ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libri i diktatorėve, lidhjet e Hoxhės me Moskėn e Pekinin

Shko poshtė

16012008

Mesazh 

Libri i diktatorėve, lidhjet e Hoxhės me Moskėn e Pekinin Empty Libri i diktatorėve, lidhjet e Hoxhės me Moskėn e Pekinin




Aida Cama

Pothuajse tė gjitha vendet evropiane kanė kaluar nėpėr diktatura, tė majta apo tė djathta. Kėshtu edhe Shqipėria. Nė librin "Evropa e diktaturave" historiani Gerhard Besier, jep pėr herė tė parė njė vėzhgim tė detajuar mbi historitė diktatoriale tė Evropės. Ato janė tė rėndėsishme pėr tė kuptuar zhvillimet e sotme. Kapitulli pėr Shqipėrinė nė librin "Evropa e diktaturave" tė historianit Gerhard Besier titullohet: Stalinizėm i konservuar dhe ndryshim problematik sistemi. Njė tė tretėn e kapitullit e zėnė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik e Kinės, njė histori qė autori e ka quajtur "Nga Moska nė Pekin". Pas ardhjes sė Hrushovit nė pushtet nė shtator 1953, marrėdhėniet midis Moskės dhe Tiranės filluan tė ftoheshin pėr shkak tė riafrimit tė Bashkimit Sovjetik me Jugosllavinė dhe procesit tė destalinizimit qė Hrushovi filloi me fjalimin "sekret", tė mbajtur nė Kongresin e XX-tė tė Partisė nė shkurt tė vitit 1956.
* * *
Nė kuadrin e shpėrndarjes sė posteve mė tė larta partiake dhe shtetėrore, Enver Hoxha hoqi dorė nė korrik 1954 nga postet e tij shtetėrore dhe ia kaloi Mehmet Shehut postin e kryeministrit. Por sigurisht si sekretar i parė i shtetit, ai mbeti njeriu mė i pushtetshėm i Shqipėrisė. Nė konstituimin e Paktit tė Varshavės mė 14 maj 1955, Shqipėria bėnte pjesė ndėr vendet themeluese, ndryshe nga vendi qė zinte nė Komintern dhe Comecon, tė cilat duke u ndodhur nėn ndikimin sovjetik e kishin harruar ekzistencėn e kėtij vendi tė vogėl. Nėn ndikimin e Moskės, Beogradi dhe Tirana filluan nė dhjetor 1953 sėrish marrėdhėniet diplomatike. Meqenėse kritikat kundėr kultit tė personit preknin edhe Hoxhėn, nė kongresin e Partisė ai i kufizoi kritikat sovjetike ndaj Stalinit vetėm nė vitet e fundit tė diktatorit. Hoxha mbajti nderimin pėr Stalinin dhe hodhi dyshime ndaj Hrushovit pėr "revizionizėm". Por si nė destalinizim, ashtu edhe nė riafrimin me Jugosllavinė ai nuk mund tė merrte mbėshtetjen e tė gjithė partisė, prandaj filloi spastrimet, viktima tė tė cilave ranė disa politikanė tė lartė.
* * *
Kur Bashkimi Sovjetik shtypi revoltėn hungareze nė vjeshtė tė 1956, Tirana dhe Pekini i dolėn nė krah Bashkimit Sovjetik dhe e quajtėn revoltėn kundėrrevolucionare, tė inskenuar nga imperialistėt perėndimorė dhe tė pėrkrahur nga revizionistėt brenda pėr brenda kampit socialist, siē ishte Tito. Vizita e Hrushovit nė maj 1959 nuk solli kthesėn e shpresuar, megjithėse Moska premtoi kredi tė reja. Planet sovjetike pėr tė ngritur njė bazė raketash nė Shqipėri dhe pėr ta kthyer vendin me pėrqendrim agrar, ndeshėn nė protesta tė ashpra. Hoxha e akuzoi Hrushovin se "donte ta kthente Shqipėrinė nė koloni pėr qėllimet revizioniste tė Bashkimit Sovjetik", njėsoj si Shtetet e Bashkuara qė sipas tij, e kishin kthyer Amerikėn Latine nė koloni pėr plantazhet e bananeve. Nė grindjet midis Pekinit dhe Moskės pėr tė zėnė rolin udhėheqės nė kampin komunist, Tirana u pozicionua krah Pekinit dhe kundėr kursit tė propaganduar nga Hrushovi pėr koekzistencė paqėsore midis kapitalizmit dhe komunizmit. Edhe kėrkesat e Titos pėr rrugė tė vetėn drejt socializmit u hodhėn poshtė me mėnyrė tė prerė. Shqipėria po ashtu si Kina ndihen tė kėrcėnuara nga pėrpjekjet hegjemonistė tė Bashkimit Sovjetik. Gjatė njė takimi tė delegacioneve tė partive komuniste nė Bukuresht nė qershor 1960, Shqipėria refuzoi tė dėnonte PK tė Kinės nė prag tė zhvillimit tė Konferencėn Botėrore tė Partive Komuniste, nė nėntor. Bashkimi Sovjetik pėrpiqej tė afronte Shqipėrinė duke ushtruar presion ekonomik, por Hoxha reagoi duke spastruar ushtrinė dhe Partinė nga forcat prosovjetike.
* * *
Prishja pėrfundimtare e marrėdhėnieve midis Moskės dhe Tiranės u bė nė Konferencėn Botėrore tė Partive Komuniste, mė 10 nėntor deri 1 dhjetor 1960 nė Moskė. Hoxha e shfrytėzoi kėtė takim pėr tė larė hesapet pėrfundimisht me Hrushovin, tė cilin e kritikoi se kishte hequr dorė nga principet e marksizėm-leninizmit. Ai kishte shkatėrruar pa tė drejtė Stalinin, ishte afruar me revizionistėt jugosllavė dhe bėnte propagandistikė pėr bashkekzistencėn paqėsore me kundėrshtarėt ideologjikė. Ai kėrkoi armė atomike pėr Kinėn pėr t`i dhėnė Kinės vendin e duhur nė botė. Pak ditė pas fjalimit publik Hoxha u largua para kohe nga konferenca. Bashkimi Sovjetik tėrhoqi 3 mijė specialistėt nga vendi, pas tij edhe vendet e tjera tė Comecon-it. Mė 1961 Bashkimi Sovjetik prishi marrėdhėniet ekonomike, u largua nga baza ushtarake nė Vlorė dhe nė dhjetor prishi edhe marrėdhėniet diplomatike. Me pėrjashtim tė Rumanisė, kėto hapa i ndoqėn edhe vendet e tjera tė Bllokut Lindor. Me Shqipėrinė Kina kishte hedhur njė kėmbė nė Evropė, megjithėse siē doli ky ishte njė hap shumė i kushtueshėm, sepse pas prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, Kinės iu desh tė merrte pėrsipėr tė gjitha detyrimet financiare dhe ekonomike tė USDSSR dhe Comecon-it. Kredia qė Kina i dha Shqipėrisė deri nė vitin 1975 vlerėsohet 838 milionė dollarė. 6.000 kinezė kujdeseshin nė Shqipėri qė ekonomia tė mos shpėrbėhej. Kėshtu programi ambicioz i Hoxhės pėr industrializimin mundi tė vazhdohej. Kėshtu u ngritėn hidrocentrale, furra metalurgjike dhe njė fabrikė pėr pjesė kėmbimi pėr traktorė, si dhe njė industri kimike pėr prodhimin e plehrave. Mė 1975 Kina filloi tė kėrkonte qė Tirana tė niste tė kthente pėrqindjet e kredive tė dhėna deri atėherė. Por kur Tirana refuzoi Kina reduktoi furnizimet, tė cilat i ndėrpreu krejt mė 1978. Kėshtu erdhi fundi i aleancės kinezo-shqiptare. Edhe Kina u quajt vend revizionist. (DW)

Grushti
Tensionet ideologjike midis Kinės dhe Hoxhės, ishin ndjerė qė mė pėrpara, sepse Hoxha nuk ndoqi rrugėn kineze drejt komunizmit. Ai zhvilloi pėrgjysmė revolucionin kulturor nė vend, nuk ngriti Gardėn e Kuqe dhe aparati partiak mbeti i paprekur. Burokracia e fryrė u luftua, dhe korrupsioni po ashtu, intelektualėt u dėrguan nė prodhim, nė ushtri u hoqėn gradat . Vetėn sa i pėrket fesė, Hoxha pėrdori grushtin e hekurt.

Feja
Nė fund tė 1967, propaganda komuniste njoftoi krenare se vendi ishte kthyer nė vendin e parė ateist tė botės. Edhe vetė Kina maoiste ishte mė pak radikale kundėr zakoneve prapanike me bazė fetare. Nė vend tė fesė nė Shqipėri u zhvillua njė ringjallje e traditave kombėtare dhe heronjve tė vendit, qė arriti kulmin me kultin e personit tė ngritur rreth Hoxhės. Nė vitin 1968 ai filloi tė botonte veprat e veta.

Kushtetuta
Nė Kushtetutėn e re tė Shqipėrisė qė u aprovua nė dhjetor 1976, shpallej shkėputja e plotė nga aleancat. Kushtetuta ndalonte ngritjen e bazave ushtarake tė huaja, dhėnien e koncesioneve tek tė huajt, krijimin e shoqėrive tė pėrziera ndėrshtetėrore dhe marrjen e kredive jashtė vendit. Po ashtu u ndėrrua emri i vendit nė Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė. Kėshtu u ligjėrua me Kushtetutė roli udhėheqės i Partisė dhe ndalimi i fesė.

Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi