ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptaret, rrezikojne pronat ne Greqi

Shko poshtė

22122008

Mesazh 

Shqiptaret, rrezikojne pronat ne Greqi Empty Shqiptaret, rrezikojne pronat ne Greqi




Nje kategori jo e vogel e shqiptareve, rrezikojne te humbin plotesisht pronat e tyre ne Greqi, pasi prej ditesh nuk po marrin dot nje vize greke. Sipas ligjeve te shtetit fqinj, nese prona e tyre nuk do te regjistrohet ne ditet e mbetura te ketij muaji, pra deri me 31 dhjetor, shtetasit shqiptare nuk do e kene me pronen, ndonese jane pronare te ligjshem. Per kete ceshtje, reagoi dje dhe Shoqata e Shqiptareve me prona ne Greqi. Nepermjet nje peticioni, dorezuar krereve te shtetit shqiptar por dhe ambasadave te atashuara ne Shqiperi, kjo shoqate kerkoi zbatimin e traktatit te miqesise mes dy vendeve tona dhe krijimin e mundesive qe keto prona te regjistrohen. Ne peticionin e bere dje, kjo shoqate beri thirrje per angazhimin e autoriteteve greke per lehtesimin e procedurave te vizave te ketyre personave ne shtetin grek. Sipas shoqates, te gjithe qytetaret qe synojne te adresojne kerkesat e tyre te pronesise, para institucioneve greke, te mund te marrin nje vize. Ne kete menyre ata mund te regjistrojne dhe te mos humbin pronat e tyre. "Duke besuar te ratifikimi i Traktatit te Miqesise mes dy vendeve tona ne vitin 1997, ne kerkojme angazhimin serioz te autoriteteve vendase per te siguruar ndihme ligjore per te gjithe shtetasit shqiptare, qe kane pretendime pronesie ne territorin e Republikes Helenike, per ngritjen e nje zyre qeveritare, e cila do t'u jape informacionin e nevojshem lidhur me procedurat e administrative ose gjyqesore qe nevojiten dhe lehtesira te tjera ne kete proces", thuhet ne peticionin e kesaj Shoqate. Jane me qindra, ata shqiptare qe per shkak te mos dhenies se vizave nga Ambasada greke, rrezikojne te humbin plotesisht pronat e tyre qe kane ne Greqi. Pasi nese nuk shkelin ne shtetin fqinj brenda ketij muaji, dhe te regjistrojne tokat e tyre, nuk do te mund ti kene me. Mbetja ne Shqiperi e kesaj kategorie, eshte bere nga Ambasada Greke, e cila u ka mohuar te drejten e dhenies se vizes shumices te ketyre personave. Ne nje kohe qe ata vertetojne se kane dokumente qe vertetojne pronesine e tyre mbi toka bujqesore, kullota, pyje, ndertesa e shtepi banimi ne Greqi. Po keshtu, ata vertetojne se kane llogari bankare per vite te tera ne shtetin fqinj. Vlera e pronave qe shqiptaret kane ne shtetin fqinj, kap shifren prej 4 miliarde eurosh dhe ato duhet te regjistrohen ne emer te tyre.
KOHA JONE
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35511
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shqiptaret, rrezikojne pronat ne Greqi :: Komentet

shqiptari

Mesazh Mon Dec 22, 2008 4:59 pm nga shqiptari

e kane fajin mardheniet e dhi.... Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Mon Dec 22, 2008 11:14 pm nga shqiptar e bir shqiptari

po qeveria ku eshte?????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi