ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha: Me 2013, ne anetare te BE

Shko poshtė

30052009

Mesazh 

Basha: Me 2013, ne anetare te BE Empty Basha: Me 2013, ne anetare te BE




Ne vitin 2013 Shqiperia do te jete vend me te drejta te plota ne BE. Gjate nje takimi te zhvilluar me studentet e universitetit te Elbasanit, Ministri i Jashtem, Lulezim Basha u shpreh dje se vendi duhet te permbushe kriteret per ta cuar Shqiperine ne Evrope dhe per ta sjelle Evropen ne Shqiperi. "Brenda vitit 2010 ne do te sigurojme statusin e vendit kandidat ne BE. Jane qellimet e mazhorances se sotme qe kam bindjen se do te jete e rikonfirmuar edhe me 28 qershor, qe me 2011 Shqiperia do te nise negociatat me BE per anetaresim te plote. Dhe ne vitin 2013, ne fundin e mandatit te dyte, Shqiperia te jete anetare e me te drejta te plota, ne BE. Kjo nenkupton rikonfirmimin e standardeve e arritura dhe suksesin e reformave te premtuara", ka qene deklarata e djeshme e Bashes. Nderkohe qe, sipas tij, ne 12 muajt e mandatit tone te dyte, do ta bejme realitet, qe shqiptaret te kene pasaporte biometrike, dhe te niset i qete drejt vendeve te Evropes. Vendosja e disa kritereve dhe plotesimi i kushteve per te qene pjese e BE, kane bere qe kete organizem politik ta synonin shume shtete evropiane, qe u bene pjese e saj. Por, per Ministrin e Jashtem, ky eshte edhe nje synim madhor i qeverise shqiptare, per ta bere Shqiperine si gjithe Evropa dhe per te qene anetare me te drejta te plota, ne kete organizem, te enderruar nga shqiptaret, qe ne fillimet e demokracise. Pikerisht me kete retorike te zgjeruar dhe interesante per studentet, Lulezim Basha tha nder te tjera se "cdo qeveri dhe cdo popull, duhet te permbushe detyrimisht kriteret, per te fituar terrenin evropian dhe shume shtete u bene pjese e saj ekonomikisht, shpirterisht dhe politikisht, me nje qellim te madh, per paqen ne Evrope dhe ne bote". Sipas tij, demokracia shqiptare qe nga viti 1992 e deri ne qershor 2009, vecanerisht per qeverine e sotme, ka kerkuar perfaqesimin me te mire ne Evrope, me permbushjen e ketyre standardeve, qe njihen tashme si kriteret e Kopenhagenit. Kriteret e Kopenhagenit jane nje hapesire dhe deshire per ta shtrire paqen dhe sigurine edhe me gjere, sipas Bashes, ne gjithe territorin gjeografik evropian, vecanerisht, ne ato pjese te Evropes, qe kane qene ne diktature, sic ka qene edhe Shqiperia. "Gjate gjithe periudhes se demokracise jane arritur te permbushen detyrimet me te kerkuara, perballe nje diktature, si ajo qe la pasoja ne Shqiperi", nenvizoi kryediplomati shqiptar. Per cdo njeri qe kerkon paqe, stabilitet dhe prosperitet, ka ne te njejten kohe detyrime madhore te shoqerise, ne teresi dhe te partive respektive ne vecanti, per te permbushur ne menyren me te plote keto kritere evropiane, te cilat ashtu sic transformuan dy kombe historikisht kundershtare, Gjermanine dhe Francen, ne dy kombe partnere ashtu sic arriten te ulin tensionet tregtare, ashtu duhet te ndodhe edhe ne Shqiperi. Qe vendi stalinisto-enverist qe ishte kthyer ne nje akuarium per shqiptaret, ta ktheje perfundimisht ne nje aspirate, integrimin ne familjen e madhe evropiane. Fatos Salliu

Rama

Shefi i diplomacise shqiptare nuk ka qendruar indiferent ndj interesimit te studenteve per te ditur komentin e tij, ne lidhje me celjen e fushates se kryetarit te PS, Edi Rama ne Qytetin Studenti."Politika e re e zotit Rama eshte vetem nje fasade", tha ai.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi