ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shteti i tri kantoneve

Shko poshtė

26122008

Mesazh 

Shteti i tri kantoneve Empty Shteti i tri kantoneve




Kim Mehmeti
Deri mė tani ka pasur shumė projekte dhe elaborate antishqiptare, tė cilėt ėshtė dashur tė pėrballen e qė nė thelb kanė pasur njė porosi: shteti nuk i ka dashur shqiptarėt dhe ka dėshiruar t‘i shndėrrojė ata nė njė komunitet tė pazėshėm e tė nėnshtruar. Kėta projekte kanė dalluar mes veti, varėsisht nga koha kur janė zbatuar, nga koncepti ideologjik i ideatorėve tė tyre, si dhe nga qėllimi qė ėshtė dashur tė arrihet. Por, tė gjithė projektet e tilla, deri mė njė, nė strategjinė e vet, kanė pasur njė pikė tė pėrbashkėt: janė mbėshtetur mbi efikasitetin e policisė e tė gjyqėsorit. Andaj, tė gjithė ato projekte dhe elaborate antishqiptare, kanė njė nen tė pėrbashkėt qė thotė: sa mė shumė tė irritohet kjo popullatė; shqiptarėt tė ndihen sa mė tė pasigurt aty ku jetojnė; tė provokohen pandėrprerė duke ua trishtuar fėmijėt, duke i detyruar burrat shqiptarė tė ndihen tė poshtėruar pėrpara familjarėve tė tyre, duke i prekur aty ku janė mė tė ndjeshėm, nė atė qė i ka mbajtur gjatė shekujve - nė boshtin familjar.

Kėtė strategji dhe kėtė koncept aq jonjerėzor, e kanė praktikuar shumė pushtetmbajtės tė kėtushėm, duke filluar nga mbretėrit serbė e deri te Millosheviqi. Mbase do ishte e tepruar dhe e palogjikshme, dikush tė mendonte se ato plane dhe ato elaborate mund tė zbatohen edhe nė shekullin e globalizimit, por shumėēka nė kėto hapėsira tė Ballkanit, ėshtė jashtė logjikės sė kohės dhe rrjedh sipas kalendarit tė shpirtngushtėsisė etnike, e jo sipas atij tė tolerancės e vetėdijes se bota shndėrrohet nė njė fshat tė madh, ku lagjet pėrcaktojnė pėrkatėsinė etnike, por vetėm aq sa pėr ta dėshmuar tė qenurit njeri. Andaj, edhe veprimi thuajse i pakontrolluar i policisė maqedonase mbi shumė familje shqiptare, ndoshta nuk ėshtė pjesė e ndonjė projekti dhe elaborati antishqiptar, por ai ka elementėt e njė fushate qė dėshiron tė mbjellė pasiguri nė mesin e kėsaj popullate. Apo nė mos mė shumė, ka elementėt e njė fushate qė irriton e tė ēon tė thuash: mos vallė qeveria e Gruevskit mendon se njė Maqedoni shumetnike nuk ka ardhmėri, andaj i shtyn shqiptarėt tė bėjnė atė qė e ėndėrrojnė disa qarqe tė etnitetit maqedonas - ata tė parėt tė kėrkojnė kantonizimin e shtetit, e qė pastaj, si nismėtarė tė kėsaj ideje "destruktive", tė marrin rolin qė gjithmonė ua impononte politika antishqiptare e Beogradit, atė tė elementit "destruktiv" qė nuk arrin t‘i nėnshtrohet shoqėrisė me rend e ligje.

Dhe, sikur nė qeverinė maqedonase tė mos kishte pėrfaqėsues tė partisė mė tė madhe shqiptare, sikur Maqedoninė ta udhėhiqnin vetėm shokėt e Gruevskit, shqiptarėt e kėtushėm do e kishin mė lehtė tė qartėsonin se ēfarė ėshtė duke ndodhur me ta dhe cili ėshtė qėllimi i veprimeve torturuese policore mbi familjet shqiptare. Por, nė rrethana kur ata mendojnė se kanė mbrojtėsit e tyre nėpėr institucionet mė tė larta shtetėrore, kur presin qė dikush t‘u shpjegojė se si ėshtė e mundur qė policia maqedonase aq shpesh t‘i ngatėrrojė adresat e shtėpive shqiptare, e pastaj tė mendojė se mjafton vetėm tė kėrkojė falje, pra kur shqiptarėt e kėtushėm me tė drejtė presin qė partia e tyre nė pushtet tė dalė e tė thotė kush e kontrollon policinė e kėtushme dhe sa ato aksione policore janė tė mbėshtetura nė ligj e rend, sa kanė pėlqimin e udhėheqėsve shqiptarė nė MPB, ata mbeten pa pėrgjigje. E aty ku nuk pėrgjigjet ai qė duhet, gjithė kanė tė drejtė ta thonė tė vetėn e tė japin shpjegime, varėsisht nga njohuritė dhe informatat qė kanė.

Ajo qė nuk ka nevojė pėr njohuri tė veēanta, pėr ēka nuk duhet tė bėsh hulumtime e tė mbledhėsh informata tė shumta, ajo qė shihet edhe pa syzet e ndonjė eksperti policor, ka tė bėjė me tė vėrtetėn se policia maqedonase i kontrollon shqiptarėt, por shqiptarėt nuk kanė asnjė kontroll mbi tė. Pra, shqiptarėt e Maqedonisė ende janė popull qė i ėshtė lėnė nė duar tė policisė; se kur bėhet fjalė pėr shqiptarėt, policia ka duar tė lira tė veprojė ashtu si e vlerėsojnė ata qė ende mendojnė se shqiptari i sotėm i kėtushėm, ėshtė ai sharrėxhiu i dikurshėm, i cili duhet tė pėrshėndeste edhe shtyllat elektrike ky kishte pshurrur zagari i ndonjė mbreti serb.

Partia shqiptare nė pushtet, tani pėr tani, hesht sa u pėrket disa aksioneve policore nėpėr vendbanimet shqiptare, bastisje qė u vlerėsuan si vandaliste. Mbase kėshtu ajo dėshiron tė anashkalojė paaftėsinė e saj qė t‘i kundėrvihet Gruevskit, i cili nėse jo hiēgjė tjetėr, ia doli tė realizojė qėllimin e dyfishtė: tė mbajė nė tension dhe pasiguri shqiptarėt e kėtushėm e t‘i "nokautojė" partitė shqiptare. Pra, edhe si i tillė, si njė ish- boksier mesatar dhe politikan nėn mesataren, Gruevski ia doli t‘i ēojė shqiptarėt tė ndihen mė tė pėrbuzur se kurdoherė mė parė qėkur Maqedonia u bė shtet i pavarur. Aq mė shumė, kėtė fushatė antishqiptare, e tė paketuar si luftė kundėr krimit, Gruevski e realizon pas vitit 2001, atėherė kur shqiptarėt e kėtushėm besonin se nuk do ketė mė polici qė do hyjė nėpėr shtėpitė e tyre si nė pronė pa pronar. Pra, kjo fushatė e Gruevskit bėhet edhe mė intensive tani, kur shqiptarėt e Maqedonisė nisėn tė besojnė se me ardhjen e partisė sė Ali Ahmetit nė qeveri, ēdo gjė do vijė nė vendin e vet. Pra, kjo fushatė antishqiptare e Gruevskit intensifikohet tani kur shqiptarėt e kėtushėm besuan se BDI - e cila gjatė 18 muajve qė ishte jashtė qeverisė, edhe pse kishte marrė shumicėn e votave shqiptare - do mbetej e tillė (siē thoshte), edhe pasi tė bėhej pjesė e koalicionit qeverisės: mbrojtėse e interesave kolektive dhe jo e interesave personale tė tė pėrkėdhelurve partiakė.

BDI-ja e pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2006 - kur i fitoi zgjedhjet, e nuk u bė pjesė e qeverisė - thoshte se nuk do tolerojė politikėn antishqiptare tė Gruevskit, se Gruevskin e konsideron si bartės tė njė politike qė nuk i sjell ardhmėri kėtij shteti, se ai ėshtė udhėheqės i taborit qė dėshiron tė asgjėsojė Marrėveshjen e Ohrit, se Gruevski ka pėr qėllim devalvimin e luftės sė 2001-it dhe kriminalizimin e shoqėrisė sė shqiptarėve tė kėtushėm. Dhe BDI-ja e atėhershme kishte tė drejtė dhe rrallėkush mund t‘i shpallte kėto vlerėsime si tė pasakta. Andaj, edhe aq lehtė u pėrkrah pjesėmarrja e kėsaj partie nė qeveri. Por tani, pas thuajse gjysmė viti pjesėmarrje nė koalicionin qeveritar, kryesuesit e BDI-sė ofrojnė thuajse vetėm heshtje. Heshtje qė mund tė ketė shumė domethėnie: ose janė pajtuar me pamundėsinė tė ndryshojnė ēkadoqoftė, ose i ka kapur virusi i "PDSH-zėimit", i cili tė ēon tė mendosh se populli e ka po aq mirė sa edhe ata qė janė ulur nėpėr kolltukėt qeveritarė.

Cilado qė tė jetė arsyeja e heshtjes sė BDI-sė nė pushtet, ajo heshtje ka edhe domethėnien se BDI-ja ėshtė vetėm njė pjesė e mjerimit politik tė shqiptarėve tė kėtushėm, mjerim qė i ēon shqiptarėt e kėtushėm sėrish t‘ia jepnin shumicėn e votave BDI-sė, sikur sot tė kishte zgjedhje parlamentare. Pra sėrish ta votonin kėtė parti tė "heshtur", pėr shkak se ngado qė shikojnė rreth vetes, tė gjitha zgjidhjet e tjera janė mė tė kėqija se kjo ekzistuese.

Sido qė tė jetė, mbetet e vėrteta se elaboratet antishqiptare qė janė pėrdorur nėpėr kėto troje, kanė ndryshuar mes vetes varėsisht nga autorėt dhe ideologėt e tyre. Por, tė gjithė deri mė njė, kanė pikėn e pėrbashkėt. Zbatues tė tyre ka qenė policia dhe gjyqėsori. Pra, tė gjithė ata elaborate janė mbėshtetur mbi mundėsinė qė, popullata tė irritohet sa mė shumė, qė burrat shqiptarė tė poshtėrohen pėrpara grave dhe fėmijėve tė tyre, qė tė gjithė tė binden se aty ku flet shteti, burrat heshtin. Mbase policia maqedonase edhe nuk vepron sipas ndonjė projekti antishqiptar, por shqiptarėt e Maqedonisė gjithnjė e mė shumė ndihen si viktimė e ndonjė plani tė sajuar kundėr tyre. Shqiptarėt e kėtushėm gjithnjė e mė qartė shohin si vepron policia maqedonase, por ata nuk arrijnė ende tė shohin se ndoshta dikush qėmoti ka vendosur tė realizojė njė plan tjetėr pėr kėtė shtet: kantonizimin e Maqedonisė, ndarjen e saj nė kantonin e etnitetit maqedonas, nė atė tė etnitetit shqiptar dhe nė kantonin e Shkupit. Dhe mbase kjo hartė tre-kantonėshe do jetė e ardhmja e kėtij shteti. Ndoshta pėr kėtė tė ardhme tė shtetit angazhohet Gruevski, andaj bėn ēmos qė shqiptarėt t‘i detyrojė tė fillojnė realizimin e kėtij projekti. Njė projekt, qė thėnė mes nesh, nuk ėshtė gjithaq i keq.
shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shteti i tri kantoneve :: Komentet

avatar

Mesazh Mon Dec 29, 2008 1:57 pm nga Iliriada Portal

shqiptaret vetem te bashkuar mund ti bejne ball antishqiptarizmit
nuk ka pse ne maqedoni te ket 100 parti politike shqiptare kur munt tu mjaftoje vetem nje......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi