ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD dhe PAD, bashke ne zgjedhje

Shko poshtė

13022009

Mesazh 

PD dhe PAD, bashke ne zgjedhje Empty PD dhe PAD, bashke ne zgjedhje




PD dhe PAD, bashke ne zgjedhje 20090212203044_artikullPartia Aleanca Demokratike do te jete pjese e koalicionit parazgjedhor, te drejtuar nga Partia Demokratike. Ky eshte vendimi qe eshte marre gjate takimit te djeshem mes kryeministrit Berisha, njekohesisht kryetar i PD-se dhe Neritan Cekes, presidentit te PAD-se. Bashkepunim qe realizohet pas 17 vitesh perplasjeje dhe konflikti. Zyrtarizimi i ketij koalicioni te pare parazgjedhor, per PD-ne pritet te behet ne forumet e larta te ketyre partive, te cilat do te mblidhen ne ditet ne vazhdim. Bashkimi i ketyre dy partive ne nje koalicion ishte i paralajmeruar, duke u nisur fillimisht nga fakti se PAD-ja e Neritan Cekes, nuk e konsideronte veten te afert me asnje nga partite kryesore te opozites, perjashtuar Levizjen Socialiste per Integrim drejt se ciles jo pak here, kishte hedhur sinjale afrimi. Nderkohe qe ka perjashtuar kategorikisht mundesine e nje koalicioni me socialistet e Rames. Gjithsesi, PAD eshte partia e dyte, pas PR, qe konfirmohet zyrtarisht aleate parazgjedhore me PD-ne. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Ceka shpjegon edhe arsyet e ketij bashkimi dhe marreveshjen qe ka bere me kreun e PD-se, Berisha.

Zoti Ceka, ju patet nje takim me zotin Berisha ku vendoset per te hyre ne nje koalicion te perbashket per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Cilat jane hapat qe do te merren me pas?

Natyrisht qe ky ishte nje takim i nivelit me te larte midis meje dhe zotit Berisha, si kryetar i Partise Demokratike, ku biseduam per mundesine e hyrjes se perbashket ne zgjedhje. Natyrisht qe eshte nje vendim qe per Aleancen Demokratike ashtu si edhe per Partine Demokratike, do ta marrin forumet me larta. Keshtu qe, do te kete nje mbledhje te kryesise se PD dhe ku do te paraqiten rezultatet e bisedimeve, dhe pastaj te Asamblese se AD, qe do te mblidhet ne ditet ne vazhdim.

Ekzistoje mundesia e nje shkrirje te Partise Demokratike dhe Partise Aleanca Demokratike?

Ketu nuk behet fjale fare per shkrirje, ketu behet fjale per te dale bashke ne zgjedhjet e 28 qershorit, secila ne nje koalicion, por ne nje pershtatje me Kodin Zgjedhor, secila ne frontin e vet, me kandidatet e saj. Pra, sic e perkthen dhe Kodi, nuk ka as kandidatet te perbashket, as shkrirje.

Cilat do te jene pikat e marreveshjes? Cilat jane kerkesat e Partise Aleanca Demokratike per Partine Demokratike?

Pikat e marreveshjes i percakton vete Kodi, qe nuk le shume hapesira per hollesira te tilla dhe kontrata. Sipas Kodit cdo parti eshte ne frontin e vet, do te kete taktika te perbashketa elektorale. Por Aleanca do te mbeshtese gjithcka ne punen e vet, tek elektorati i vet dhe rezultatet e saja. Partia Aleanca Demokratike me nje parti te madhe, natyrisht eshte favorizuese per Aleancen.

Afrimi

Nje bashkepunim i mundshem mes Aleances Demokratike dhe Partise Demokratike u be me se i dukshem, kur grupi parlamentar i PD-se propozoi Ceken si njeriun, i cili zevendesoi nenkryetarin e Kuvendit, demokratin Fatos Beja.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi