ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sherr per pronat ne fisin e Presidentit

Shko poshtė

17032012

Mesazh 

Sherr per pronat ne fisin e Presidentit Empty Sherr per pronat ne fisin e Presidentit




Ceshtja e disa pronave te trasheguara ne Tirane ka futur ne sherr familjen e Presidentit te Republikes, Bamir Topi. Akuzave te Hanke Topit ne adrese te Presidentit Topi, per falsifikim te dokumentacionit per pronat qe i takojne familjes se saj, te afermit e kreut te shtetit, i pergjigjen me te tjera akuza. Djali i xhaxhait te Bamir Topit, Fatmir Topi, deklaron se te gjitha pronat ne zonen e Linzes dhe te Shkozes, qe kane perfituar djemte dhe niperit e Dalip Topit, gjyshi i presidentit, jane marre me vendim gjykate duke disponuar dokumentet origjinale qe vertetojne pronesine e tyre si pasardhes. Sipas Fatmir Topit, ata disponojne dokumentin qe fakton se gjyshi i tyre ka blere nje siperfaqe toke te konsiderueshme nga Ismail Topi, i ati i Hanke Topit, qe aktualisht akuzon familjen e Presidentit per falsifikim. "Familja e Hanke Topit ka pasur ne 1910-n, ne ate zone aty, 24 dynym, te cilet ia kane shitur gjyshit tone Dalip Topit. Per kete kemi dokumente, keshtu qe ato jane zhveshur nga ai territor aty. Ato kane falsifikuar dokumente dhe ato mashtrojne", - u shpreh djali i xhaxhait te Presidentit Topi, Fatmir Topi. Po keshtu, ai shtoi se "Komuna ka pare vendimin e gjyqit dhe e ka pare te arsyeshme qe kjo prone eshte e familjes Topi. Aq me teper qe e deklarojme qe ne kohen e Zogut, me dokumente. Ky zoteria, na vjen nga Ndroqi, me tapine tone qe gjyshi jone ia ka blere gjyshit vet, dhe thote jam pronar, sepse 'gjeti shesh dhe beri pershesh'. Ai qe ka mashtruar na quan ne hajdute". Por kete dokument te shitjes ne nuk patem mundesi ta shohim. "Dokumentin e shitjes e ka Flamuri, nuk e kam une", - u shpreh Fatmir Topi. Familja e Ismail Topit, Hanke Topi dhe femijet e saj, treguan pak dite me pare disa dokumente te trashegimise teksa akuzuan presidentin dhe familjen e tij se po iu rremben pronat permes falsifikimesh. "Kjo toke eshte e gjyshit tim, qe e ka lene ai, eshte edhe me letra, 10300 metra. Ekziston edhe dokumenti qe ia ka dhuruar stergjyshi djalit te vet pas vdekjes se tij. Cfare prone kerkon ai?", - u shpreh teper e irrituar dite me pare, e afermja e presidentit, Aishe Topi. Po keshtu edhe vete Hanke Topi tha se "Kam 16-17 vjet qe kam ardhur. Ku qe me perpara ai? O token, o s'ka". Sherri mes dy familjeve Topi ka shkuar aq thelle saqe familja e Presidentit, te mohoje edhe lidhjet e gjakut me kusherinjte. "Ai te rrije ne kembe se me ka gjyshe, po gjyshen e beri kelysh?", - tha pak dite me pare Hanke Topi. Por, nga ana tjeter, Fatmir Topi tha dje se "Jo, nuk ka lidhje gjaku. Nuk e kemi gje fare, pavaresisht se cfare thone ato". Hanke Topi dhe Fatmir Topi japin versione te ndryshme edhe per origjinen e paraardhesve te tyre, duke pretenduar te dy palet qe gjysherit i kane kryeqytetas autoktone, ndersa paraardhesit e pales ne konflikt te ardhur nga zona e Dibres. "Po ai ka ardhur hyzmeqar ketu mi. Ai eshte prej Dibre. Ai eshte dibran nuk ka pjese fare tek ne. Ai eshte dibran fund e krye", - tha kohe me pare Hanke Topi. Por tjeter gje thote Fatmir Topi. "Po gjyshi i asaj a ka ardhur? A ka nga Dibra? Ka ardhur nga Dibra ketu per gjakmarrje. Ka blere toke ketu 24 dynym e kane marre vesh nga Sopoti qe personi qe ka bere vrasje ndodhet ne Tirane dhe cka bere? Shiti 24 dynym toke, ia shiti gjyshit tone dhe u zhvesh nga pronesia fare. Edhe shkoi hyri kollovar, u strehua ne Ndroq", - u shpreh Fatmir Topi. Aktualisht, te dy familjet Topi jane ne nje proces gjyqesor, ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, per te zgjidhur pretendimet e tyre per falsifikim te dokumentacionit te pronesise.

Rrefimi i kusherinjve te presidentit per falsifikim te dokumenteve

Vetem pak dite me pare, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, u vu nen akuze nga te afermit e tij per vjedhje te pronave permes dokumenteve te falsifikuara. Nuk ishte nje akuze politike, por e ardhur nga pinjollet e familjes Topi qe jetojne prej vitesh ne Qesarake, karshi viles se kreut te shtetit. Behet fjale per nje prone prej 10300 m2 qe kjo familje e ka trasheguar nga Ismail Topi, kusheri i babait te presidentit. "Zoti Bamir Topi, kerkon te na e marre kete prone. Ketu eshte 10300 m2 qe ne e kemi te ndare me vellezer edhe me motra. Kemi 16 vjet, jemi me certifikata e hipoteke. Kemi nxjerre madje edhe dy here lejen e sheshit. Nuk e dinim se nga kush na vjen. Kur marrim vesh qe te gjithe kete e kishim pasur nga Zoti Bamir Topi, nga kusheriri jone, qe une e kam kusheri te trete", u shpreh e afermja e Presidentit, Aishe Topi. Ata akuzuan Presidentin e Republikes se ai u ka marre pa vendim gjykate edhe pjese te tjera tokash ne Tirane. Per te cilat ata disponojne dokumente te vitit 1986.

Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi