ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rregulla te reja per emigrantet

Shko poshtė

27102008

Mesazh 

Rregulla te reja per emigrantet Empty Rregulla te reja per emigrantet




Rregulla te reja per emigrantet 20081027025801_artikull
E Hene, 27 Tetor 2008

TIRANE - Procedurat e bashkimit familjar te emigranteve shqiptare qe ndodhen ne Itali, jane bere me te veshtira. Nga data 5 nentor e ketij viti, personat qe kerkojne te terheqin familjet e tyre ne Itali, do te perballen me veshtiresi me te medha se me pare. Sipas dekretit legjislativ qe hyn ne fuqi me 5 nentor, ribashkimi i nje personi qe qendron ne Itali me prinderit, mund te behet vetem nese ata jane mbi 65 vjec. Personi qe kerkon te terheqe prinderit e tij duhet te vertetoje permes dokumenteve se asnje nga femijet e tjere per arsye te renda shendetesore nuk mund t'i mbaje ne vendin e origjines. Ky rregull eshte vendosur nga qeveria per te shmangur abuzimet me sherbimet e perkujdesjes per kete kategori.

Ne kete dekret theksohet se personi qe qendron ne Itali duhet te vertetoje se te ardhurat minimale vjetore i ka jo me te vogla se ceku social, i cili eshte afro 5 mije euro. Nga ana tjeter, nese dokumentet qe ai depoziton jane te dyshimta, perfaqesuesit diplomatike kane te drejte te kerkojne testin e ADN-se per cdo familjar. Veshtiresi ka edhe per ribashkimin e prinderve me femije mbi 18 vjec. Ndryshe nga me pare kur femijet e rritur mund te bashkoheshin me familjen e tyre ne Itali per motive shendetesore, tanime ky ribashkim mund te behet vetem nese vertetohet se ata jane ne invaliditet te plote. Sipas qeverise, dekreti garanton zbatimin e Direktives Evropiane, "Mbi te drejten e ribashkimit familjar".

Ata persona qe plotesojne kushtet e mesiperme, duhet te paraqiten ne diten e caktuar nga ambasada prane agjencise Albanian Courrier me te afert dhe te dorezojne dokumentet e nevojshme, te cilat do t'i percillen permes postes Ambasades italiane ne Tirane. :Pasi Zyra e Vizave e Ambasades Italiane te kete vleresuar dokumentacionin e paraqitur, personi do te lajmerohet per t'u paraqitur prane Zyres Konsullore per identifikimin, pagesen e vizes dhe plotesime te mundshme te dokumentacionit", sqarojne me tej perfaqesuesit e ambasades italiane ne Tirane.

Shpjegohet se dokumentacioni duhet paraqitur prane agjencise Albanian Courrier me te afert. Dokumentacioni i nevojshem per te gjitha tipologjite perfshin dhe formularin per kerkesen e vizes. Duhet plotesuar nje formular per cdo person. Formulari duhet te plotesohet teresisht dhe te firmoset. Per te miturit formulari duhet te firmoset nga te dy prinderit. E domosdoshme eshte pasaporta e vlefshme, te pakten deri ne tre muaj pas mbarimit te afatit te vizes se kerkuar, fotokopje e pasaportes, 1 fotografi, format pasaporte, fotokopje e autorizimit (Nulla Osta), leshuar nga sporteli i vetem i emigracionit.

Artan Cena



Veprimet qe duhen kryer ne Itali

Ku merret leje qendrimi ne rast hyrje ne Itali me vize nga ambasada italiane per bashkim familjar ose per pune ne rastet kur te therret punedhenesi me nulla osten e dekretit te flukseve (si me te parin po ashtu edhe me fluksin bis)? Shqiptaret ne kete rast duhet ta kerkojne fillimisht kodin fiskal dhe te paraqiten per te firmosur kontraten e punes ne rastin e punetoreve te dekretit te flukseve, ne Sportelet Unike per Emigracionin qe kane leshuar nulla ostat perkatese. Pra leje qendrimi i pare kerkohet nepermjet postes pasi me pare eshte bere paraqitja ne keto sportele dhe jo nga kuestura. E rendesishme eshte te kujtohet se ne kete rast duhet bere prezantimi brenda 8 diteve nga hyrja ne Itali. Ne kerkese duhet bashkangjitur edhe nje marka "da bollo" prej 14, 62 Euro.

Per sa i perket personave te ardhur ne Itali me ane te bashkimit familjar duhet telefonuar ne Sportelin Unik ne numrin e telefonit 011-5221434, nga e hena ne te premte nga ora 12:30 deri ne oren 14:30. Ndersa per ata qe kane hyre ne Itali me vize per dekretin e flukseve duhet te paraqiten me pasaporten, nulla oste-n, dhe dokumentin e identitetit te punedhenesit.



Tab

Dokumentet

1- Te interesuarit qe duan te kerkojne bashkim familjar jane te ftuar te deklarojne prane Sportelit per Legalizim te Ambasades diten e takimit dhe te pajisen me formularin e bashkangjitur, te plotesuar ne cdo pjese dhe te firmosur mundesisht nga qytetari shqiptar qe banon ne Itali dhe qe kerkon bashkimin familjar. Ne rast pamundesie, i firmosur nga familjari qe banon ne Shqiperi dhe qe duhet te kerkoje vize per bashkim familjar

2-Formulari i kerkuar, qe duhet te dorezohet ne origjinal ne sportel, duhet te jete i shoqeruar nga gjithe dokumentacioni qe kerkohet ne te si me poshte:

3-kopje te lejes se qendrimit ne Itali te personit qe kerkon bashkimin familjar;

4- fotokopje te dokumenteve qe do te vleresohen



Per prinderit

1-Certifikaten familjare, nga e cila te rezultojne te gjithe femijet e lindur nga martesa, edhe nese jane ne emigrim, femijet e martuar ose te ndare nga familja

2-Kopjen e certifikates familjare, ne baze te regjistrit te 1950 - 1974

3-Kopjen e lejes se qendrimit te femijeve qe jetojne ne Itali

4-Ne rast se femijet jetojne jashte shtetit: kopjen e lejes se qendrimit, te perkthyer dhe te legalizuar nga Zyra Italiane Konsullore kompetente, ku legalizimi te jete ne origjinal (jo me faks).
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rregulla te reja per emigrantet :: Komentet

flutura

Mesazh Mon Oct 27, 2008 6:26 pm nga flutura

Sa here ne vit i ndryshojne proēedurat keta?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Mon Oct 27, 2008 7:22 pm nga ADMIN

Sipas qefit te tyre, sepse ju a lejon edhe karakteri
Pisa hesapi me mentalitet raciste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Oct 27, 2008 7:25 pm nga dardani

Gruri i ran nven tvet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Mon Oct 27, 2008 9:35 pm nga ADMIN

D.M.TH.

Guri i ran peshon ne vend te vet!!??

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Oct 27, 2008 10:32 pm nga dardani

Pse a jo. Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Tue Oct 28, 2008 2:31 am nga ADMIN

Po po sigurisht ,keni shume te drejte.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi