ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat drejtuese ??? ? Me te keqija se meshkujt

Shko poshtė

29052008

Mesazh 

Femrat drejtuese ??? ? Me te keqija se meshkujt Empty Femrat drejtuese ??? ? Me te keqija se meshkujt




Femrat drejtuese ??? ? Me te keqija se meshkujt


Shpjegimi i psikologeve

Ne kembim te humbjes se reputacionit te femrave apo te falimentimit te punes se tyre, psikologet thone se per femrat ekziston gjithmone nje lloj pakti me te keqen, e thene ndryshe, iu duhet te bejne edhe gjera, te cilat nuk iu kishin shkuar kurre me pare nder mend gjate jetes se tyre.

Nje femer, ne dukje e keqe, e perfshire nga lodhja dhe mundimi per te bere karriere me cdo kusht, si edhe ankthi per detyren e re qe do t'i caktojne. Femra te tilla, te cilat kthehen ne "shtriga" para vartesve, ne boten perendimore i gjen gjithmone e me teper. Madje, thuhet se ato jane me te keqija edhe se vete meshkujt, kur vjen fjala per te drejtuar nje vend pune me shume vartes nen veten e tyre. Si protagoniste, nje femer te tille e ka marre Majkell Klejton ne nje film te tij te fundit. Brenda tij, personazhi kryesor, e cila eshte nje femer, shfaqet si mjaft e zonja ne menyren e shfaqjes se ambicieve te saj per te bere karriere, por nderkaq, paraqitet edhe si shume e hutuar dhe aspak e sigurt tek vetja e saj. Por ama, e kupton ne fund se cili eshte sekreti i gjithe femrave per t'ia dale ne nje vend pune: te perpiqet te tregohet sa me e rrepte per te pasur ne dore situaten. Madje, duke ua kaluar edhe vete meshkujve.

Sipas psikologeve, nje femer kur vihet ne krye te nje ndermarrjeje apo cfaredo pozicioni tjeter drejtues, nis te adoptoje nje stil te ashper pune dhe zbulon se i duhet te beje me te keqen e mundshme, jo vetem per ta mbajtur ate, por edhe per te qene e respektueshme. Sikunder zbulon edhe faktin tjeter se, te tregohet e bute apo tolerante i kthehet gjithmone ne nje arme te kundert ndaj vetes. I mbetet asaj dhe jo presidentit qe te merret me vartesit, me agjentet nderkombetare, qe mund te kete ndermarrja, pasigurite e ndermarrjes se veprimeve te ndryshme etj. Vetem ne kete menyre, ajo arrin te siguroje pak pushtet. Ky eshte modeli i sotem i femres joshtepiake, se ciles i duhet te mbaje mbi supe shume pune dhe pergjegjesi ne familje apo ndermarrje.

Nje femer drejtuese gjendet gjithmone para ankthit, nese do t’ia dale si duhet te mbaje brenda vetes te gjithe peshen, qe i shkakton stresi i vazhdueshem i punes. Dhe per ta mposhtur ate, duhet te jape gjithmone pershtypjen se eshte nje grua e forte, s'ka problem nese i shtohet kesaj pamjeje edhe fakti se ajo eshte e keqe. Nderkaq, shume psikologe i kane shtruar vetes pyetjen: perse behen te rendesishme vetem grate e keqija? Ose e anasjellta per t'u bere te rendesishme, perse grave iu duhet te pranojne edhe role te keqija? Ne kembim te humbjes se reputacionit te tyre apo te falimentimit te punes se tyre, psikologet thone se per femrat ekziston gjithmone nje lloj pakti me te keqen, e thene ndryshe, iu duhet te bejne edhe gjera, te cilat nuk iu kishin shkuar kurre me pare nder mend gjate jetes se tyre.

Keshtu, sipas nje studimi, te realizuar nga nje grup kerkuesish te Universitetit te Exeterit, ne Britanine e Madhe, te koordinuar nga psikologet Mishel Rajan dhe Aleks Haslam, duke krahasuar rezultatet e firmave apo ndermarrjeve, ku drejtuesit e tyre jane femra, eshte arritur ne perfundimin se femrave iu jepen me shpesh sesa meshkujve pune qe kane te bejne me menaxhimin, si edhe pergjegjesi ne kohe kritike per ndermarrjet. "Ne kete menyre,- thuhet ne kete studim,- femrave drejtuese iu ndodh shume shpesh te gjenden ne situata me te veshtira dh delikate sesa drejtuesit meshkuj. E per kete arsye, pozicionet e tyre te lidershipit jane me te rrezikshme dhe delikate ne te njejten kohe". Por ama, femrat i pranojne, gjithsesi, te tilla poste. "Dhe kjo ndodh, pasi femrat kane ende shume veshtiresi te arrijne ne maje. Dhe kur u ofrohet nje vend per te drejtuar apo menaxhuar, ato nuk kane sesi te thone jo, pasi rastet e tilla nuk eshte se iu vijne shume shpesh ne jete. Ndersa me meshkujt, sipas psikologeve, nuk ndodh e njejta gje. Ata kane gjithmone me shume zgjedhje gjate rruges se tyre te punes.

Perse vajzat e mira kthehen ne shefe "te keqija" ??? ?

Shefet "e keqija", nese mund te quhen keshtu, kthehen ne te tilla per disa arsye. Njera prej tyre eshte se kur pranojne drejtimin e posteve te rrezikshme, i pari mendim qe u kalon ne koke, eshte ai se "kur me jepet nje mundesi e tille, mund te jem e para dhe e fundit qe te tregoj sesa e zonja jam". Dhe e kalojne nje moment te tille shume lehte duke pohuar: "Mbetet nje sfide e bukur". Nga ana tjeter, kur nje femer pranon nje post te rrezikshem per karrieren e saj, ajo nuk eshte se beson shume ne mbeshtetjen qe do i japin meshkujt. Sa per koleget, ata do i japin gjithmone me pak ndihme, sesa do ta benin kete me nje shef mashkull ne vend te saj. Por kjo vlen edhe per ne shtepine e kesaj shefeje "te keqe", se ciles i duhet te perballoje edhe dekurajimin qe i jep bashkeshorti apo pjesetaret e familjes, se ajo nuk ka per t'ia dale dot ne ate pune, qe eshte duke bere.
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 110
Reputation : 1
Points : 29071
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Femrat drejtuese ??? ? Me te keqija se meshkujt :: Komentet

avatar

Mesazh Fri Jun 20, 2008 8:24 pm nga Iliriada Portal

Femrat asnjehere nuk jane me te kqija se meshkujt kur jane ne pushtet, por ato nuk bejne pakt me te keqen, jane me korrekte, jane me kembengulese, teper inteligjente. Femrat ne pushtet duket se jane me te keqia se burrat edhe per shkakun se shpesh kane te bejne me vartes te keqinj meshkuj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Fri Jun 20, 2008 8:26 pm nga bulqizaku

Me than at tdrejten, Teuta ka tdrejt. Burrat e kan menen ke gota rakis, ene ku me bo nai dallavere.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sun Jun 22, 2008 10:12 am nga ILIRI

Ne pergjithesi, femrat jane me kerkuese ne pune, por ashtu si tek meshkujt edhe tek femrat nuk mungojne shefet femra te korruptuara, ose liberale, ose tipat dollēe si i thone ne gjuhen popullore.Varet nga tipi i njeriut. Gjithsesi per mua nuk do kishte rendesi se i kujt seksi eshte shefi im femer apo mashkull.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Sun Jun 22, 2008 11:42 pm nga flutura

Bota e drejtuar prej femrave

Nėse shikojmė nė histori , ne do tė vėrejmė se femrat qė i drejtuan shtetet e tyre si udhėheqėse , e bėn atė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme qė mund tė bėhej , dhe nė tė njejtėn kohė patėn njė ndikim tė fuqishėm nė rrjedhat e kohės nė mbarė botėn.

Le tė marrim vetėm disa shembuj : Cleopatra, Mbretėresha Elizabetha e Parė , Margaret Thatcher, Indira Ghandi etc.

Cleopatra (69-30 BC), Mbretėreshė e Egjiptit.
Ajo ishte njė sundimtare ambicioze e Egjiptit tė Vjetėr.Nė mėnyrė qė tė mbante vendin e saje tė lirė , ajo kėrkoi ndihmė nga Julius Cesari , nė fund edhe duke i lindur njė djalė.


Mbretėresha Elizabetha e Parė (1533 - 1603) ishte njė Mbretėreshė e guximshme e Anglise prej vitit 1558 e deri nė vdekje. Ajo diti se si tė pėrdorte retorikėn dhe kishte komandėn dramatike nė raste tė ndryshme publike , dhe ajo mundi tė pėrdorte aftėsite luftarake tė mashkujve nė avantazhe tė sajė.
Suksesi mė i madhė i sajė ishte fitorja ndaj Armatės Spanjolle me 1588 nė ujrat e bregut perendimor tė Anglisė.


Margaret Thatcher (1925 - ),Kryeministreshė e Anglisė .
Margaret Thatcher ishte femra e parė , Kryeministre e Anglisė , dhe ajo ishte shumė e suksesshme, duke fituar zgjedhjet , nė tri mandate rradhazi.
Ajo e fitoi nofkėn "The Iron Lady" - Zonja e Hekurt, pėr arsye tė linjės sė ashpėr qe kishte ndaj okupimit tė Avganistanit nga ana e Bashkimit Sovjetik(USSR) dhe kur Argjentina e sfidoj tė drejtėn e Britanisė ndaj Ishujve Falkland.


Indira Gandhi (1917-1984),Kryeministreshė e Indisė. Ajo ishe e suksesshme nė reformat e tokės dhe nė nacionalizimin e bankave.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jun 22, 2008 11:48 pm nga lali

Keni harru Jozefina Topallin. 2005-2009 kryetare e parlamentit shqiptar. Reformoi parlamentin shqiptar.I beri deputetet burra te jene bura. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Wed Jul 02, 2008 6:57 pm nga shqiptar e bir shqiptari

Aman veē femrat le te na drejtojn, skam asnji kundershtim. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi