ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje leter pa pergjigje

Shko poshtė

31052010

Mesazh 

Nje leter pa pergjigje Empty Nje leter pa pergjigje




Edi Lesi

Epistolari i Edi Ramės ėshtė pasuruar katėr ditė mė parė me njė letėr tė re, qė ai ...ia dėrgoi Presidentit tė Komisionit Europian, z.Barroso. Kjo nuk ėshtė hera e parė qė kreu i opozitės nė vend, pasi palos mirė e mirė zarfin, vė nė tė adresėn e Brukselit dhe flurudhė nis lėndėn drejt qendrės sė kontinentit.
Ndėrkaq, kur e kur, Rama e pėrdor kėtė instrument, pra letrėn me firmė pėrfund, edhe pėr tė komunikuar sė brendshmi me faktorėt e jetės politike edhe publike kėtu nė Tiranė.
Sa mė shumė shtohen kėsi korrespondencash, aq mė shumė zmadhohet njėra nga kategoritė, qė nėse do i emėrtojmė me korsi, do tė mbante emrin, "ajo me sens unik". Pra, letra qė vetėm shkojnė, dhe ku nė atė sens, nuk vjen kurrė pėrgjigje. Pra, letra njėkalimshe. Sot, katėr ditė mė pas, ende korrieri i PS-sė nuk ka lėnė nė tryezėn e Ramės ndonjė haber tė kreut tė KE-sė.
Supozohet se njė nga arsyet pse z.Barroso, apo tė tjerė dinjitarė tė lartė tė Brukselit qė marrin letra nga Rama, nuk kthejnė pėrgjigje, ėshtė mungesa e kohės. Janė aq shumė vende qė kėrkojnė vėmendjen e Komisionit nė kėto kohė krize financiare, sa do tė ishte luks shpenzimi qoftė edhe i ndoca dekikave me lexime tė panevojshme. Nga ana tjetėr, mjetet me tė cilat operojnė kėto institucione nė marrėdhėniet me vendet si ne, kryesisht me qeveritė qė shihen si partnere kryesore, janė vendimet, raportet, rezolutat, takimet sy mė sy, kur jepet rasti, etj.
Sigurish, do tė ishte mirė qė z.Barroso tė kishte kohė dhe ta kėndonte letrėn dhe ta ēmonte tė arsyeshme, t'i kthente pėrgjigje Ramės. Nė fund tė fundit, kjo do tė tregonte ndjeshmėri ndaj kryetarit tė opozitės sė Shqipėrisė, pra rrjedhimisht ndjeshmėri pėr krejt vendin tonė. Ēfarėdo qė tė ishte pėrmbajtja.
Mirėpo, kjo zor se do tė ndodhė, dhe ai qė e di mė mirė ėshtė vetė dėrguesi, i cili nuk besohet se do tė jetė duke jetuar me ankth, me sytė nga posta duke pritur se kur do t'i gjegjet shefi i Brukselit.
Rama e di mirė se kjo pėrpjekje pėr korrespondencė ėshtė thjesht e vetėm pėr konsum tė brendshėm. Ai nuk do tė niste tė shkruante njė letėr tė tillė, nėse mė parė ndihmėsit e tij nuk do tė kishin lajmėruar mediat pėr kėtė ngjarje. Nuk do tė ulej tė rendiste paragrafė, poqese ato nuk do tė renditeshin nė disa ekrane si lajmi kryesor i ditės, shoqėruar me sigla qė trashėgojnė strabizėm tė theksuar. Si dhe s'do tė dėrgonte asnjė rresht nė Bruksel, nėse ato nuk do tė botoheshin tė nesėrmen nė gazetat e Tiranės.
Letra e Ramės ėshtė shkruar pikėrisht nė kohėn kur Komisioni Europian konfirmoi se liberalizimi i vizave mes Shqipėrisė dhe zonės Shengen do tė ndodhė dhe pritet tė bėhet funksional nė vjeshtė. Komunikimi i kėtij lajmi nga Komisionerja pėr Ēėshtjet e Brendshme dhe tė Drejtėsisė, si dhe autorizimi i pėrfaqėsuesit tė BE-sė nė Tiranė pėr ta paraqitur zyrtarisht kėtė njoftim, ishin njė zhvillim i fortė dhe i njėmendėt nė drejtim tė heqjes mė nė fund tė regjimit tė vizave mes vendit mė tė izoluar tė Europės dhe hapėsirės ku qarkullohet vetėm me pasaportė.
Kjo duket se i ka shkaktuar Edi Ramės atė kompleksin e fajtorit. Andaj ka nxituar ta pėrshėndesė aktin duke i drejtuar njė letėr falėnderimi kreut tė Komisionit Europian. Sakaq, duke u rreshtuar nė anėn e shumicės qė e kanė ėndėrruar prej motesh kėtė ngjarje. Lau duart dhe mėkatet, pasi jo shumė larg pėrpara se tė radhiste kėtė mesazh tė fundit pėr nė Bruksel, kreu i opozitės ishte nė krye tė njė operacioni, qė mund tė dėmtonte seriozisht dhėnien e vizave dhe gjithė procesin e afrimit tė Shqipėrisė me BE-nė.
Ikja nga institucionet, dalja nė rrugė dhe pėrpjekja pėr t'i shkurtuar ditėt Qeverisė, jo me votė, por me mjete tė tjera, ishte njė kuturisje e proletariatit pėr tė ardhur nė pushtet me ēdo kusht. (Pėr ironi, e gjitha kjo, njė vit pasi Rama me tė tijtė kishin konsumuar pushimet e gjata luksoze verore nė Amerikė, Tajlandė, etj., si dhe pasi kishin marrė veten nga vapa nėpėr resortet e shtrenjta dimėrore). Grupet marksiste qė ende militojnė nėpėr botė mund tė jenė frymėzuar nga kėto lėvizje, por krejt e kundėrta ka ndodhur nė Bruksel. BE ėshtė shkrurajuar ēdo ditė qė Edi Rama rrinte jashtė Parlamentit dhe udhėhiqte grevėn e urisė, njė mjet shumė i dhunshėm pėr etikėn europiane, pasi ėshtė anti-komunikim, ėshtė po ashtu gjest anti-human dhe i papranueshėm pėr politikėn e kontinentit tė krishterė. Gjithaq, greva ishte shumė e dhunshme, pasi ishte vendosur nė njė vend publik, posaēėrisht pėr tė prekur qytetarėt e zakonshėm e tė paangazhuar, pėr tė afektuar jetėn e tyre. Njė ngjashmėri fatale kjo me aktet terroriste, tė cilat nuk do tė kishin kuptim nėse nuk do tė dėmtonin tė pafajshmit.
Pėr fat tė keq, kjo lloj lėvizjeje ka aftėsinė tė vendoset nė rekordet e njė politikani dhe nė memorien e njė kombi. Letrat e mėvonshme tė falėnderimit vėshtirė se kanė forcėn tė mbeten nė kujtesė. Aq mė tepėr, kur ato pėrsėri nuk janė gjeste pendimi. Kur lexon paragrafėt e saj, kupton se Rama i thotė Barrosos pėrmbledhtazi: "bėre mirė qė i hoqe vizat, por punėt kėtu po shkojnė keq e mė keq". Mirė qė kreu i Komisionit Europian nuk ka kohė tė hapė ēdo zarf, se ky tekst mund ta bėnte tė mendohej edhe njė herė pėr vendimin e marrė. Ose, nė anėn tjetėr, me shumė gjasė, letra mund t'i shkaktonte njė tė papėrmbajtshėm gaz, kur sheh se si njė politikan ballkanas denoncon vendin e tij, duke thėnė se nuk e meriton heqjen e vizave, pra daljen nga izoli

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi