Rama-Berisha, gati debati publik
Faqja 1 e 1
17032009
Rama-Berisha, gati debati publik
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i eshte pergjigjur diten e djeshme pozitivisht interesimit te gazetareve per nje debat publik me liderin e Partise Demokratike, Sali Berisha. Gjate nje bashkebisedimi me gazetaret, ai tha se per te nuk perbente nje problem kjo gje. "Kjo nuk ka perbere dhe nuk perben asnje problem per mua", u pergjigj Rama, ne lidhje me mundesine e zhvillimit te nje debati publik, midis tij dhe kundershtarit te partise me te madhe ne pushtet. Interesimi per nje debat te mundshem politik midis dy lidereve te partive kryesore, erdhi gjate zhvillimit te emisionit "Opinion", te enjten e kaluar, ku kryeministri Berisha u shpreh se ishte i hapur per nje debat publik me liderin socialist, Edi Rama. Keshtu debati televiziv Berisha dhe Rama, duket te jete ceshtje kohe. Nuk ka asnje dyshim qe ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme, ku mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha dhe partia me e madhe ne opozite, e drejtuar nga Edi Rama do te perballin programet e tyre live, ne menyre transparente per te gjithe shqiptaret. Nje perballje qe do t'u vleje kundershtareve politike, referuar ambicies se tyre per te shpallur hapur synimin e tyre per qeverisjen e vendit dhe menyren se ku do te vendosin piketat, per arritjen e ketij qellimi final ne zgjedhjet e 28 qershorit te ketij viti. Dhe pas kesaj, pikerisht neper keto piketa do te vertitet dhe fushata elektorale e dy partive te medha, duke qene se organizimi i tyre eshte bere elektoral, i pershtatur me sistemin proporcional rajonal, ku me shume peshe ka fjala e liderit. Keshtu debati do te evidentoje rruget qe do te zgjedhin dy lideret kryesore ne vend, Berisha per te fituar nje mandat te dyte qeverises, ndersa Rama per t'i risjelle te majtes fitoren e humbur ne 3 korrik 2005. Berisha dhe Rama, kane hequr tashme cdo dyshim se kjo do te ndodhe dhe me sa duket, referuar vullnetit te shprehur tashme publikisht nga te dyja palet, mbetet vetem te percaktohen modalitetet. Berisha garantoi per kete qytetaret, i ftuar ne emisionin "Opinion", ndersa Rama gazetaret gjate nje bashkebisedimi me ta. Nje debat i tille do te garantonte kulmin e audiences sikurse ne vitin 2002, ne debatin e zhvilluar ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne TV "Klan", mes Sali Berishes, aso kohe lider i opozites dhe Fatos Nanos, liderit te partise ne pushtet. Nese debati do te zhvillohet, Edi Rama do te jete per here te pare perballe kundershtarit te tij politik nga pozitat e kreut te Partise Socialiste. Ndryshe nga viti 2000, ku Rama zhvilloi debat televiziv serish ne emisionin "Opinion" me Besnik Mustafajn, te dy nga pozitat e kandidateve te partive te medha, per te fituar bashkine me te madhe ne vend, Tiranen. Nderkohe qe analistet e politikes, jane shprehur spektike ne lidhje me mundesine e nje debati publik mes Rames e Berishes.
Analistet, skeptike per debatin
Analistet shprehen skeptike ne lidhje me mundesine e realizimit te debatit te shumepritur mes dy lidereve kryesore te politikes shqiptare ne vend. Ata mendojne se pavaresisht deklaratave pohuese te bera nga Berisha dhe Rama, realizimi i debatit te drejtperdrejte televiziv, nuk ka gjasa te zhvillohet. Vete Edi Rama, eshte shfaqur ne ekran ne nje debat, per here te fundit vetem ne vitin 2000. Asnjehere me pas, ne fushatat e tjera elektorale si ne 2003 apo 2007 kur kandidonte per kryetar bashkie por dhe ne raste te tjera te mundshme, Rama nuk ka marre pjese ne asnje debat televiziv me asnje nga rivalet e tij. Megjithate mbetet te presim nese ne ditet ne vazhdim, do te kete zhvillime konkrete per zhvillimit e debatit te premtuar ne distance nga Rama dhe Berisha.
Denis Dedej
Analistet, skeptike per debatin
Analistet shprehen skeptike ne lidhje me mundesine e realizimit te debatit te shumepritur mes dy lidereve kryesore te politikes shqiptare ne vend. Ata mendojne se pavaresisht deklaratave pohuese te bera nga Berisha dhe Rama, realizimi i debatit te drejtperdrejte televiziv, nuk ka gjasa te zhvillohet. Vete Edi Rama, eshte shfaqur ne ekran ne nje debat, per here te fundit vetem ne vitin 2000. Asnjehere me pas, ne fushatat e tjera elektorale si ne 2003 apo 2007 kur kandidonte per kryetar bashkie por dhe ne raste te tjera te mundshme, Rama nuk ka marre pjese ne asnje debat televiziv me asnje nga rivalet e tij. Megjithate mbetet te presim nese ne ditet ne vazhdim, do te kete zhvillime konkrete per zhvillimit e debatit te premtuar ne distance nga Rama dhe Berisha.
Denis Dedej
Rama-Berisha, gati debati publik :: Komentet
Kam frike se EDVIN RAMA do filloje te kendoje prape kengen Qinjgji i vogel qe kendoje me Olldashin. Nuk i duron dot debatet dhe ka per ti ik truri.
hahaha e mani mend si nxehet dhe sa s'i bien syte ne tapetet e Top Channelit neper debate...hahaha dhe s'jaq mban me .....
besoj se debati ne medja, se do te kete debat mes dy liderve kryesor eshte nje truk i te dyja forcave per te shmangur vemendjen e opinionit nga skandelet qe i kan perfshir te dyja forcat politike
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi