ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqia hap kufijte per emigrantet deri ne fund te 2010

Shko poshtė

07112009

Mesazh 

Greqia hap kufijte per emigrantet deri ne fund te 2010 Empty Greqia hap kufijte per emigrantet deri ne fund te 2010




ATHINE - Autoritetet e Greqise vendosin liridalje te emigranteve nga 15 nentori 2009 deri me 31 dhjetor 2010. Kjo eshte hera e pare qe qeveria greke hap kufijte per nje periudhe kaq te gjate, me shume se nje vit. Sipas vendimit te dates 5 Nentor 2009, "nga 15/11/2009 me 31/12/2010 do te lejohet dalja dhe rihyrja e emigranteve te ligjshem ne Greqi qe deshirojne te vizitojne vendin e tyre, me shume se nje here.

Vendimi percakton se gate periudhes se kohezgjatjes se vendimit, do te lejohen te gjithe te huajt, pa dallim kombesie, per te vizituar vendin e tyre si dhe te kthehen me shume se nje here ne periudhen 15 nentor 2009 deri me 31 dhjetor 2010".

Te gjithe shtetasit qe duan te hyjne dhe dalin nga Greqia dhe anasjelltas, ne vendkalimet kufitare duhet te kene me vete:

a) pasaporte ose dokument tjeter udhetimi te njohur nga Greqia

b) Certifikate A (ngjyre blu) (Veveosi) qe verteton se ata kane dorezuar te gjitha dokumentet e kerkuara per aplikim fillestar apo per te rinovuar lejen e qendrimit sipas dispozitave relevante te ligjit 3386/2005 dhe ligji 3536/2007 (neni 18 paragrafi 4), ose nje certifikate (vertetim) te vecante te banimit.

Nga keto lehtesira te shpallura, privohen vetem ata shtetas te cilet jane nen akuze per vepra penale ose jane te detyruar te mos dalin nga Greqia per shkak te venies se tyre nen hetim penal.

Vendimi i qeverise greke, ndryshe nga heret e tjera nuk ka afat te kufizuar deri ne disa jave apo dy-tre muaj por plot nje vit e gati dy muaj.

Ajo qe eshte me e rendesishme te vecohet, eshte se ky vendim nenkupton se gjate vitit 2010, te pakten deri ne fund te atij viti, nuk pritet te kete liberalizim vizash per shqiptaret.

Por vendimi mund te jete dhe nje levizje e autoriteteve shteterore, per t'i paraprire nje heqje te mundshme te kufizimit te hyrje-daljes permes vizave, e pritshme te vendoset per Shqiperine, nga Bashkimi Evropian, brenda vitit 2010.

Dokumentacioni

a) pasaporte ose dokument tjeter udhetimi te njohur nga Greqia

b) Certifikate A (ngjyre blu) (Veveosi) qe verteton se ata kane dorezuar te gjitha dokumentet e kerkuara per aplikim fillestar apo per te rinovuar lejen e qendrimit sipas dispozitave relevante te ligjit 3386/2005 dhe ligji 3536/2007 (neni 18 paragrafi 4), ose nje certifikate (vertetim) te vecante te banimit.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi