ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leter Hoxhes

Shko poshtė

21072009

Mesazh 

Leter Hoxhes Empty Leter Hoxhes




Letėr hoxhės

Nga Naser Aliu

Hyje nė odėn e mbushur me tym dhe ngriheshin nga vendi sė paku njėzet veta. Si zakonisht, vije i fundit; sigurisht tė bėnte pėrshtypje respekti kolektiv; ngritja e tyre e pėrbashkėt dhe ulja jo harmonike, njėri pas tjetrit, sipas pozitės sociale. Ata mė tė varfėritė uleshin tė fundit. Ata edhe tė shtronin mė shumė pyetje, nga respekti. Ti, trupmadh, me zė tė trashė, flisje me njė ton imponues; herė ship, herė arabisht, por kurrė shqip.

Uleshe nė krye tė odės dhe rrėfeje me krenari tė theksuar: “ nė fshatin tim asnjė vajzė nuk ėshtė bėrė shkinė!” nė pėrkthim: asnjė vogėlushe shqiptare nuk mėson shkrim-lexim.

Njerėzit tė dėgjonin tė trishtuar nga frika se kjo epidemi e shkollės do t“i godiste edhe ata. Ti fole dhe nuk pushove dhe deri nė fillim tė viteve 70 mbajte gjendjen nėn kontroll. Nė fshatin tėnd asnjė shqiptare nė shkollė! Tė gjitha analfabete. Kur ktheheshin burrat nė shtėpi, ktheheshin tė mbushur me urrejtje ndaj grave dhe bijave. T“i pėrligjje keqtrajtimin, abuzimin me lirinė dhe nga gruaja pate krijuar pėrbindėshin: duhet mbikėqyrė se nga natyra ėshtė e pasigurt. Duhet t“orientohet, riedukohet, sepse ka flokė tė gjata dhje mendje tė shkurtėr, dhe se ajo, nė pėrkthim, nėna jonė, edhe e jotja, kishte mashtruar edhe dreqin.

- “E kur mashtron dreqin, sa i duhet pėr ta mashtruar njė burrė“!? bėrtisje me zė tė lartė. Dikush kruante kokėn, tjetri dridhte mustaqet, tjetri tundte kokėn...

Ti ishe institucioni i vetėm nė fshat dhe pėr rreth, qė fliste ship. Te ti vinin njerėzit me telashet e tyre: ti shkruaje hajmali kur ishin lopėt tė sėmura, kur sėmureshin kuajt, kur vuanin gomarėt; kur sėmureshin njerėzit, kur burrat e gratė vuanin nga steriliteti, kryesisht gratė; kur dikush vuante nga skizofrenia, tjetri nga paranoja apo i treti nga trauma e depresione dhe ndėrtove shtėpinė mė tė madhe nė fshat.

Ti nuk ishe vetėm hoxhė, por edhe veterinar, gjinekolog, psikiatėr, neurolog, androlog dhe kirurg. Kirurg sepse bėje synet edhe fėmijėt, domethėnė shkurtoje luca. Madje nuk pushoje me pėrsėritjet se nėnat nuk duhet tė lindin nė spital, se pa spital kishin lindur tė gjithė, edhe profetėt...

Gratė lindnin nė shtėpi, aty kėtu vdisnin dhe ti thoshe se Zoti e mori, se kėtė fat e kemi tė gjithė. Dhe, me ēdo varrim, rritej edhe pasuria jote...

Gjithmonė frikėsove burrat dhe gjithmonė u mundove qė nėna tė jetė e padijshme se kėshtu rriteshin edhe fėmijėt. Sa mė e madhe injoranca, aq mė absolute vlera jote! Ti ishe ai qė edukoi popullin jo me dashuri, por me konflikt brenda nė familje dhe me hierarki ushtarake: sundues dhe tė sunduar. Nėnshtrues dhe tė nėnshtruar! Dhe, kurrė nuk i quaje familjen si familje, por si rob. U pėrpoqe me mish e shpirt tė mbjellėsh diskriminim brenda nė familje dhe martesa si nė pazar, pa fije dashurie.

“Gruaja donė kontroll ”, pėrsėrisje madje rikujtoje knusin (gjelin) nė ligjėratat tua, “shiko knusi si i komandon dhjetė pula, e ti ēfarė burri je qė nuk komandon njė grua! Shkop donė ajo, disiplinė donė ajo. Rrahja ka dalė nga xheneti.”

Dhe, ēdo ditė dėgjoheshin vajet, tė grave, tė nėnave, tė motrave dhe piskamat e fėmijėve. Dhimbja fizike si mjet edukativ, nėnshtrimi dhe thyerja e personit si edukatė e drejtė propagandohej pre teje ditė e natė. Nė fakt ishte dresim dhe, ti kėtė ligjėroje pa pushim. Ēdo javė. Ēdo ditė!

Sot po e bėn djali yt! Si ti! I forti, pra burri, ka tė drejtė t“i rrahė gruan dhe fėmijėt, djali madh kishte tė drejtė t“i rrahė vėllezėrit e motrat. Piskama e britma ēdo ditė nė lagje...Edhe sot...

Kur pa se vashat tona po shkonin nė shkollė dhe ligjėratat tua po zvetėnoheshin dėrguat djalin nė Arabi, ku u shkollua falas. Nė fund tė viteve tė 70 para fshatarėve humbėt respektin dhe autoriteti yt po vuante njė rėnie dramatike, atėherė u shpėrngulėt nė qytet. Motivi: shėrimin nga steriliteti nuk e bėje me hajmali, por fizikisht, me trup e shpirt dhe me pasion tė madh sa ofshama u dėgjua nė oborr. Fshati u gėzua kur ike. Ofshani i ēliruar! Asnjė nuk u pėrshėndet me ty. Ike vet, ashtu edhe si kishe ardhur nė fshat.

Djali mbaroi shkollėn e mesme fetare dhe u kthye me titull besimtar profesional, me profesion Zotin dhe detyrat e tija. Si ti. Pune nuk kishte. Pas njė viti ridėrgove nė fakultetin teologjik, ku pėrsėri studioi falas dhe u kthye me tru tė shpėlarė.

Nuk e donė kombin e vet si ėshtė, por donė ta bėjė si i pėlqen atij dhe bindjeve tė tija. Ka ndėrmend ta ndryshojė edhe historinė, edhe gjuhėn!

Edhe ky gati si ti, me njė fjalor si ti, disa fjalė ship, ndonjė shqip dhe shumė arabisht e turqisht...Nejse, djali u kthye dhe duhej njė vend pune, shkurt e shqip duhej ndėrtuar vendi i punės: njė xhami.

Ti dole pėrsėri nė skenė, tash nė qytet. Iu drejtove pleqve qė kishin bijtė e bijat jashtė shtetit: i frikove, i tmerrove nga vdekja dhe mblodhe nga njė njėmijė euro pėr shtėpi, jo pėr tė ndėrtuar njė shkollė, njė kabinet, njė laborator, por njė xhami ku do te punėsohej biri yt. Dhe ashtu u bė. 250.000 € u mblodhėn dhe u ndėrtua vendi i punės. Shumė njerėz punuan falas...Me ato mjete kanė mundur tė financohen dhjetėra studentė tė mjekėsisė...

Biri yt shkon ēdo te premte nė xhami, pas tij pesė a gjashtė pleq, qė mezi mbahen nė kėmbė dhe fiton pesėqind euro nė muaj, pa llogaritur martesa, varrimet, mevludet. Ti, si edhe djali yt, fitoni para pse i besoni Zotit!!!! Unė i besoj Zotit falas!

Populli mbijetonte nga puna nė perėndim dhe ti nuk pushoje duke folur kundėr perėndimit. Urreje kryqin, por kartėmonedhat zvicerane me kryq, tė eksitonin e ngazėllenin!

Nė ligjėratat tua gjysma e fjalėve ishin arabisht. Burrat tė dėgjonin dhe tymosnin, herė tė brengosur, herė tė shqetėsuar, herė nė dilemė herė tė kėnaqur: “shyqyr Zotit nuk kuptuam gjė!”

Populli drejt perėndimit, ti drejt lindjes. Kurrė nuk u poqėt as me ide nacionale, as me ato fetare. Kudo nė Ballkan klerikėt ishin tė lidhur me kombin, te ne jo! Ne drejt Evropės, ti drejt Azisė. Ne drejt Tiranės, ti drejt Beogradit. Ne djathtas, ti majtas. Ne majtas, ti djathtas.

Me kombin nuk ece sė bashku, si te kombet tjera nė Ballkan, as paralelisht nė drejtime tė ndryshme, por nė drejtime krejtėsisht tė kundėrta. Dhe kjo na kushtoi shumė. Gjithmonė nė konflikt me kombin, qė i predikon dhe nga i cili jeton, pa kuptuar se po predikon nė njė komb qė ka njė tjetėr histori, njė autobiografi shumė tė pasur, pranė dy civilizimeve antike, greke dhe romake dhe me njė tjetėr ndėrtim psikologjik. Dhe, me njė kanun, qė ndalon martesėn nė fis, nė gjak dhe i cili rregullonte jetėn e shqiptarit...

Nė ēaste mė dramatike pėr kombin dole me konkluzione tė reja: “ kėtė qė po bėn NATO sot, nuk ėshtė asgjė e re, e ka bėrė Turqia para disa shekujve dhe na ka shpėtuar nga Serbia. Allahu ka dėrguar NATO-n nė Kosovė!”

Edhe pse nė moshė tė shtyrė, akoma po llapon. Edhe pse tanimė me sy tė verbėr, akoma po sheh prapėsht...

Pse po ta shkruaj kėtė letėr? Pėr tė dhėnė njė kėshillė para se Zoti ta shtyp tastin enter dhe tė nis download-in tėnd. Kėrkoi ndjesė fshatit tėnd pėr prapambetje dhe mashtrimin. Ndoshta kėshtu i ndalet turri djalit tėnd qė po shkreton nėpėr disa shtete nė perėndim.

Kėrko ndjesė si Vatikani! Bėhu burrė! Ja motivet:

gjyshet gati qind pėr qind analfabete, nėnat me katėr vjet shkollė ( kishte nisur rėnia e ndikimit tėnd) dhe me nuse me shkollė tė mesme ( ti ike nė qytet) tregojnė pėr humbjen kronologjike tė ndikimit... ky shkallėzim i injorancės mban vulėn dhe nėnshkrimin tėnd, prandaj merr guxim para vdekjes dhe pėrballohu me rezultatin qė ke prodhuar dhe kėrko ndjesė popullit.

Kėrkoi tė falur kombit shqiptar kėshtu:

“ Komb i dashur, mė fal se me dashje apo pa tė ndihmova armiqtė e shqiptarėve. Mė falni se mbolla diskriminim nė shtėpi: mes burrit dhe gruas, vėllait dhe motrės. Vjehrrės dhe nuses. Mė falni se nė vend tė edukatės predikova dresimin! Lavdėrova paditurinė dhe mallkova menēurinė. Mė fal o komb i dashur dhe lutu pėr mua! Mė fal se nuk predikova nė gjuhėn qė krijoi Zoti personalisht, nė gjuhėn shqipe, qė e krijoi Zoti para se tė krijonte shumė profetė !”

Dhe, ky komb, ka falur edhe shumė tragjedi tjera nė histori dhe tė falė edhe kėtė gabim tė madh, me rėndėsi ėshtė djali yt tė kėndellet dhe nuk do ta quajė mė Nėnė Terezėn shkinė e bijė shkine!...

Edhe njė pyetje: pėr 500 vjet nuk nxore pesė hoxhallarė me tė cilėt mund tė krenohet kombi shqiptar: shqiptari me fe myslimane, shqiptari me fe ortodokse, shqiptari me fe katolike, shqiptari me fe bektashiane dhe shqiptari qė beson nė etikė ( ateisti). Pse nuk prodhove sė paku njė hoxhė pėr 500 vjet i cili do tė renditej nė Tomor, krah pėr krah me Skėnderbeun, Gjergj Fishtėn e Nėnė Terezėn?
gerrard
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 28300
Registration date : 02/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Leter Hoxhes :: Komentet

nardlushnja

Mesazh Tue Jul 21, 2009 6:02 pm nga nardlushnja

Shkrim i perkryer.
E njejta gje vlen edhe sikur titulli te ishte "LETER PRIFTIT"

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Tue Jul 21, 2009 8:43 pm nga gerrard

Ky eshte artikulli me i shkelqyer qe une kam lexuar ndonje here. Ka treguar islamin ne trojet shqiptare me pak fjale, por duke treguar nje histori te tere. Ka perdorur nje metafore te perkryer per te na sjellur nje ralitet historik. Ka pershkruar pasojat e islamit ne trojet shqiptare, duke e analizuar ate(islamin) si ne aspektin historik ashtu edhe ne aspektin shoqeror dhe moral. Nuk ka as edhe nje fjale te vetme qe nuk
na paraqet nje ralitet, te zymte, por nje ralitet.
Ka pjese shume interesante qe te tregojne te shkuaren
dhe te jep shprese per te ardhmen, duke e konsideruar
islamin, si "nje njeri qe eshte duke vdekur".



Kėrko ndjesė si Vatikani! Bėhu burrė! Ja motivet:

gjyshet gati qind pėr qind analfabete, nėnat me katėr vjet shkollė ( kishte nisur rėnia e ndikimit tėnd) dhe me nuse me shkollė tė mesme ( ti ike nė qytet) tregojnė pėr humbjen kronologjike tė ndikimit... ky shkallėzim i injorancės mban vulėn dhe nėnshkrimin tėnd, prandaj merr guxim para vdekjes dhe pėrballohu me rezultatin qė ke prodhuar dhe kėrko ndjesė popullit.


Pastaj i jep atije(islamit) pergjegjesit e prapambetjes kombetare bile duke e konsideruar si nje ideologji antikombetare.

Populli drejt perėndimit, ti drejt lindjes. Kurrė nuk u poqėt as me ide nacionale, as me ato fetare. Kudo nė Ballkan klerikėt ishin tė lidhur me kombin, te ne jo! Ne drejt Evropės, ti drejt Azisė. Ne drejt Tiranės, ti drejt Beogradit. Ne djathtas, ti majtas. Ne majtas, ti djathtas.

Me kombin nuk ece sė bashku, si te kombet tjera nė Ballkan, as paralelisht nė drejtime tė ndryshme, por nė drejtime krejtėsisht tė kundėrta. Dhe kjo na kushtoi shumė. Gjithmonė nė konflikt me kombin, qė i predikon dhe nga i cili jeton, pa kuptuar se po predikon nė njė komb qė ka njė tjetėr histori, njė autobiografi shumė tė pasur, pranė dy civilizimeve antike, greke dhe romake dhe me njė tjetėr ndėrtim psikologjik. Dhe, me njė kanun, qė ndalon martesėn nė fis, nė gjak dhe i cili rregullonte jetėn e shqiptarit...


Me poshte kemi "fajet" e islamit per prapambetjen tone shekullore, ku une natyrisht jam mese dakord.

“ Komb i dashur, mė fal se me dashje apo pa tė ndihmova armiqtė e shqiptarėve. Mė falni se mbolla diskriminim nė shtėpi: mes burrit dhe gruas, vėllait dhe motrės. Vjehrrės dhe nuses. Mė falni se nė vend tė edukatės predikova dresimin! Lavdėrova paditurinė dhe mallkova menēurinė. Mė fal o komb i dashur dhe lutu pėr mua! Mė fal se nuk predikova nė gjuhėn qė krijoi Zoti personalisht, nė gjuhėn shqipe, qė e krijoi Zoti para se tė krijonte shumė profetė !”

Dhe, ky komb, ka falur edhe shumė tragjedi tjera nė histori dhe tė falė edhe kėtė gabim tė madh, me rėndėsi ėshtė djali yt tė kėndellet dhe nuk do ta quajė mė Nėnė Terezėn shkinė e bijė shkine!...


Mbyllja eshte nje "capo lavoro"(italisht), eshte me te verte e perkryer pa asje trillim por vetem nje e verte, ku u jep pergjigje fjaleve te Nard Lushnjes, "qe e njejta gje do te vlente edhe per nje prift". Me vjen keq por une nuk jam dakord me Nardin, te pakten kesaje radhe Jo. Nuk eshte e vertete qe mund te vleje e njejta gje per nje prift. Duke filluar nga Gjon Buzuku duke kaluar nga Marin Baleti, per t'u ndaluar tek Shtjefen Gjoēovi, dhe per te perfunduar tek , Mjeda Fishta etj etj etj, eshte edhe per keta njerz qe ne kemi sot nje gjuhe dhe nje komb.

Edhe njė pyetje: pėr 500 vjet nuk nxore pesė hoxhallarė me tė cilėt mund tė krenohet kombi shqiptar: shqiptari me fe myslimane, shqiptari me fe ortodokse, shqiptari me fe katolike, shqiptari me fe bektashiane dhe shqiptari qė beson nė etikė ( ateisti). Pse nuk prodhove sė paku njė hoxhė pėr 500 vjet i cili do tė renditej nė Tomor, krah pėr krah me Skėnderbeun, Gjergj Fishtėn e Nėnė Terezėn?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jul 21, 2009 11:30 pm nga emigranti

keq e paska kap me hoxhen ky, po prifti ortodoks ēfar gjuhe fliste, po ai katolik me zinxhir i lidhte allatet?????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Tue Jul 21, 2009 11:31 pm nga bulqizaku

ortodksi folte shipiqisidhis

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Thu Jul 23, 2009 5:39 pm nga nardlushnja

Gerard citoi
Mbyllja eshte nje "capo lavoro"(italisht), eshte me te verte e perkryer pa asje trillim por vetem nje e verte, ku u jep pergjigje fjaleve te Nard Lushnjes, "qe e njejta gje do te vlente edhe per nje prift". Me vjen keq por une nuk jam dakord me Nardin, te pakten kesaje radhe Jo. Nuk eshte e vertete qe mund te vleje e njejta gje per nje prift.
Jam dakort me figurat e shquara qe ka nxjerre katolicizmi shqiptare.Kjo gje nuk do te thote qe prifterinjte nuk jane mashtruesa dhe te degjeneruar,nuk do te thote qe nuk jane hajdute dhe njerez qe shikojne interesin e tyre personal.
Nuk mburr hoxhen sepse e di shume mire qe jane te tille (njelloj me prifterinjte),por kane dicka me teper hoxhallaret.....injorancen dhe analfabetizmin.Nuk dine mire shqip te flasin dhe mundohen te lidhin fjale arabisht qe nuk na interesojne fare.
Le te kthehemi te prifterinjte.....Nuk e di ne shqiperi ,por ketu ne greqi prifterinjte kane cilesine e

-kurvarit
-hajdutit
-mashtruesit
-pederastit
-pedofil.

Te rralle jane ata prifterinj qe jane te mire ashtu sikurse edhe ata hoxhallare qe jane te mire.

Per mua qe te dyja palet jane mashtruese dhe shfrytezojne injorancen e popullit.Feja eshte krijim si pasoje e padijes

Gerard nuk pres qe te jesh dakort me mua sepse e di shume mire qe je nje besimtar katolik.Kjo eshte e drejta juaj.Ju mund te sillni shkrime ne forum qe ngrene lart fene tuaj ,por ne asnje menyre te sillni shkrime qe ulin apo ofendojne fene e tjetrit.Ai hoxha injorant i shkrimit nuk misheron gjithe hoxhallaret shqiptar ashtu sikurse Fishta,Mjeda etj nuk misherojne te gjithe prifterinjte shqiptar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jul 23, 2009 8:31 pm nga emigranti

Un nuk e mora vesh se per cilin hoxh e kishte ky???? Per ato te asaj kohe apo per kto te kesaj kohe?? se kta te kesaj kohe i kemi te gjith me shkoll partie duke filluar qe nga kryetari. Mos me keqkuptoni. Fakti qe kta te sotmit jane me shkoll partie eshte pozitiv. Nuk ka gje me pozitive qe nje hoxhe tjet dhe ateist njekohesisht. Kshu po kemi shpresa per ne BE Cool Kurse priterinjt qofte ato qe flasin me ... qis ne fund te ēdo fjale qofte ato qe flasin gjuhen e vdekur latine i kemi me grada ne fushe e spifutprapaqisit. uuuuu sa perparime qe kemi bo bounce

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Thu Jul 23, 2009 9:24 pm nga gerrard

Me vjen keq qe askush nga ju nuk e ka kuptuar shkrimin me lart. Shkrimi me lart nuk flet per asnje hoxhe, por ka mare nje hoxhe si skenar per te folur per islamin. Kur i drejtohet hoxhes ai i drejtohet islamit, duke kujtuar fatkeqsite qe ai ka sjellur ne trojet shqiptare. Dhe une nuk shikoj as edhe nje fjale te gabuar ne ate artikull, as edhe nje fraze qe nuk thote nje te vertete historike. Isalmi ne trojet shqiptare ka 500 vjet, dhe nuk ja ka dhene kombit nje atdhetar qe eshte nje. Dhe vetem fatkeqsi.
Ndersa krishterimi sidomos ai katolik, ne asnje moment te historise se kombit shqiptar nuk ka punuar kunder vendit tone.
Katolicimi shqiptar i ka dhene kombit njerzit me te shquar qe kombi jone ka, njerzit qe ne mburremi ende sot.Duhet te themi te verteten, dhe nuk duhet qe ajo te ne friksoje. Ishte i vetmi besim fetar qe doli kunder komunizmit, ndersa islami bashkpunoj ngushte me komunizmin. Ishte i vetmi vend ne bote Shqiperia qe islami perkrahu komunizmin. Kleriket katolik e paguan me jeten e tyre dalje kunder komunizmit, dhe nuk hypen asnjehere ne histori ne qerren e fitimtareve.
Islami shqiptar nuk ka punuar kurre per te miren e vendit, por kjo nuk do te thote se muslimanet shqiptar nuk ishin patriot, perkundrazi. Islami shqiptar si institucion ka qene gjithmone ne sherbim te te Turqise dhe vendeve arabe, bile edhe sot ne ditet tona. Drejtuesit e tije kane dalur kunder Nene Terezes, Gjergj Kastriotit, Ismail Kadares. Konsiderojne Gjergj Kasriotin nje tradhtare, sepse thone ata, ka tradhtuar perendorine osmane. Pra ende sot, kane admirim per perendorine turke, ku as turqit vete nuk e kane te gjithe kyte admirim.
Po ashtu edhe Kisha ortodokse ka qene gjithmone ne sherbim te Kishes greke, por ordodokset shqiptar kane qene gjithmone patriot dhe kane luftuar per vendin e tyre. Nuk duhen harruar prapaskenat qe Kisha greke ka bere kunder vendit tone.
Ndersa Kisha Katolike nuk ka pasur kurre nje vend tjeter qe t'i sherbeje, por i ka sherbyer vetem Shqiperise. Ne si shqiptar nuk kemi asnje motiv qe te flasim kunder kishes katolike shqiptare.
Pastaj qe ka edhe prifterinje te keqije kriminel ndoshta, qe shikojne edhe femrat, kyte une nuk e ve ne dyshim, sepse ata njerz si te gjithe jane.
Ne si komb, kur duhet te japim opinionet tona per ē'do gje dhe ne ē'do fushe te jetes, duhet me pare te shikojme se ēfare te mirash dhe te keqiash kemi pasur nga subjekti ne fjale. Ju te gjithe ketu, me jepni nje motiv te vetem dhe nje rast te vetem qe kisha katolike shqiptare ka bere apo nuk bere kundrejt kombit shqiptar, fakte dhe jo opinione.
Ndersa nga ajo qe thoni ju Nard Lushnja qe une jam besimtar katolik, dua te ju them se heren e fundit qe kam hyre ne nje kishe ka qene 7 vjet me pare, dhe kjo ka ndodhur per pagezimin e nje femije te nje shoku. Dhe une isha i ftuar. Te keshe nje opinion mbi nje personazh politik, mbi nje parti politike, mbi nje besim fetar, nuk do te thote se je militant i ketije subjekti.
Njerzit kane nevoje qe te besojne ne nje gje te mbinatyrshme, qe natyrisht nuk ekziston nje gje e mbinatyrsh, dhe per shqiptaret dhe jo vetem, katolicizmi eshte e keqja me e vogel qe njerzit mund te besojne. Katolicizmi eshte besimi qe sjell me pak kontradita ne shoqeri, dhe eshte superior si ne aspektin shoqeror ashtu edhe ne ate moral, ne krahasim me islamin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jul 23, 2009 9:40 pm nga emigranti

po si islamin si katolicizmin si ortodoksizmin .... duhen njerz qe ti predikojn dhe varet nga predikusi.... per kte arsye pyta qe kujt hoxhe i kushtohet ky artikull .....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Thu Jul 23, 2009 9:55 pm nga gerrard

Po po, eshte shume e verte, une krahasimin e bej nga ajo qe keto dy ideologji u mesojne besimtareve te tyre, dhe islami eshte krejt i ndryshem nga krishterimi. Bibla dhe Kurani jane dy libra te ndryshem, tani dua te ju sjell disa krahasime te vogela.

Midis tė tjerave Kurani mėson:

1. Burrat mund t’i rrahin gratė e tyre (Sura 4:34).
2. Burrat mund tė martohen me 4 gra njėherėsh, por gratė nuk kanė tė njėjtat tė drejta (Sura 4:3).
3. Burrat mund t’i divorcojnė gratė e tyre kur tė duan dhe pa shkak (Sura 66:5).
4. Dėshmija e njė gruaje vlen sa gjysma e njė mashkulli (Sura 2:82).
5. Njė musliman qė ndėrron besimin duhet tė vritet (Vol 9, Libri 84, Numėr 57).
6. Mulsimanėt duhet tė vrasin ēifutėt dhe tė krishterėt pa asnjė shkak apo pretekst (Sura 9:29, 123).
7. Muslimanėt duhet tė pėrhapin fenė e tyre me ēdo lloj mėnyre duke pėrfshirė edhe dhunėn derisa e gjithė bota tė jetė nėn sundimin e tyre (Sura 48:16, Sura 9:33).


Midis tė tjerave Bibla mėson:

1. Burri duhet t’a dojė gruan e tij ashtu si Jezusi deshi kishėn (Efesianeve 5:28).
2. Martesa ėshtė midis njė burri dhe njė gruaje (Mateu 19:5,6).
3. Divorci nuk lejohet me pėrjashtim tė tradhėtisė bashkėshortore (Mateu 19:9).
4. Besimtarėt duhet tė luten pėr armiqtė dhe hakmarrja i pėrket Zotit (Mateu 5:43-48).
5. Besimtarėt nuk duhet tė urrejnė asnjė njeri, por t’i tregojnė atyre dashurinė e Zotit (Efesianeve 4:31,32).
6. Pėrhapja e besimit bėhet me anė tė predikimit dhe njė jete tė drejtė qė i sjell njerėzit tek Zoti (Mateu 5:16).
7. Zoti i do tė gjithė njerėzit dhe Jezusi vdiq nė kryq pėr tė gjithė botėn (Gjoni 3:16).



Muhameti ishte nje njeri qe bente edhe gjera te mira por nga ana tjeter kishte edhe shume difekte po t'a themi me eufemizem. Ja cfare ishte Muhameti.

1. Ai martohet me njė vajzė 6 vjeēare kur vetė ishte 52 vjec.
2. Ai lakmon gruan e birit tė tij tė adoptuar, i cili e divorcon gruan qė Muhamedi tė martohet me tė.
3. Ai kapet nė flagrancė nė akt, nga gruaja e tij Hafsa me shėrbėtoren e saj Marija.
4. Ai ėndėrron se parajsa do tė jetė e mbushur me virgjėresha qė mbeten gjithmonė tė virgjėra dhe nuk plaken kurrė, qė do tė plotėsojnė epshet seksuale tė muslimanėve.



Une nuk e di se kush eshte prind nga ju por une nuk do te ja lejoja femijet e mi nje njeriu si Muhameti.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:06 pm nga emigranti

ekstremizmi i ēdo lloj ngjyre dhe besimi eshte armik i shoqerise
ky material qe ti ke sjell ktu jo vetem qe nuk mund te jet i sakt per sa di dhe kam lexuar une, por eshte edhe nje propagand ekstremiste ......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:19 pm nga emigranti

Grave jepnu dhuratėn e kurorės sė tyre (niqahin) mė tė mirė, e nė qoftė se ato nga vullneti i vet ju falin diēka nga ajo, atėherė hane atė hallall tė mirė.
5. Mendjelehtėsve (tė papjekurve) mos u jepni pasurinė tuaj qė All-llahu e bėri pėr ju mėkamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalė tė mira.
6. Provoni bonjakėt derisa tė bėhen pėr martesė,e nėse vėreni te ta pjekuri, atėherė dorėzonju atyre pasurinė e tyre. Mos e hani atė duke shkapėrderdhur dhe duke u ngutur para se tė rriten ata. Kush ėshtė i pasur le tė ruhet (shfrytėzimit tė pasurisė tė jetimėve), e kush ėshtė i varfėr, le tė hajė me maturi. E kur t'ju dorėzoni atyre pasurinė e vet, dėshmoni atė (qė ju dorėzoni). Mjafton qė All-llahu ėshtė llogaritės.
7. Meshkujve ju takon pjesė nga pasuria qė e lėnė prindėrit e tė afėrmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesė nga ajo qė lėnė prindėrit e tė afėrmit, le tė jetė pak ose shumė ajo qė lėnė, ju takon pjesė e caktuar (nga Zoti).
8. Kur tė prezentojnė nė pjestimin e pasurisė qė ka lėnė i vdekuri tė afėrmė, bonjak dhe varfnjak (qė nuk janė pjestarė nė trashėgim), jepnu nga ajo (pasuri e lėnė) dhe atyre thuanu fjalė tė mira.
9. Le tė frikėsohen ata (nė prag tė vdekjes) sikur tė linin pas vete pasardhės tė paaftė pėr tė cilėt kanė dro (si do tė jetė gjendja e tyre) le t'i ruhen All-llahut (dėnimit tė Tij) dhe le t'ju thonė (jetimėve) fjalė prindore.
10. Ata qė e hanė pa tė drejtė pasurinė e jetimėve, nė tė vėrtetė ata hanė atė qė mbush barkun e tyre zjarr dhe do tė futen nė zjarrin e Xhehennemit.
11. All-llahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimis) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra; nėse janė (trashėgimtare) vetėm femra, dy e mė shumė, atyre ju takojnė dy tė tretat e pasurisė qė trashėgohet; nėse ėshtė njė femėr, asaj i takon gjysma; pėr prindėrit, pėr secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo qė ka lėnė (i vdekuri) nėse ka fėmijė; e nė qoftė se (i vdekuri) nuk ka fėmijė e atė e trashėgojnė (vetėm) prindėrit, atėherė nėnės sė tij i takon njė e treta; nė qoftė se ai (i vdekuri) ka vėllezėr, nėnės sė tij i takon vetėm njė e gjashta, (kjo e drejtė nė trashėgim bėhet) pasi tė kryhet (vasijeti) qė ka lėnė dhe pasi tė lahet borgji; ju nuk dini se kush ėshtė mė afėr dobisė suaj, prindėrit tuaj ose fėmijėt tuaj. (Ky pėrcaktim ėshtė) Urdhėr nga All-llahu. Vėrtet All-llahu ėshtė mė i Dijshmi, mė i Urti.
12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) qė e lėnė gratė e tuaja, nėse ato nuk kanė fėmijė, por nėse ato kanė fėmijė juve ju takon njė e katėrta nga ajo qė lėnė ato, pasi tė kryhet testamenti i tyre dhe pasi tė lahet borgji. Atyre (grave) ju takon njė e katėrta nga ajo qė lini ju, nėse nuk keni fėmijė, por nėse keni fėmijė, atyre ju takon njė e teta nga ajo qė leni pas kryrjes sė testamentit qė keni pėrcaktuar ose borxhit. Nė qoftė se (i vdekuri) ėshtė mashkull ose femėr, e trashėgohet nga ndonjė i largėt (pse s'ka as prindėr as fėmijė) po ka njė vėlla ose njė motėr (nga nėna), atėherė secilit prej tyre u takon njė e gjashta, e nė qoftėse se janė mė shumė (se njė vėlla ose se njė motėr) ata janė pjesmarrės tė barabartė nė tė tretėn (e tėrė pasurisė), pas testamentit tė porositur ose borxhit, e duke mos dėmtuar (trashėguesit). Ky pėrcaktim ėshtė porositur prej All-llahut. All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm, jo i ngutshėm.
13. Kėto janė (dispozita) tė caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhėrave tė Tij) dhe tė dėrguarit tė Tij, atė e dėrgon nė xhennete nėn tė cilin burojnė lumenj. Aty do tė jenė pėrgjithmonė. E ky ėshtė shpėtim i madh.
14. Kush e kundėrshton All-llahu dhe tė dėrguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atė e shtie nė zjarr tė pėrjetėshėm. E pėr tė ėshtė njė dėnim i rėndė.
15. Ato nga gratė tuaja qė bėjnė imoralitet (zina), kėrkoni qė kundėr tyre tė dėshmojnė katėr vetė prej jush (burra); nėse vėrtetohet mė dėshmitarė (imoraliteti), mbyllni ato nė shtėpia derisa t'i marrė vdekja ose derisa All-llahu tė pėrcaktojė ndonjė rrugė pėr to.
16. Ata tė dy prej jush qė bėjnė atė (imoralitet-zina), ndėshkoni; e nė qoftė se ata pendohen dhe pėrmirėsohen, atėherė hiqni dorė prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mėshiron shumė.
17. Pendim i pranueshėm te All-llahu ėshtė vetėm ai i atyre qė e bėjnė tė keqen me mosdije shpejt pendohen; tė tillėve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i urti.
18. Nuk ėshtė pendim (i pranueshėm) i atyre qė vazhdimisht bėjnė punė tė kėqia dhe vetėm atėherė kur t'i vjen vdekja ndonjėrit prej tyre, tė thotė: "Unė tash u pendova!" e as i atyre qė vdesin duke qenė jobesimtarė. Ndaj tyre kemi pėrgatitur dėnim tė ashpėr.
19. O ju qė besuat, nuk ėshtė lejuar pėr ju tė trashėgoni gratė (e tė vdekurve) nė mėnyrė tė dhunshme, e as t'i shtrėngoni pėr t'u marrė diēka nga ajo qė ju keni dhėnė atyre, pėrveē nėse ato bėjnė ndonjė imoralitet tė hapur. Ēoni jetė tė mirė me to. Nėse urreni ato, bėni durim qė All-llahu tė japė shumė tė mira nė njė send qė ju e urreni.
20. Nė qoftė se dėshironi tė ndėrroni (ta merrni) njė grua nė vend tė njė gruaje (tė lėshuares) i keni pas dhėnė shumė tė madhe, mos merrni prej saj asnjė send. A do tė merrni atė pa tė drejtė e nė mėnyrė mizore?
21. Dhe si mund tė merrni atė kur njėri-tjetri iu keni bashkuar (nė njė shtrat) dhe kur ato kanė marrė prej jush njė besė tė fortė?
22. Mos u martoni me ato gra me tė cilat qenė tė martuar prindėrit tuaj, me pėrjashtim tė asaj qė ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpėsi, pėrbuzje e traditė e shėmtuar.
23. U janė ndaluar juve (tė martoheni me): nėnat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motės, nėnat tuaja qė ju kanė dhėnė gji, motrat nga gjiri, nėnat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat qė janė nėn kujdesin tuaj e tė lindura (prej tjetėr babai) nga gratė tuaja me tė cilat patėt kontakt, e nėse nuk ken pasur kontakt me to (me gratė), atėherė s'ka pengesė (tė martoheni me ato vajza), dhe (janė tė ndaluara) gratė e bijve tuaj qė janė tė lindjes suaj (jo tė bijėve tė afoptuar), dhe tė bashkoni (pėrnjeherė nė njė niqah) dy motra, pėrpos asaj qė ka kaluar. Vėrtetė, All-llahu falė shumė, ėshtė mėshirues i madh.
24. (Nuk u lejohet tė martoheni) Edhe me gra tė martuara (qė kanė burrat e nuk janė tė lėshuara), pėrveē atyre qė i keni futur nė pushtetin tuaj (robėreshat e luftės). (Ky ėshtė) obligim mbi ju nga All-llahu. U janė lejuar, pos kėtyre (qė u pėrmendėn), tė tjerat qė t'i merrni me pasurinė tuaj (me niqah) duke pasur pėr qėllim bashkėshorėsi e jo prostitucion (kurvėni). E pėr atė qė pėrjetuat ju nga ato (gratė me tė cilat patėt kurorė), jepnu shpėrblimin e tyre tė caktuar se ėshtė obligim. E nuk ka pengesė pėr ju, pas pėrcaktimit (tė niqahut), nė atė qė ju pėlqeni mes vete. All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm, i urti.
25. Dhe kush nuk ka prej jush mundėsi materiale qė tė martohet me femra tė lira besimtare, le tė martohet me ato besimtare tuaja qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat). All-llahu di mė sė miri pėr besimin tuaj. Ju jeni nga njėri- tjetri (tė njė origjine)
26. All-llahu dėshiron t'ju sqarojė ēėshtjet et'ju drejtojė nė rrugėn e atyre qė ishin para jush (pejgamberėt) dhe t'ju pranojė pendimin. All-llahu e di mė sė miri gjendjen e robėrve dhe ėshtė mė i urti.
27. All-llahu dėshiron t'ju pranojė pendimin, e ata qė ndjekin dėshirat e epsheve, dėshirojnė qė ju tė shmangeni nė tėrėsi (nga rruga e drejtė).
28. All-llahu dėshiron t'ju lehtėsoj (dispozitat), e megjithatė njeriu ėshtė i paaftė (pėr t'ju pėrballuar epsheve).
29. O ju qė besuat, mos e hani mallin e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, pėrpos tregtisė nė tė cilėn keni pajtueshmėri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin). Vėrtet, All-llahu ėshtė i mėshirueshėm pėr ju.
30. Kush bėn kėtė (qė ndaloi Zoti) qėllimisht dhe tejkalon kufijtė, Ne do ta hudhim atė nė njė zjarr tė fortė. Dhe kjo ėshtė leht pėr All-llahun.
31. Nėse lagoheni prej mėkateve tė mėdha, tė cilat u janė tė ndalueshme, Ne ju shlyejmė mėkatet e vogla dhe ju fusim nė njė vend tė ndershėm.
32. Mos lakmoni nė atė, qė All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė. Burrave ju takon hise nga ajo qė fituan ata dhe grve gjithashtu ju takon hise nga ajo qė fituan ato. All-llahut kėrkoni nga tė mirat e Tij. All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send.
33. Ne u kemi caktuar pėr secilin trashėgimtarė, pjesėn e pasurisė qė e lėnė prindėrit ose tė afėrmit. E atyre qė ju keni premtuar, jepnu pjesėn ė tyre. All-llahu ėshtė dėshmues mbi ēdo send.
34. Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa tė tjerėt dhe ngase ata kanė shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atė qė All-llahu i bėri tė ruajtura, gratė e mira janė respektuese, janė besnike ndaj tė fshehtės. E ato qė keni dro kryelartėsisė sė tyre, kėshilloni, madje largohuni nga shtrati (e mė nė fund), edhe rrahni (lahtė, nėse nuk ndikojnė kėshillat as largimi), e nėse ju respektojnė, atėherė mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu ėshtė mė i larti, mė i madhi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:23 pm nga gerrard

Po si nuk eshte i sakte, e ke te shkruar edhe me paragrafe se ku mund t'a gjeshe ne Kuran. Kemi krahasimin mes Bibles dhe Kuranit, me paragrafe.
Pastaj eshte e shkruar edhe ne Kuran e kam lexuar une e Muhameti kishte rreth 11 gra o me shume sepse nuk dihet as numeri, kur ne Kuran lejohen vete 4. Si mund t'i besosh nje profeti qe eshte ai i pari qe i shkel rregullat??

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:23 pm nga emigranti

ato qe ke sjell ti jan interpretime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:24 pm nga gerrard

Po une nuk thashe se ne Kuran nuk ka gjera te mira, por une thashe se ka shume te tjera qe nuk jane te mira.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:25 pm nga gerrard

emigranti shkruajti:ato qe ke sjell ti jan interpretime
Keto me poshte nuk jane interpretime, shfleto Kuranin se i ke te shkruara te surat e shenuara me poshte.


1. Burrat mund t’i rrahin gratė e tyre (Sura 4:34).
2. Burrat mund tė martohen me 4 gra njėherėsh, por gratė nuk kanė tė njėjtat tė drejta (Sura 4:3).
3. Burrat mund t’i divorcojnė gratė e tyre kur tė duan dhe pa shkak (Sura 66:5).
4. Dėshmija e njė gruaje vlen sa gjysma e njė mashkulli (Sura 2:82).
5. Njė musliman qė ndėrron besimin duhet tė vritet (Vol 9, Libri 84, Numėr 57).
6. Mulsimanėt duhet tė vrasin ēifutėt dhe tė krishterėt pa asnjė shkak apo pretekst (Sura 9:29, 123).
7. Muslimanėt duhet tė pėrhapin fenė e tyre me ēdo lloj mėnyre duke pėrfshirė edhe dhunėn derisa e gjithė bota tė jetė nėn sundimin e tyre (Sura 48:16, Sura 9:33).

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:26 pm nga emigranti

kto ajete i perkasin familjes, te drejtave te burrit dhe gruas
se si interpretohet pastaj nga hosha apo dikush tjeter ajo esht tjeter pun

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:29 pm nga emigranti

kto jan interpretime or gerrard dhe duket qart
tani mos te hyjm ne gracken e diskutimit kush esht me i mir e kush me i keq
si bibla si kurani kane vlera sepse hodhen bazat e funksionimit te shoqerise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:29 pm nga gerrard

Ja cfare thote Kurani nder te tjera

Allahu i do luftėtarėt Allahu i do individėt qė luftojnė pėr Islamin tė rreshtuar si tė ishin ndėrtesa tė fortifikuara (61:4).

Masakra e kundėrshtarėve Myslimanėt duhet t’i luftojnė jobesimtarėt qė i kundėrshtojnė ata. Myslimanėt duhet t’i nėnshtrohen rregullave islamike tė luftės. Ata duhet t’i vrasin mosbesimtarėt kudo qė i zėnė ata. Ata duhet t’i largojnė nga vendet qė i kanė marrė nga myslimanėt. Durimi i mundimeve dhe shtypjes nga mosbesimtarėt ėshtė mė e keqe se veprimet e myslimanit pėr t’i masakruar mosbesimtarėt (2:190-191). Myslimanėt arsyetohen nga sė luftuari gjatė festave meqė masakra e idhujtarėve arsyetohet nga persekutimi i vuajtur nga myslimanėt (2:217).

Prerja e kokės dhe gjymtimi Zemrat e tė pafeve do tė tmerrohen qė myslimanėt tė sulmojnė me trimėri duke ua prerė kokat dhe prerė gjithė gishtėrinjtė. Gjymtimi i viktimave do tė dėshmoj qė kundėrshtimi i Allahut dhe Muhamedit do tė rezultojė me dėnim tė ashpėr. Ata do tė shkojnė nė ferr (8:12-14).

Trajtimi i armiqve Ata qė luftojnė Allahun dhe Muhamedin duhet tė vriten, kryqėzohen, t’u priten duart dhe kėmbėt nė tė dyja anėt apo tė dėbohen nga vendi (5;33). Ata nuk duhet tė detyrohen tė bėhen myslimanė (2:256).

Bėni luftė me mosbesimtarėt Myslimanėt duhet tė vazhdojnė luftėn derisa religjioni i Islamit tė domino kudo (8:39). Luftoni me mosbesimtarėt dhe trajtoni ata ashpėr. Ferri ėshtė vendi i tyre, qė ėshtė pėrfundimi i tyre mė i keq (9:73, 66:9).

Luftoni ndaj ēdokujt Myslimanėt luftojnė me kėdo qė e mohon Islamin, madje edhe kundėr tė krishterėve dhe hebrenjve qė kanė mohuar Islamin, deri sa tė paguajnė rregullisht kontributin financiar (xhizjen) me nėnshtrim tė gatshėm dhe tė ndjehen plotėsisht tė varur nga pushtuesit e tyre islamik (9:29).

Mbytini dhe mbytuni Si shpėrblim pėr jetėt e tyre dhe kontributet, myslimanėve u jepet Kopshti i Parajsės. Kjo u premtohet atyre qė luftojnė, mbysin dhe mbyten nė rrugėn e Islamit. I njėjti mesazh ėshtė edhe nė Torė, Ungjill dhe nė Kuran (9:111).


Luftoni jobesimtarėt afėr jush Myslimanėt bėjnė luftė me jobesimtarėt qė jetojnė afėr tyre pėr tė demonstruar vrazhdėsinė ndaj tyre (9:123).

Ndryshoni apo do tė mbyteni Nėse hipokritėt dhe ngatėrruesit nė qytet nuk ndryshojnė, Allahu do t’i nxit myslimanėt t’i kapin dhe mbysin pa mėshirė kudo qė t’i zėnė ata (33:60,61).

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:34 pm nga emigranti

o gerrard ta thash mo hym ne gracken e nje trajtimi te tille sepse sdo dalim kurre
kto libra kane vlera te pavdekshme si njera si tjetra
po qe se do futemi te kerkojme gjera qe sna pelqejne atehere besoj ky diskutim nuk ka kuptim
mjafton te marrim punen e luftes apo hakmarrjes..
nuk besoj se bibla mbetet mbrapa .....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:35 pm nga gerrard

emigranti shkruajti:kto ajete i perkasin familjes, te drejtave te burrit dhe gruas
se si interpretohet pastaj nga hosha apo dikush tjeter ajo esht tjeter pun

Une nuk shikoj se ka vend per interpretime, une shikoj se thote se nje burre mund t'a rrahe gruan e tije, dhe mund te divorcohet nga ajo pa asnje shkak. Pastaj se nje musliman nuk e rrah gruan e tije eshte nje problem e tije personal. Sidoqofte ndryshimi me bilen eshte teper i madh, dhe kurani nuk ka asgje hyjnore apo te veēante, bile ka shume ehe gamime qe nje liber qe pretendon te jete perfekt nuk mund t'i kete.
Ja ēfare thote per trasgigimine e pasurise.

Ligjet e trashėgimisė.


Sura 4:11,12

All-llahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimis) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra; nėse janė (trashėgimtare) vetėm femra, dy e mė shumė, atyre ju takojnė dy tė tretat e pasurisė qė trashėgohet; nėse ėshtė njė femėr, asaj i takon gjysma; pėr prindėrit, pėr secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo qė ka lėnė (i vdekuri) nėse ka fėmijė; e nė qoftė se (i vdekuri) nuk ka fėmijė e atė e trashėgojnė (vetėm) prindėrit, atėherė nėnės sė tij i takon njė e treta; nė qoftė se ai (i vdekuri) ka vėllezėr, nėnės sė tij i takon vetėm njė e gjashta, (kjo e drejtė nė trashėgim bėhet) pasi tė kryhet (vasijeti) qė ka lėnė dhe pasi tė lahet borgji; ju nuk dini se kush ėshtė mė afėr dobisė suaj, prindėrit tuaj ose fėmijėt tuaj. (Ky pėrcaktim ėshtė) Urdhėr nga All-llahu. Vėrtet All-llahu ėshtė mė i Dijshmi, mė i Urti.

12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) qė e lėnė gratė e tuaja, nėse ato nuk kanė fėmijė, por nėse ato kanė fėmijė juve ju takon njė e katėrta nga ajo qė lėnė ato, pasi tė kryhet testamenti i tyre dhe pasi tė lahet borgji. Atyre (grave) ju takon njė e katėrta nga ajo qė lini ju, nėse nuk keni fėmijė, por nėse keni fėmijė, atyre ju takon njė e teta nga ajo qė leni pas kryrjes sė testamentit qė keni pėrcaktuar ose borxhit. Nė qoftė se (i vdekuri) ėshtė mashkull ose femėr, e trashėgohet nga ndonjė i largėt (pse s'ka as prindėr as fėmijė) po ka njė vėlla ose njė motėr (nga nėna), atėherė secilit prej tyre u takon njė e gjashta, e nė qoftėse se janė mė shumė (se njė vėlla ose se njė motėr) ata janė pjesmarrės tė barabartė nė tė tretėn (e tėrė pasurisė), pas testamentit tė porositur ose borxhit, e duke mos dėmtuar (trashėguesit). Ky pėrcaktim ėshtė porositur prej All-llahut. All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm, jo i ngutshėm.


Sura 4:176

Kėrkojnė pėrgjigjen tėnde. Thuaju: "All-llahu ju pėrgjigjet pėr ēėshtjen e "kelale-s" (ai qė nuk ka prindėr as fėmijė qė e trashigojnė). Nėse vdes njė njeri qė nuk ka fėmijė, por ka motėr, atėherė asaj (motrės) i takon gjysma e pasurisė sė lėnė. Ai (vėllau) trashėgon tėrė atė (qė le motra) nėse ajo nuk ka fėmijė. Nė qoftė se ato janė dy (motra qė trashėgojnė), atyre dyjave u takojnė dy tė tretat qė lė ai. Nė qoftė se janė vėllezėr dhe tė pėrzier burra dhe gra, atėherė mashkullit i takon hise dy fish mė shumė se sa femrės. All-llahu ju sqaron, ashtu qė tė mos humbni. All-llahu di pėr ēdo send.



Qė nė vargun 11 shohim njė kontradiktė. Aty thuhet qė nėse ėshtė vetėm njė vajzė asaj i takon gjysma e trashėgimisė, por nėse ka dhe njė djalė, atėherė ai merr dyfishin e pjesės sė femrave, pra ai merr 2 x ½ = 100% tė pasurisė.

Kjo duhet qartė qė ėshtė njė kontradiktė qė nė fillim, por puna komplikohet kur shtohet numri i atyre qė trashėgojnė pasurinė.

Le tė marrim disa shembuj nė bazė tė vargjeve tė mėsipėrme:

Sipas vargjeve tė mėsipėrme, nėse njė burrė vdes dhe lė njė grua, 3 bija dhe 2 prindėr, pjesa e trashėgimisė sė gruas sė tij do tė jetė 1/8, e bijave 2/3 dhe secili prej prindėrve merr 1/6 e trashėgimisė. Le t’i mbledhim kėto shifra:

Gruaja = 1/8
Bijat = 2/3
Prinderit 2/6

Sipas ligjeve tė mbledhjes sė thyesave konkludojmė:

1/8 + 2/3 + 2/6 = (3 + 16 + / 24 = 27 / 24, domethėnė del mė tepėr sesa 100% e pasurisė. Ēdo fėmijė i klasės sė tretė qė nuk di tė zgjidhė njė problem tė tillė nuk e kalon klasėn e tretė fillore.


Le tė marrim njė shembull tjetėr. Le tė themi qė burri vdes dhe le pas njė grua (sepse mund tė kishte deri 4 sipas Kuranit), nėnėn dhe motrat. Sipas ajeteve (vargjeve) tė mėsipėrme, pasuria do ndahej nė kėtė mėnyrė:

Gruaja = ¼
Nėna = 1/3
Motrat = 2/3

Le t’i mbledhim pėrsėri thyesat:

¼ + 1/3 + 2/3 = (3 + 4 + / 12 = 15/12

Pėrsėri e shohim se shuma del mė tepėr se 100%.

Nga ana tjetėr shohim raste kur shuma nuk arrin 100%.



Psh, burri vdes dhe lė pas gruan dhe prindėrit. Sipas vargjeve tė mėsipėrme pasuria ndahet nė kėtė mėnyrė:

Gruaja = ¼
Prindėrit = 1/3

Shuma del nė ¼ + 1/3 = 7/12, pra shumė mė pak se 100%.

Ose, le tė themi se burri vdes dhe lė vetėm gruan pas. Atėherė sipas ajeteve tė mėsipėrme gruaja merr vetėm ¼ e pasurisė.

Pėr tė shpjeguar kėto kontradikta, studiuesit islamikė kanė shpikur sisteme qė tė rrumbullakosin shifrat pėr tė arritur nė njė pėrfundim tė 100% tė pasurisė. Problemi me kėtė shpjegim qėndron nė dy plane. Sė pari, nė tė njėjtėn Sure (4) nė ajetin (vargun) 174 thuhet se:

O ju njerėz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritėm dritė tė qartė.


Pra, Allahu kėtu thotė se e ka thėnė shumė qartė ato qė donte tė thoshte nė lidhje me ndarjen e trashėgimisė, dhe sė dyti njė njeri duhet tė ndryshojė ato qė Allahu ka thėnė nė mėnyrė qė tė bėjė qė pasuria tė dalė 100%. Kėtu kemi njė problem tė thjeshtė aritmetike, qė del huq nga cila anė ta kapėsh. Prandaj pa ndyshuar ashtu siē Allahu e ka thėnė (sipas tij, qartė fare), ky problem ėshtė njė gabim elementar nė mbledhjen e thyesave qė ēdo fėmijė i klasės sė tretė e zgjidh pėr 10 minuta.

Kėto janė fakte, ne ju kemi dhėnė Suren dhe ajetetet (kapitullin dhe vargun) dhe e kemi cituar pėr ju, qė ta lexoni vetė. Nėse nuk ishit tė njohur mė parė me kėto, atėherė shpresojmė qė tė mendoni mė thellė pėr vėrtetėsinė e Kuranit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:39 pm nga emigranti

bibla i le pa pasuri fare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Thu Jul 23, 2009 10:44 pm nga gerrard

Tek Bibla nuk ka vlere pasuria matriale. Krishti u thote ndjekeseve te tyre se duhet te braktisin ē'do gje dhe te shkojne me te. Problemi eshte se kemi nje gabim aq te thjeshte matematikor tek Kurani sa nuk mund t'a kete nje liber qe eshte perfekt.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Jul 24, 2009 5:55 pm nga nardlushnja

Gerard une nuk thashe vetem qe je katolik,por thashe qe edhe te mos sjellesh shkrime te tilla qe bjen ndesh me fete e tjera sepse dihet shume mire qe kombi shqiptar ka ne gjirin e tij shume fe.
Ti vjen dhe deklaron se feja juaj eshte me e mire se ajo e myslimaneve.Kujt po i hyn ne pune kjo gje???/
Ju e shikoni si gje te mire qe ofendoni fene e shume shokeve tane forumist????
Ju e dini shume mire qendrimin tim.Kam qene kunder shkrimeve te sjella nga anetare te tjere qe flasin per profete islamike.Po ashtu ju lutem te mos sillni me shkrime te tilla sepse nuk fitoni gje perkundrazi acaroni situaten dhe ofendoni besimin e te tjereve qe per mendimin tim jane me ta medhenj ne numer

Me respekt dhe mundohu te me kuptosh .....kombi jone ka nevoje per gjera te tjera dhe jo per keto

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Fri Jul 24, 2009 6:31 pm nga gerrard

Une nuk e kam thene ne asnje moment se katoliēizmi eshte feja ime, une nuk kam fe. Une e kam thene dhe e perseris se islamizmi qe nga momenti qe ka ardhur ne trojet tona, ka sjellur vetem prapambetje dhe mjerim. Nuk i ka dhe esgje kombit tone. Nuk gjejme nje Hoxhe qe te kete qene intelektual apo te kete luftuar per atdhe as me pene dhe as me shpate. Une nuk dua te ofendoj askend dhe as nuk me intereson nese nje njeri ofendohet per probleme te tilla, mendoj se ne jete ka gjera m te rendesishme per nje njeri se sa te ofendohet per nje problem te tille.
Bile me vjen keq per ata qe mund te ofendohen, por te mbrosh nje ideologji qe perfaqesohet nga njerz qe ofendojne personazhet kombetare, eliten teone historike, duhet te keshe shume kurajo. Te mbrosh nje ideologji qe per atdhe konsideron Turqine dhe jo Shqiperine do te thote se nuk JE DUKE E DASHUR ATDHEUN TEND.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Fri Jul 24, 2009 7:24 pm nga ADMIN

Jam shume i lumtur qe beje pjese ne forumin ILIRIADA PORTAL ,sepse te ka lezet qe nje grupe shqiptaresh nga te gjitha krahinat e shqiperise me banim po thuaj ne shume skaje e botes jemi ne gjendje te bisedojme,te shprehim mendimet tona mbi shume gjera qe na rrethojne ne jeten tone te perditshme ,populli shqiptar eshte shume i zgjuar qe nuk kemi lejuar protekstet e fese qe te na percajne ,vertete jam shume i lumtur qe ndodhem midis jushe cdo dite ,pershendetje per Gerrard,Teuta,Nardlushnja, Lidabica ,e shume e shume antar te tjere qe me postimet tuaja shume te bukura ,te vlefshme dhe me kulture ,me lejoni qe te ju lexoj cdo dite ,dola nga tema sepse e shikova te arsyeshme ,sepse jam shume i sigurte qe te gjithe antaret e ketij forumi te bukur ,(sofra ku flitet troc) kemi vetem nje qellim te perbashket ,qe populli shqiptar te perparoje ne bote ,prandaj jam edhe i lumtur ketu per bashkbisedimet tona me besime te ndryshme,me kendveshtrime te ndryshme dhe me mendime te ndryshme jemi ne gjendje te punojme vetem per te njejtin qellim,per sa i perket ketyre ligjeve te kuranit ,anti te ndrejtave te njeriut ,nuk kane vend tek populli shqiptar ,sidomos ne shekullin e modernizimit te 21 ,dhe per sa i perket Papes te Romes qe mbulon krimet e prifterinjeve te tyre kundra femijeve neper bote ,ai nuk esht IM ZOT por DREQI JUAJ ose i atij qe beson ne kete kriminel dhe katil antinjerzor.pershendetje te gjitheve .do te ju lutesha te gjitherve qe te vazhdojme te bashkbisedojme keshtu sepse kjo eshte e vetmja rruge qe populli jone te perparoje dhe te ruajn karakterin tone pa dallime feje krahine apo ideje

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Fri Jul 24, 2009 10:58 pm nga gerrard

As une sinqerisht nuk e kam shume ne qefe kishen si institucion, por mendoj se duhet te rrime shtrember dhe te flasim drejt. Ka pasur prifterinj qe ne Amerike kane bere krime qe per mendimin tim duhen qe denuar me vdekje. Kisha si institucion ne fillim eshte gjetur e pa pergaditur, dhe me dashje o pa dashje edhe i ka mbrojtur keta prifterinj, nga frika se keta do t'i ulnin reputacionin kishes.
Natyrisht qe ishte nje taktike e gabuar, dhe ishte pikerisht kjo taktike qe ja uli reputacionin kishes. Vitet e fundit dhe sidomos vitin e fundit politika e Vatikanit ka ndryshuar rrenjesisht, te gjithe prifterinjet qe kane qene te akuzuar jane perjashtuar nga kisha, dhe per me te vogelin dyshim do te perjashtohen te gjithe ata qe do te akuzohen.
Por nuk mund te paragjykojme krishterimin si ideologji, per fajin e 1 prifti te 100 prifterinjeve te 1 mije prifterinjeve. Nuk duhet harruar se kisha katolike eshte i vetmi institucion fetar ne bote qe ben bamirsi ane e kend botes, aty ku ka te varfer pa dallim race apo besimi.
Nuk mundemi te mohojme punen e mijera e mijera prifterinjeve bamires qe jetojne dhe punojne ne mbare boten neper organizatat humanitare. Pa harruar misionet e murgeshave si ato te Nene Terezes, qe japin edhe jeten per te kuruar te semuret dhe te ushqyer te varferit.
Asnje nga besimet e tjera fetare nuk kane organizata bamirsie dhe nuk ekzistojne njerzit misionar.

Instituionet fetare historikisht kane kryer edhe krime te renda, luftera ne emer te Zotit, dhe nje gje e tille vazhdon ende sot.
Kisha Katolike eshte i vetmi institucion fetar qe i ka kerkuar falje njerzimit per gabimet qe kjo ka bere gjate historise, nepermjet Papa Gjon Palit II.
Pamvarsisht nga te gjithe keto me lart, ne si shqiptar nuk kemi asnje motiv qe te dalim kunder kishes katolike apo edhe krishterimit, perveē se gjera pozitive, nuk mund te kujtojme tjeter nga ajo. Krishterimi kombit tone i ka dhene kulture dhe dije, katolicizmi e ka dalluar nga fqinjet ortodoks. Katolicizmi i ka dhene kombit shqiptar njerzit me te shquar dhe te ditur, intelektualet e vertet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi