ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mediat malteze: Shqipėria, njė skuadėr me potencial tė lartė futbollistik

Shko poshtė

08022009

Mesazh 

Mediat malteze: Shqipėria, njė skuadėr me potencial tė lartė futbollistik Empty Mediat malteze: Shqipėria, njė skuadėr me potencial tė lartė futbollistik




ALTIN VORPSI
Malta vjen nė pėrballjen me Shqipėrinė pas katėr humbjeve rresht
Dushan Fitzel: Ne presim shumė nga kombėtarja
Ndeshja e parė, qė ėshtė e planifikuar nė kalendarin ndėrkombėtar pėr vitin 2009, e vlefshme pėr grupin A tė ndeshjeve eliminatore pėr Kupėn e Botės nė Afrikėn e Jugut, do tė jetė ajo mes Shqipėrisė dhe Maltės, tė mėrkurėn mė 11 shkurt nė stadiumin kombėtar “Ta'Qali” nė orėn 19:30. Kundėrshtarėt e kuqezinjve, Malta, ndodhen nė vendin e fundit tė grupit 1 dhe madje ishullorėt nuk kanė arritur tė shėnojnė asnjė gol. Ndėrsa nga porta e tyre u ėshtė dashur qė ta nxjerrin sferėn plot 11 herė. Por ashtu siē paralajmėroi edhe trajneri i kombėtares sonė, Ari Han, gjatė konferencės pėr shtyp, ekipi ishullor ndaj Shqipėrisė sheh mundėsinė e vetme pėr tė marrė tri pikėt. Ndėrsa mediat malteze e kanė konsideruar si shumė delikate ndeshjen me Shqipėrinė, e para pėr tė dy skuadrat nė vitin 2009, por e dyta pėrballje direkt nė kualifikueset e Botėrorit 2010, pas asaj tė 10 shtatorit tė vitit 2008, ku kombėtarja jonė fitoi thellėsisht. Malta vjen nė pėrballjen me Shqipėrinė pas katėr humbjeve rresht, madje pa shėnuar qoftė dhe njė gol tė vetėm e duke pėsuar 11 tė tillė (3 prej Shqipėrisė). “Ėshtė pa dyshim njė ndeshje delikate, - shkruhet nė sitin zyrtar tė gazetės malteze “Malta Independent Online”, - jo vetėm se paraqet mundėsinė e vetme pėr tė shlyer disi gabimet pėr fillimin e pakėnaqshėm me katėr humbje rresht nė ndeshjet e grupeve, por edhe sepse kombėtarja jonė (ajo malteze) do tė pėrballet me njė vend, i cili sigurisht nuk ėshtė njė ‘kockė’ e lehtė edhe pėr vendet me futboll tė zhvilluar, edhe nuk ėshtė konsideruar si njė nga ekipet mė tė mira nė renditjen aktuale ndėrkombėtare”. Specialistėt maltezė e pranojnė jo pa dėshpėrim faktin e supermacisė sė Shqipėrisė ndaj pėrfaqėsueses sė tyre. “Nė fakt, - shkruhet nė “Malta Independent Online”, - barazimi pa gola i Shqipėrisė kundėr Portugalisė nė kualifikueset e Kupės sė Botės tetorin e kaluar dhe pesė pikėt e marra nė ndeshjet e tyre nė grup pėrbėjnė njė evidencė tė qartė tė fuqisė sė tyre futbollistike si komb”. Nė analizėn e saj nė prag tė ndeshjes, gazeta malteze tregon edhe keqmenaxhimin nga ana e skuadrės tė ndeshjeve tė fundit. “Nė ndeshjet e fundit ne nuk arritėm tė menaxhonim egon tonė pėrmes performancės sonė tė shėmtuar, duke mos marrė rezultate. Por, ne sėrish kemi mundėsinė ta ndryshojmė kėtė, kėsaj radhe kundėr shqiptarėve. Ėshtė njė mundėsi. Do tė ishte shumė mirė pėr ekipin tonė, tė mos e humbisnim kėtė mundėsi”. Trajneri Dushan Fitzel, gjithnjė sipas gazetės ishullore, do tė angazhohet nė mbėshtetjen e aftėsive fizike, teknike e mendore tė lojtarėve maltezė, nė mėnyrė qė tė ēlirojė lojtarėt pas serisė negative pa shėnuar gol nė ndeshjet e fundit (Goli i fundit i Maltės ėshtė shėnuar nė miqėsoren kundėr Austrisė nė humbjen 5-1, mė 30 maj 2008). Nė Maltė, ashtu si kudo me skuadrat e vogla, besojnė shumė tė tifozeria nė stadiumin kombėtar “Ta’Qali”, pėr tė mbėshtetur Mifsudin me shokė. “Ne e dimė se lojtarėt tanė kanė cilėsi, por kanė nevojė pėr mbėshtetje. Ne do ta mbėshtesim ekipin tonė ‘tė kuq’, duke shpresuar se nė kėtė ndeshje do tė arrijmė rezultatin e shpresuar”.

11 kamera

“Where's Everybody”, pasi ėshtė zgjedhur nga Infront Sports e Zvicrės pėr tė prodhuar sinjalin televiziv satelitor tė ndeshjeve, ėshtė nė procesin e zgjedhjes dhe prodhimit tė 5 takimeve nė shtėpi tė Maltės pėr eliminatoret e Kupės sė Botės 2010 mes tyre dhe ndeshja e sė mėrkurės Malta-Shqipėri nė “Ta' Qali”. Ndeshja e futbollit Malta-Portugali e luajtur nė 6 shtator u transmetua nė 17 vende nė gjithė botėn, ndėrkohė qė dhe ndeshja Maltė-Hungari e luajtur nė 15 tetor, u pa nga miliona teleshikues. Pėr ndeshjen Maltė-Shqipėri, “Where's Everybody” do tė ketė nė dispozicion njė skuadėr prej 40 personash staf teknik qė do tė punojnė pėr tė siguruar suksesin e plotė nė prodhimin e kėsaj ndeshjeje. Skuadra pėrfshin nė gjirin e saj teknik inxhinierė, 11 kameramanė, 2 drejtorė, gjenerues personazhesh, menaxher fushe, njė person qė merret me statistikat e ndeshjeve si dhe dy operatorė tė sistemit tė lėvizjes sė ngadaltė, EVS. Kjo teknologji e fundit siguron prodhim tė njė cilėsie shumė tė mirė duke i mundėsuar teleshikuesve tė kapin lėvizje tė rėndėsishme dhe transmetim tė shkėlqyer tė ndeshjes. Pajisjet teknike pėrfshijnė gjithashtu dhe tre aparatė me lente qė kanė njė rreze zmadhimi 70 herė nė distancė tė afėrt. Ndeshja do tė transmetohet drejtpėrsėdrejti nga ora 19:30 deri nė 22:30 dhe “Where's Everybody” do t’i ofrojė shėrbimin e saj televizionit shqiptar nga stadiumi nė “Ta' Qali”, mundėsisht nėpėrmjet SNG-sė (Satellite News Gathering).



FSHV-ja pėrcakton asamblenė zgjedhore

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) do tė zhvillojė nė datėn 13 shkurt zgjedhjet e reja sipas statutit-tip, pas dorėheqjes sė presidentit tė saj, Gjergj Liqejza. Gjithēka bazohet nė vendimin e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr tė zhvilluar zgjedhjet edhe nė Federatėn Shqiptare tė Volejbollit. Statuti-tip i FSHV-sė ėshtė nė funksionim qė prej vitit 2007, nė bazė tė tė cilit janė kryer dhe zgjedhjet e komitetit ekzekutiv aktual. FSHV-ja kishte parashikuar vetėm zgjedhjen e presidentit, pas dorėheqjes sė Gjergj Liqejzės dhe tė anėtarit tė komitetit ekzekutiv, Altin Martiri, qė tani ėshtė nė rolin e trajnerit, por kėtė radhė zgjedhjet e reja do tė jenė tė plota, si pėr presidentin, dhe pėr komitetin ekzekutiv. Drejtuesit e Federatės sė Volejbollit kanė pėrcaktuar datėn 13 shkurt pėr organizimin e asamblesė zgjedhore, nė bazė tė statutit, si dhe do tė bėhet analiza e punės sė vitit 2008 pėr sportin e rrjetės. Burime pranė FSHV-sė bėjnė me dije: “Pėr urdhrin e ministrisė janė informuar klubet dhe shoqatat sportive tė federuara, tė cilat do tė sjellin kandidaturat e tyre pėr anėtarė tė komitetit ekzekutiv dhe presidentin, post i cili ėshtė ende vakant dhe aktualisht drejtohet nga zv.presidenti Agron Duka”.



Bushati grumbullon kombėtaren U-21

Trajneri i kombėtares shqiptare U-21, Artan Bushati, ka bėrė tė ditur sot listėn e 18 lojtarėve qė do tė grumbullohen pėr tri ditė nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr Kampionatin Evropian U-21. Sipas FSHF-sė “nė mungesė tė njė ndeshjeje miqėsore, trajneri Artan Bushati ka menduar tė zhvillojė njė stėrvitje treditore me lojtarėt e rinj”. Bushati ka grumbulluar pėr kėto stėrvitje vetėm lojtarė nga kampionati shqiptar, duke u dhėnė mundėsinė disa talenteve tė reja tė shijojnė grumbullimin e parė me kombėtaren Shpresa.

Disa nga emrat e rinj tė grumbulluar nga Artan Bushati janė: Kadri Birja i Shkumbinit, Migen Metani i Tiranės, si dhe Erion Vuēaj nga Vllaznia. Grumbullimi treditor do tė nisė ditėn e hėnė nė orėn 13:30 nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”.

Lista e kombėtares U-21

1. Shpėtim Mocka Flamurtari

2. Kadri Birja Shkumbini

3. Polizoi Arbėri Lushnja

4. Renato Malotaj Partizani

5. Ditmar Bicaj Partizani

6. Franc Veliu Flamurtari

7. Bazjon Tragaj Besa

8. Migen Metani Tirana

9. Olsi Teqja Kastrioti

10. Emiliano Vila Teuta

11. Sabien Lilaj Tirana

12. Erando Karabeci Partizani

13. Jozef Thana Teuta

14. Erion Vuēaj Vllaznia

15. Renato Hyshmeri Elbasani

16. Vilfor Hysa Teuta

17. Elhan Galica Flamurtari

18. Ardit Shehaj Flamurtari

Grupi 10

Shqipėria

Bjellorusia

Skoci

Austri

Standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Mediat malteze: Shqipėria, njė skuadėr me potencial tė lartė futbollistik :: Komentet

shqiptari

Mesazh Sun Feb 08, 2009 3:09 pm nga shqiptari

I uroj suksese skuadres tone ne ndeshjen me Malten!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Feb 08, 2009 6:34 pm nga ilda

goxha potencial ka kombetarja jona prandaj ngeli po ne vend fundit dhe te parafundit ne grup ...nejse me i fitore ndaj maltes ..se turp do ishte per ZOTIN sikur te humbnim ..boll e kane felliq deri tani .....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Mon Feb 09, 2009 7:11 pm nga interesanti

hajt ishalla fitojn

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 11, 2009 3:54 pm nga shqiptari

Trajneri maltez me superlativa pėr Shqipėrinė
La Valeta - Pėrfaqėsuesja jonė e futbollit ėshtė mbėshtjellė me superlativa nga trajneri i Maltės, Dushan Ficel. Tekniku ēek i maltezėve i ka bėrė me dije mediave vendase se Shqipėria ka arritur t’i bėjė ballė “bigėve” tė grupit, siē janė Suedia dhe Portugalia.

Pika e dobėt e Shqipėrisė, sipas trajnerit tė Maltės, ėshtė se pjesa mė e madhe e futbollistėve tė saj luajnė nė kampionatin gjerman dhe atė ukrainas. Nė kėto kampionate ka patur njė ndėrprerje tė gjatė, dhe kjo ndikon negativisht tek shqiptarėt, sipas Dushan Ficel.

“Shqipėria ka bėrė pėrparime tė mėdha qė kur ka ardhur trajneri holandez Ari Han. Ajo ka provuar se mund tė marrė rezultate pozitive edhe me ‘bigėt’ e grupit tonė”, deklaron Ficel pėr mediat malteze.

“I vetmi avantazh pėr ne ėshtė fakti se pjesa mė e madhe e lojtarėve tė tyre luajnė nė kampionate tė tilla si Ukraina e Gjermania, -vazhdon mė tej ai, -dhe kėshtu kėta lojtarė nuk kanė luajtur nė kompeticion pėr njė kohė tė gjatė, pėr shkak tė pauzės dimėrore nė kėto vende”.

“Ndeshja do tė jetė e vėshtirė pėr ne, pasi shqiptarėt janė tė vetėdijshėm se dhe tri pikė tė tjera nga kjo ndeshje do t’i dėrgonte ata nė krye tė renditjes nė njė pozicion shumė sfidues”, deklaron nė fund trajneri i Maltės, Dushan Ficel.

start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 11, 2009 5:19 pm nga ilda

une do e shoh patjeter ndeshjen sonte e do mundohem tbej pak tifo cheers Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 11, 2009 10:00 pm nga shqiptari

po e ndjek ndeshjen deri tani keta tanet nuk po luajn siē e prisja

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 11, 2009 10:46 pm nga shqiptari

deri tani nuk i kane shfrytezuar mure rastet Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 11, 2009 10:49 pm nga ilda

desh e hongem per pak

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 11, 2009 10:51 pm nga shqiptari

vetem se ishin maltezet se te kishte qene nje skuader tjeter ehe gol i sigurt

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 11, 2009 10:54 pm nga shqiptari

e moren veten maltezet po behen te rrezikshem

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 11, 2009 10:58 pm nga ilda

minuta 67 as i gol turp...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 11, 2009 11:01 pm nga shqiptari

skandal thuj

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 11, 2009 11:02 pm nga ilda

aiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ēa rasti bohhhhhhhhhhhhh

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 11, 2009 11:03 pm nga shqiptari

nuk e kan marre seriozisht me duket

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 11, 2009 11:03 pm nga ilda

ky bogdani qeka kot fare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 11, 2009 11:05 pm nga ilda

po hyn berisha nloje yeahhhhhhhhhhhhhh

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 11, 2009 11:06 pm nga shqiptari

te shohim ēdo beje

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 11, 2009 11:24 pm nga ilda

na felliqen

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 11, 2009 11:25 pm nga ilda

kur thote dhe komentatori SHANC I HUMBUR

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 11, 2009 11:26 pm nga shqiptari

turp skandal
kot harxhova kohen

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi