ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eksperimenti Kosova - Kthim nė kolonializėm

Shko poshtė

25102008

Mesazh 

Eksperimenti Kosova - Kthim nė kolonializėm Empty Eksperimenti Kosova - Kthim nė kolonializėm




Deutsche Welle
Hannes Hofbauer mendon se me Kosovėn ėshtė shėnuar kthimi nė kolonializėm. Plani i Ahtisaarit, parasheh pavarėsinė e kontrolluar, qė do tė thotė se legjislativi dhe ekzekutivi nė Kosovė ndodhen nė duart e tė huajve.
Shkrimi i ligjeve, administrata politike, ekzekutivi policor dhe ai ushtarak kanė hapur njė fushė eksperimentale pėr institucionet evropianoperėndimore dhe amerikanoveriore, mendon Hannes Hoffbauer. Parlamenti i Prishtinės shpalli pavarėsinė e Kosovės dhe shteti i 47-tė i Evropės ndau jo vetėm Serbinė por edhe komunitetin ndėrkombėtar. Ata qė janė kundėr i kthehen tė drejtės sė popujve, ata qė janė pro tė drejtės pėr vetėvendosje kombėtare. Si rast precedent i zhvendosjes sė kufijve, zhvillimet nė Kosovė shėnojnė kthesė ligjore dhe politike nė historinė evropiane tė pasluftės. Njohja dhe mosnjohja ka shpurė nė pėrceptimin e dyfishtė tė njė ekzistence shtetėrore. Kosova fillon njė epokė tė re si “shtet i dėshtuar”.Deutsche Welle: Zoti Hofbauer! Ju e keni titulluar librin tuaj “Eksperimenti Kosova- Kthim nė kolonializėm” Sipas mendimit tuaj, kush eksperimenton nė Kosovė?
Hannes Hofbauer: Eksperimenti ėshtė duke u bėrė kryesisht nga institucionet e mėdha perėndimore, si pėr shembull OKB dhe Nato e BE. Teza ime ėshtė se eksperimenti ėshtė duke u zhvilluar nė drejtim tė kthimit tė Kosovės nė shtet me pavarėsi tė kontrolluar, siē thuhet edhe zyrtarisht, pra duke mos i dhėnė Kosovės pavarėsinė e vėrtetė, por duke ngritur atje njė sistem sipas modeleve tė protektoratit ose tė kolonializimit.
Deutsche Welle: Cilat interesa ndiqen atėherė nė Kosovė?

Hannes Hofbauer: Nė radhė tė parė interesa gjeostrategjike. Nuk duhet harruar pėr shembull se Camp Boldsteel ėshtė kampi mė i madh amerikan jashtė territoreve tė SHBA-ve. Nuk duhet harruar qė Kosova ėshtė njė shtet qė ndodhet midis Gjermanisė, Italisė dhe Lindjes sė Mesme, qendėr e interesave ushtarake dhe politike amerikane. Por pas statusit kolonial tė Kosovės unė do tė shihja edhe interesa ekonomike, nėse pėr shembull kihen parasysh lėndėt e para nė Trepēe dhe qymyret nė Kosovė, pra interesa qė kanė pozicionime ekonomike.
Deutsche Welle: Ju shkruani nė librin tuaj se “Kosova fillon njė epokė tė re si shtet i dėshtuar”. Mendoni se ky eksperimenti pėr tė cilin flisni ju ka dėshtuar?

Hannes Hofbauer: Koncepti im i eksperimentit ėshtė se perėndimi pėrpiqet ta pozicionojė Kosovėn si njė vend qė ėshtė nėn protektoratin e tij, dhe kjo nuk duket tė ketė dėshtuar. Ajo qė ka dėshtuar ėshtė dėshira pėr pavarėsi. Kjo shihet edhe nė faktin qė aktualisht dy reprezentantė tė lartė tė OKB-sė dhe BE-sė janė autoritete politike mė tė larta se administrata lokale, pra si UNMIK ashtu edhe EULEX- ICO, kanė nė fund tė fundit edhe zyrtarisht mė shumė tė drejtė fjale nė Kosovė, se sa parlamenti apo presidenti, pra institucioneve tė zgjedhura kosovare. Prandaj unė do e quaja kėtė eksperiment shumė tė ēuditshėm. Por pėr interesat e perėndimit ai ėshtė njė eksperiment i nevojshėm, pėr interesat eKosovės, unė do tė thoja se nuk ėshtė shumė interesant.
Deutsche Welle: A janė tezat tuaja me orientim tė majtė?
Hannes Hofbauer: Majtas ose djathtas, unė do tė thoja se ėshtė njė mėnyrė social-historike ose ekonomiko-historike e vėshtrimit tė gjėrave. Pėr mua e rėndėsishme ėshtė tė thuash se me planin e Ahtisaarit, i cili nuk u votua nga OKB-ja, por nė tė vėrtetė ka dhėnė bazėn e kushtetutės sė Kosovės dhe shpalljes sė pavarėsisė, fjalėn nė Kosovė nuk e morrėn politikanėt lokalė, ose populli por e morrėn interesat e jashtme dhe funksionarėt qė vijnė nga jashtė, qė janė me mijra nė Kosovė. Siē e dini mijra njerėz tė UNMIK-ut, EU-sė, EULEX-it, ICO, OJQ-ve vijnė vėrdallė nė Kosovė, marrin rroga tė majme, paguajnė sekretarė, pėrkthyes, kopshtarė, vila, dhe nė tė vėrtetė kjo strukturė vendos nė Kosovė, edhe nga pikėpamja ekonomike.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Eksperimenti Kosova - Kthim nė kolonializėm :: Komentet

ADMIN

Mesazh Sat Oct 25, 2008 3:31 pm nga ADMIN

Nuk eshte e lehte qe te shkputesh nje popull po thuj prej 3 miljon nga nje shtet sidomos ditet e sotme ,ata e pane se popullit Kosovar i eshte bere e pa drejte para 100 vjeteve nda te paret e tyre dhe duke pare gjendjen si ishte katandisur ne Jugosllavi ,perfituan prej rastit dhe edhe Kosoven po e bejne shtet ne vetin kjo nuk do te thote qe Kosova duhet te veproj ne drejtimin e te huajve por ne fillim sa te kuptojne Bota se ishte nje veprim i drejte ,le te durojme dhe te veprojme si te na thone per pak kohe dhe pastaj do ti marrim frenat ne dore .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Oct 25, 2008 4:30 pm nga Iliriada Portal

Sigurisht qe nje dite Kosova ta te jete plotesisht e pavarur por sot per sot te gjithe jemi te ndergjegjshem qe pavaresia e saj eshte e cunguar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Oct 25, 2008 4:56 pm nga neni 55

Kosova do te jete krejtsisht e pavarur kur mos te ken me ēti marin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Sat Oct 25, 2008 4:59 pm nga ADMIN

Apsulutisht qe jo nuk hyri Amerika per pasuri ne Kosove perkundrazi vetem per stabilitetin e rajonit ,mendimi im

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Oct 25, 2008 5:02 pm nga neni 55

Amerikes ndoshta kosova i intereson nga ana gjestrategjike, kurse nga pikpamja ekonomike eshte evropa ajo qe ka interesa ne kosove.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Sat Oct 25, 2008 6:10 pm nga dea

Perderisa kjo del nga goja e vet atyre, atehere duhet besuar. Tani pra Kosoves i duhet te beje nje lufte te re. Luften per tu ēliruar nga kolonializmi nderkombetar.ēironi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Sat Oct 25, 2008 6:17 pm nga ADMIN

Jo dia politikanat Kosovare vepruan me nje zgjuarsi te mire te kohes
dhe po veprojne po ashtu sepse nuk ka as edhe nje rruge tjeter
veprimi aposit do te ishte vazhdimi nen sundimin SLLAV ,ne nuk kemi
nevoj te hapim lufte me as edhe nje njeri por te rregullojme mardhenjet
ne nje nivel te shkelqyer ndermjet njeri -tjetrit
pra shqiperis dhe Kosoves dhe nuk ka njeri qe na nda

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Sat Oct 25, 2008 6:39 pm nga dea

E verteta eshte qe nderkombetaret duhet ti jepnin me shume terren qeverise kosovare per te vepruar. Un e kuptoj qe derisa Kosova te njihet nga nje numer i madh shtetesh dhe te arrije te forcoje pozitat e veta si shtet ka nevoje per pranine e forcave nderkombetare aty por eshte tjeter gje prania e forcave ushtarake dhe e organizatave humanitare, eshte tjeter gje lenia e kompetencave te institucioneve kryesore te shtetit ne duart e organizatave te huaja.kjo do te thote se te gjitha instucionet ne Kosove duke filluar nga presidenti, qeveria etj jane kukull.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Sat Oct 25, 2008 6:57 pm nga interesanti

Fundi i gjith "eksperimenteve" SGQIPRIA E BASHKUAR Very Happy
Eksperimenti Kosova - Kthim nė kolonializėm Shqiperiaebashkuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Sun Oct 26, 2008 9:18 pm nga Bora

Ja kjo eshte nje pergjigje e fuqishme. Very Happy
Eksperimenti Kosova - Kthim nė kolonializėm Shqiperiaebashkuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon Oct 27, 2008 11:06 pm nga ILIRI

Nuk besoj se eshte vetem ēeshtja e ngritjes se strukturave shteterore. Ne fakt eshte evidente qe Serbia akoma la nje influence te madhe mbi Kosoven. Mos harrojm strukturat paralele te saj ne veri te kosoves. Aktualisht nje pjese e Kosoves mund te konsiderohet nen kompetencat e plota te serbise dhe kjo per gat te keq me pelqimin e BE. BE ka ecur shume ngadale ne kete ēeshtje dhe shpesh here ka shfaqur lekundje ne qendrimet e veta. Kosova nuk e ka te veshtire te ngreje themelet e veta sepse ajo nuk ka dale nga hiēi. Ajo ka pas parlament, policin e saj, qeverine vendore edhe ne kohen kur ishte e varur nga Serbia.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi