ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pronat, Kushtetuesja pro qeverise

Shko poshtė

01062010

Mesazh 

Pronat, Kushtetuesja pro qeverise Empty Pronat, Kushtetuesja pro qeverise




Rozeta Rapushi
Gjykata Kushtetuese rrezon ankesen e Avokatit te Popullit per te shpallur si antikushtetues ligjin per "Shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore". Ky institucion nuk pranon me argumente ligjore, se ligji bie ndesh me Kushtetuten apo edhe se cenon dhe eshte ne kundershtim me parimin e sigurise juridike, sepse krijon nje ambient pasigurie per nje mase te madhe pronash. Si dhe se humbet besueshmerine e shtetasve te shteti, nuk jep garanci per vijueshmeri dhe per ndryshime legjislacioni ne perputhje me Kushtetuten. Gjykata Kushtetuese vleresoi se ligji i miratuar ne vitin 2008, qe realizon verifikimin e te gjithe titujve te pronesise te dhene per tokat bujqesore, eshte teresisht ne perputhje me Kushtetuten. Sipas kesaj gjykate, verifikimi i ligjshmerise se titujve te pronesise do te behet vetem mbi ato kritere qe parashikonin ligjet perkatese te kohes. Per pasoje, nderhyrja e ligjvenesit ne kete aspekt eshte ne pajtim me Kushtetuten. Gjykata Kushtetuese veren se edhe pretendimi i kerkuesit ne lidhje me nenet 8, 9 dhe 10 te ligjit te kundershtuar, qe ngarkojne KV-te si dhe autoritetet e regjistrimit, me detyren e anulimit te titujve te pronesise te fituara sipas ligjeve perkatese, si dhe te fshirjes se regjistrimeve te ketyre titujve ne regjistrin e pronave te paluajtshme, duhet te shqyrtohet ne kuadrin e respektimit te parimit te sigurise juridike. Po keshtu, Gjykata Kushtetuese ve ne dukje gjithashtu, se mbajtja e regjistrit publik te pronave te paluajtshme dhe te transferimeve te saj ka per qellim sigurine e te drejtave te prones si dhe stabilitetin e qarkullimit civil. Ndaj ajo arrin ne perfundimin se ligji i kundershtuar eshte kushtetues dhe nuk cenon parimin e sigurise juridike. Lidhur me pretendimin per cenimin e parimit te ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve per kete ligj, Kushtetuesja u shpreh ligji i kundershtuar nuk cenon parimin kushtetues te ndarjes se pushteteve. Ndersa per sa i perket cenimin e te drejtes se prones private, Gjykata Kushtetuese konkludon se ligji i kundershtuar eshte ne pajtim me nenin 41 te Kushtetutes. Nga ana tjeter, per cenimin e te drejtes per nje proces te rregullt ligjor, gjykata u shpreh se eshte vetem gjykata, e cila mbi padine e te interesuarve apo autoriteteve publike perkatese, vendos perfundimisht ne lidhje me te drejten e pronesise se subjekteve te interesuara. Ndaj me shumice votash, ky institucion e rrezoi kerkesen e bere. "Verifikimi, ligji detyron perfituesin e paligjshem qe ta bleje pronen" Ligji per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore", percakton qe te gjithe ata persona qe kane toka bujqesore do t'u verifikohet titulli i pronesise qe kane, per te vertetuar nese e kane marre apo jo ne perputhje me ligjin. Pas verifikimit qe do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit, nese titujt e pronesise dalin se jane ne kundershtim me ligjin, shteti do ti kerkoj poseduesit te tokes ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre ai do te mund te kete tapine. Por nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij projektligji ajo do ju merret. Argumentet e Gjykates Kushtetuese per rrezimin e pretendimeve Gjykata Kushtetuese konstaton se, nuk rezulton qe te kene shtuar kritere te reja per fitimin e pronesise mbi token bujqesore. Sipas ketyre dispozitave, verifikimi i ligjshmerise se titujve te pronesise do te behet vetem mbi ato kritere qe parashikonin ligjet perkatese te kohes. Per pasoje, nderhyrja e ligjvenesit ne kete aspekt eshte ne pajtim me Kushtetuten. Gjykata Kushtetuese veren se edhe pretendimi i kerkuesit per nenet 8, 9 dhe 10 te ligjit te kundershtuar, qe ngarkojne KV-te si dhe autoritetet e regjistrimit, me detyren e anulimit te titujve te pronesise te fituara sipas ligjeve perkatese, si dhe te fshirjes se regjistrimeve te ketyre titujve ne regjistrin e pronave te paluajtshme, duhet te shqyrtohet ne kuadrin e respektimit te parimit te sigurise juridike. Gjykata arrin ne perfundimin se ligji i kundershtuar eshte kushtetues. Gjykata Kushtetuese arrin ne perfundimin se ligji i kundershtuar nuk cenon parimin e sigurise juridike. Lidhur me pretendimin per cenimin e parimit te ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve, Gjykata Kushtetuese konkludon se ligji i kundershtuar nuk cenon parimin kushtetues te ndarjes se pushteteve. Lidhur me pretendimin per cenimin e te drejtes se prones private, Gjykata Kushtetuese konkludon se ligji i kundershtuar eshte ne pajtim me nenin 41 te Kushtetutes. Lidhur me pretendimin per cenimin e te drejtes per nje proces te rregullt ligjor, Gjykata Kushtetuese thekson se, "Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore", eshte ne pajtim me Kushtetuten vetem nese ai interpretohet dhe zbatohet ne perputhje me parimet e theksuara prej kesaj Gjykate, pra ai nuk prek titujt e pronesise te dhene ne perputhje me kriteret e parashikuara nga legjislacioni ne fuqi ne kohen e krijimit te tyre, komisionet vendore jane vetem konstatuese te pavlefshmerise, keto komisione nuk mund te anulojne apo shfuqizojne tituj te pronesise, apo te urdherojne cregjistrimin e ketyre titujve nga regjistri i pasurive te paluajtshme. Eshte vetem gjykata, e cila mbi padine e te interesuarve apo autoriteteve publike perkatese, vendos perfundimisht ne lidhje me te drejten e pronesise se subjekteve te interesuara

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi