ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama, fjalimi i parė si President

Shko poshtė

07112008

Mesazh 

Obama, fjalimi i parė si President Empty Obama, fjalimi i parė si President




Falėnderime, pėrgjegjėsi dhe krenari pėr ringjalljen e shpresės


Nėse ka ende ndonjė mes jush qė ende dyshon se Amerika ėshtė vendi ku gjithēka ėshtė e mundur,
qė dyshon se ėndrra e themeluesve tanė
ėshtė ende gjallė, qė vė nė pikėpyetje fuqinė
e demokracisė, ai dikush do ta marrė
sonte pėrgjigjen.
Ėshtė pėrgjigjja qė del nga radhėt e gjata
tė njerėzve nėpėr shkolla e kisha, me njė
pjesėmarrje tė paparė ndonjėherė nga ky
komb, nga ata njerėz qė qėndruan me orė
tė tėra nė pritje pėr tė votuar, tė nxitur nga
besimi se kėtė herė gjėrat duhet tė jenė
ndryshe, se zėrat e tyre do tė jenė ndryshimi.
Ėshtė pėrgjigjja qė jep plak e i ri, i
pasur e i varfėr, demokrat e republikan, i
bardhė e i zi, hispanik, aziatik, amerikan
vendas, homoseksual, heteroseksual,
sakat, apo i saktė, ėshtė mesazhi qė
pėrēojnė amerikanėt nė botė se ne nuk
kemi qenė kurrė thjesht njė grup individėsh,
apo grup shtetesh, ca tė kuq e ca
blu. Ne jemi dhe do tė jemi gjithmonė
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ėshtė
pėrgjigjja e atyre qė u ėshtė thėnė pėr njė
kohė tė gjatė e me shumė ngulm tė jenė
cinikė dhe dyshues ndaj asaj ēka mund tė
arrihet: vėnies dorė nė harkun e historisė
dhe pėrthyerjes sė tij pėr kah shpresa dhe
ditėt mė tė mira. U desh njė kohė e gjatė
pėr t‘ia mbėrritur kėtij momenti, por sonte,
si rezultat i asaj ēka bėmė nė kėtė datė,
gjatė kėtyre zgjedhjeve nė kėtė moment,
ndryshimi ka ardhur nė Amerikė. Nė fillim
tė kėsaj mbrėmjeje mora njė telefonatė
jashtėzakonisht tė kėndshme nga senatori
MekKejn. Ai punoi dhe dha shumė nė
kėtė fushatė. Nė kėtė mėnyrė ka luftuar
gjithmonė pėr vendin qė do. Pėr Amerikėn
ka duruar sakrifica tė pėrmasave tė tilla,
qė shumė prej nesh as qė mund t‘i imagjinojnė.
Ne jemi mirė sot edhe falė shėrbimit
tė kėtij lideri guximtar e altruist. Gjatė
telefonatės e urova, urova edhe guvernatoren
Sarah Palin pėr arritjet dhe pres qė
nė tė ardhmen tė bashkėpunoj me ta. Dua
tė falėnderoj edhe partnerin tim tė kėtij
rrugėtimi, njė burrė qė bėri njė fushatė
nga thelbi i zemrės dhe foli pėr burrat e
gratė me tė cilėt u rrit nė rrugėt e Scranton,
zėvendėspresidentin e ri tė Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės, Joe Biden. Nuk do
tė isha sonte kėtu para jush pa mbėshtetjen
e pareshtur tė mikes sime tė 16 viteve
tė fundit, shkėmbit tė familjes, dashurisė
sė jetės sime, Zonjės sė Parė tė re tė Shteteve
tė Bashkuara, Michelle Obama.
Sasha dhe Malia ju dua fort tė dyjave, mė
shumė nga sa mund ta imagjinoni dhe keni
tani njė qenush qė do ta marrim me vete
nė Shtėpinė e Bardhė. Edhe pse nuk ėshtė
mė mes nesh, unė e di qė gjyshja ime po
mė sheh nga lart me gjithė familjen qė mė
bėri ai qė jam sot. E di qė borxhi im ndaj tyre
ėshtė i pamatshėm.
Motrėn time Maya, motrėn time Alma
dhe tė gjithė vėllezėrit e motrat, i falėnderoj
shumė pėr mbėshtetjen qė mė
dhanė. Ju jam mirėnjohės. Edhe menaxherit
tė fushatės, David Plouffe, heroi i
heshtur i kėsaj fushate, qė bėri mė tė
mirėn nė tė gjithė historinė e Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės. Shefit tė
strategjisė, David Axelrod, qė ka qenė
partner nė ēdo hap tė kėsaj rruge.
Skuadrės mė tė mirė tė bėrė bashkė nė tė
gjithė historinė e politikės, qė bėri tė mundur
kėtė moment. Ju jam pėrgjithmonė
mirėnjohės pėr tė gjitha sakrificat. Por,
mbi tė gjitha, nuk do tė harroj ata tė cilėve
u pėrket kjo fitore. Ajo u pėrket juve. Nuk
isha kandidati qė kisha shanse fitoreje.
Nuk e nisėm me shumė para, apo shumė
mbėshtetje. Fushata jonė nuk u stis nė
hollet e Uashingtonit. Ajo nisi oborreve tė
Des Moines, kuzhinave tė Concord-it, verandave
tė Charleston-it. U formėzua nga
burra e gra punėtorė qė gėrmuan nė kursimet
e pakta dhe ofruan ē‘kishin pėr
kauzėn. Mori forcė nga tė rinjtė qė refuzuan
mitin e apatisė sė breznisė sė tyre,
qė lanė shtėpitė e familjet pėr punė qė u
ofronin pak para, e shumė mė pak gjumė.
U forcua nga njerėzit e moshės sė mesme,
qė injoruan tė ftohtin dhe trokitėn nė dyert
e botės pėr tė formuar zinxhirin e miliona
amerikanėve qė dolėn vullnetarė
dhe organizuan e provuan se 2 shekuj mė
pas, njė qeveri e popullit, prej popullit dhe
pėr popullin, ėshtė sėrish e mundur mbi
faqen e tokės. Kjo ėshtė fitorja jonė. Unė e
di qė ju nuk e bėtė pėr tė fituar njė zgjedhje
dhe aq mė pak pėr mua. E bėtė, sepse
kuptoni madhėshtinė e detyrės qė na
pret. Ndėrsa sonte festojmė jemi tė
ndėrgjegjshėm pėr sfidat e sė nesėrmes,
tė cilat janė mė tė mėdhatė e jetės sonė:
dy luftėra, njė planet nė rrezik, kriza financiare
mė e rėndė e shekullit. Ndėrsa jemi
mbledhur sot kėtu e dimė se ka amerikanė
trima qė enden nė shkretėtirat e Irakut
dhe malet e Afganistanit, duke rrezikuar
jetėn pėr ne. E dimė se ka nėna e etėr, qė
pasi do tė pėrcjellin pėr nė gjumė fėmijėt,
do ta kalojnė natėn zgjuar, duke vrarė
mendjen se si do ta pėrballojnė pagesėn e
kredisė, faturat e dritės, ilaēet, apo shkollėn
e fėmijėve. Duhet tė krijohet njė
energji e re, duhet tė hapen vende tė reja
pune, tė ngrihen shkolla, tė pėrballohen
rreziqe e tė ndreqen aleanca. Pėrpara na
pret njė rrugėtim i gjatė. Do tė ngjitemi
nė rrėpira. Ndoshta nuk do t‘ia dalim pėr
njė vit, apo qoftė edhe njė mandat, por
Amerika, dhe nuk kam qenė kurrė mė me
shpresė se sot, do t‘ia mbėrrijė majės njė
ditė. Ju premtoj se si popull do t‘ia dalim.
Do tė ketė pengesa dhe fillime tė vėshtira.
Ka shumė qė nuk do tė jenė dakord
me tė gjitha vendimet, apo politikat qė
do tė ndjek si President. E dimė se qeveria
nuk mund t‘i zgjidhė tė gjitha problemet,
por do tė jem gjithnjė i ndershėm,
veēanėrisht nė rastet e mosmarrėveshjeve.
Mbi tė gjitha ju ftoj qė tė
bashkoheni nė punėn e rindėrtimit tė
kėtij kombi, bllok pas blloku, tullė pas
tulle, kallo, pas kalloje. Ajo ēka nisi 21
muaj mė parė nė zemrėn e dimrit nuk
mund tė marrė fund nė kėtė natė vjeshte.
Kjo fitore nė vetvete nuk ėshtė ndryshimi
qė kėrkojmė. Ėshtė vetėm shansi
qė na jepet ta realizojmė kėtė ndryshim.
Ai nuk mund tė bėhet nėse do tė vazhdojmė
me mėnyrat e vjetra. Nuk mund
tė ndodhė pa ju, pa njė shpirt tė ri shėrbimi,
njė shpirt tė ri sakrifice. Le t‘i bėjmė
thirrje shpirtit tė ri tė patriotizmit, tė
pėrgjegjėsisė, ku secili prej nesh zotohet
tė punojė mė shumė dhe tė kujdeset jo
vetėm pėr vete, por edhe pėr tjetrin. Tė
mos harrojmė se nėse kriza financiare na
ka dhėnė deri tani njė mėsim, ai ėshtė:
nuk mund tė kemi njė Ėall Street tė begatė
me njė Main Street qė vuan. Nė kėtė
vend ne ngrihemi apo biem si komb, si
njė person i vetėm. Le t‘i bėjmė ballė
joshjes qė tė biem sėrisht nė qaramanėrinė
dhe papjekurinė qė ka helmuar
politikėn tonė prej shumė kohėsh.
Le tė mbajmė mend se ka qenė njė burrė
nga ky shtet qė mbajti flamurin e Partisė
Republikane nė Shtėpinė e Bardhė, njė
parti e themeluar mbi vlerat e vetėbesimit
dhe lirisė individuale e unitetit kombėtar.
Kėto vlera ndahen nga tė gjithė
ne dhe ndėrsa Partia Demokrate ka fituar
bindshėm sot, ne jemi modestė dhe tė
vendosur qė tė shėrojmė dasitė qė na
kanė zvarritur ecjen pėrpara. Sikundėr
Lincoln i tha njė kombi shumė mė tė
ndarė se yni sot, ne nuk jemi armiq, por
miq. Edhe pse pasioni mund tė jetė
vakur, lidhjet tona tė afeksionit nuk duhet
tė prishen. Atyre amerikanėve qė nuk
ua kam fituar votėn, dua t‘u them se ua
dėgjoj zėrat dhe ua kam nevojėn e ndihmės,
pasi do tė jem edhe Presidenti i tyre.
Ndėrsa atyre qė po na ndjekin sonte
pėrtej brigjeve tona, nga parlamentet
dhe pallatet, atyre qė janė mbledhur pėrreth
radiove nė cepat e humbur tė botės,
dua t‘u them se historitė tona janė individuale,
por ndajmė bashkė tė njėjtin fat
dhe agimi i ri pėr qeverisjen e re amerikane
sapo ka lindur. Atyre qė i duan tė
keqen botės u themi: do t‘ju mposhtim.
Kush kėrkon paqe e siguri do ta mbėshtesim.
Pėr ata qė kanė dyshime pėr fanarin
e shndritshėm tė Amerikės, u themi:
sonte ne provuam edhe njėherė se forca e
vėrtetė e kombit tonė nuk vjen nga forca e
armėve, shkalla e pasurisė, por nga fuqia
e idealeve tona: demokracia, liria, mundėsia
dhe shpresa e papėrkulur. Amerika
mund tė ndryshojė! Ky ėshtė gjenialiteti
ynė. Bashkimi ynė mund tė jetė i pėrsosur.
Ajo ēka kemi arritur deri mė tani na jep
shpresė pėr atė qė do tė arrijmė nesėr. Kėto
zgjedhje kanė shėnuar shumė episode e
histori qė do tė tregohen pėr breza me
radhė, por tani mė vjen ndėr mend njėra
syresh, e njė gruaje qė votoi nė Atlanta. Ajo
nuk ėshtė si miliona tė tjerė qė qėndruan
nė radhėt e gjata pėr tė dhėnė votėn e tyre.
Atė e bėn tė ndryshme mosha qė ka: ėshtė
106 vjeēe. Ka lindur vetėm njė brez pas
heqjes sė skllavėrisė, njė kohė kur nuk
kishte dalė ende makina nė rrugė, apo
avioni nė qiell, kur dikush si ajo nuk mund
tė shprehej pėrmes votės pėr dy arsye: se
ishte grua dhe se e kishte lėkurėn me
ngjyrė. Sonte sjell ndėr mend gjithė sa kjo
grua ka parė pėrgjatė shekullit tė saj nė
Amerikė: dhimbjen dhe shpresėn, luftėn
dhe progresin, atėherė kur na ėshtė thėnė
se: nuk mundeshim dhe njerėzit qė vazhdonin
tė besonin se po mundeshim. Nė
atė kohė zėrat e grave ishin zėra qė nuk
ekzistonin dhe ėndrrat e tyre nuk merreshin
nė konsideratė. Por zonja 106-
vjeēare ia doli tė jetonte e tė shihte se si
ndryshuan gjėrat, se si "ne mundėm!" Ajo
ishte aty, nė emėr tė shumė tė tjerėve qė
nuk mundėn t‘ia arrinin kėsaj dite, por qė
pėrgjatė historisė u thanė dhe u
pėrsėritėn njerėzve: "Po, ne mundemi".
Kėtė vit, nė kėto zgjedhje, ajo hodhi votėn
e saj, sepse pas 106 vitesh Amerika po
ndryshon. Po, ne mundemi. Amerikė,
kemi bėrė kaq shumė rrugė, kemi parė
kaq shumė, por edhe kemi aq shumė pėr
tė bėrė. Sonte le tė pyesim veten: nėse
bijtė tanė do tė jetojnė aq gjatė sa ta
kapėrcejnė kėtė shekull, nėse vajzat e mia
do tė jenė aq me fat sa edhe votuesja 106-
vjeēare, ēfarė ndryshimi do tė shohin? Cili
do tė ketė qenė progresi ynė? Ky ėshtė
shansi qė na jepet pėr t‘iu pėrgjigjur asaj
thirrjeje. Ky ėshtė momenti ynė. Kjo ėshtė
koha jonė, pėr t‘i rikthyer njerėzit nė punė
dhe pėr t‘u hapur fėmijėve dyert e mundėsive,
pėr tė rikthyer begatinė dhe promovuar
kauzėn e paqes, pėr tė risjellė ėndrrėn
amerikane dhe riafirmuar tė
vėrtetėn thelbėsore se ne jemi NJE, se
ndėrsa marrim frymė shpresojmė. Dhe
kur tė pėrballemi me cinizmin dhe dyshimet
e atyre qė na thonė se "nuk mundemi"
do t‘u pėrgjigjemi me kredon e pėrjetshme
qė ndodhet nė themel tė shpirtit
njerėzor: "Po, ne mundemi". Faleminderit,
Zoti ju bekoftė dhe Zoti bekoftė Shtetet
e Bashkuara tė Amerikės.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi