ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kredi per shtepi, tani pa kolateral

Shko poshtė

23032009

Mesazh 

Kredi per shtepi, tani pa kolateral Empty Kredi per shtepi, tani pa kolateral




Denisa Xhoga
Bankat do te liberalizojne dhenien e kredise per te blere nje shtepi dhe kjo e fundit ne saje te nje marreveshjeje qe qeveria shqiptare pritet te nenshkruaje me keto banka. Sipas marreveshjes ne fjale, nuk do te jete me aspak e nevojshme qe ne kembim te kredise secili prej nesh te lere "peng" pronen, token, apo shtepine. Gjithashtu nuk do te jete e nevojshme as qe te paguash 30 per qind te vleres se shtepise ne dore, apo ta kesh kete shume ne llogari bankare. Mjafton qe te kesh te ardhura familjare mbi 60 mije leke te reja, ndersa pjesa tjeter i mbetet shtetit, ku ky i fundit del garant per bankat. Marreveshja ne fjale me bankat konsiston ne dhenien e kredive me kushte lehtesuese, qe qytetaret e pastrehe dhe familjet e reja te blejne shtepi.

Lidhur me kete lajm te mire per shume shqiptare, pikerisht tani, ne kete kohe krize globale ekonomike, perfaqesues zyrtare te Ministrise se Transporteve theksojne per gazeten "Koha Jone", se, MPPTT eshte duke bashkebiseduar me bankat ne menyre qe te bien dakord mbi lehtesirat per te marre kredi per strehim. Sipas zyrtareve te ministrise, per bankat deri me pare, problemi kryesor ka qene mosgarancia nga ana e personit per te paguar rregullisht kredine. Deri tani, bankat punojne ne baze te besueshmerise se klientit. Sipas eksperteve, nese marreveshja nenshkruhet, shteti do te dale garant per pagesen e kredise se qytetarit dhe kjo u jep dore bankave te heqin barrierat qe detyrohen t'i krijojne klienteve.

Aktualisht procedurat e marrjes se nje kredie, jane goxha strikte dhe te renda per t'u perballuar. Per te qene te besueshem, nje pjese e mire e njerezve lene "peng", nje shtepi tjeter, toke ne vendin ku banojne dhe ku banka ka nje filial etj. Kjo ben qe ky aset te bllokohet ne Hipoteke, deri ne shlyerjen e kredise. Ndersa, disa banka te tjera japin kredi, nese personi qe e kerkon ate eshte klient i rregullt i bankes, ka nje numer llogarie bankare te hapur, si dhe nje shume te konsiderueshme ne te, e cila duhet te jete te pakten sa 30 per qind e vleres se kredise qe do te marresh por lenia e nje objekti ne Hipoteke, te bllokuar per llogari te bankes kredituese, eshte deri tani, pa nenshkrimin e marreveshjes qeveri-banka, e pashmangshme. Per me teper, hipoteka qe kerkohet, duhet te jete per objekte me vlere me te larte se shuma e kredituar ose me se paku ne vleren e njejte me shumen e blerjes se shtepise. Deri tani, disa banka kane lejuar kreditimin edhe kur peng lihet shtepia qe blihet, nese ajo eshte ose jo ne ndertim, por kur ajo nuk ka hipoteke, mundesia e dhenies se kredise rrezohet.

Disa banka te tjera veprojne, duke dhene 70 per qind te vleres se shtepise ne forme kredie dhe 30 per qind e paguan vete klienti. Ne keto raste, kredi mund te marresh ne ate banke qe ka si klient firmen e ndertimit, ku ke prenotuar shtepine. Pra, kur paguan 30 per qind te vleres se shtepise, ajo derdhet menjehere ne llogarine bankare te firmes, po ne banken qe te jep kredine. Ne te gjitha rastet per te fituar minimalisht nje dhome e kuzhine, te ardhurat familjare duhet te jene deri aktualisht, jo me pak se 100 mije leke ose afersisht njemije euro. Sipas bankave interesat jane te larta, 10 deri 12 per qind, por ka edhe me te larta. Pra, aktualisht qe te marresh kredi duhet te jesh mbi nivelin mesatar te jeteses. Keshtu, per ato kategori qe sapo krijojne familje, ciftet e reja, qe nuk kane as prona dhe as llogari bankare, tashme per ta garant do te dale shteti.

Kushtet e pritshme per dhenie kredish

Ministria e Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit ka vendosur qe kushtet e dhenies se kredive te jene keto: te ardhurat familjare mbi 60 mije leke, personat e punesuar ne familje te kene kontrate pune, dhe t'u jene paguar siguracionet rregullisht. Afati i shlyerjes se kredise eshte mbi 10 vjet deri ne 20 vite. Per nje shtepi nje dhome e kuzhine, me 60 mije leke te ardhura, nje familje i bie te paguaje mbi 20 mije leke ne muaj. Po kaq eshte dhe vlera e qerase. Pra, ne vend qe te japesh leke muaj per muaj per shtepine e tjetrit, paguan shtepine tende. Sipas specialisteve, te interesuarit jane te shumte dhe ata kane mundesi qe t'i paguaje keto para, pasi po kaq dhe mos me shume ju shkon jetesa ne banesa me qira. Pasi nje shtepi me qera eshte e perkohshme dhe eshte bere rregull, qe kur shkon ne shtepine tjeter me qera, e paguan 6 muaj paradhenie.

Kushtet e reja

Te ardhurat familjare mbi 60 mije leke

Personat e punesuar duhet te jene te siguruar

Afati i shlyerjes se kredise eshte 10-20 vjet

Kosto mujore e kredise 20 mije leke



Me statusin e te pastrehit, nuk mund te perfitohet kredia

Nje pjese e familjeve te pastreha, kane fituar statusin e te pastrehit nga bashkite dhe komunat ku jetojne, por nje pjese e konsiderueshme e tyre nuk kane paraqitur dokumentacionin ne bashki. Sipas ligjit, 20 per qind e vleres se shtepise jepet nga shteti dhe 80 per qind merren kredi. Gjate vitit te kaluar ne Tirane kane fituar kredi 14 familje me shtepi te ish-pronareve, por vetem 6 prej tyre e kane levruar kredine. Kjo pasi keta kliente per banken nuk kane qene te besueshem, s'kane patur te ardhura te mjaftueshme. Vetem ne Tirane, jane 3 600 familje te pastreha. Ata jane ndare ne tre grupe. Ne kategorine e pare perfshihen ata persona, te cilet jetojne ne shtepite e ish-pronareve. Nderkohe, jane rreth 1360 familje, te cilat e kane nje cati mbi koke, por kesaj shtepie i kane dale ish-pronaret. Kategoria e dyte, e cila jeton ne kushtet me te veshtira perfshin te pastrehet e pastrehe. Metropoli shqiptar numeron deri 1100 familje te tilla, te cilat nuk kane asnje vend ku te fusin koken. Grupi i trete, jane te humburit nga firmat piramidale. Vetem ne kryeqytet jane me shume se 1200 familje.

Bashkepronesia, tarifa do te jete e hapur

Marredheniet e bashkepronesise pritet te rregullohen fale nje tarife, e cila do te jete e ndryshueshme sipas kategorive. Nderkohe, menyra e llogaritjes se tyre do te caktohet me udhezim. Ne kete tarife do te perfshihen edhe ato raste kur apartamentet jane te hipotekuara, si dhe kur pallati nuk eshte regjistruar. Ne te tilla raste mund te funksionojne edhe shoqerite e administrimit. Keto ndryshime behen te domosdoshme, pasi mungesa e mirembajtjes se banesave con ne degradimin e tyre, si dhe rrit koston per pronaret, ndersa nevoja e vazhdueshme per te investuar ne ambientet e banesave sjell lindjen e konflikteve. Nderkohe, ekspertet ne Ministrine e Transporteve theksojne se, tarifa qe keto kategori do te paguajne do te jete e hapur. "Tarifa e administrimit per secilin bashkepronar, si rregull, percaktohet bazuar ne shpenzimet e administrimit dhe ne kuoten e pjesemarrjes ne bashkepronesi te pronareve te njesive dhe mund te korrektohet per shpenzime te vecanta, per numrin e kateve dhe per masen e perdorimit te objekteve te vecanta", bejne te ditur ekspertet. Gjithsesi, Ministria e Puneve Publike qe mbulon fushen e strehimit miraton udhezuesin per llogaritjen e tarifes se administrimit.

Si do te veprohet me ndertesat e paregjistruara

Drafti parashikon qe per ndertesat e paregjistruara ne zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, por qe perdoren nga banoret, garant per zbatimin e ketyre rregullave duhet te dale shoqeria ndertuese, pra sipermarresi. "Ne rast falimentimi te ketij te fundit, hyn me zevendesim kryetari i Bashkise ose Komunes", theksojne ekspertet. Gjithcka do te sqarohet mes paleve ne kontrate. "Shoqeria ndertuese detyrohet qe ne kontraten e sipermarrjes, te vere si aneks rregulloren e bashkepronesise apo aktin e bashkepronesise per ndertesen, ku eshte porositur njesia e vecante", nenvizojne me tej ata. Gjithashtu, porositesi, pra bleresi i nje apartamenti duhet t'i jape te pakten tre muaj paradhenie tarifen e administrimit shoqerise ndertuese, e cila disponon fondin e garancise se administrimit te bashkepronesise. Ne kete moment bleresi mund te marre celesin e shtepise.

Si mund te "ngrihet" fondi i garancise

Fondi duhet te "ngrihet" ne nje llogari bankare ne momentin e paraqitjes se kerkeses per leje shfrytezimi. "Me fond garancie kuptohet shuma e nevojshme per administrimin dhe mirembajtjen e godines se banimit, deri ne kalimin gradual te pronesise te bleresit. Fondi i garancise nuk mund te jete me pak se 25% e shpenzimeve vjetore te administrimit te godines se banimit", thekson ligji. Ne rastet kur shtepia eshte blere para se te miratohet ky ligj, serish bleresit duhet te parapaguajne tarifen. "Per ato njesi te vecanta te kontraktuara para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, shoqeria ndertuese nuk i pajis keta porosites me certifikatat e regjistrimit nga ZRPP-se, nese ata nuk parapaguajne tarifen e administrimit", thuhet ne ligj. Gjithsesi, shoqeria ndertuese konsiderohet administruese e nderteses deri sa kjo e fundit te konsiderohet e perfunduar dhe t'i kete kaluar ne pronesi porositesve, duke i pajisur ato me certifikatat e regjistrimit te prones nga Hipoteka. Nese shoqeria ndertuese, por dhe asambleja e porositesve bien dakord mund te kontraktojne nje administrator apo shoqeri administruese.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kredi per shtepi, tani pa kolateral :: Komentet

ADMIN

Mesazh Mon Mar 23, 2009 1:21 pm nga ADMIN

Shume mire ,mire se te vijne ne depresion ,hahahaha ,te ardhurat 60 mije leke te reja apo te vjetra ,kete nuk e kuptoj?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi