ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marsi venecian alias Skanderbeg

Shko poshtė

28102008

Mesazh 

Marsi venecian alias Skanderbeg Empty Marsi venecian alias Skanderbeg




Elsa Demo
Shekulli
Marsi venecian alias Skanderbeg Img3Zbulimi i Lucia Nadin-it. Pas studimit “Shqiptarėt nė Venedik, mėrgim e integrim, 1479-1552”, historiania sjell nė Tiranė tė renė mė tė fundit nga kėrkimet nė bibliotekat e Venecias. Arbėrit qytetarė tė barabartė tė botės nė Republikėn venedikase, ndėrsa miti i heroit tė tyre, Skėnderbeut ngrihet nė nivelin e Marsit venecian. Statuja e tij nė anijen e famshme tė Doxhėve.

Shihni me kujdes kėtė imazh. Ėshtė njė nga dy statujat e mėdha “tė ngritura nė anėt e praruara” tė anijes sė Doxhėve: “Njėra e Drejtėsisė, tjetra e Skėnderbeut, princit tė Arbėrisė, qė me armėt e republikės u bė kamzhik pėr turqit”, siē pėrmendet nė njė dokument tė kohės. Thuhet se i pėrket Marsit venecian, perėndisė sė luftės. Ai paraqitet nė kėmbė me njė shtizė nė dorė me njė rruzull nė majė, njė lloj arme jo e zakontė.

Por zonja Lucia Nadin, mendon se statuja nuk paraqet veē Skėnderbeun, heroi i arbėrve miti i tė cilit si mbrojtės i Adriatikut nga turqit, “atleti i Krishtit”, ka jetuar si simbol real nė Venecia edhe mė shumė se 2 shekuj pas mėrgimit tė shqiptarėve nė Venedik. Studiuesja italiane, zbuluesja e statuteve tė Shkodrės, me rastin e promovimit nė Tiranė tė librit tė saj “Shqiptarėt nė Venedik, mėrgim e integrim, 1479-1552”, i pėrkthyer nė shqipe nga Pėllumb Xhufi, mbajti dhe konferencėn “Skanderbeg sul bucintoro a Venezia”. Ajo i joshi tė pranishmit me njė udhėtim fantastik tė arbėrve nė venedik dhe tė mitit tė Skanderbegut, duke u nisur nga njė lajm krejt i anashkalur pėr rėndėsinė e njė zbulimi qė pėrcjell ai sipas Nadinit.

Lajmi i mėkėmbjes sė anijes sė Doxhėve tė Venecias ku ngrihej statuja e Skėnderbeut “i fshehur” nėn imazhin e Marsit venecian. Ajo kėrkon ndihmėn e studiuesve shqiptarė pėr tė konfirmuar disa detaje tė zbulimit me qėllim qė nė fund tė fundit tė kėrkohet qė “anija qė po ndėrtohet nuk duhet tė ketė Marsin si statujė, por Skėnderbeun”.

Studiuesja pėrshkruan nė kėtė intervistė itinerarin e arbėrve nė Venedik qė megjithėse “u asimiluan” dhe u bėnė qytetarė venecianė, shenjat e tyre kulmojnė me simbolin e figurės sė Skėnderbeut.

Nė fillim zonja Nadin na thoni diēka pėr lidhjen qė keni me Shqipėrinė?

Unė erdha nė Shqipėri nė fillim tė vitit 1995 dhe qėndrova pėr 4 vjet e gjysmė, e ngarkuar me disa detyra nė Universitet, nė Ambasadė, nė Institutin Italian tė Kulturės. Kisha marrė pjesė nė njė konkurs pėr t’u angazhuar jashtė Italisė, dhe duhej tė zgjidhja njė vend. Kisha mundėsi tė ndryshme dhe zgjodha Tiranėn fare instiktivisht, dhe siē shihet paska qenė shenjė e fatit. Udhėtova nėpėr Shqipėri, mėsova ta njoh dhe atėherė kuptova interesat dhe lidhjet qė ekzistonin mes kėsaj dhe asaj toke prej nga vija, dmth Venecias.

Nė kthim ju filloni kėrkimin e shenjave tė Arbėrisė (Shqipėrisė) dhe arbėrve (shqiptarėve) nė Venecia.

Kjo histori nis qysh para ardhjes sime nė Shqipėri. Nisa kėrkimin nė bibliotekat veneciane pėr tė parė se ēfarė dokumentesh kishte dhe… kisha shumė punė para. Veē kėsaj, nė Venecia, atje ku unė banoj, ka akoma nėpėr rrugė toponime tė shqiptarėve. Pėr herė tė parė nisa tė reflektoj, pėr atė karakteristikė fizike tė Venecias qė po mė shpinte drejt Shqipėrisė, drejt historisė Shqipėri-Venecia.

Bėra njė libėrth pėr raportet historike mes dy vendeve dhe nė kthim nisa tė punoj seriozisht.

Tani kemi nė dorė kėtė libėr tė ēmuar “Shqiptarėt nė Venedik: Mėrgim e integrim, 1479-1552”.

Libri si ide kish lindur shumė vite pėrpara. E ndėrpreva pėr pak kohė kėrkimin sepse, gjithnjė duke gėrmuar nėpėr bibliotekat e Venecias kisha gjetur kopje tė statuteve tė Shkodrės, njė gjė shumė e rėndėsishme, kėshtu qė pėr disa vjet duhej tė ndiqja tekstet pėr Shkodrėn. U detyrova tė kthehem nė Itali pėr arsye shėndetėsore, mė diagnostikuan njė tumor, pėr fat shkoi mirė, edhe pse mė thanė se mė kishin mbetur 2-3 vjet jetė.

Pas statuteve iu riktheva kėtij diskursi tė hershėm pėr tė kuptuar praninė e shqiptarėve nė Venecia. Prapė them se ka akoma plot punė pėr tė bėrė. Ky ishte vetėm fillimi.

Ka qenė kėrkim i vėshtirė pėr ju sepse pėrveēse nė arkiv duheshin gjurmuar shenjat e arbėrve nė terren…

Po, sepse ky mėrgim i shqiptarėve ishte mė saktė njė transferim i tyre. Nė tė shkuarėn duhej thėnė transferim jo emigracion nė kuptimin e sotėm qė i japin termit: Venecia thotė qė kush do tė vijė kėtu, le tė vijė. Dhe u stabilizuan nė gjithė territorin e Republikės sė Venedikut. Mė ėshtė dashur tė bėj kėrkime pėr shembull nė Friuli, nė zonat e Lombardisė, territore qė dikur ishin veneciane. Kuptova se atje kishte aq shumė pėr tė bėrė.

Cilat janė kėto shenja shqiptarėsh?

Para sė gjithash kėrkova tė njoh anėn e instalimit nga kėndvėshtrimi ekonomik, i punės, pra ēfarė bėnin shqiptarėt qė ishin transferuar nė Venecia ku shfaqet gjithė punėsimi i tyre nė fushėn e tekstilit, nė pėrpunimin e mėndafshit, leshit. Ky aspekt pėrfshinte edhe raportin qė ekzistonte nė Shqipėri me praninė e familjeve fisnike veneciane.

Pikėrisht kjo mė ka shtyrė tamam brenda Venecias pėr tė kuptuar praninė nė shekuj tė shqiptarėve.

Por duhej parė edhe prania kulturore. Gjithnjė duke rrėmuar nėpėr bilblioteka nxora kėto dy tekste tė pabotuara tė Marin Beēikemit, pėr tė kuptuar kėshtu rėndėsinė qė kanė pasur kėta njerėz tė kulturės shqiptare. Mė interesonte qė tė tregohej se shqiptarėt nuk ishin thjesht punėtorė, apo varfanjakė siē ėshtė thėnė nė tė shkuarėn, ishin edhe njerėz tė kulturės, fisnikė, me funksione e zanate prestigjioze. Mjafton tė shohim njė personazh si Beēikemi dhe kupton historinė e lidhjeve kulturore shqiptare me botėn humaniste.

Njė tjetėr sektor ishte ai qė lidhej me artet figurative pėr tė kuptuar se cilėt ishin personat qė porositnin pėr shembull piktura tė famshme qė janė bėrė nga shqiptarė, nga “shkolla shqiptare”. I referohem tablove tė Vittore Carpaccio-s i cili ėshtė pėr ne njė nga piktorėt e mėdhenj tė kohės. Kam kėrkuar tė tregoj qė - kjo mbetet pėr tu disktuar nga studiuesit - edhe tablo qė nuk i pėrkasin shkollės shqiptare, mund fshihnin pas tyre njė kompetencė tė shqiptarėve.

Ju shihni kėtu pėr shembull njė grup vejushash me shami nė kokė, vejushėn e pėrunjur, edhe Shėn Stefanin e Shkodrės.

Ja pėr shembull, tek kėto tablo tė Carpaccio-s qė nuk ka qenė kurrė i lidhur me shqiptarė ėshtė pėr t’u diskutuar qė pikturat mund tė jenė porositur nga shqiptarė. Nė atė kohė nė Venecia ishin Engjėllorėt, kjo familje e madhe e cila nga njėra anė ishte e lidhur me Barletin – kujtojmė se ishte pikėrisht P. Engjėlli qė i tha Barletit shkruaj jetėn e Skėnderbeut.

Pra, ka njė histori tė tėrė raportesh qė na ēojnė nga tekstet letrare tek artet figurative, tek lidhjet me Romėn dhe Papatin. Ka vėrtet punė tė madhe edhe pėr do vite.

Zonja Nadin, “integrim” ėshtė termi i duhur pėr tė pėrkufizuar atė qė ndodhi me shqiptarėt e mėrguar pas vdekjes sė Skėnderbeut dhe rėnies sė Shkodrės?

Ishte njė integrim krejt, krejt normal. Mėrgimi shqiptar gjatė katėrqindės, nė zona si Kalabria dhe nė Siēili, u bė njė lloj izolimi, ku u formuan grupet, ishujt e kulturės shqiptare, me arbėreshėt. Dy vjet mė parė, nė San Paolo degli Albanesi gjeta akoma njerėz tė veshur me kostumet tradicionale. Ėshtė njė gjė e ēmuar pėr historinė e shqiptarėve.

Por ama nė Venecia kemi njė realitet krejt tjetėr: njė realitet tregtar, njė realitet, le tė themi kozmopolit. Nė Venecia ishin tė gjitha racat, kushdo qė donte tė ishte dhe tė bėhej qytetar venecian, mund tė bėhej, mjaft qė tė respektonte ligjet, tė paguante taksat, sepse kėshtu hynte nė strukturėn e shtetit.

Kėshtu pra, ky mėrgim pas rėnies sė Shkodrės, nė tė vėrtet nuk ėshtė mėrgim siē e nėnkuptojmė sot. Kėta njerėz “ishin ftuar” nga Republika: nėse doni tė vini tek ne, ejani. Kishte marrėveshje reciproke, kėshtu qė secili vinte me bazėn e kompetencave tė origjinės sė tij, e aftėsisė sė tij dhe integrohej nė strukturėn ekonomike, sociale, politike veneciane.

Ndėrkohė nė rrjedhėn e 60-70 viteve ai humbet gjurmėt e shqiptarit, e Arbėrisė sepse janė bėrė qytetarė venecianė. Mė duket se kjo ėshtė njė faqe e rėndėsishme, jo pėr t’i bėrė elozh Venecias, por sepse ėshtė njė realitet ku fliten mijėra gjuhė, bėhet fjalė pėr personazhe qė vinin nga e gjithė bota.

Njė copė Europė e humbur sot?

Atėherė Adriatiku, Mesdheu, ishte, kjo Europė nė tė cilėn Arbėria ishte tėrėsisht e pėrfshirė, ndėrsa sot nėse duhet tė flasim pėr Europėn, nė njė farė kuptimi duhet tė marrim shembull duke e kujtuar tė kaluarėn dhe duke folur pėr integrimin, nė kuptimin e bashkimit jo tė ndarjes, tė izolimit, tė copėtimit.

Libri “Shqiptarėt nė Venedik, mėrgim dhe integrim” flet pėr njė vend ku takohen popujt qė vinin nga gjithė Mesdheu, pėr tė mos thėnė edhe nga Orienti, dhe prandaj Venezia nė shekuj mund tė pėrkufizohet njė piazza e takimeve, e qytetėrimeve, e kulturave, pėrtej interesave ekonomike sepse ėshtė e qartė qė kėto janė nė thelb. Pra Venezia mund tė pėrkufizohet si “njė piazza universale”.

Ishte me interes analiza qė ju bėnit pėr mitin e Skėndėrbeut nė Venecia edhe dy shekuj pas mėrgimit, duke iu referuar njė lajmi tė fundit pėr mėkėmbjen e anijes sė artė tė Doxhėve.

Nga kėrkimet nė arkiva kam arritur tė kuptoj praninė e Skėndėrbeut nė atė qė ishtė anija simbol e Venecias, simbol i sundimit nė detin e Venecias, qė zgjat deri nė fund tė 1700-ės. Dhe menjėherė, mė pas do tė rimerret Skėnderbeu si mit nė kulturėn e tetėqindės. Nė rastin e Venecias sė katėrqindės ajo e ka parė Skėnderbeun aleat qė mundi tė mbronte detin nga dyndja e turqve.

Pothuajse dy shekuj mė vonė, kur avancimi i tyre bėhet njė fenomen i gjėrė pėr gjithė Europėn, ja ku Venecia e rimerr sėrisht kėtė figurė dhe e rihedh si figurė mitike e mbrojtėsi i ri i Adriatikut, nė pritje qė nė njė lloj mėnyre tė rindodhė mrekullia qė kish ndodhur nė kohėn e tij.

Pėrse figura e Skėnderbeut i vihet pranė Marsit mitologjik?

Sepse Skėnderbeu ishte kampioni me armė i njė territori tė ēmuar pėr Venecian, i cili duhej tė ishte territori i Shqipėrisė. Prandaj kur flitej pėr perėndinė e luftės ishte njėlloj si tė hyjnizoje Skėnderbeun. Dhe kujt mund t’i referoheshin tjetėr pėrveēse atij qė nė mitologji ishte zot i luftės, pra Marsi, ndėrkohė qė nė dokumentet e gjashtėqindės flitet shpesh pėr Marsin-venecian. Pra kur thua Marsi thua perėndia i luftės. Kėshtu qė Skėnderbeu, ėshtė, si tė thuash, emblemė e luftėtarit madhėshtor, e mbrojtėsit tė madh.

Pra kemi pas “leximit” tė kėsaj statuje, kemi tė bėjmė me njė zbulim?

Po, askujt nuk i kishte shkuar ndėr mend qė kjo statujė tė ishte statujė e Skėnderbeut, ose mė saktė, kishte qenė nė njė mbishkrim tė bucintoro-s sė Venecias, njė dėshmi e shtatėqindės e cila thotė: Marsi ose Skėnderbeu.

Ėshtė e qartė qė ky lajm i shtatėqindės ka kaluar, ka shkarė absolutisht nė plan tė dytė. Ndėrkohė qė besohej si njė farė legjende popullore qė nuk kishte tė bėnte asfare me Marsin e anijes. Pėrkundrazi siē u pa edhe dje ėshtė zbuluar se ėshtė pikėrisht ai, Marsi ose Skanderbegu.

Pėr armėt qė mban Skėnderbeu i anijes sė Doxhėve dhe pėr tė cilat ju kėrkuat ndihmėn e studiuesve shqiptarė, ē’mund tė thuhet tani pėr tani?

Nė fakt po pres ndihmė nga ana e studiuesve shqiptarė, sepse ajo shtizė me tė cilin ėshtė paraqitur Skėnderbeu nė atė gravurė tė gjashtėqindės ėshtė njė armė e ēuditshme sepse ėshtė njė shtizė e cila ka nė majė njė sferė hekuri. Dhe kėtė e thotė edhe Barleti qė kishte njė topuz me njė sferė hekuri. Ėshtė njė armė shumė e veēantė. Do tė jetė interesante tė mėsohet se kush ia ka sugjeruar skulptorit kėtė tip arme, sepse pas skulptorit apo piktorit ėshtė gjithnjė njė i shkolluar, njė njeri i kulturės qė duke iu referuar dokumenteve i thotė qė duhet ta paraqesė kėshtu.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Marsi venecian alias Skanderbeg :: Komentet

shqiptari

Mesazh Tue Oct 28, 2008 6:29 pm nga shqiptari

Shumr interesante.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Tue Oct 28, 2008 11:40 pm nga Bora

Vertet qenka nje zbulim shum interesant.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi