ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SI DUHET TE VISHENI NE NJE FUND JAVE

Shko poshtė

21122008

Mesazh 

SI DUHET TE VISHENI NE NJE FUND JAVE Empty SI DUHET TE VISHENI NE NJE FUND JAVE




Si duhet tė visheni pėr njė fun jave ose njė mbrėmje, nė qytet apo nė fshat qoftė? Le tė shohim disa prej krijimeve dhe tė zgjedhim njė stilim sipas dėshirės. Cilado qė tė jetė ceremonia nė tė cilėn ju jeni tė ftuar, do tė gjeni gjithmonė veshje pėr shijet tuaja tė krijuara nga stilistėt. Fustani pėr mbrėmje Fustanet e gjatė shik, mbajnė gjithmonė vendin e parė pėr evenimente tė tilla, por mos shpenzoni aq sa tė rrėnoheni. Edhe me pak shpenzime mund tė gjeni njė fustan tė mrekullueshėm nė ngjyrė blu, tė kuqe, tė zezė, tė prerė pėr njė siluetė elegante e tė rafinuar, ose fustane bust me motive floreale nė ngjyrė rozė, qė shkon si pėr gjatė ditės, ashtu dhe pėr nė mbrėmje, duke iu shkurtuar kohėn pėr t`u ndėrruar (darkave mund tė shoqėrohet me njė xhaketinė tė lehtė). Ėshtė mė i mrekullueshėm nė material fluid dhe tė lehtė. Zgjidhja juaj mund tė ishte edhe njė fustan me printime me figurina tė ndryshme, qė prej kohėsh kanė pushtuar dyqanet dhe duket se janė shumė tė preferuar nė stilin qytetas. Nuk mbeten pas as efekti grafik i fustaneve bardh e zi, sidomos kur shoqėrohen me bizhu. Fustanet mund tė jenė nė tė verdhė tė fortė ose e kuqe e ndezur, shtoni dhe njė rrip mesi. Darkave, njė xhaketinė e zezė e plotėson pamjen. Njė fustan nė ngjyrė rozė tė vrarė, model i viteve `30, i gjithi nė mėndafsh dhe i dekoruar me temina ose rruaza, e bėn secilėn prej jush qė tė duket si njė princeshė, duke iu pėrshtatur ēdo tipi ceremonie. Pėrpos kėtyre ka edhe shumė tė tjera qė zgjedhin fustane mė tė thjeshta nė prerje, (me njė gjatėsi deri te gjunjtė) pėr t`u ndierė mė tė lirshme. Pėlhura ėshtė ajo qė bėn diferencėn nė modelime tė tilla. Por tė mos harrojme dhe fustanet tendencė, tė shoqėruar me bizhu tė rėnda ose taka tė larta, duke krijuar njė siluetė manjetike.Pantallona shik Ndonjėherė i anashkalojmė pantallonat pėr raste tė tilla, por po tė jenė tė prera bukur, nė ngjyrė tė pranueshme pėr verėn siē janė bezha, e kaltra ose e bardha dhe pėr mė tepėr, nė materiale fluide. Tė jeni tė sigurta se do tė dukeshit po aq bukur, sa edhe me njė fustan tė gjatė. Pantallona tė tilla shkojnė me tė gjitha llojet e xhaketinave verore duke iu bėrė tė ndiheni edhe mė rehat gjatė njė darke tė gjatė. Materiali i preferuar pėr pantallonat ėshtė mėndafshi, kurse prerja mė e mirė mbetet prerja e gjerė. Njė rrip do tė ishte gjithmonė njė dekorim shumė i bukur pėr kėto tipe pantallonash. Xhaketa elegante Gjatė ditės, pėr t`u ndier mė e veshur ose kur ndjeni se bėn pak freskėt, mbi njė fustan mund tė vishni gjithmonė ndonjė xhaketė tė lehtė. Modeli redingote ėshtė tepėr i ēmuar, sidomos nė ngjyrė tė kuqe, me njė material tė lehtė dhe me prerje tė riardhur nga vitet `60. Ose fare mirė, zgjidhja juaj mund tė jetė njė xhaketinė me nuanca apo shkėlqim. Materiali mund tė jetė mėndafsh, poliestėr, lino, i pėrshtatshėm pėr stinėn. Motivet janė mė tė thjeshtėzuara nė xhaketat, pėr t`u lėnė hapėsirė fustaneve ose bluzave; Nė ndonjė rast edhe bizhutė e ndryshme, varėset, byzylykėt apo vathėt, marrin pėrparėsi, duke u nxjerrė mė shumė nė dukje, gjithmonė, pa harruar t’i kombinojmė bukur me elementet e tjerė.
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29225
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi