Turbo-populli
Faqja 1 e 1
28012009
Turbo-populli
Panajot Soko
Ne nuk na pelqejne gjerat qe na lodhin trurin, gjerat qe kerkojne thellesi analize, gjerat qe permbajne esence cilesore. Ne jemi te prirur te pelqejme dhe ndjekim gjerat e thjeshta: telenovelat, turbo-folkun, tabloidet, sepse perceptimi yne deri ne ate pike shkon. Dhe keto kompozojne dhe tablone e konceptit tone te vlerave sociologjike. Dhe kjo detyrimisht do te shprehet dhe ne menyren sesi konceptojme dhe vleren ne politike.
Hahaha Eshte realisht shume per te qeshur! Ne fakt ne krevatin e fatit shtrihen lirshem tragjedia dhe komedia e nje kulture hibride qe po formohet brenda psikozes rrugehumbur te nje populli.
Keni degjuar per Turbo-Style? -Une po!
E gjen kudo. Nuk te lodh aspak, eshte i thjeshte, totalisht praktik dhe nuk ka efekte anesore. Eshte si lokalet apo baret qe i gjen rendom si ne rruget me ose pa asfalt te Shqiperise, po ashtu dhe ne gjithe fantazine investuese te cdo shqiptari qe perendia, me te drejten qe ia ka atribuar vete vetes, i ka falur bollek e begati.
Realisht nuk eshte shume e cuditshme si ndodh qe filozofia e mendimit ekonomiko-investues te cdo shqiptari, fillon te lokali i lagjes dhe mbaron te hoteli ne bregdet. E pranoj qe do te ishte shume e veshtire per tu kuptuar po te mos kishte jetuar Jung-u. Gjithsesi do te kthehem prape pak me vone te kjo.
***
Welcome in Beirut! E keni vene re qe Tirana, per nga mass-gustoja muzikore ka filluar ti ngjaje shume ketij te fundit. Misioni i dyte me i pamundur, pas gjetjes se nje aboneje autobuzi urban, eshte te kalosh diten tende pa provuar te pakten nje 20 minutesh Turbo-Folk. Madje ne rastet kur ndodh, ajo eshte bere kaq shume pjese e jetes tende saqe fillon te perjetosh kete ndjesine se dicka ke harruar te besh sot. Madje shkon dhe pertej. Kam pershtypjen se situate ka arritur ne piken qe askush nuk refuzon me te kete personazhe te dites se tij Sinanin, Shpatin, Molin, Madonen Shqiptare (sa me vjen per te qeshur me kete te fundit. Di ti beje dhe marketing vetes ). Thjesht e pranojne si nje gje normale, sic do te pranonin pa u rebeluar, trafikun e nje dite te zakonshme.
E lindur fillimisht si nje dege e Folk-ut te perpunuar, ajo tashme ka arritur majat e autoevolucionit, duke u kthyer nga dege ne trungun e muzikes kombetare. Praktikisht eshte ajo qe na perfaqeson dhe ne te gjithe jemi ne paqe me kete, madje madje pjeses me te madhe i pelqen. Jo rralle te ndodh te shohesh fytyra te kenaquara, qe te ngritura lart me syte e mbyllur dhe krahet e hapur, shijojne momente orgazme kulturore nen ritme e tinguj te hareshem turbo-folku te kohes se fundit. Dhe kjo ndodh ne formate shume dinamike prezantimi, duke filluar qe nga makina, model viti qe vjen, qe ecin dominueshem bulevardit me volumin e ngritur ne maksimum, duke kaluar ne kafene periferike me pretendime modeste qe me pamjet e turbo-klipeve ngrejne lart pasionet hormonale te gjithe klienteles se pergjumur qe ne oret e para te mengjesit te zhurmshem metropolitan, komshiu i pallatit qe duket se ka gjetur intraharmonine perfekte ne trialitetin mes tekstit plot dhembje e lot tradhetish makabre dashnoresh ish te perveluar, muzikes gjysem indiane, gjysem arabe dhe te ndenjurave te shendetshme te kengetares, qe me teper sesa keshtu si e quajta une meriton te quhet ēingie e eres post-moderniste, zileve te celulareve qe gjithnje e me shume degjon te tringellojne copeza lapidar kengesh turbo-folk, dhe per ta perfunduar tek lokalet e zhurmshme te nates qe duket se kane gjetur aty shpetimin final te plageve te pambyllura te repertorit.
E gjen kudo. Nuk te lodh aspak, eshte e thjeshte, totalisht praktike dhe nuk ka efekte anesore. Dhe ne, ne nje shumice ultradominante, e pelqejme...
***
Ka qene momenti me i perlotshem i gjithe histories sone si komb. Dhe nuk po flas per vdekjen e diktatorit. Jo, diku kam degjuar se me shume lot se atehere jane derdhur kur Paloma dhe Diego (rrofte Google se mezi ia gjeti emrin dashnorit te perjetshem te Palomes!) u bashkuan (a u ndane nuk jam shume i sigurte. Zgjodha u bashkuan si zgjedhje te pare meqe ne historite fiction ben me shume sens) njehere e pergjithmone. Legjenda e Zhades edhe sot e kesaj dite ruhet e fresket ne memoriet emocionale te shqiptareve dhe eshte kthyer ne nje ikonoklaste te vertete te pasionit te frustuar, saqe shume shpejt parakaloi dhe Hirushen ne nivel protagonizmi.
Sindroma telenovele eshte kthyer tashme ne nje realitet shume konkret i jetes se perditshme. Ti mund te shohesh koke pa fund shtepiakesh te fiksuar perpara historive fiction televizive qe perjetojne, materializojne dhe humanizojne emocionet e nje historie komune qe mund te kuptohet edhe pa pasur nje diplome gjimnazi.
Historite e telenovelave jane te thjeshta. Ato flasin per njerez te thjeshte mes situatash skematike te zakonshme. Nuk kane vlera te shtuara per te shitur. Thjesht jane vrasesi ideal i kohes dhe kaq. Dhe ne jemi kaq shume te dashuruar pas tyre. Aq sa nuk mund te gjesh asnje television qe te mos transmetoje te pakten 3 te tilla ne dite.
Perfekte!!! Te gjithe jane te lumtur me kete. Populli ka gjetur adrenalinen sensuale te munguar, shtepiaket kane gjetur menyren perfekte per te vrare kohen dhe televizionet menyren perfekte per te mbushur kohen e tyre me programacion me audience te sigurte. Turbo-Kinematografia, ne vendin tone, eshte e sigurte qe mund te konsiderohet nje histori suksesi !!!

Keni degjuar per Turbo-Heronjte? Big Brother, Little Sister, Kafazi i Arte, Kutia e bakerrt, Syri Magjik etj.etj.et.. Heronj kauēuku qe lindin nga balta e qyteterimit. Eshte shume e thjeshte ne fakt. Mjafton te marresh pjese ne nje Turbo Show dhe kaq!! Njerez qe ne jete skane bere asgje per te merituar famen dhe simbolin e udheheqesit te rrugetimit te vlerave, papritur e gjejne veten te rrethuar nga pergjegjesia e madhe per te qene ata lideret e nje brezi ne ndertim e siper, ndoshta ne te njejten varke me Akon apo Britney Spears Ooopsss!!! Po tani?!
Heronjte prej guri dhe hekuri kane filluar te zhduken. Jimmy Hendrix e kane pushuar nga puna me kohe nga roli i tij si inspirues vlerash humane Stefan Cvajg smbahet mend qe kur ka qene aty per here te fundit Migjeni ka mbetur thjesht si personazh batutash me ore letersie.. Dostojevski Who the fuck is Dostojevski??
Heronjte tane jane larg ketyre te fundit. Heroizmi i tyre nuk qendron as ne faktin se mbartin vlera te reja qe cojne perpara shoqerine, as pr hir te cilesive te tyre novatore, as per hir te punes shumevjecare dhe suksesit te tyre ne art, kulture apo shkence. Heroizmi i tyre qendron pikerisht ne faktin qe ata NUK jane te tille. Sepse ata jane te thjeshte, nuk te lodhin me ide te reja dhe mesazhe qe kerkojne te ingranosh ate, qe per ironi te Platonit, dhe ne kete rast quhet inteligjence.. Heronjte e sotem nuk jane vrases neuronesh, njerez qe te bejne te mendosh. Jo! Ata jane njelloj si te tjeret, por vetem se kane dale pak me shume ne televizor
Dhe ne i pelqejme dhe i ndjekim sepse si ata ti gjen kudo. Nuk te lodhin aspak, jane te thjeshte, totalisht praktike dhe nuk kane efekte anesore. Dhe ne, ne nje shumice ultradominante, i pelqejme dhe i zgjedhim vete si te tille...pishtare te rrugetimit te vlerave tona...
***
E dini se kush eshte gazeta me e shitur ne Shqiperi? Paloma!
Tabloide pa fund terheqin cdo dite e me shume vemendjet e e shtyp-lexuesve tane te perditshem. Bythet e Rihanes, breket e David Beckham, qeni i ri i Jennifer Lopez, divorci i Madones, gjoksi i Noēes, dashnorja e re e Afrimit... Zakoni i vjeter i thashethemit ka mbetur po aq i forte. I vetmi ndryshim eshte teknologjizimi. Formati Press i tyre duket se ka krijuar sinergjine perfekte me sistemin. Ne jemi totalisht te terhequr nga ato, tani me dhe me fort se me perpara. Me kot perpiqen te thone qe shqiptaret lexojne gazetat sepse lexojne politiken. Jo. Shume pak prej tyre e bejne kete. Per te mos folur pastaj per faqet e artit dhe kultures. Ne lexojme ate qe eshte me e thjeshte. Ate qe smbingarkon neuronet tona te mendimit dhe analizes. Lexojme gjerat e thjeshta. Thashethemet dhe bemat e heronjve pa vlera. Kenaqemi me gjerat e thjeshta. Sepse nuk duam te lodhemi duke menduar... Sepse tashme eshte e pamundur te lodhemi duke menduar.
Prandaj ne na pelqen Turbo-Shtypi...
E gjen kudo. Nuk te lodh aspak, eshte i thjeshte, totalisht praktik dhe nuk ka efekte anesore. Dhe ne, ne nje shumice ultradominante, e pelqejme...dhe e ushqejme...
***
Politika dhe protagonistet e saj nuk kane arritur ti shpetojne efektit Turbo. I keni pare si kane filluar te ngrihen heronjte e sotem politike? Te fshehur mes nje demagogjie turbulluese dhe mesazheve te thjeshta te shoqeruara me fotografi model Fumetti, ata formesojne cdo dite arketipin e heroit te se sotmes dhe shpetimtarit te se nesermes. Ti shikon protagonistet e rinj, qe nenqeshin brenda vetes kur kuptojne se duhet bere kaq pak per perfituar vemendjen dhe dashurine e nje populli qe ka shume eshte dashuruar pas gjerave turbo. Mjafton te dalesh ne televizor duke hipur ne trenin e katandisur per rahmet, duke blere domate te tregu i lagjes, duke ngrene dreke tek fshati i rradhes, duke perqafuar perpara kamerave femijet e mjeruar dhe ti e ke te garantuar shitjen si Shqetesim per cilesine e transportit publik, Shqetesim per krizen ekonomike qe po troket tek dera, Shqetesim per jeten dhe problemet e fshatareve te varfer dhe Shqetesim per jeten e femijve pa perkrahje. Por kujdes!! Gjithmone nuk duhet harruar te kesh kamerat me vete!!!
Dhe, duke iu referuar dhe karakteristikave te mesiperme sociologjike rreth vlerave dhe terheqjeve te anetareve te komunitetit elektoral, suksesi ka shume shance qe te vije. Sepse realisht menyra sesi shqiptaret ndertojne vlerat dhe heronjte nuk ka te beje shume me substancen sesa me formen dhe semplicitetin e modelit qe ti iu ofron. Askush nuk iu referohet atyre qe ti ben! Jo! Me teper iu referohet atyre qe ti thua. Dhe tek ato qe thua, me teper sesa cilesia e mendimit qe ti paraqet , vleresohet menyra sesi ti e paraqet. Form over substance!
Kjo, gjenezen e ka pikerisht tek ai Turbo-Style mbi te cilin ne referohemi kur ndertojme sistemin tone te vlerave. Ne nuk na pelqejne gjerat qe na lodhin trurin, gjerat qe kerkojne thellesi analize, gjerat qe permbajne esence cilesore. Ne jemi te prirur te pelqejme dhe ndjekim gjerat e thjeshta, telenovelat, turbo-folkun, tabloidet, sepse perceptimi yne deri ne ate pike shkon. Dhe keto kompozojne dhe tablone e konceptit tone te vlerave sociologjike. Dhe kjo detyrimisht do te shprehet dhe ne menyren sesi konceptojme dhe vleren ne politike. Sepse koncepti gjithmone rrjedh nga percepti.
Ne asnjehere nuk do te vleresojme politiken dhe politikanet per ate qe bejne, ka shume gjasa ta vleresojme gjithmone per ate qe thote...madje me keq, thjesht per menyren sesi ai i thote gjerat.
Prandaj ne do te investojme gjithmone ne lokale, bare apo restorante. Sepse kaq eshte niveli i konceptit qe ka rrjedhur nga perceptimi qe ne kemi per vleren.
Prandaj dhe Berisha dhe Berishet e rinj kane gjetur nje terren tejet te favorshem per tu rritur te shendetshem tek ne. Sepse karizma e tyre, pavaresisht idiotesive qe ata thone, (apo me keq, ato qe ata realisht bejne), eshte ajo qe realisht godet shqiptaret, qe iu ben pershtypje dhe ajo qe ata shikojne si vlere qe krijon terheqjen. Sepse ne pelqejme gjerat e thjeshta dhe ajo qe direkt shohim eshte nje gje e thjeshte. Pa u futur ne te thella.
Ne pelqejme Turbo-Style-in. Ate qe e gjen kudo. Nuk te lodh aspak, eshte i thjeshte, totalisht praktik dhe nuk ka efekte anesore. Dhe ne, ne nje shumice ultradominante, e pelqejme...pse jo dhe e votojme...

Similar topics
» PRESIDENTI NGA POPULLI
» Edi Rama; Populli ju urren
» PR: President nga populli e Parlament me dy dhoma
» Nuk ka deshtim me te madh per nje opozite se sa kur ajo urrehet nga populli dhe elektorati i vet.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi