Sherr biznesmenesh, nje i vdekur
Faqja 1 e 1
09122008
Sherr biznesmenesh, nje i vdekur
Shkoder- Sherri mes dy biznesmeneve te ndertimit ne Shkoder perfundon me ekzekutim. Pergjaket dita e Kurban Bajramit ne Barbullush, ku rreth ores 17:00 bresherite e nje automatiku kane terrorizuar banoret e zones. Arben Bitani, 45 vjec, eshte gjetur i pergjakur ne makinen e tij, ndersa ne kerkim eshte shpallur si i dyshuar kolegu i viktimes, Afrim Rraboshta, 35 vjec, qe eshte njekohesisht edhe vellai i kryetarit te Partise Socialdemokrate te Shkodres, Perparim Rraboshtes. Policia shkoi ne vendin e ngjarjes ku zbuloi nje mori gezhojash dhe siguroi deshmite e personave qe kane pare ekzekutimin. Dyshohet se krimi ka ardhur per shkak te konkurrences, pasi viktima dhe ekzekutori zoteronin firma ndertimi, por nuk perjashtohet edhe ndonje perplasje per motive personale. Policia mohoi qe krimi te kete motive politike.
Ngjarja
Arben Bitani eshte takuar me kolegun e tij Afrim Rraboshta ne nje lokal te fshatit Barbullush, 25 km larg qytetit te Shkodres. Pronari i lokalit dhe klientet kane deshmuar pas ngjarjes, se dy biznesmenet ishin pare edhe here te tjera se bashku ne kete zone dhe kishin njohje shoqerore me njeri-tjetrin. "I degjuam qe bertisnin ne nje prej tavolinave ku ishin ulur, por nuk kuptuam shkakun e debatit qe ishte i ashper dhe jane perdorur fyerje", i thane deshmitaret, Policise se Shkodres qe kreu hetimet per krimin. Pas debatit ata jane ngritur te dy duke dale jashte lokalit dhe me pas jane degjuar zhurmat e makinave me te cilat udhetonin. Por ne pak sekonda banoret jane trembur nga bresheria e nje arme automatike dhe kur kane dale, kane vene re largimin me shpejtesi te makines se Rraboshtes nga vendngjarja. "Makina e Arbenit ishte e copetuar dhe plote vrima, ndersa brenda dalluam trupin e pergjakur", jane shprehur deshmitaret. Policia tha se viktima kishte marre 3 plumba, nga te cilet dy ne trup dhe nje ne koke, i cili i kishte sjelle edhe vdekjen e menjehershme. Trupi eshte derguar ne morg, per keqyrje te metejshme, kurse grupi hetimor siguroi provat ne vendin e ngjarjes dhe deshmite. Rraboshta eshte shpallur ne kerkim dhe jane ngritur postblloqe te shumta ne hyrje dhe dalje te qytetit te Shkodres, si dhe ne rruget dytesore.
Hetimet
Dy biznesmenet rezulton se kane qendruar per nje ore se bashku, nga 16:00, deri ne 17:00 kur jane degjuar bresherite e armes. Sipas policise, 45-vjecari Bitani eshte ekzekutuar brenda ne makinen e tij tip "Benz", me targa SH 3577 E. Dy prej plumbave kane qene ne kraharor dhe nje ne koke. Per ngjarjen jane marre ne pyetje jo vetem pronari i lokalit ne fshatin Barbullush, por edhe klientet dhe banoret. Me pas u siguruan deshmite e dy familjeve, per te mesuar rreth ndonje konflikti te mundshem midis kolegeve qe drejtonin dy firma ndertimi. I dyshuari Afrim Rraboshta u shpall ne kerkim si ekzekutor, pasi nuk eshte gjetur gjate kontrolleve. Policia tha se provat e mbledhura e cilesojne ate si autorin e mundshem te krimit. Pista kryesore per te cilen po hetohet eshte ajo e konkurrences, duke mos perjashtuar ndonje konflikt banal qe mund te kete ardhur pas ndonje fyerje mes biznesmeneve.
R.Llazari
Kreu i PSD mohon motivin politik
I pyetur per kete ngjarje, Perparim Rraboshta, kreu i Partise Socialdemokrate te Shkodres dhe njekohesisht vellai i te dyshuarit per ekzekutimin e Arben Bitanit, mohoi qe motivi te ishte politik. Ai eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor, ndersa deklaroi se nuk ka pasur asnje perplasje politike mes tij, apo te vellait dhe viktimes. Ngjarjen familja ia ka lene ne dore drejtesise, ndersa policia deklaroi se po merr masat per te shmangur ndonje hakmarrje te mundshme.
1 Ore Kane qendruar se bashku dy biznesmenet e ndertimit ne nje lokal ne Barbullush te Shkodres dhe me pas kaluan ne debate te ashpra me fjale fyese. Policia tha se dyshohet qe motivi i krimit te jete konkurrenca.
3 Plumba Ka marre viktima Arben Bitani pasi eshte qelluar me bresheri automatiku ne momentin qe po nisej me makine. Ekspertet thane se dy prej plageve ishin ne kraharor dhe njera ne koke, qe i ka sjelle vdekjen

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Sherr per pronat ne fisin e Presidentit
» Sherr per nje femer, perleshje ne Lazarat
» Sherr me aleatet, PS nuk shpall kandidatet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi