Pronat, Topi "rrezon" qeverine
Faqja 1 e 1
14082010
Pronat, Topi "rrezon" qeverine
Rozeta Rapushi
Presidenti Bamir Topi i rikthen Kuvendit per rishikim ndryshimet ne ligjin e "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" me argumentin se shkelin Kushtetuten e vendit. Ndryshime qe sipas propozimit te mazhorances, i japin te drejten Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, te shqyrtoje ankesat dhe dosjet e pronareve. "E shqyrtova me vemendje kete ligj dhe jam i ndergjegjshem per problematiken, dimensionin dhe rendesine qe ka ky ligj. Me qellim qe zgjidhja e ofruar te jete sa me prane standardeve te te drejtave te njeriut dhe atyre kushtetuese, vendosa ta kthej ligjin edhe njehere per rishqyrtim ne Kuvend, per shkakun se gjykoj se ka vend te rishikohet, si per sa i perket kushtetutshmerise se tij, por edhe per ta bere ate efektiv dhe te zbatueshem", keshilloi Presidenti Topi, duke kthyer per rishikim ligjin qe u kundershtua ashper ne Kuvend nga opozita dhe nga pronaret e ligjshem te tokave. Sipas kreut te shtetit, nje nisme e tille, bie ndesh me Kushtetuten dhe me konkretisht me nenet 4, 41, 132 dhe 181 te saj. Presidenti Topi, vlereson ne argumentin e tij, se eshte ne detyren e Kuvendit, qe te nxjerre ligje per rregullimin e te drejtes se ceshtjes se prones, te shpronesuar dhe te konfiskuar padrejtesisht nga regjimi komunist. Por sipas tij, Kushtetuta detyron Kuvendin qe te beje rregullime ligjore per te garantuar te drejten e prones private dhe te beje te mundur qe pronarit te shpronesuar dhe konfiskuar t'i kthehet prona plotesisht dhe ne pamundesi te saj, te kompensohet ne menyre te plote dhe te drejte per pronen e tij. "Duke i dhene mundesine AKKP-se, te rishikoje vendime te ish-komisioneve per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe per me teper edhe t'i shfuqizoje ato, i heq pronarit mundesine e te gezuarit te prones se tij i qete dhe sigurt per nje te drejte te fituar ne perputhje me normat kushtetuese dhe ligjore. Pra, rregullimi ligjor i propozuar, cenon parimin e sigurise juridike, parim ky i pershkruar ne nenin 4 te Kushtetutes", sqaron Presidenti. Sipas tij, ky rregullim i ri ligjor, njekohesisht, shkel detyrimin qe shteti yne ka ne perputhje me nenin 1, te Protokollit 1 te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut, dhe me jurisprudencen e Gjykates se Strasburgut, ku Shqiperia eshte perballur ne nje numer rastesh per respektimin e tyre, sipas se ciles e drejta e prones nenkupton jo vetem njohjen dhe garantimin e saj, por, edhe detyrimin e shtetit qe ne rast te pamundesise se permiresimit te standardit te mbrojtjes se prones apo te drejtave te fituara, se paku, te ruaje standardin e krijuar dhe te ofroje siguri per ruajtjen e tij. Ne argumentin e gjate drejtuar Kuvendit me arsyet pse e ktheu per rishikim ligjin, Presidenti permend edhe qendrimin e Gjykates Kushtetues per kete ceshtje, e cila shprehet se vendimet e AKKP-se, per te shfuqizuar vendimet e Komisioneve te Pronave, te shkrira tashme, perbejne cenim te parimit te sigurise juridike. Arsyet pse Presidenti Bamir Topi kthen ndryshimet ne ligjin e pronave Vleresoj se rregullimi ligjor qe propozohet vjen ndesh me Kushtetuten e Republikes, preambulen e saj dhe nenet 4, 41, 132 dhe 181 te saj. Kushtetuta detyron Kuvendin e Shqiperise dhe me tej te gjitha strukturat e shtetit qe te bejne rregullime ligjore per te garantuar te drejten e prones private dhe te bejne te mundur qe pronarit te shpronesuar dhe konfiskuar t'i kthehet prona plotesisht dhe ne pamundesi te kompensohet ne menyre te plote dhe te drejte per pronen e tij. Duke i dhene mundesine AKKP-se, te rishikoje vendime te ish-komisioneve per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe per me teper edhe t'i shfuqizoje ato, i heq pronarit mundesine e te gezuarit te prones se tij i qete dhe sigurt per nje te drejte te fituar ne perputhje me normat kushtetuese dhe ligjore. Pra, rregullimi ligjor i propozuar cenon parimin e sigurise juridike, parim ky i pershkruar ne nenin 4 te Kushtetutes. Ky rregullim i ri ligjor, njekohesisht, shkel detyrimin qe shteti yne ka ne perputhje me nenin 1, te Protokollit 1 te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut, dhe me jurisprudencen e Gjykates se Strasburgut. Vleresoj se, jo vetem per shkak te mosperputhshmerise se ligjit me Kushtetuten, vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe jurisprudencen e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut, por edhe sepse neni 132 i Kushtetutes ka percaktuar se vendimet e Gjykates Kushtetuese kane fuqi detyruese te pergjithshme dhe jane perfundimtare, ligji i ardhur per shpallje ka nevoje per rishikim.
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi