak per ta bere nje kerkese te tille pasiqe pozita ende nuk ka ndermarr hapa ne kete drejtim.
Persa i perket pikes gjashte; me duket nje nga kerkesat me qesharake ne te gjithe listen e kerkesave. Mundet te thirret prokurori i rrepublikes ne parlament, dhe kerkesen per kete mund ta beje si pozita si opozita, mund te thirret edhe ministri i brendshem ne interpelance, po kjo kerkese nuk behet nga ēadrat ashtu sikurse te gjitha kerkesat e tjera. Me duket sikur kto kerkesa jane vetem sa per te mbushur fleten sepse ato jo vetem qe nuk perbejne shkak per protesta ne formen e sakrificave te tilla ekstreme siē eshte greva e urise nga ana e opozites, por ato nuk e justifikojne asnje perpjekje te opozites per stimulimi e nje krize parlamentare. Nga ana tjeter kerkesat e paraqitura nga ana e opozites nuk shprehin ne vetvete vullnet te mire per permiresimin e situates, sepse ato nuk i japin hapsire "rreflektimi" pozites ne gjetjen e nje formule per zgjidhjen e ngerēit politik. Me ben pershtypje fakti se edhe pse Rama ne fjalimet e tij para militanteve te PS e ve theksin ne problemet ekonomike duke u shprehur madje se vendi eshte zhytur ne krize ekonomike, ne kerkesat e tij ky 'shqetesim' nuk gjen vend. Te gjitha kerkesat pavarsisht se sa te drejta jane, kane karakter politik dhe perfaqesojne vetem interesat e nje grupi shume te ngushte njerezish, por te asnjerit pre 203 grevisteve te thjeshte, qofte edhe te Elsa Liles. E gjithe kjo flet qarte se opozites i mungon lenda ku ajo mund te bazoje dhe ligjeroje protesten e saj. Si perfundim mendoj se e gjitha kjo me shume se sa nje perpjekje e opozites per ti "vene" gjerat ne vend, eshte nje perpjekje per te gjetur justifikime te vazhdueshme per te vazhduar lojen e nisur qe per fat te keq e ka ēuar imazhin e vendit hapa te tere mbrapa dhe jo vetem... Me te drejte protesta nuk gjen mbeshtetjen masive te shqiptareve. Me te drejte kjo proteste eshte kthyer ne nje makth per jeten e qytetareve te thjeshte. Sot opozita shqiptare eshte ndoshta e vetmja ne bote e abandonuar ne menyre kaq dramatike nga shoqeria e vendit te saj. Nuk ka deshtim me te madh per nje opozite se sa kur ajo urrehet nga populli dhe elektorati i vet.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Nuk ka deshtim me te madh per nje opozite se sa kur ajo urrehet nga populli dhe elektorati i vet. :: Komentet

emigranti

Mesazh Thu May 13, 2010 11:11 am nga emigranti

Nderkombetaret nuk jane budallej qe nuk e perkrahin ramen, po sepse askujt prej tyre nuk ja mban ti rekomandoje qeverise dhe parlamentit shkeljen e kushtetutes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun May 16, 2010 3:46 pm nga i persekutuari

Kto dalin perdite me nganje teori te re. Populli jo vetem qe i urren por mezi po permbahet qe ti shqyje

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Mon May 17, 2010 11:49 am nga lidabica

jane ne grahmat e fundit,kriminelet kelyshe te komunizmit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Mon May 17, 2010 2:13 pm nga ADMIN

lidabica shkruajti:jane ne grahmat e fundit,kriminelet kelyshe te komunizmit
Si babi ben i biri,ham ham

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi