ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Kete vit pa viza, me 2013, gati per ne BE

Shko poshtė

24052009

Mesazh 

Berisha: Kete vit pa viza, me 2013, gati per ne BE Empty Berisha: Kete vit pa viza, me 2013, gati per ne BE




Berisha: Kete vit pa viza, me 2013, gati per ne BE 20090523184604_artikullFatjona Mejdini
Kryeministri njekohesisht kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha premtoi dje se ne mandatin e ardhshem, kryezotimet e qeverise se tij ishin liberalizimi i vizave brenda vitit te pare dhe ratifikimi nga ana e vendeve anetare te Bashkimit Evropian, te anetaresimit te Shqiperise, deri ne fund te mandatit te dyte. Ne Kuvendin e 9-te Elektoral te PD-se, kryeministri Berisha shpalosi per rreth dy ore, objektivat e qeverise se tij gjate kater viteve te ardhshme, duke theksuar se objektivi kryesor i Shqiperise do te jete Evropa. "Ne do te ngjitemi ne horizonte dhe hapesira te reja. Shqiperia evropiane, eshte zotimi dhe projekti yne i madh, eshte vrapi yne ne ngjitje, i lodhshem, lartesues, fisnik dhe shpresedhenes. Ne vitet 2009-2013, do ta gatisim Shqiperine nuse per ta bere anetare te BE-se", deklaroi kryeministri Berisha nga salla e Pallatit te Kongreseve, nen entuziazmin e qindra perfaqesuesve demokrate. Duke folur per te ardhmen e Shqiperise nen qeverisjen e djathte, ai garantoi se do te behen te gjitha perpjekjet qe Shqiperia te kete rritjen me te madhe te te gjitha vendeve te rajonit. Sipas Berishes, vendi yne do te synoje te jete lider per rritjen ekonomike ne rajon dhe po keshtu do te behet edhe nje superfuqi rajonale, per sa i perket prodhimit te energjise elektrike. Kryeministri teksa shpaloste programin e forces me te madhe te mazhorances, deklaroi se gjate mandatit te ardhshem do te vazhdoje lufta pa tolerance, e qeverise me "duar te pastra", kunder fenomeneve te korrupsionit dhe krimit te organizuar. "Duart e pastra te Sali Berishes do ta cojne Shqiperine shume perpara. Ju premtoj ju nje qeveri edhe me te vogel. Tashme i kemi lene pas qeverite e babezise dhe kemi qeveri te dietes. Dieta kater vitet qe vijne do te jete shume me e rrepte", deklaroi Berisha. Sipas tij, qeveria do te nxjerre jashte korrupsionit, nje sere fushash qe shqetesojne aktualisht shqiptaret, si problemet me pronesine, hipotekat dhe shendetesine. Duke u perqendruar tek reforma ne sistemin e shendetesise, kryeministri Berisha deklaroi, se reforma e shendetesise do te ishte nje sfide qe do te kapercehej nga qeveria e tij, gjate kater viteve te ardhshme. Kryeministri Berisha deklaroi se ne mandatin e dyte do te vazhdonte lufta per lirine e institucioneve te pavarura. Po keshtu, Berisha theksoi se qeveria do te vazhdonte te mbronte median e lire dhe do ta kthente ne trashegimi, mos denoncimin e administrates ne lidhje me publikimet e saj. Berisha vendosi te mos i kushtonte kohe kundershtarit te tij politik, Edi Rama. "Populli thote, qe "koka e falur nuk pritet", u dorezove ja mbathe, nuk merrem me me ty", ishin fjalet e vetme te kreut te qeverise per liderin e PS-se, Edi Rama. Ndersa ne fund te fjales se tij, kryeministri Berisha u ndal tek biografia e tij profesionale, qytetare dhe politike. Kreu i demokrateve i beri thirrje te gjithe qytetareve, qe ndonese ai do te vazhdonte te ishte kryeminister, Sali Berisha i perditshem do te vazhdonte te ishte ai mjeku dhe qytetari i perkushtuar, per dhimbjet, problemet dhe hallet e qytetareve shqiptare.

Kryeministri Berisha deklaroi dje, se qeveria e tij do te vazhdonte rritjen e pagave per qytetaret shqiptare edhe ne mandatin e saj te dyte. Berisha premtoi se pagat ne vend, do te kapnin nivelet e atyre te vendeve te Evropes.

"Javen e ardhshme, hapet tuneli Thirre-Kalimash"

Kryeministri Berisha deklaroi dje se javen e ardhshme do te inaugurohej edhe hapja e tunelit Thirre-Kalimash, ne rrugen Durres-Kukes. Gjate fjales se tij, kryeministri deklaroi se kjo rruge mund te konsiderohet edhe si realiteti i ri shqiptare. Kreu i Shqiperise shprehu entuziazem, ne lidhje me premtimin e bere realitet per ndertimin e kesaj rruge te rendesishme, duke theksuar faktin se qeveria ia doli. Po keshtu kryeministri deklaroi se ne mandatin e dyte te qeverise, do te ndertohen shume rruge te reja me lidhje me te shkurta dhe me te sigurta per qytetaret shqiptare. Nga ana tjeter kreu i qeverise, theksoi se pervec rrugeve kombetare nje vemendje shume e madhe do t'i tregohet rrugeve rurale, duke qene se nje pjese ende e madhe e popullsise se vendit, jeton ne fshat.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha: Kete vit pa viza, me 2013, gati per ne BE :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Sun May 24, 2009 7:12 pm nga bulqizaku

O Sal ta boft zoti hallal! Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Mon May 25, 2009 7:08 am nga nardlushnja

si shume po lozin me ndjenjat tona .

lexoni temen qe solli gerard ne forum

http://www.iliriadaportal.com/shtypi-f32/vizat-ke-shtyn-shqiperine-t3407.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi