ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PRESIDENTI NGA POPULLI

Shko poshtė

18042008

Mesazh 

PRESIDENTI NGA POPULLI Empty PRESIDENTI NGA POPULLI




Berisha nė kryesi: Po u bėnė 94 vota, jam dakord pėr zgjedhjen e presidentit nga populli

Nga Armand Maho
PRESIDENTI NGA POPULLI Berishatopi
Kryeministri, Sali Berisha, ka mbledhur dje, pa paralajmėruar kryesinė e Partisė Demokratike, gjatė sė cilės i ka njohur anėtarėt e saj me vendimin pėr ndryshimet nė Kushtetutėn e vendit. Gjatė mbledhjes, Berisha mėsohet t’i ketė informuar anėtarėt e saj mbi ndryshimet qė janė propozuar nė Kushtetutėn e vendit. Nė mbledhjen e kryesisė Berisha ka folur nė lidhje me reformėn nė sistemin zgjedhor, si dhe nenin qė ka tė bėjė me zgjedhjen e presidentit. Burime nga mbledhja e PD thanė pėr gazetėn “TemA”, se mbledhja e kryesisė ka kaluar pa debat, ndėrkohė qė nė lidhje me mundėsinė e zgjedhjes sė presidentit nga populli, ėshtė mėsuar se Berisha do tė mbėshtesė ēdo iniciativė, e cila do tė arrijė tė sigurojė 94 vota. Megjithatė, anėtarėt e kryesisė, Edmond Spaho dhe Aldo Bumēi, kanė qenė tė mendimit se mė e mira ėshtė qė presidenti tė zgjidhet nga populli.


Deklarata


Menjėherė pas mbledhjes sė kryesisė, kryeministri Berisha u shpreh se neni i krizės presidenciale duhet shmangur dhe ka pėrsėritur dhe njėherė gatishmėrinė e tij pėr tė votuar zgjedhjen e presidentit nga populli. Sipas tij, e rėndėsishme ėshtė qė hė pėr hė tė shmanget neni 84, qė ai e konsideroi si neni i krizės. Nga ana tjetėr, kryeministri ėshtė shprehur dhe nė lidhje me deklaratat e presidentit, tė cilat i konsideroi si diversitet normal mendimesh “Diversiteti i mendimeve ėshtė njė kosntante normale. Ky ėshtė njė proces i hapur qė po ecėn me konsensusin mė tė gjerė tė mundshėm, kaq mund tė them. Nuk ka diskutim qė PD dhe Sali Berisha kanė qenė pėr zgjedhjen e presidentit nga populli, sikundėr PD dhe Sali Berisha, kur kanė shkruar kushtetutat, i kanė shkruar pėr zgjedhje nga parlamenti. Unė jam pėr atė qė nė rast se bėhen 94 vota, jam i pari qė do tė votoj pėr zgjedhjen e presidentit nga populli, por neni i krizės i 84 votave qė nuk e ka Gjermania, nuk e ka Ēekosllovakia, nuk e ka shumica e vendeve tė botės, ai nen nuk ka pse t’i qėndrojė si shpatė Demokleu vendit”, - tha kryeministri. Nė lidhje me aleatėt dhe me dėshtimin e tryezės njė ditė mė parė, kryeministri u shpreh i bindur se do tė mundėshet arritja e njė marrėveshjeje me ta. Ju e dini qė unė kam njė gjerėsi tė pafundme nė diskutime me aleatėt e mi, i dėgjoj me vėmendje, i respektoj shumė, pėrpiqemi vazhdimisht tė krijojmė mirėkuptim njėri me tjetrin. Do e gjejmė gjuhėn e pėrbashkėt patjetėr, mendoj se negociatat janė arti i marrėveshjes”, - tha Berisha.


Debati


Menjėherė pas mbledhjes sė kryesisė, kryeministri Berisha ka thirrur nė njė mbledhje urgjente grupin parlamentar tė PD, gjatė sė cilės ėshtė diskutuar nė lidhje me propozimet pėr reformėn zgjedhore dhe ndryshimet nė Kushtetutė. Burime brenda grupit shprehen se gjatė mbledhjes sė grupit Berisha ėshtė njohur dhe me iniciativėn e disa deputetėve, Preē Zogaj, Edi Paloka dhe Eris Hoxha, pėr mbledhjen e firmave, pėr propozimin e amendamentit kushtetues qė presidenti tė zgjidhet nga populli.
Ndėrkohė, duket se disa nga deputetėt qė njihen si pėrkrahės tė Topit, kanė replikuar dhe kanė hedhur jo pak kritika nė adresė tė qeverisjes, mėnyrės sesi po bėhen ndryshimet nė Kushtetutė, si dhe mungesės sė demokracisė brenda partisė, sidomos kur bėhet fjalė pėr vendimmarrje tė rėndishme. Burime nga mbledhja e grupit shprehen se Berisha nuk ka preferuar tė replikojė me deputetėt, por ka shpjeguar arsyet se pėrse e ēuan nė propozimin pėr amendimin e nenit 84 qė bėn fjalė pėr zgjedhjen e presidentit. “I mbani mend vėshtirėsitė qė kaluam vitin e kaluar dhe kėto situata nuk duhen tė pėrsėriten”, - ėshtė shprehur Berisha, Gjithsesi, edhe nė mbledhjen e grupit, ai ėshtė shprehur se, nė rast se do tė mund tė arrihen 94 vota pėr zgjedhjen e presidentit, atėherė iniciatorėt e vendimmarrjes do tė kenė tė gjithė mbėshtetjen e grupit parlamentar tė PD.
Nė fakt, dje, pėrpara nisjes sė mbledhjes tė grupit parlamentar, tė PD, ndihej se deputetėt, tė cilėt tashmė janė rreshtuar nė krah tė presidentit, ishin pėrgatitur pėr debat me kryeministrin. Gjithsesi, burime nga grupi parlamentar i PD u shprehėn se debati ishte sėrish shumė larg nga ajo ēka pritej pėrpara fillimit tė tij. Berisha vetėm njė ditė mė parė ka thirrur nė zyrėn e tij disa prej deputetėve qė njihen si iniciatorė tė debateve, pėrkrahės tė presidentit dhe ndoshta kjo ishte dhe njė nga arsyet qė shumė prej tyre ndenjėn pasivė ndaj mbledhjes sė grupit. Debati i pritshėm bėri qė mbledhja pėrgjatė tėrė kohės tė zhvillohej me dyer tė mbyllura, nė kundėrshtim me herėt e tjera, kur gazetarėt nxirreshin jashtė, pasi Berisha pėrfundonte fjalėn e hapjes.


Mblidhen firmat pėr zgjedhjen e presidentit nga populli


Deri dje nė orėt e vona tė mbrėmjes, propozimin e amendamentit pėr zgjedhjen e presidentit nga populli e kanė firmosur gjithsej rreth 30 deputetė nga tė gjitha partitė e sė djathtės. Nė listėn e deputetėve firmėtarė vihet re dhe emri i Spiro Peēit, deputet i pavarur, apo dhe emri i Spartak Ngjelės, i cili prej kohėsh ka dalė nga grupi parlamentar i PD. Ndėrkohė, pėrkrahėsit e presidentit Topi nė kėtė iniciativė janė tė mendimit se listės do i shtohen dhe emra tė tjerė dhe vetėm firmėtarė mund tė bėhen rreth 50 pėr qind e numrit tė votave qė kėrkohen pėr shtimin e kėtij amendimi. Por, megjithėse deklarata e kryeministrit ia la nė dorė thjesht iniciativės sė Kuvendit kėtė ēėshtje, sėrish asgjė nuk ėshtė e pamundur, nė rast se listės i shtohen votat e tė gjithė aleatėve tė PD dhe njė pjese tė deputetėve tė PS, tė cilėt qė nė kohėn e zgjedhjes sė presidentit ishin tė mendimit qė ky i fundit tė zgjidhet nga populli. Ndėrkohė qė vetėm njė ditė mė parė, nė Komisionin e Ligjeve, ishin dy deputetė tė PD, Pal Dajēi dhe Sali Shehu, tė cilėt votuan kundėr zgjedhjes sė presidentit me 71 vota. Sali Shehu u shpreh se me kaq vota mund tė zgjidhet dhe Avokati i Popullit apo tė emėrohet njė ministėr i kabinetit, ndėrkohė qė posti i presidentit ėshtė shumė mė i lartė se kaq dhe do njė miratim sa mė tė gjerė. Sa pėr kompetencat, ata janė tė mendimit se dhe me kaq kompetenca sa ka, presidenti e justifikon zgjedhjen e tij nga populli. Nga ana tjetėr, vetė Presidenti i Republikės ėshtė mė se i interesuar qė zgjedhja e presidentit tė bėhet nga populli, pasi kėshtu ka mundėsinė tė kandidojė dhe pėr njė mandat tė dytė.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37580
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PRESIDENTI NGA POPULLI :: Komentet

flutura

Mesazh Fri Apr 18, 2008 1:57 pm nga flutura

Ne parim shum dakort, por kush na siguron se vota e popullit do te numerohet drejt?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anonymous

Mesazh Fri Apr 18, 2008 2:08 pm nga Vizitor

Do te ishte nje zgjidhje shume interesante dhe demokratike. zgjedhja e presidentit nnga populli do tu jepte mundesi shume figurave te shquara qe te dilnin nga hija ku matrapazlleqet e politikave te kulisave i kane lene prej kohesh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Fri Apr 18, 2008 2:30 pm nga Drini

“Berisha firmėtar”

Kreshnik Kuēaj

Iniciatori i nismes per zgjedhjen e Presidentit nga populli, deputeti Sali Shehu shpjegon idenė e listės

Njė ndėr nismėtarėt e mbledhjes sė firmave tė deputetėve demokratė dhe tė aleatėve, Sali Shehu, tregon pėr “Korrierin”, se mbledhja e firmave do tė vazhdojė deri ditėn e hėnė. Ai thotė se e gjithė kjo do tė zgjasė derisa tė arrihet nė 94 vota, nė mėnyrė qė presidenti tė zgjidhet nga populli. Deputeti demokrat, Shehu, shpreh bindjen se gjithēka ėshtė brenda mirėkuptimit tė tė gjithė klasės politike shqiptare, si nga krahu i djathtė, ashtu edhe nga krahu i majtė. I pyetur nėse nė Partinė Demokratike ka grupe mbėshtetėse, ai thotė se nė PD nuk ka as mbėshtetės tė Bamir Topi dhe as mbėshtetės tė Sali Berishės. Sipas tij, nė Partinė Demokratike ka deputetė tė cilėt duan qė presidenti i tyre tė zgjidhet nga populli dhe pėr kėtė tė gjithė janė nė unison.



-Cili ėshtė qėllimi i mbledhjes sė kėtyre firmave?

“Qėllimi i vetėm i mbledhjes sė kėtyre firmave ėshtė orientimi i Kuvendit pėr tė zgjedhur presidentin nga populli. Ne mendojmė se kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė, mė e pėrshtatshme dhe mė funksionale pėr vendin”.

-Deri nė kėtė moment keni arritur tė mblidhni mė shumė se 40 firma nga PD-ja dhe aleatėt. A do tė ketė iniciativė pėr tė mbledhur mė shumė firma?

“Procesi ka nisur dhe ne do tė vazhdojmė mė tej. Po tė shohėsh me vėmendje, ēėshtjen e presidentit e ka eklipsuar ēėshtja e ndryshimit tė formulės sė Kodit Zgjedhor nė Kushtetutė, dhe kjo ėshtė me gjithė mend diēka e rėndėsishme. Kjo tregon se ėshtė ēėshtja qė shkakton mė shumė sensibilitet nė tė gjithė opinionin publik dhe politik”.

-Ky reagim i juaji vjen menjėherė pas njė deklarate tė kryeministri Berisha, i cili tha se nuk ėshtė e mundur zgjedhja e presidentit nga populli, tė paktėn pėr momentin. Mos ka njė kundėrshtim kėtu?

“Nuk ka asnjė kundėrshti. Kryeministrin e falėnderoj, pasi pėr hir tė sė vėrtetės, ėshtė i hapur. Ai ėshtė pėr formulėn e zgjedhjes sė presidentit nga populli. Ne po punojmė me tė gjithė krahėt, po punojmė nė unison qė tė mos ketė kundėrshti brenda sallės sė Kuvendit”.

-Ėshtė vėnė re qė mungojnė firmat e disa deputetė tė PD-sė, por edhe tė aleatėve. Mos do tė thotė qė ata nuk janė dakord me nismėn tuaj?

“Mungesa e firmave tė disa deputetėve demokratė dhe tė aleatėve ėshtė vetėm pėr ēėshtje teknike. Ata nuk kanė qenė tė pranishėm dhe vetėm pėr kėtė motiv mungojnė edhe firmat e tyre pėr momentin. Tė gjithė deputetėt janė tė prirur qė ta firmosin kėtė dokument”.

-Po nga deputetėt e krahut tė majtė, do tė kėrkoni firma?

“Patjetėr qė do tė vazhdojmė me mbledhjen e firmave edhe nga deputetėt e krahut tė majtė. Do tė ndjekim edhe prononcimet e tyre publike. Ne do t’i ndjekim me kujdes, deri nė ditėn e hėnė, kur ta paraqesim edhe kėrkesėn nė Kuvend”.

-Cili ėshtė numri qė synoni tė arrini?

“Sa tė mundemi, derisa tė arrihet numri 94”.

-Kjo lėvizje e juaja, a mund tė cilėsohet si njė lėvizje e grupit mbėshtetės tė Bamir Topit nė Partinė Demokratike?

“Nuk ka nė Partinė Demokratike mbėshtetės tė Bamit Topit apo tė Sali Berishės. Ka deputetė tė Partisė Demokratike, njė grup parlamentar unik qė mbėshtesin qeverinė pėr reformat, qė mbėshtesin ndryshimet kushtetuese, por qė mbėshtesin edhe zgjedhjen e presidentit nga populli”.

-Prisni qė kryeministri Berisha tė jetė njė ndėr firmėtarėt e kėsaj nisme?

“Patjetėr, patjetėr...”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anonymous

Mesazh Fri Apr 18, 2008 2:32 pm nga Vizitor

E po, po qe ky nismetari, tjeni te sigurt se firmat do te mblidhen, se ky ua merr firmat deputeteve me dajak. bounce bounce bounce

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi