ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

8 Marsi, femrat ne feste me striptiste

Shko poshtė

08032012

Mesazh 

8 Marsi, femrat ne feste me striptiste Empty 8 Marsi, femrat ne feste me striptiste




Sonila Isaku
Festim ne menyre te "harbuar" e cilesojne nje pjese e mire e femrave shqiptare festimin e 8 Marsit nga disa femra te tjera. Se fundmi, edhe ne vendin tone eshte bere e modes nje feste vetem per femra gjate oreve te vona te nates ku kercejne meshkuj. E ndersa deri ketu nuk ka asnje gje per ta quajtur te "harbuar" kete feste, ajo qe vjen pas eshte se meshkujt kercejne zhveshur, vetem me te mbathura. Duket se ky lloj festimi po kthehet ne nje lloj mode ne vendin tone, pasi pergjate dites se djeshme, ne lokalet te cilat edhe i ofrojne keto "surpriza" nuk mund te gjeje nje tavoline pasi te gjitha ishin rezervuar gjate diteve te meparshme. E ndersa pyet menaxherin e nje prej ketyre klubeve te nates te thote se me mik mund te te gjeje ndonje vend prane banakut, ndersa nuk rezervohet te te jape edhe informacion per ata persona, te cilet do te jene aty. "Jane dy meshkuj, te cilet do te kercejne vetem per femrat deri ne oren 12 te nates. Aty do te jene femra te te gjitha moshave, te cilet kane rezervuar nje tavoline. Mund te te them qe do te gjesh edhe emra te njohur, pasi edhe gjate viteve te kaluara kane qene gazetare, prezantuese te emisioneve te ndryshme apo edhe njerez publike, te cilet kane preferuar qe festen e 8 Marsit ta kalojne ne kete menyre", - shprehet menaxheri i nje prej klubeve te nates ne Tirane. Sipas tij, cdo vit, lokali ka qene plot, ndersa pas ores 12 te nates ai ka qene i hapur edhe per meshkujt, me heret ai rezervohet vetem per femrat. "Tashme, 8 Marsi ka shenuar nje vule te madhe te kuqe ne kalendarin nder vite te lokalit tone. Si per qellimin qe kjo date mbart ne vetvete, dhe per nivelin e larte te spektaklit te ofruar. Eshte nje here ne vit, do te donim shume me shpesh ndaj do te trajtohet si e tille cdo here. Edhe ky 8 Mars nuk do te jete ndryshe, por dicka ndryshe do te kete. Eshte nate per ty, ne diten tende, ashtu sic do ti", - eshte nje nga motot dhe ftesat e bera per femrat ne Tirane. Nderkohe qe menaxheret e lokaleve na tregojne se femrat qe shkojne ne keto festa jane mbi 30 vjec, intelektuale dhe arrijne te kuptojne keto lloj kercimesh te stripmen-eve. Keto lloje argetimesh tashme nuk ofrohen vetem nga lokalet ne qender te Tiranes, por edhe ne lokale ne periferi. Pas reklamave te bera per muaj me radhe, duket se kjo eshte dita me e mire per te mbledhur se bashku grupe femrash dhe per to te kerceje nje mashkull. Ne Shqiperi, kjo eshte e vetmja dite kur femrat vleresohen dhe e vetmja dite kur meshkujt i respektojne.

Cfare eshte nje stripman?

Se pari, ka te beje me zhveshjen. Zhveshja shkon deri te te brendshmet ne striptistet profesioniste. Ata nuk lejojne femra t'i afrohen ne skene, pasi i prishin performancen, pervec rasteve kur eshte duke performuar ne nje disipline qe quhet lap - dance. Po cilat jane veshjet, me te cilat performon nje striptist? Veshjet jane nga me te ndryshmet dhe sigurisht qe nje striptist i mire duhet te kete ne garderoben e tij sa me shume veshje. Keshtu ne veshje jane edhe ato te nje polici, nje kostum i Zorros, apo edhe nje kostum zjarrfikesi etj.

Dominojne festat kolektive dhe familjare

Ashtu si edhe cdo feste tjeter, edhe 8 Marsi ne Tirane festohet me kolektivin apo familjen. Prej me shume se nje jave kane nisur pergatitjet e nje pjese te mire te stafeve, te cilet kane prenontuar lokalet, baret dhe restorantet. Me 8 mars, dita kur miliona femra kudo ne bote zgjedhin per te kerkuar te drejtat e tyre, per ne eshte feste. Ndaj, ashtu si cdo vit, te organizuara me grupe e me orare te shkurtuara pune, grate kane zgjedhur edhe kete radhe te festojne ne menyren e tyre, kafeneve apo restoranteve. Ana tjeter e kesaj dite ishin edhe lulet. Shitja masive, jo vetem ne dyqane, por edhe ne rruge, nisi qe ne 7 mars, duke e kthyer ne tendence buqeten e shtrenjte. Por, mes tufave shumengjyreshe, mungon mimoza. Simboli i festes, dikur me i preferuari per kete dite, ende i tille ne fakt per boten, ka humbur. Vete pronaret e dyqaneve te tilla, pohojne se klientet e konsiderojne si nje lule te lire, ndersa sociologet e shpjegojne kete me komercializimin qe kane keto dite, te cilat i kemi kthyer ne festa. Megjithate, proteste apo feste, 8 Marsi vazhdon te mbetet nder te paktat dite, ku grate shqiptare perpiqen te harrojne shqetesimet e shumta, angazhimin per te qene nena te mira apo profesioniste te zonja ne punen e tyre, ndaj pse jo, edhe "Gezuar"!


Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi