ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avokati: Ina Ramen po e hedhim ne gjyq

Shko poshtė

29112008

Mesazh 

Avokati: Ina Ramen po e hedhim ne gjyq Empty Avokati: Ina Ramen po e hedhim ne gjyq




Avokati: Ina Ramen po e hedhim ne gjyq 20081127204937_artikullTIRANE- Mbrojtja ligjore e Lulzim Bashes vendos te hape nje proces gjyqesor ne ngarkim te Prokurorise se Pergjithshme, duke vleresuar si te paligjshme, fletethirrjen ndaj ministrit te Jashtem, Lulzim Basha. Ky i fundit, cilesohet nga prokuroria si i pandehur dhe mbreme iu dergua fletethirrja me poste, ku e informonin mbi akuzen paraprake te shperdorimit te detyres.

Avokati Zef Nikaj, deklaroi ne nje konference te posacme me gazetare, se ai ka konstatuar parregullsi ne proceduren e thirrjes s klientit te tij si te pandehur ne prokurori dhe lajmeroi se "per kete kam paraqitur nje padi ne gjykate". Nikaj deklaroi se "ne vazhden e reagimit tone ligjor te bere te ditur disa dite me pare ndaj veprimeve flagrante te prokurorise ne kundershtim me ligjin, ne respektim te dispozitave ligjore, sot si perfaqesues ligjor i z.Lulezim Basha u paraqita prane zyres se Prokurorit te Pergjithshem per t'i paraqitur te gjitha shkeljet ligjore qe permbajne aktet procedurale te njoftimit, bazuar ne nenin 130 pika 3 te Kodit te Procedures Penale".

Avokati i Bashes, Zef Nikaj vijoi me tej duke lajmeruar se "ne menyre te shkruar i kam paraqitur prokurorit te ceshtjes, te gjitha parregullsite ligjore te veprimeve te tyre". Nikaj shtoi se "per keto parregullsi, ju bej me dije se kam kerkuar pavlefshmerine e akteve procedurale edhe perpara Gjykates se Shkalles se Pare Tirane". Avokati Nikaj perfundoi me informacionin per gazetaret se "nuk ka pasur asnje lloj njoftim akuze apo marrje cilesie te pandehuri per klientin tim Lulzim Basha dhe nuk ka asnje akt ligjor qe t'i kete atribuuar z.Basha, cilesine e te pandehurit ne baze te nenit 34 pika 1 te Kodit te Procedures Penale".

Duke komentuar fletethirrjen ndaj Bashes, Nikaj tha se, "ne thelb veprimet ne teresine e tyre tregojne abuzim me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorise se Pergjithshme si dhe shkelje te dispozitave te Kushtetutes se Shqiperise qe mbrojne dhe garantojne te drejtat dhe lirite e individit per nje proces te rregullt ligjor". me date 24 nentor 2008 une Avokat Zef Nikaj u njoha nepermjet klientit tim z. Lulzim Basha me nje shkrese te dates 24 nentor 2008 te nenshkruar nga Prokurori i Pergjithshem i Republikes Znj. Ina Rama bashkelidhur se ciles gjendej fletethirrje po e dates 24 nentor 2008 nenshkruar nga prokurori Arben Kraja.

Prokuroria i poston akuzat Bashes

Prokuroria e Pergjithshme, pas mosparaqitjes se ministrit te Jashtem Lulzim Basha, per t'u njohur me akuzat e tij, ia beri te ditura dje duke ia postuar. Burime nga Prokuroria bene me dije se zarfi eshte derguar pasditen e djeshme, ne zyren e avokatit te tij mbrojtes Zef Nikaj. Mbrojtesi i Bashes qendroi dje vetem 5 minuta ne zyren e prokurorit te ceshtjes duke i paraqitur shkeljet qe kishte kryer. Ashtu sic kishte deklaruar pak dite me pare kryeprokurorja Ina Rama, pervec apelimit te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare, mori te pandehur ministrin Basha.

Dy shkresat e Prokurorise, me shkelje

Dy jane shkresat qe avokati mbrojtes i Lulzim Bashes i vlereson si shkelje flagrante te ligjit. Sipas avokatit Zef Nikaj ne permbajtjen e leterthirrjes klientit te tij i kerkohej qe,

te paraqitet ne prokurori ne date 27 nentor ora 14, si dhe kerkohet te pyetet ne cilesine e te pandehurit. "Te dyja keto kerkesa te Prokurorise se Pergjithshme, si organ qe hetoi ceshtjen konkrete jane shkelje ligjore, sepse, klienti im ne cilesine e personit nen hetim nuk mund te detyrohet te paraqitet ne Prokurori, per te kryer ndonje veprim procedural, pervecse, kur ai e sheh te arsyeshme, qe me deshire te kryeje dicka te tille", sqaroi Nikaj.

Me tej ai argumentoi se kerkesa e Prokurorise per te realizuar pyetjen e Bashes ne cilesine e te pandehurit eshte teresisht nje shkelje flagrante ligjore.

Aktet e akuzes, te pavlefshme

Zef Nikaj i konsideroi aktet dhe veprimet procedurale absolutisht te pavlefshme ne kuptim te nenit 128 dhe te paperdorshme ne baze te nenit 151 pika 4 te kodit te procedures penale. "Ne thelb keto veprime ne teresine e tyre tregojne abuzim me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorise se Pergjithshme si dhe shkelje te dispozitave te Kushtetutes se Shqiperise, qe mbrojne dhe garantojne te drejtat dhe lirite e individit per nje proces te rregullt ligjor. Shperfillja flagrante e detyrimeve ligjore dhe e vendimit te gjykates demonstron qarte prapavijen e paster dhe prapaskenat politike te trajtimit te kesaj ceshtje dhe perdorimin si nje mashe politike te Prokurorise se Pergjithshme.", ka deklaruar avokati.

Partia Demokratike vijon kritikat e ashpra ndaj Prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Deputeti Ferdinand Xhaferri tha dje se po vazhdon te hetoje nje ceshtje dhe pse per te ka urdher pezullimi. "Per arsye politike po mbahet nen hetim ish-ministri i transporteve, Lulezim Basha", tha dje nga foltorja e Kuvendit, Xhaferri, duke akuzuar opoziten e cila sipas tij po ushtron presion ndaj Prokurorise.

Ne mbrojtje te Ina Rames nuk vonoi te dale PS. Deputeti Taulant Balla tha se mazhoranca, duhet ta pershendese kryeprokuroren qe po heton e jo ta sulmoje. "Lul Basha po i afrohet burgut se ka vjedhur kolege deputete, dhe mjaft e mbrojtet ate dhe gjithe ata hajdute qe keni ne qeveri", tha Balla. Sipas tij, shqiptaret vuajne per buke e dergjen ne varferi, sepse njerez si Basha vjedhin 230 milione euro.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Avokati: Ina Ramen po e hedhim ne gjyq :: Komentet

avatar

Mesazh Sat Nov 29, 2008 8:29 pm nga ilda

faktikisht shume kontradiktore kjo ina rama perpara dy ditesh u shpreh ne nje konference per shtyp qe ēeshtja BASHA kosiderohet e mbyllur me urdher te prokurorise pastaj na del tani dhe na shprehet qe vazhdon akoma hetimi per kete ēeshtje duhet te kete diēka ketu ..................ose duhet te jete urdheruar nga dikush ..............

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Sat Nov 29, 2008 8:33 pm nga ADMIN

Jo po do te kete merre ndonje 100 mije Euro nga socialistet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Nov 29, 2008 8:47 pm nga ilda

ka mundesi............

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Sat Nov 29, 2008 11:36 pm nga bulqizaku

Kush kjo cuca? A thu qaq lir e shejtka at dosjen?
Pak bre Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Nov 30, 2008 12:30 am nga ilda

ideja ishte qe i kane ofru po se sa tani ia futem kot .................

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Sun Nov 30, 2008 6:33 pm nga shqiptari

Nuk kam as me te voglen simpati per te. Ndoshta mund te jete e zonja mirpo nuk e percjell kete veti (zotesin) tek njerzit. Per te dalja ne konfernc shtypi eshte ende nje sadisfaksion.Ajo lumturohet si nje femi i vogel kur del ne konferenc shtypi.Perkedhelet sikur te ishte ne klase te pare. Ne fakt duhet te jet pergjegjesi dhe jo kenaqesi apo lezet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Dec 01, 2008 12:02 am nga ilda

ta mbeshtes mendimin .............

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi